ATV

Category: Sport

  • Vedat Muriqi rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahçes, Emre Belözoğlu i beson nga minuta e parë

    Vedat Muriqi rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahçes, Emre Belözoğlu i beson nga minuta e parë

    Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahçes për ndeshjen e së dielës ndaj Çorum FK, e vlefshme për javën e 11-të të Superligës së Turqisë.

    Sipas mediumit turk “Fanatik”, trajneri i ri i Fenerbahçes, Emre Belözoğlu, ka vendosur t’i japë besimin sulmuesit kosovar nga minuta e parë, pas paraqitjeve pozitive dhe golave të realizuar këtë sezon.

    Muriqi kohët e fundit kishte humbur vendin në formacionin titullar, duke mbetur prapa në hierarki, por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë të dëshmojë vlerat e tij. Sulmuesi kosovar ishte protagonist edhe në ndeshjen e fundit, ku shënoi golin e fitores ndaj Liverpoolit.

    Forma e tij këtë edicion është dëshmi e qartë e rëndësisë që ka për skuadrën. Në 17 paraqitje zyrtare me fanellën e Fenerbahçes, Muriqi ka realizuar nëntë gola dhe ka dhënë dy asistime, duke u renditur ndër futbollistët më produktivë të ekipit.

    Tashmë, sulmuesi i Kosovës synon ta shfrytëzojë mundësinë e rikthimit në formacionin titullar për të vazhduar me paraqitje pozitive dhe për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave të saj.

  • Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë, dy talentë marrin ftesën e parë

    Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë, dy talentë marrin ftesën e parë

    Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka zbuluar listën për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, me Josh King dhe Jobe Bellingham që marrin për herë të parë ftesën në ekipin e parë.

    Thomas Tuchel ka zyrtarizuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme të Anglisë në Ligën e Kombeve, ku në fokus janë dy emra të rinj që do të kenë mundësinë të debutojnë me kombëtaren.

    Bëhet fjalë për Josh King, talentin 19-vjeçar të Fulhamit, si dhe Jobe Bellingham, vëllain më të vogël të Jude Bellingham, i cili po lë përshtypje me Borussia Dortmundin.

    King ka fituar besimin e trajnerit gjerman pas paraqitjeve të mira këtë sezon në Premier League, ku në nëntë ndeshje ka realizuar dy gola dhe ka dhënë një asistim. Ai kishte qenë pranë grumbullimit edhe më herët, pasi gjatë verës ishte pjesë e delegacionit të Anglisë në kampin përgatitor për Kupën e Botës.

    Ndërkohë, Jobe Bellingham shpërblehet për paraqitjet e tij me fanellën e Borussia Dortmundit, duke marrë kështu ftesën e parë në përfaqësuesen A të Anglisë.

    Në anën tjetër, Kobbie Mainoo është lënë jashtë listës për shkak të mungesës së minutave dhe formës jo të mirë të Manchester Unitedit. Gjithashtu, jashtë grumbullimit kanë mbetur edhe Cole Palmer dhe Phil Foden.

    Megjithatë, emra të rëndësishëm si Jordan Pickford, Declan Rice dhe Harry Kane janë pjesë e skuadrës së Tuchelit për sfidat e radhës.

    Anglia synon të mbyllë me rezultate pozitive këtë periudhë të Ligës së Kombeve, ndërsa për dy talentët e rinj kjo është një mundësi e artë për të fituar besimin e trajnerit dhe për të bërë hapat e parë në arenën ndërkombëtare.

  • Kosova publikon listën për ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës

    Kosova publikon listën për ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës

    Kombëtarja e Kosovës,ka bërë publike listën për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në grupin B3 kundër Izraelit dhe Irlandës.

    Përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar gjithsej 27 futbollistë për këto dy përballje mjaft të rëndësishme për “Dardanët”,ku janë ftuar edhe futbollistë të rinj si: mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi.

