ATV

Category: SPORT

  • Nasser Al-Khelaifi hetohet në Francë për konflikt të mundshëm interesi

    Nasser Al-Khelaifi hetohet në Francë për konflikt të mundshëm interesi

    Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain dhe “beIN Media Group”, është vënë nën hetim paraprak në Francë për dyshime mbi një konflikt të mundshëm interesi.

    Sipas prokurorisë franceze, hetimi lidhet me një takim të zhvilluar në korrik të vitit 2024 me përfaqësues të ligës franceze të futbollit, në kohën kur “beIN Sports” po negocionte për të drejtat televizive të Ligue 1.

    Një ditë para takimit, “beIN Sports” kishte ofruar 100 milionë euro për transmetimin e një ndeshjeje të Ligue 1 në javë. Oferta u pranua më vonë nga liga profesioniste franceze.

    Hetimi është konfirmuar nga prokuroria pas raportimit të gazetës sportive “L’Équipe”.

  • Sergio Aguero zbulon pse City nuk e transferoi Gakpon: “Ishte Enzo ose ai”

    Sergio Aguero zbulon pse City nuk e transferoi Gakpon: “Ishte Enzo ose ai”

    Sergio Aguero ka dhënë versionin e tij për tentativën e Manchester Cityt për të transferuar Cody Gakpon nga Liverpooli në ditët e fundit të afatit kalimtar.

    City raportohet se kishte shqyrtuar një ofertë për sulmuesin holandez, por në fund Gakpo qëndroi te Liverpooli, ndërsa Enzo Fernandez iu bashkua skuadrës për 125 milionë funte.

    Aguero beson se City duhej të zgjidhte mes dy lojtarëve për shkak të çmimit të lartë të Fernandezit.

    “Mendoj se City po priste deri në momentin e fundit sa i përket Enzos. Çmimi i tij ishte shumë i lartë, kështu që duhej të zgjidhnin. Mendoj se ishte ose Enzo ose Gakpo dhe në fund zgjodhën Enzon”, deklaroi Aguero.

    Ai gjithashtu vlerësoi vendimin e Liverpoolit për ta mbajtur Gakpon, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lojtarëve të rëndësishëm.

    “Nëse Gakpo ndihet mirë me trajnerin dhe e kupton se çfarë kërkon ai prej tij, është e rëndësishme ta mbash”, shtoi ish-sulmuesi i Manchester Cityt.

  • Mbi 1,700 vrapues marrin pjesë në Maratonën e Prishtinës

    Mbi 1,700 vrapues marrin pjesë në Maratonën e Prishtinës

    Është zhvilluar edicioni i 26-të i Maratonës “Prishtina 2026”, me pjesëmarrjen e mbi 1,700 vrapuesve nga Kosova dhe vende të ndryshme të rajonit.

    Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, bëri të ditur se gara përfshiu disa disiplina, përfshirë maratonën e plotë 42.195 kilometra, gjysmëmaratonën, 10 dhe 5 kilometra, si dhe garën 2-kilometërshe për fëmijë.

    Sipas tij, në garë morën pjesë atletë nga Shqipëria, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera.

    Pjesë e maratonës ishte edhe Artan Thaçi, djali i humoristit të ndjerë Rasim Thaçi. Ai vrapoi me një fanellë me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një vrapim me dedikim të veçantë.

    Në garë morën pjesë edhe shumë fëmijë, mes tyre 10-vjeçarja Sara Lekaj, e cila vrapoi 5 kilometra për herë të parë.

    Organizatorët theksuan rëndësinë e kësaj ngjarjeje sportive dhe shprehën dëshirën që numri i pjesëmarrësve të rritet në edicionet e ardhshme.

  • Dy ndeshje interesante sonte në Superligën e Kosovës

    Dy ndeshje interesante sonte në Superligën e Kosovës

    Sonte do të zhvillohen dy përballje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës, ku vëmendja kryesore do të jetë te sfida mes Dukagjinit dhe kampiones në fuqi, Dritës.

    Dukagjini do ta presë Dritën në Klinë, në një përballje ku të dyja skuadrat synojnë pikët e plota. “Intelektualët” do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas një forme jo të mirë në ndeshjet e fundit.

