ATV

Category: Sport

  • Llapi fiton derbin ndaj Ballkanit-Prishtina futet në krizë të rezultateve-gjilani fiton në udhëtim kundër ferizajt

    Llapi fiton derbin ndaj Ballkanit-Prishtina futet në krizë të rezultateve-gjilani fiton në udhëtim kundër ferizajt

    Kanë përfunduar tre ndeshjet e ditës së hënë në kuadër të xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Llapi i është rikthyer fitoreve duke mposhtur me rezultat 2:0 Ballkanin,në derbin e kësaj fundjave.

    Muhamet Hyseni në minutën e 17-të dhe Edon Sadriu në fund të pjesës së parë shënuan për fitoren e ekipit të Tahir Batatinës e cila tani ka 26 pikë në pozitën e 7-të,kurse Ballkani edhe përkundër humbjes mbetet e dyta  me 39 pikë.

    Malisheva në anën tjetër shënoi fitore kundër Prishtinës me rezultat 3:0,ku golat për vendasit i shënuan Etink Brruti dhe Laurent Xhylani nga penalltia,teksa i njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 73-të,dhe vlen të përmendet që kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Ardian Limanit.

    Malisheva gjendet në pozitën e 4-të me 37 pikë,njëjtë sikurse Prishtina që gjendet një pozitë më lartë.

    Gjilani ndërkohë vazhdoi serinë e fitoreve duke mposhtur Ferizajn në udhëtim 2:1.

    Armend Thaqi dhe Senad Jarovic realizuan për mysafirët,teksa për vendasit shënoi Oguns.

    Gjilani pozicionohet në pozitën e 5-të me 36 pikë,kurse Ferizaj është e 8-ta me 23 pikë të grumbulluara.

  • Juventus synon transferimin e Bernardo Silvas në verë

    Juventus synon transferimin e Bernardo Silvas në verë

    Mesfushori portugez Bernardo Silva karrierën mund ta vazhdojë në Serie A sezonin tjetër.

    Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio gjiganti italian Juventus synon që të siguroj shërbimet e yllit të Man.City-it,dhe atë si transfer i lirë pasi Silva ka kontratë me Citizens deri në fund të sezonit.

    Përndryshe transferimi tek Zonja e Vjetër e portugezit mund të realizohet vetëm në rast Juve e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm,dhe kjo mund të jetë e vështirë për gjigantin italian marrë parasysh edhe pagën e lartë që synon ta ketë Silva.

    Në anën tjetër Silva nuk dëshiron të rinovojë kontratën me City-in,dhe se dëshiron të provojë një aventurë të re jashtë Premierligës angleze.

    Kujtojmë që Bernardo Silva ka shënuar vetëm 2 gola në 38 ndeshje për Man.City-in në të gjitha garat.

  • Pesë futbolliste të Kombëtares së Iranit kërkojnë azil në Australi

    Pesë futbolliste të Kombëtares së Iranit kërkojnë azil në Australi

    Pesë futbolliste të ekipit kombëtar të futbollit të femrave të Iranit e kanë braktisur kampin stërvitor në Australi, ku kanë kërkuar azil.

    Zyra e Reza Pahlavit, princit iranian në mërgim në SHBA, tha se është njoftuar se lojtarët – Fatemeh Pasandideh, Zahra Ghanbari, Zahra Sarbali, Atefeh Ramazanzadeh dhe Mona Hamoudi – tani ndodhen në një “vend të sigurt”.

    Qeveria australiane ishte vënë nën presion për ta mbrojtur ekipin e femrave të Iranit pasi u eliminuan nga Kupa e Azisë, raporton “CNN”, përcjell “Gazeta Express”.

    Qetësia e ekipit para ndeshjes kundër Koresë së Jugut të hënën e kaluar ishte interpretuar nga disa si një akt i rezistencës, dhe janë ngritur shqetësime për mirëqenien e lojtareve pas kritikave të raportuara në media iraniane.

    Dhjetëra njerëz u panë duke thirrur “lini t’i shkojnë” teksa e rrethuan autobusin e ekipit gjatë largimit nga stadiumi në Gold Coast, Queensland, pas ndeshjes së të dielës, sipas agjencisë australiane të lajmeve AAP.

    Policia dhe ekipet e sigurisë gjithashtu u panë duke e krijuar një korridor të sigurt për largimin e autobusit ndërsa tifozët thërrisnin “shpëtojini vajzat tona”.

    Tifozët gjithashtu thanë se i panë të paktën tri nga lojtarët në autobus duke bërë sinjalin ndërkombëtar me dorë për ndihmë.

  • Marc Casado pritet të largohet nga Barcelona-Gjermania dhe Arabia Saudite destinacionet e mundshme për spanjollin në sezonin tjetër

    Marc Casado pritet të largohet nga Barcelona-Gjermania dhe Arabia Saudite destinacionet e mundshme për spanjollin në sezonin tjetër

    Mesfushori spanjoll Marc Casado mund të largohet nga gjiganti katalunas Barcelona në fund të këtij edicioni.

