ATV

Category: Sport

  • Atalanta përmbysë gjithçka dhe eliminon Dortmundin nga Liga e Kampionëve

    Atalanta përmbysë gjithçka dhe eliminon Dortmundin nga Liga e Kampionëve

    Atalanta ka arritur të bëj mrekullinë në ndeshjen e kthimit kundër Borussia Dortmund-it,duke eliminuar skuadrën gjermane me rezultat 4:1 konkretisht 4:3 nga të dy ndeshjet.

    Italianët e nisën mjaft mirë ndeshjen ku qysh në minutën e 5-të Gianluca Scamacca shënoi për 1:0,teksa në fund të pjesës së parë Davide Zappacosta dysfishoi epërsinë në 2:0.

    Në pjesën e dytë Atalanta shënoi edhe golin e tretë përmes Mario Pasalic në 3:0,dhe me rezultatin e përgjitshëm prej 3:2 italianët kalonin tutje.

    Megjitahtë gjermanët arritën të shënonin përmes Karim Adeyemit në 3:1 dhe me rezultati 3:3 ndeshaj mund të shkonte në vazhdime,por në minutat e fundit Atalanta fitoi penallti duke bërë edhe më dramatike këtë ndeshje ku Dortmundi mbeti me një lojtar më pak pasi Rammy Bensabaini u ndëshkua me karton të kuq.

    Nga pika e bardhë Lazar Samardzic shënoi golin e cila e kualifikoi Atalantën në 1/8 e finales së Champions,ku ekipi italian do e presë kundërshtarin nga shorti që do të hidhet të premten.

  • Lionel Messi tregon miqësinë që ka Kun Agueron-Ylli argjentinas thotë se janë të ngjashëm

    Lionel Messi tregon miqësinë që ka Kun Agueron-Ylli argjentinas thotë se janë të ngjashëm

    Ylli argjentinas Lionel Messi ka rrëfyer për miqësinë që ka me ish bashkëlojtarin e tij tek kombëtarja Sergio Aguero.

    Messi e konsideron Agueron si një shok të vërtetë,dhe se me të mirrej vesh më së lehti.

     “Në Kombëtaren e Argjentinës fillova të ndaj dhomën me Saviola. Ne ishim shumë të ngjashëm dhe ishte e lehtë të bashkoheshim… Më vonë, fillova të ndaj dhomën me Kun Aguero”.“E njihja mirë Kunin. Ishte shumë i lehtë për t’u marrë vesh çdo ditë, dhe e kalova gjithë karrierën time me Kombëtaren e Argjentinës bashkë me të”

    Messi në fund shtoi se tërheqja e Agueros nga futbolli bëri që të lë një zbrazëtirë të madhe,dhe se askush sipas tij nuk arriti që ta përmbushë atë që e la më pas.

  • SC Gjilani në shqetësim, Hamdi Namani mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

    SC Gjilani në shqetësim, Hamdi Namani mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

    SC Gjilani ka marrë një lajm të hidhur pas ndeshjes kundër FC Prishtina, pasi mesfushori i tyre Hamdi Namani pësoi një dëmtim serioz që e detyron të përfundojë sezonin më herët.

    Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Namani u lëndua gjatë përballjes së fundit në regjionin e gjurit. Pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore, u konfirmua se ai ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL), një dëmtim serioz që kërkon kohë të gjatë rehabilitimi.

    Për shkak të këtij dëmtimi, lojtari do të ndjekë trajtimin dhe programin e rikuperimit sipas protokollit mjekësor të klubit, ndërsa sezoni aktual konsiderohet i mbyllur për të.

    SC Gjilani ka bërë të ditur se Namani do të ketë mbështetjen maksimale gjatë gjithë fazës së rikuperimit, duke i uruar një shërim të shpejtë dhe rikthim të fuqishëm në fushë.

    Namani është pjesë e SC Gjilanit në formë huazimi nga FC Prishtina deri në fund të këtij sezoni.

  • Leon Goretzka në radar të klubeve evropiane

    Leon Goretzka në radar të klubeve evropiane

    Mesfushori gjerman Leon Goretzka vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, teksa kontrata e tij me FC Bayern Munich skadon këtë verë dhe ai është i disponueshëm si transferim i lirë.

    Pas tetë viteve në Mynih, rruga e Goretzkas me Bayern po merr fund. Edhe pse 31-vjeçari nuk ka qenë gjithmonë titullar i padiskutueshëm dhe ka pasur momente debatës, aftësitë e tij kanë mbetur tërheqëse për shumë klube.