    Në anën tjetër, Dukagjini po kalon një periudhë të mirë, pasi ka pesë ndeshje radhazi pa humbje. Klubi nga Klina synon ta vazhdojë këtë seri dhe të marrë një tjetër rezultat pozitiv.

    Një tjetër sfidë interesante do të zhvillohet mes Drenicës dhe Llapit. Të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë dhe synojnë të largohen nga pjesa e poshtme e tabelës.

    Të dyja përballjet do të zhvillohen sonte, duke nisur nga ora 19:00.

  • Barcelona do të nderojë Lionel Messin, Laporta konfirmon ceremoninë në Camp Nou

    Barcelona do të nderojë Lionel Messin, Laporta konfirmon ceremoninë në Camp Nou

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi do të organizojë një ceremoni të veçantë për të nderuar Lionel Messin, pasi të përfundojnë punimet në “Spotify Camp Nou”.

    Sipas “Mundo Deportivo”, Laporta e bëri këtë të ditur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit, ku foli edhe për mundësinë e një rikthimi të Messit te Barcelona.

    “Siç kemi thënë tashmë, kur stadiumi të përfundojë, do të organizojmë një nderim për të”, deklaroi Laporta.

    Presidenti i Barcelonës zbuloi gjithashtu se klubi kishte shqyrtuar më herët mundësinë e rikthimit të yllit argjentinas, por sipas tij, Messi kishte marrë një tjetër vendim.

    Njoftimi vjen në një periudhë kur raportohen marrëdhënie të tensionuara mes Lionel Messit dhe drejtimit aktual të Barcelonës.

    Messi u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021, pasi klubi nuk ishte në gjendje t’i rinovonte kontratën për shkak të kufizimeve financiare.

    Pavarësisht largimit, Barcelona duket se synon t’i japë një nderim të veçantë legjendës së saj në rikthimin e tij në “Camp Nou”.

  • Granit Xhaka mohon certifikatën e falsifikuar të vaksinimit, pritet të merret në pyetje

    Granit Xhaka mohon certifikatën e falsifikuar të vaksinimit, pritet të merret në pyetje

    Granit Xhaka, kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe mesfushori i Sunderlandit, ka mohuar dyshimet se ka përfituar nga një certifikatë e falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.

    Përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka deklaruar se futbollisti po bashkëpunon plotësisht me autoritetet. Sipas mjekut të Xhakës, ai ka marrë dy doza vaksine, më 25 janar dhe 11 nëntor 2022.

    Çështja lidhet me një hetim të Prokurorisë së Kantonit të Lucernës ndaj një mjeke, klinika e së cilës u kontrollua nga policia në vitin 2023, nën dyshimin se mund të kishte lëshuar certifikata vaksinimi pa kryer vaksinimet.

    Avokati i mjekes, Cornel Borbely, pretendon se klientja e tij e ka vaksinuar personalisht Xhakën. Ndërkohë, deri tani nuk është bërë publik ndonjë dokument që të kundërshtojë versionin e futbollistit.

    Sipas informacioneve të raportuara, Xhaka pritet të merret në pyetje nga autoritetet në fillim të tetorit. Më pas, Prokuroria e Kantonit të Lucernës do të vendosë për vijimin e procedurës.

  • Zgjedhja e Erblin Osmanit për të luajtur për Kosovën zë ballinat e mediave në Gjermani

    Zgjedhja e Erblin Osmanit për të luajtur për Kosovën zë ballinat e mediave në Gjermani

    Mesfushori Erblin Osmani ka zgjedhur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës,dhe për më tepër është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    Vendimi i talentit të Bayern Munich u komentua mjaft shumë edhe në Gjermani,ku mediat gjermane e vlerësuan si humbje të madhe për kombëtaren e Gjermanisë.

    Përndryshe gazeta e njohur BILD ka shkruar se zgjedhja e Osmanit është një goditje për Gjermaninë,dhe në anën tjetër shpresojnë se Foda të mos e aktivizojë në 4 ndeshjet kundër Irlandës,Izraelit dhe dy herë ndaj Austrisë.

    Më tutje në Gjermani ende besojnë se Erblin Osmani do e zgjedhë kombëtaren gjermane,duke shpresuar se ftesa e Kosovës nuk e vendos përfundimisht tek “Dardanët”.

    Kujtojmë që Kosova do të luaj katër ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Irlandës,dy herë ndaj Austrisë dhe Izraelit.

  • Granit Xhaka nën hetime nga Prokuroria zvicrane për certifikatat e COVID-19

    Granit Xhaka nën hetime nga Prokuroria zvicrane për certifikatat e COVID-19

    Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik sportiv dhe jo vetëm ka dalë në dritë në Zvicër. Futbollisti i njohur shqiptar dhe kapiteni i kombëtareve zvicerane, Granit Xhaka, është përfshirë zyrtarisht në një hetim të udhëhequr nga Prokuroria Publike e Lucernës.

    Lajmi është konfirmuar zyrtarisht për median prestigjioze zvicerane Blick nga zëdhënësi i Prokurorisë Publike të Lucernës, Simon Kopp. Sipas autoriteteve, fokusi i këtij hetimi është zbardhja e plotë e rrethanave dhe përcaktimi nëse ka pasur veprime që përbëjnë vepër penale lidhur me certifikatat e vaksinimit.

    Në qendër të kësaj çështjeje që ka marrë përmasa të mëdha janë dyshimet mbi përdorimin ose sigurimin e mundshëm të certifikatave të falsifikuara të COVID-19. Burimet raportojnë se dokumentet në fjalë dyshohet se janë lëshuar nga një mjeke brenda territorit të kantonit të Lucernës.

    Prapaskenat e këtij rasti datojnë më herët. Hetimet kanë nisur prej një kohe të gjatë, ndërsa kulmi u shënua në vitin 2023, kur policia zvicerane ndërmori një kontroll të papritur në ordinancën e mjekes së dyshuar, duke sekuestruar prova materiale që lidhen drejtpërdrejt me dosjen hetimore.

    Nga ana e tij, Granit Xhaka ka reaguar duke mohuar me vendosmëri çdo akuzë dhe çdo përfshirje të mundshme në falsifikimin apo sigurimin e paligjshëm të certifikatave.

    Ndërkohë që procedimet vijojnë rrugën e tyre ligjore, pritet që autoritetet zvicerane të analizojnë provat e mbledhura për të vendosur nëse ekzistojnë elemente të mjaftueshme për ngritjen e përgjegjësisë penale ndaj personave të hetuar, të cilët deri në një vendim të formës së prerë gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

  • Forma e shkëlqyer e Baton Zabërgjës vazhdon në Ukrainë, sulmuesi merr ftesën nga Kombëtarja e Kosovës

    Forma e shkëlqyer e Baton Zabërgjës vazhdon në Ukrainë, sulmuesi merr ftesën nga Kombëtarja e Kosovës

    Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja ka vazhduar formën e tij fantastike këtë edicion në elitën e futbollit ukrainas.

    Zabërgja ishte njëri ndër protagonistët kryesorë për ekipin e tij, Metalist 1925 Kharkiv (apo skuadrën e Kharkiv-it), në fitoren e pastër 2-0 në shtëpi ndaj Bukovynas, në kuadër të javës së shtatë të kampionatit. Disa minuta në këtë ndeshje mori gjithashtu edhe Ermir Rashica, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të, duke zëvendësuar pikërisht Zabërgjën.

    Kujtojmë se Zabërgja ka marrë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës për katër ndeshjet e radhës që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë në kuadër të Ligës së Kombeve.

  • Kosova U21 bën publike listën për ndeshjet e Euro 2027

    Kosova U21 bën publike listën për ndeshjet e Euro 2027

    Kombëtarja e Kosovës U21 ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të kampionanit evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.

    Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka ftuar gjithsej 23 lojtarë për tre sfidat e fundshtator-it dhe fillimtetor-it,ku “Dardanët”do të takohen kundër San Marinos,Qipros dhe Finlandës.

    Kosova U21 synon që nga këto ndeshje të marrë rezultate pozitive nga këto ndeshje të mbetura,kjo për faktin që skuadra e përzgjedhësit Hekuran Kryeziu ka humbur gjasat për kualifikim pasi ka 8 pikë në pozitën e 4-të në grupin A.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës U21 zhvillon ndeshjen ndaj San Marinos në udhëtim më 24 shtator,teksa më 30 shatotor e pret Qipron në Prishtinë kurse kampanjën kualifikuese e përmbyllë poashtu në Prishtinë më 6 tetor ndaj Finlandës.