    “Dardanët”synojnë që në dy ndeshjet të shënojnë fitore  ku të paktën synojnë pozitën e dytë që dërgon në play-offin për palsman në ligën A,dhe kjo varet edhe nga rezultatet nga ndeshjet e tjera të këtij grupi.

    Kosova pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në grupin B3 të Ligës së Kombeve gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 5 pikë aq sa ka Irlanda në pozitën e tretë,ku së pari mposhti Irlandën në Prishtinë 1:0,e më pas humbi ndaj Austrisë në Vjenë 3:1 teksa barazoi kundër Izraelit 1:1 në Budapest e më pas ndaj Austrisë në Prishtinë poashtu me rezultat 1:1.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë më 14 nëntor kundër Izraelit,e më pas “Dardanët”udhëtojnë drejt Dublinit ku do të takohen kundër Irlandës.

  • Jose Mourinho i prerë për Viniciusin: Interesi i Real Madridit është mbi çdo individ

    Jose Mourinho i prerë për Viniciusin: Interesi i Real Madridit është mbi çdo individ

    Trajneri portugez thekson se asnjë futbollist nuk është mbi ekipin, duke komentuar kritikat ndaj yllit brazilian pas paraqitjes kundër AEK-ut.

    Jose Mourinho ka bërë të qartë se interesat e Real Madridit do të jenë gjithmonë mbi ata të lojtarëve individualë, përfshirë edhe yllin brazilian Vinicius Junior.

    Sulmuesi është përballur me kritika pas paraqitjes së tij ndaj AEK-ut, por trajneri portugez beson se pritshmëritë ndaj tij janë natyrshëm më të larta për shkak të cilësive dhe statusit që gëzon në futbollin botëror.

    “Nëse Vini do të ishte një lojtar normal, askush nuk do të thoshte asgjë për paraqitjen e tij kundër AEK-ut. Por ai është Vinicius dhe të gjithë presin më shumë prej tij, ndaj të gjithë thonë se ishte një paraqitje e dobët”, u shpreh fillimisht Mourinho.

    Tekniku portugez vlerësoi gjithashtu qëndrimin e brazilianit, marrëdhëniet e tij me bashkëlojtarët dhe përkushtimin në stërvitje, duke theksuar se sulmuesi po punon shumë.

    Megjithatë, Mourinho ishte i qartë sa i përket filozofisë së tij dhe vendimeve për formacionin titullar.

    “Nuk do ta dëmtoja kurrë një ekip për të përfituar një lojtar”, deklaroi trajneri.

    Mourinho shtoi se do të marrë vendimet e tij për përzgjedhjen e skuadrës sapo Vinicius të jetë i gatshëm për ndeshjet e La Ligës, duke lënë të kuptohet se askush nuk e ka të garantuar një vend në formacionin titullar.

  • ProCredit Superliga e Kosovës, java e 8-të: Katër përballje në program

    ProCredit Superliga e Kosovës, java e 8-të: Katër përballje në program

    ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet me ndeshjet e javës së tetë, ku në program janë katër përballje interesante që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione.

    Të shtunën, më 7 nëntor, zhvillohen dy takimet e para. Në orën 17:00, KB Vëllaznimi përballet me Bashkimin në palestrën “Shani Nushi”, ndërsa në orën 19:30, Peja pret Prishtinën në palestrën “Karagaçi”.

    Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen të dielën, më 8 nëntor. Në orën 17:00, Ylli do të përballet me Bashkimin në palestrën “13 Qershori”, ndërsa në orën 19:30, Trepça do të masë forcat me Rahovecin 029 në palestrën “Minatori”.

    Të gjitha skuadrat synojnë rezultate pozitive në këtë javë të kampionatit, në një garë ku çdo fitore mund të ketë rëndësi të veçantë për objektivat sezonale.