    Nga Liga Premier, interesim konkret kanë shfaqur Tottenham Hotspur dhe Arsenal FC. Në garë janë futur edhe Bayer Leverkusen dhe Atlético Madrid. Në Itali, për Goretzkën është interesuar AC Milan, ndërsa sipas gazetarit Christian Falk, edhe Inter Milan po monitoron situatën e mesfushorit.

    Interi, që aktualisht udhëheq renditjen në Serie A, po kalon një periudhë ristrukturimi pas eliminimit të papritur nga Bodø/Glimt në UEFA Champions League. Avantazhi i Interit është mundësia për të garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, një faktor që e vendos në pozitë të favorshme krahasuar me rivalët e tjerë.

    Goretzka duket se favorizon një kalim në Premier League, por ka ende kohë deri në verë për negociata. Mesfushori dhe agjencia e tij do të analizojnë të gjitha opsionet për t’u siguruar që vendimi i ardhshëm të jetë i duhur, duke vëzhguar situatën me qetësi dhe pa nxitim.

  • Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Majorka rrezikon rënien

    Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Majorka rrezikon rënien

    Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij në nivel të lartë. Me 16 gola dhe 1 asist në 25 ndeshje, ai është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, vetëm pas Kylian Mbappé.

    Megjithatë, performanca fantastike e Muriqit nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar RCD Mallorca nga vështirësitë. Ekipi renditet aktualisht në vendin e 18-të, në zonën e rënies, dhe kjo situatë hedh dyshime edhe mbi të ardhmen e sulmuesit kosovar.

    Është e vështirë të imagjinohet që Muriqi të qëndrojë në klub edhe në rast rënieje në La Liga 2, veçanërisht kur ka interesim të madh nga Fenerbahçe. Klubi turk tentoi gjatë janarit të transferonte “bomberin” dardan, por Majorka e ndaloi largimin e sulmuesit të tyre kryesor.

    Sipas mediave turke, Fenerbahçe nuk ka ndërmend të heqë dorë. Në verë pritet një ofertë e re për Muriqin, dhe klubi shpreson që një eventuale rënie e Majorkës në La Liga do ta lehtësonte transferimin e sulmuesit kosovar. Muriqi ka luajtur më parë te Fenerbahçe në sezonin 2019/2020, ku në 32 ndeshje shënoi 15 gola.

  • Trajneri i Celjes: Fitorja ndaj Dritës në Prishtinë nuk na bën favoritë

    Trajneri i Celjes: Fitorja ndaj Dritës në Prishtinë nuk na bën favoritë

    NK Celje do të presë të enjten skuadrën e FC Drita në ndeshjen kthyese të fazës play-off të UEFA Europa Conference League, një përballje vendimtare për kualifikimin që nis nga ora 18:45.

    Trajneri i Celjes, Ivan Mayewski, kërkoi nga lojtarët e tij të mos mbështeten te rezultati i ndeshjes së parë, ku Celje fitoi 3-2 në Prishtinë. Ai theksoi se skuadra do të luajë sikur gjithçka të ishte e barabartë.

    “Do ta nisim ndeshjen sikur rezultati të jetë 0-0. Nuk do të mendojmë për avantazhin e ndeshjes së kaluar,” tha Mayewski në konferencën për media.

    Trajneri foli edhe për mbështetjen që pritet nga tifozët e Dritës, duke sqaruar se numri i tyre do të jetë i kufizuar.

    “Sipas informacioneve që kemi tani, do të jenë rreth 100 përkrahës të Dritës, përveç anëtarëve dhe delegacionit të klubit,” shtoi ai.

    Mayewski gjithashtu përjashtoi mundësinë që ndeshja të shkojë në vazhdime, duke shprehur besim se skuadra e tij do ta vendosë sfidën brenda 90 minutave.

    “Ne nuk i kemi stërvitur penalltitë, sepse besoj se lojtarët do ta vendosin ndeshjen gjatë 90 minutave. Nëse nuk jemi 100% ndaj Dritës, mund të kemi probleme. Shihni futbollin e sotëm: dje Bodø/Glimt eliminoi Interin – duhet të japim 120% për të kaluar tutje,” përfundoi trajneri i Celjes.

    Kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë e fortë dhe vendimtare për skuadrën sllovene, e

  • Chelsea dhe West Ham gjobiten pas kacafytjes masive në Stamford Bridge

    Chelsea dhe West Ham gjobiten pas kacafytjes masive në Stamford Bridge

    Chelsea FC dhe West Ham United FC janë dënuar me gjoba të konsiderueshme nga The Football Association (FA) pas një përplasje masive gjatë ndeshjes së tyre në Premier League më 31 janar në “Stamford Bridge”.

