ATV

Category: Sport

  • Vushtrria fiton derbin ndaj lirisë në Ligën e Parë

    Vushtrria fiton derbin ndaj lirisë në Ligën e Parë

    Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore ndaj Lirisë në udhëtim me rezultat 1:0,ndeshje kjo derbi e xhiros së 23-të në Ligën e Parë ku në këtë ndeshje ishin të pranishëm rreth 6000 shikues  në stadiumin “Përparim Thaçi”në Prizren.

    Skuadra e Ismet Munishit kaloi në epërsi në minutën e 14-të përmes Dijar Niqkiqt,por u anulua më pas për shkak të pozitës jashtëloje,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

    Në pjesën e dytë Vushtrria arriti që të shënoj në minutën e 61-të përmes Urim Statovcit për 1:0,dhe me këtë rezultat skuadra e trajnerit Armend Dallkut siguroi 3 pikë të rëndësishme në luftën për inkuadrim në Albi Mall Superligë sezonin tjetër.

    Me këtë fitore Vushtrria është lider në Ligën e Parë me 50 pikë,teksa Liria është e gjashta me vetëm 45 pikë të grumbullara.

  • Drenica dhe Dukagjini ndajnë pikët-luajnë baraz 2:2

    Drenica dhe Dukagjini ndajnë pikët-luajnë baraz 2:2

    Drenica dhe Dukagjini kanë ndarë pikët duke luajtur baraz 2:2,në ndeshjen e cila i takoi xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës.

    Në pjesën e parë u shënuan dy gola ku së pari Mërgim Pefqeli nga penalltia kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 30-të në 1:0,por vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet Kreshnik Ukës që barazoi nga afërsia për 1:1.

    Në pjesën e dytë Dukagjini kaloi sërish në epërsi ku Hekuran Berisha shënoi për 2:1,megjithatë Drenica nuk u dorëzua dhe arritën të barazonin rezultatin përmes Genc Hamitit në 2:2 që në fund ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

    Drenica vazhdon të jetë e fundit në tabelë me 22 pikë,teksa Dukagjini tani grumbullon 33 pikë pas kësaj xhiroje.

    Drenica në xhiron e rradhës i shkon Gjilani,kurse Dukagjini e pret në shtëpi Llapin.

  • Hansi Flick:Pedri ishte ndër më të mirët kundër Athletic Bilbaos

    Hansi Flick:Pedri ishte ndër më të mirët kundër Athletic Bilbaos

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick është shprehur i lumtur pas fitores kundër Athletic Bilbaos.

    Tekniku gjerman pas ndeshjes ka thënë fjalë të mira për Pedrin,duke e konsideruar si ndër më të mirët kjo pasi e ndryshoi edhe rrjedhën e lojës.

    “E thashë edhe më parë, Pedri i bën të gjithë më të mirë. Ai e ndryshon lojën. Ai lidhet shumë mirë. Olmo luajti më mirë edhe në pjesën e dytë. Por gjëja e rëndësishme është që të gjithë luftuan si një njësi.”

    Përndryshe Flick ka shtuar se në San Mames është gjithmonë e vështirë të luhet,dhe në fund shton se kjo fitore është e vlefshme për skuadrën.

    Kujtojmë që Barcelona fitoi 1:0 kundër Athletic Bilbaos me golin e Lamine Yamal,dhe mbetet edhe më tutje lider me 67 pikë 4 më shumë se rivali i përbetuar Real Madrid.

  • Lionel Messi afër shifrës së 900 Golave në karierrë

    Lionel Messi afër shifrës së 900 Golave në karierrë

    Lionel Messi po afrohet gjithnjë e më shumë drejt shifrës së 900 golave në karrierën e tij. Sulmuesi argjentinas ishte protagonist në fitoren e Inter Miami ndaj DC United me rezultatin 2-1, duke shënuar golin e dytë për skuadrën nga Florida, që përbën edhe golin e 899 në karrierën e tij.