    Konkurrenca e madhe në repartin e mesfushës ka bërë që Casado të mos ketë minutazhë në formacionin bazë të trajnerit Hansi Flick,dhe drejtuesit e Barcës janë të interesuar që të dëgjojnë ofertat për spanjollin.

    Përndryshe Casado flitet që karrierën mund të vazhdojë në Bundesligën gjermane,ku klube si Borussia Dortmund dhe Stuttgart kanë shfaqur interesim për mesfushorin teksa edhe Arabia Saudite është një opsion për 22 vjecarin.

    Ndërkohë Barcelona nga shtija e Casados që të fitoj rreth 30 milionë euro,dhe se kjo mund të ndihmonte gjigantin katalunas në arritjen e objektivave për sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Marc Casado bëri 26 paraqitje këtë sezon për Barcelonën,ku arriti të bëj vetëm një asistim.

  • Lajm i keq për Kombëtaren E Kosovës –Ilir Krasniqi pëson lëndim të rëndë në ndeshjen Polissya Zhytomyr-Livyi Bereh Kyiv

    Lajm i keq për Kombëtaren E Kosovës –Ilir Krasniqi pëson lëndim të rëndë në ndeshjen Polissya Zhytomyr-Livyi Bereh Kyiv

    Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm jo të mirë para ndeshjes së play-off-it për kampionatin botëoror kundër Sllovakisë.

    Mbrojtësi Ilir Krasniqi pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen miqësore në mesFC Polissya Zhytomyr and FC Livyi Bereh Kyiv,dhe është detyruar ta lëshojë fushën në fund të pjesës së parë.

    Përndryshe lëndimi i Krasniqit do të ishte një hendikep i madh për dardanët,kjo pasi mbrojtësi shihej si zëvendësues për Amir Rrahmanin në ndeshjen kundër Sllovakisë i cili poashti është i lënduar.

    Kujtojmë që Kosova do të luaj ndeshjen gjyësmëfinale të play-off-it për botëror kundër Sllovakisë më 26 mars,teksa në rast kalimi në finale do e presë fituesin e takimit Turqi-Rumani.

  • Malisheva dhe Prishtina kërkojnë të rikthehen te fitorja, formacionet zyrtare

    Malisheva dhe Prishtina kërkojnë të rikthehen te fitorja, formacionet zyrtare

    Malisheva është nikoqire e Prishtinës në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar, Albi Mall Superligë.

    Dy skuadrat nuk dinë për fitore në dy sfidat e fundit dhe synojnë të rikthehen te suksesi.

    Si Malisheva ashtu edhe Prishtina kanë marrë vetëm nga një pikë, derisa kërkojnë fitore në këtë përballje.

    Aktualisht Malisheva është e katërta në tabelë me 34 pikë, tre më pak se Prishtina që është e treta.

    Formacionet zyrtare:

    Malisheva: Avdyli, Pira, Xhaka, Opeh, Zogaj, Veliu, Ndjigi II, Brruti, Xhylani, Diatta, Zeka.

    Prishtina: Gjokaj, Bytyqi, Mokono, Vitija, Limani, Karic, Bllaca, Krasniqi, Muja, Ilievski, Veliu.

  • Gjyqtari ndan 23 kartonë të kuq në ndeshjen Cruzerio-Atletico Mineiro

    Gjyqtari ndan 23 kartonë të kuq në ndeshjen Cruzerio-Atletico Mineiro

    Finalja e kampionatit shtetëror Mineiro në Brazil mes Cruzeiro dhe Atlético Mineiro u shoqërua me tensione të mëdha dhe një përleshje masive në minutat shtesë të ndeshjes.

    Cruzeiro fitoi minimalisht 1:0 falë golit të Kaio Jorge në minutën e 60-të, pas asistimit të Gerson. Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi në kohën shtesë.

    Pas një dueli për topin mes sulmuesit të Cruzeiros, Christian, dhe portierit të Atleticos, Everson, situata doli jashtë kontrollit. Christian u rrëzua mbi portierin pasi arriti i pari te topi, ndërsa Everson reagoi duke e shkelur dhe duke e goditur me gju në kokë. Ky incident shkaktoi përleshje mes lojtarëve të të dy skuadrave pranë portës së Atletico Mineiros.

    Vëmendje të veçantë mori edhe veprimi i sulmuesit të Atleticos, Hulk, i cili goditi nga pas në kokë mesfushorin e Cruzeiros, Lucas Romero.

    Pas ndërhyrjes së gjyqtarit u shpërndanë gjithsej 23 kartonë të kuq,12 për lojtarët e Cruzeiros dhe 11 për ata të Atletico Mineiros teksa pritet që ndaj futbollistëve të përfshirë të vendosen gjoba dhe pezullime.

    Me këtë fitore, Cruzeiro u shpall kampion i shtetit të Mineiros.