    Ndeshja e javës së 24-të, e fituar nga Chelsea me rezultat 3-2, u karakterizua nga tensione të shumta në fund të takimit, ku lojtarët e të dy ekipeve u përfshinë në një kacafytje masive.

    FA njoftoi se një Komision Rregullator i Pavarur kishte vendosur gjobat, duke konstatuar sjellje “të papërshtatshme dhe/ose provokuese” nga lojtarët e Chelsea-s dhe sjellje “të papërshtatshme, provokuese dhe/ose të dhunshme” nga lojtarët e West Ham.

    Si rezultat, Chelsea u gjobit me 325,000 funte, ndërsa West Ham me 300,000 funte. Të dy klubet pranuan akuzat pa kundërshtim, duke shmangur procedurat e mëtejshme disiplinore.

    Në tabelën e Premier League, Chelsea renditet në vendin e pestë këtë sezon, ndërsa West Ham aktualisht ndodhet në vendin e 18-të, duke luftuar për mbijetesë.

    Ndeshja mbetet e diskutueshme për incidentet e saj, ndërsa Federata angleze ka dërguar mesazh të qartë për ndëshkimin e sjelljeve të dhunshme në fushë.

  • Drita udhëton drejt Sllovenisë për sfidën vendimtare ndaj Celjes në Play-Off-in e Conference League

    Drita udhëton drejt Sllovenisë për sfidën vendimtare ndaj Celjes në Play-Off-in e Conference League

    Kampioni i Kosovës, FC Drita, po vazhdon aventurën e tij evropiane, teksa ka arritur në fazën e “Play-Off”-it të UEFA Europa Conference League.

    Skuadra nga Gjilani ka udhëtuar drejt Sllovenisë për t’u përballur me NK Celje në ndeshjen e kthimit, e cila pritet të jetë vendimtare për fatin e kualifikimit. Takimi i parë i zhvilluar në Prishtinë përfundoi me fitore 3-2 për mysafirët, të cilët realizuan golin e triumfit në minutat shtesë, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e dytë.

    Drita, që aktualisht kryeson kampionatin kosovar, synon të bëjë një përmbysje të madhe në transfertë dhe të sigurojë një sukses historik në arenën ndërkombëtare.

    Përballja mes Celjes dhe Dritës do të zhvillohet të enjten mbrëma nga ora 18:45, në një duel që pritet me interes të madh nga tifozët e futbollit kosovar.

  • KOK-u miraton “Shpresat Olimpike 2026”, 46 sportistë përfitojnë bursa

    KOK-u miraton “Shpresat Olimpike 2026”, 46 sportistë përfitojnë bursa

    Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka miratuar listën e propozuar të komisionit të sportit për bursat “Shpresat Olimpike 2026”, të cilat mbështeten nga KOK-u.

    46 bursistë të 19 sporteve të ndryshme olimpike do të mbështeten me bursa mujore prej 150 euro gjatë tërë vitit 2026, transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se në total, mbështetja vjetore shkon në 82800 euro.

  • Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finlandën në kualifikimet për Euro 2026 në Handball

    Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finlandën në kualifikimet për Euro 2026 në Handball

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur të mërkurën listën e 16 lojtareve të ftuara për dy ndeshjet vendimtare ndaj Finlandës, në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për European Women’s Handball Championship 2026.

    Kosova do të përballet fillimisht me Finlandën më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Grumbullimi i ekipit nis të dielën në kryeqytet, ndërsa udhëtimi drejt Finlandës është planifikuar për javën e ardhshme.

    Në listën e publikuar nga Shabani bie në sy rikthimi i Dafina Mustafës, Yllka Shatrit dhe Melisa Mulajt, ndërsa për herë të parë janë ftuar edhe disa prej talenteve të Kombëtares U19: Vanesa Kastrati, Aulona Maloku dhe Albina Pllana.

    Ftesat për lojtaret e reja konfirmojnë procesin e ndërrimit të gjeneratës në përfaqësuesen tonë, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen.

    Kosova i ka zhvilluar tashmë dy ndeshje në këtë cikël kualifikues, duke u përballur me dy kundërshtarë të fortë si Franca dhe Kroacia, nga të cilat ka pësuar humbje. Edhe Finlanda ka dy humbje, çka e bën përballjen direkte të marsit vendimtare për vendin e tretë në grup, pozitë që gjithashtu mund të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian.