Marcus Thuram mund të largohet nga gjiganti italian Inter gjatë afatit kalimtar të verës.
Burimet e brendshme të klubit bëjnë të ditur se sulmuesi nuk është më i paprekshëm në planet e Interit.
Thuram u transferua te Nerazzurrët në korrik 2023 dhe ka një kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2028 dhe vlerësohet rreth 60 milionë euro. Ky sezon, ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 32 ndeshje me Interin.
Megjithatë, largimi i Thuram nuk pritet të ndikojë shumë në thellësinë e sulmit të Interit, për shka edhe të konkurrencës me Lautaro Martinez, Francesco Esposito dhe Ange-Yoan Bonny.
Sulmuesi francez ka tërhequr gjithashtu interesin e Barcelonës, dhe ky është një faktor që mund të shtyjë Interin të shqyrtojë çdo ofertë serioze për një nga lojtarët më të vlerësuar sulmues të tij.
Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Houston Rockets ka mundur në shtëpi skuadrën e Sacramento Kings,dhe atë me rezultat 128:97.
Reed Sheppard me 28 pikë dhe Alperen Sengun me 26 pikë ,13 kërcime e 11 asistime ishin basketbollistët më efikas tek Rockets,ndërkohë në anën tjetër Russel Ëestbrook me 22 pikë të realizuara ishte basketbollisti më efikas tek Kings.
Në anën tjetër Denver Nuggets poashtu shënoi fitore në shtëpi,duke e mundur Boston Celtics me rezultat 103:84.
Nikola Jokic me 30 pikë e 12 kërcime ishte basketbollisti më efikas tek Nuggets,teksa në anë tjetër për Celtics basketbollistët më të mirë ishin Jaylen Broën me 23 pikë e 11 kërcime si dhe Derrick White me 20 pikë të tjera.
Eric Garcia mund të mbetet tek gjiganti katalunas Barcelona edhe në sezonet e ardhshme.
Raportimet e mediave bëjnë të ditur se Garcia pritet të nënshkruaj kontratë të re me katalunasit deri në vitin 2030,dhe drejtori sportiv Deco e konsideron mbrojtësin si pjesë të rëndësishme të Barcës.
Përndryshe shumë klube të ndryshme kanë shprehur interesim për Garcian,dhe njëra ndër to është edhe kampioni i Francës dhe i Evropës PSG që ka kohë që po e monitoron spanjollin,por Barca është e bindur se Garcia do të mbesë në Camp Nou.
Kujtojmë që Eric Garcia ka bërë 35 paraqitje këtë sezon ka realizuar 1 gol e bëri 2 asistime në të gjitha garat.
Kosova është konfirmuar si organizatore e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një nga arritjet më të mëdha ndërkombëtare. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “LIBERO” e cilësoi këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për imazhin dhe zhvillimin e vendit.
“…Është një imazh shumë i mirë i shtetit tonë. Kosova ka nevojë për një impakt të mirë. Përmes sportit ne mund të tregojmë se Kosova di të organizojë dhe jo vetëm të marrë pjesë në gara. Lojërat Mesdhetare në Kosovë duhet të bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë sa më mirë që mundemi – që të jemi shembull për të tjerët. Unë besoj se mund t’ia dalim sepse Kosova di të organizojë…”, theksoi Krasniqi.
Sipas tij, organizimi i këtij eventi madhor sportiv nuk është vetëm çështje prestigji, por një projekt strategjik me ndikim afatgjatë për vendin. Ai përmendi se një ndër arsyet kryesore pse Kosova ka punuar për ta fituar të drejtën e organizimit është dimensioni zhvillimor dhe investimet kapitale që do të mbeten trashëgimi për dekada.
“…Arsyeja pse jemi munduar dhe i kemi marrë këto lojëra në Kosovë, është pikërisht për investime kapitale që mbesin trashëgimi e sportistëve të rinj, e gjeneratave të reja ndoshta 30–50 vitet e ardhshme. Me ndërtimin e palestrave që janë të parapara për Lojërat Mesdhetare do të jetë një investim shumë i mirë dhe afatgjatë për rininë tonë…”, potencoi ai.
I pyetur nëse ekziston rreziku që organizimi i një ngjarjeje kaq të madhe të paraqesë sfida të papërballueshme, ai u shpreh optimist: “Jemi në fazë që po punohet mjaft mirë…”!
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ismet Krasniqit, klikoni linkun e mëposhtëm:
Kampioni i Kosovës Drita sonte zhvillon ndeshjen e kthimit në UEFA Conference League,ku në udhëtim luan kundër skuadrës sllovene Celje.