  • Luka Doncic shkëlqen tek LA Lakers-Boston Celtic fiton ndaj Cleveland Cavaliers-Houston Rocktes pëson nga San Antonio Spurs

    Luka Doncic shkëlqen tek LA Lakers-Boston Celtic fiton ndaj Cleveland Cavaliers-Houston Rocktes pëson nga San Antonio Spurs

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka mposhtur skuadrën e Neë York Knicks me rezultat 110:97,ku në këtë takim ylli slloven ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme ku realizoi 35 pikë dhe bëri 8 kërcime,teksa Rui Hachimura kontribuoi me 25 pikë  dhe Deyandre Ayton që shtoi 8 kërcime.

    Tek Knicks më i miri ishte Karl Anthony Toëns me 25 pikë e 16 kërcime,si dhe Jalen Broëson me 24 pikë e 7 asistime.

    Në anën tjetër Boston Celtics ka mposhtur në udhëtim Cleveland Cavaliers me rezultat 109:98.

    Jaylen Broën me 23 pikë,9 kërcime e 8 asistime dhe Jayson Tatum ishin më të mirët për Celtics,ndërkohë Nemmas Queta kontribuoi me 11 kërcime.

    Tek Cavaliers Donovan Mitchell me 30 pikë,7 kërcime e 5 asistime ishte më efikasi në parket,kurse Evan Mobley me 24 pikë e 8 kërcime por ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Ndërkohë Houston Rockets pësoi disfatë të thellë nga San Antonio Spurs me rezultat 145:120.

    Victor Webamnyama me 29 pikë e 8 kërcime,DeAron Fox me 20 pikë e 10 asistime dhe Stpehon Castle me 23 pikë ishin më të mirët për Celtics,kurse për Rockets ishte Kevin Durant dhe Amen Thomspon me 23 pikë secili ishin më efikasët në këtë ndeshje por këto shifra nuk e ndihmuan Houstonin të shënoj fitore.

  • Premier League po krijon “Netflixin e futbollit”: vjen “Premflix” me të gjitha ndeshjet live

    Premier League po krijon “Netflixin e futbollit”: vjen “Premflix” me të gjitha ndeshjet live

    Premier League do të lançojë platformën e vet streaming Premier League Plus, duke kaluar nga shitja e të drejtave televizive te transmetimi direkt për shikuesit.

    Testimi i parë – Singapori
    Shërbimi do të nisë në Singapor nga sezoni 2026/27, në partneritet me StarHub për një periudhë prove 6-vjeçare. Abonentët do të kenë akses në të gjitha 380 ndeshjet live, një kanal digjital 24/7 dhe përmbajtje shtesë si dokumentarë dhe arkiva.

    Prodhimi i centralizuar
    Me hapjen e Premier League Studios në Londër, liga do të prodhojë vetë transmetimet, duke fituar kontroll mbi cilësinë, të dhënat e përdoruesve dhe reklamimin.

    Pse po bëhet ky hap?
    Modeli i ri i jep ligës më shumë kontroll mbi abonimet dhe fitimet, duke reduktuar varësinë nga ndërmjetësit si televizionet tradicionale.

    Çfarë ndodh me tregjet e tjera?
    Aktualisht është vetëm një test. Në vende si Mbretëria e Bashkuar apo Ballkani, të drejtat mbeten te transmetuesit ekzistues deri në përfundimin e kontratave. Nëse projekti rezulton i suksesshëm, ai mund të zgjerohet globalisht.

    Sfidat kryesore: infrastruktura e streaming-ut për miliona shikues njëkohësisht, pirateria dhe ruajtja e marrëdhënieve me partnerët televizivë.

  • Real Madridi merr lajmin e madh, ylli i skuadrës rikthehet ndaj Manchester Cityt

    Real Madridi merr lajmin e madh, ylli i skuadrës rikthehet ndaj Manchester Cityt

    Real Madridi po shpreson që të ketë sërish në dispozicion një nga mbrojtësit e rëndësishëm të skuadrës për përballjen e radhës ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

    Bëhet fjalë për Alvaro Carreras, i cili mungoi në ndeshjen e fundit të madrilenëve kundër Celta Vigos, ku skuadra e Alvaro Arbeloas triumfoi me rezultat 2-1.

    Mbrojtësi i majtë nuk ishte i disponueshëm për këtë përballje për shkak të një pezullimi, por edhe nëse do të kishte qenë i lirë për të luajtur, ai gjithsesi do ta kishte humbur takimin pasi po përballej me një lëndim të fundit.

    Megjithatë, lajmet e fundit që vijnë nga mediat pranë klubit madrilen janë inkurajuese për “Los Blancos”.

    Sipas gazetarit dhe njohësit të zhvillimeve te Real Madridi, Alvaro Esteban, Carreras tashmë ka nisur të punojë në fushë dhe po ndjek edhe trajtimet e nevojshme të fizioterapisë.

    “Carreras ka kryer punë në fushë dhe fizioterapi. Ai po përparon në mënyrë të kënaqshme. Nesër do të mund t’i bashkohet grupit dhe të jetë pjesë e skuadrës”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Nëse rikuperimi i tij vazhdon me këtë ritëm, Carreras pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, e cila zhvillohet të mërkurën.