     

    Kapiteni i Inter Miami shfrytëzoi një pasim të bashkëkombasit të tij, Mateo Silvetti, në minutën e 27, duke kaluar topin mbi portierin Sean Johnson dhe duke e dërguar në rrjetë. Tashmë, në moshën 38-vjeçare, Messi ka arritur 80 gola me Inter Miami në të gjitha kompeticionet.

     

    Pas dy fitoreve radhazi në kampionat ndaj Orlando City dhe DC United, Inter Miami do të përqendrohet te ndeshja e 1/8 të finales së Kupës së Kampioneve të CONCACAF, ku të mërkurën do të luajë në transfertën me Nashville SC.ku mund të jetë momenti ku Lionel Messi shënon golin e tij të 900 në karrierë.

  • Barcelona dhe Atletico Madrid hyjnë në garë për Gabriel Martinellin

    Barcelona dhe Atletico Madrid hyjnë në garë për Gabriel Martinellin

    Sulmuesi brazilian Gabriel Martinelli mund të largohet gjatë verës nga gjiganti londinez Arsenal.

    Mediumi anglez Caught Offside dy gjigantët e La Ligës Barcelona dhe Atletico kanë hyrë në garë për shërbimet e Martinellit,dhe pritet që në ditët në vijim të dy klubet të bëjnë gati ofertën për brazilianin në drejtim të gjigantit katalunas.

    Përndryshe tek katalunasit Martinelli shihet si një zëvendësues për Raphinan,i cili mund të largohet nga Camp Nou gjatë verës.

    Megjithatë nënshkrimi me brazilianin mund të jetë i vështirë,kjo pasi Arsenal synon që të fitoj rreth 70 milionë euro nga shitja e sulmuesit.

    Kujtojmë që Gabriel Martinelli në 38 ndeshje të zhvilluara këtë sezon për Arsenalin kar arritur të shënoj 11 gola e bëri 4 asistime.

  • Oklahoma City Thunder dhe Los Angeles Clippers shënojnë fitore të rëndësishme

    Oklahoma City Thunder dhe Los Angeles Clippers shënojnë fitore të rëndësishme

    Mbrëmë u zhvilluan ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Oklahoma City Thunder ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Golden State Ëarriors 104:97,ku në këtë takim Shai Gilgeous Alexander me 27 pikë ishte më efikasi tek Thunder, kurse kontribut dha dhe Jaylin Ëilliams që shtoi 14 kërcime.

    Tek Ëarriors më i miri në parket ishte Gui Santos me 22 pikë e 11 kërcime,kurse Brandin Podziemski kontribuoi me 17 pikë të tjera.

    Në anën tjetër Los Angeles Clippers mundi Memphis Grizziles me rezultat 123:120.

    Kaëhi Leonard me 28 pikë ishte më efikasi tek Clippers,teksa Darius Garland dhe Benedict Mathurin kontribuan me 21 pikë secili teksa ky i fundit bëri 10 kërcime si dhe Isaiah Jackson shtoi 12 kërcimemkurse tek Grizzlies më i miri ishte Ty Jerome me 23 pikë si dhe Taylor Hendricks me 18 pikë.

  • George Russell fitues i çmimit të madh të Australisë

    George Russell fitues i çmimit të madh të Australisë

    Piloti britanik George Russell është fitues i cmimit të madh të Australisë në Formula 1.

    Piloti britanik mori kontrollin e plotë në raundin e parë të sezonit të ri, por vetëm pasi Ferrari kishte sjellë një ndeshje emocionuese dhe të zjarrtë në fazat hapëse, me Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton që përfunduan të tretët dhe të katërt për Scuderia-n.

    Kampioni në fuqi i botës Lando Norris ishte i pesti për McLaren,kurse Oscar Piastri, u rrëzua në xhiron e formacionit për në rrjetë. Piloti i lindur në Melbourne kaloi bordurën në kthesën e katërt dhe u përplas në mur,duke shkaktuar një dëshpërimi në Albert Park për një incident për të cilin ai ngriti duart lart si pjesë e kurbës së të mësuarit se si sillen këto makina të reja.

    Max Verstappen bëri një rikthim për të zënë vendin e gjashtë nga vendi i 20-të në pistën e Red Bull,teksa  piloti britanik Arvid Lindblad zuri vendin e tetë për Racing Bulls.

    Kujtojmë që javën e ardhshme Formula 1 pritet të rikthehet me garën e cmimit të madh të Kinës.

  • Laura Fazliu siguron medaljen e argjendtë në turneun Judo Grand Prix Linz

    Laura Fazliu siguron medaljen e argjendtë në turneun Judo Grand Prix Linz

    Xhudistja Laura Fazliu ka siguruar medaljen e argjendtë në turneun Grand Prix që po mbahet në Linz të Austrisë.

    Në finalen e kategorisë deri në 63 kg Fazliu u  mund nga brazilianja Rafaela Silva,e cila fitoi medaljen e artë me ëazzari.

    Në përballjen e parë, Laura mposhti sllovenen Leila Mazouzi, teksa në çerekfinale, fitoj ndaj xhudistes kroates Nina Cvjetko,duke arritur në gjsymëfinale ku përballë kishte gjermanen Sara-Joy Bauer ku e mposhti me Ippon ku siguroi finalen ndaj Silvas të cilën Fazliu e humbi me ëazzari dhe kështu ia siguroi vendit tonë medalje në këtë garë të rëndësishme të xhudos.

    Kujtojmë që Fationa Kasapi garoi dje në ditën e parë të Grand Prix Linz,por u ndal në luftën e dytën ga braziliania Gabriela Conceicao.

  • Vedat Muriqi shënon dy gola kundër osasunës në La Liga

    Vedat Muriqi shënon dy gola kundër osasunës në La Liga

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer në La Liga, duke shënuar një tjetër gol të rëndësishëm për Mallorca-n.

    Në ndeshjen e javës së 27-të,Muriqi ishte sërish protagonist kundër Mallorcas ,ku shënoi dy gola në ndeshjen të cilën ishullorët synonin pikë në luftën për mbijetesë në La Liga.

    Në  golin e parë Muriqi pas një presioni të shkëlqyer ndaj portierit vendas, ai e detyroi atë të bënte një gabim, për të shënuar në minutën e 35-të, duke dhënë avantazhin për skuadrën e tij me rezultat 0-1.

    Kurse tek goli pirati dardan arriti të kalojë mbrojtjen e mysafirëve,duke ngritur epërsinë në 2:0 të ekipit të Mallorcas

    Me këto dy gola Vedat Muriqi arrin në kuotën e 18 golave në La Ligën spanjolle,duke qenë edhe më tej i dyti pas Kylian Mbappes.

     

  • Arsenal mund me vështirësi Mansfield town dhe arrin në Çerekfinale të FA Cup

    Arsenal mund me vështirësi Mansfield town dhe arrin në Çerekfinale të FA Cup

    Skuadra e Arsenalit ka arritur të siguroj kalimin në çerekfinale të FA Cup,ku me mund të madh eliminoj ekipin e ategorisë së tretë të futbollit anglez Mansfield Toën me rezultat 2:1.

    Londinezët kaluan në epërsi në minutën e 41-të të ndeshjes përmes Noni Madueke në 1:0,që ishte edhe rezultati i pjesës së parë të kësaj ndeshjeje.

    Në fillim të pjesës së dytë vendasit arritën të barazojnë rezultatin,ku Ëill Evans në minutën e 50-të barazoi shifrat 1:1.

    Megjithatë Arsenal arriti të rikthej epërsinë nëpërmjet Eberechi Eze në minutën e 66-të për 2:1,që në fund doli të jetë rezultati i cili e kualifikon skuadrën e Mikel Artetas në çerekfinale të FA Cup.