Gjilanasit pësuan humbje në ndeshjen e parë ndaj sllovenëve në Fadil Vokrri me rezultat 3:2,dhe në ndeshjen e kthimit Drita synon përmbysjen dhe të siguroj kualifikimin në 1/8 e finales së garës së tretë më të rëndësishme në Evropë.
Përndryshe trajneri Zekerija Ramadani ka premtuar se skuadra do të bëjë një luftë të madhe për kualifikim,dhe në anën tjetër Ramadani kërkon nga lojtarët të jenë të qetë dhe gjatë 90 minutave të jenë të koncentruar.
Kujtojmë që ndeshja Celje-Drita e vlerfshme për fazën e play-off-it të Conference League pritet të nis nga ora 18:45.
Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për 10-vjetorin në krye të qeverisjes së futbollit botëror.
Në urim, kreu i kësaj federate, Agim Ademi e ka falënderuar Infantinon për mbështetjen ndaj futbollit kosovar.
“Kjo dekadë nën lidershipin e presidentit Infantino ka shënuar transformim të thellë në zhvillimin e lojës më të dashur në botë. Gjatë kësaj periudhe, FIFA ka mbështetur fuqishëm futbollin e Kosovës në avancimin e projekteve infrastrukturore, programeve zhvillimore dhe fuqizimin e strukturave të FFK-së”, thuhet mes tjerash në postim.
Gjithëka ndodhi në ndeshjen e Euroligës në basketboll, ku skuadra e Fenerbahces priste Partizanin e Beogradit në Stamboll.
Kjo ishte java e 29-të e Euroligës dhe që luhej në kryeqendrën turke, ku tifozët vendas me sa duket i kishin rezervuar një surprizë skuadrës “mike”.
Në sallën e pallatit të sportit ku po luhej ndeshja atmosfera ishte shumë e nxehtë nga tifozët vendas që njihen për atmosferat e zjarrta që krijojnë. Mes shumë banderolave dhe pankartave me sa duket ata kishin vendosur edhe t’i përshëndesnin “miqt” nga Serbia me flamurin e Kosovës, duke e valvitur në një pjesë të tribunës ku ndodheshin tifozët ultras.
Pasi ata shfaqën, atmosfera u nxeh edhe më keq për lojtarët dhe stafin e skuadrës së Partizanit, të cilët me sa duket u ndikuan jo për mirë emocionalisht nga ajo, që mediat serbe e konsideruan sërish një provokim.
Lojtarët e Galatasarayt kanë siguruar mbrëmë një vend në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve pavarësisht humbjes ndaj Juventusit në Torino 3:2 pas kohës shtesë, dhe figura tragjike e Zonjës së Vjetër ishte lojtari i Kosovës Edon Zhegrova.
Edhe pse skuadra vendase luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 48-të pas kartonit të kuq të Lloyd Kelly, ata arritën të përmbysnin rezultatin dhe të fitonin kohën shtesë me golat e Locatelli-t, Gatti-t dhe McKennie-t, dhe në 30 minutat shtesë mund të kishin fituar.
Megjithatë, media boshnjake Klix.ba, shkruan se momenti kyç i kohës shtesë erdhi në minutën e 96-të kur Edon Zhegrova pati një shans të shkëlqyer për ta bërë rezultatin 4:0 dhe për ta përmbysur plotësisht ndeshjen, por ai humbi gjuajtjen nga vetëm disa metra.
Penalltia erdhi drejt fundit të kohës së parë shtesë kur Baris Yilmaz asistoi Victor Osimhen për një gol që praktikisht zgjidhi çështjen e udhëtimit për të shkuar më tej.
Yilmaz, në momentet e fundit të ndeshjes, konfirmoi kalimin e gjigantit turk dhe shuajti shpresat e Zonjës së Vjetër, e cila ishte një rivale shumë më e mirë, por nuk pati fatin të bënte një rikthim epik.
Real Madrid dhe PSG janë skuadrat e rradhës që kaluan në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen Real Madrid-Benfica “Los Blancos”fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj ekipit portugez,ku golat e Tchouamenit dhe Vinicius Jr ishin të mjaftueshme për kalim tutje teksa portugezët u ngushëlluan me golin e Rafa Silvas.
Në anën PSG barazoi kundër Monacos me rezultat 2:2,por me rezultatin 5:4 kampioni i Evropës kaloi në raundin tjetër.
Marquinhos dhe Kvaratskhelia shënuan për parisienët,teksa Akliouche dhe Teze shënuan për Monacon