  • Golden Warriors dhe Phoenix Suns triumfojnë në NBA, Curry dhe Booker shkëlqejnë me paraqitjet e tyre

    Golden Warriors dhe Phoenix Suns triumfojnë në NBA, Curry dhe Booker shkëlqejnë me paraqitjet e tyre

    Golden State mposht Miami Heat me 120-100, ndërsa Phoenix Suns fiton ndaj Orlando Magic me rezultatin 117-104.

    Vetëm dy ndeshje u zhvilluan të enjten mbrëma në NBA, por spektakli dhe rezultatet bindëse nuk munguan.

    Golden State Warriors vijon formën pozitive, duke regjistruar fitoren e gjashtë të sezonit pas triumfit 120-100 ndaj Miami Heat. Një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses dha stoli i Warriors, nga i cili erdhën plot 53 pikë.

    Stephen Curry ishte shënuesi më i mirë për skuadrën vendase me 29 pikë, ndërsa për Miami Heat spikati Mitchell, i cili realizoi 22 pikë. Kjo ishte humbja e gjashtë sezonale për skuadrën nga Florida.

    Fitore regjistroi edhe Phoenix Suns, që mposhti Orlando Magic me rezultatin 117-104. Devin Booker udhëhoqi skuadrën vendase me 30 pikë, ndërsa Brooks kontribuoi me 24 pikë të tjera.

    Nga ana e Orlando Magic, Carter Jr. zhvilloi një paraqitje të mirë, duke realizuar 27 pikë, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës.

    Kështu, Golden State Warriors dhe Phoenix Suns siguruan fitore të rëndësishme, duke vijuar rrugëtimin e tyre në sezonin e NBA-së.

  • Shqipëria publikon listën për ndeshjet kundër Finlandës dhe Bjellorusisë

    Shqipëria publikon listën për ndeshjet kundër Finlandës dhe Bjellorusisë

    Kombëtarja shqiptare,ka bërë publike listën për dy ndeshjet e fundit të Ligës C1 të Ligës së Kombeve,ku kuqezinjët do të takohen kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.

    Përzgjedhësi Roland Maran ka ftuar gjithsej 27 futbollistë për këto dy ndeshje,ku Shqipëria syon që të marrë pikët e plota e cila do t’ia siguronte pozitën e parë në grupin C1,dhe poashtu edhe plasmanin për në ligën B edicionin e ardhshëm.

    Përndryshe në listën e “kuqezinjëve”ka risi dhe rikthime në ekip,ku një prej risive është mbrojtësi Ysni Ismajli,teksa pjesë e listës janë edhe lojtarët si: Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani,Rey Manaj dhe Mirlind Daku.

    Kujtojmë që Shqipëria më 12 nëntor e pret Finlandën në “Air Albania” në Tiranë,teksa më pas 15 nëntor kuqezinjët udhëtojnë drejt kryeqytetit hungarez Budapest ku do të takohen kundër Bjellorusië në ndeshjen e fundit.

  • Argjentina “pensionon”numrin 10 pas tërheqjes së Lionel Messit

    Argjentina “pensionon”numrin 10 pas tërheqjes së Lionel Messit

    Kombëtarja e Argjentinës,ka marrë vendim që të pensionoj numrin 10,numër që është mbajtur për më shumë se 20 vite nga Lionel Messi.

    Mediumi argjentinas Tyc Sports bën të ditur se përzgjedhësi Lionel Scaloni ka marrë vendim që asnjë futbollist të mos e mbartë këtë numër,dhe kështu për herë të parë numri 10 nuk do të jetë më i përdorur.

    Përdnryshe ende nuk dihet se cili lojtar mund ta veshë fanellën me numrin 10 tek Argjentina në të ardhmen,teksa në muajt në vazhdim pritet të diskutohet në opinion se kush do të jetë trashëgimtari i këtij numri tek “Albi Celeste”.

    Numri 10 tek kombëtarja argjentinase ka një domethënie tejet të vecantë,kjo pasi përveç Lionel Messit këtë numër e ka mbartur edhe legjenda tjetër e Argjentinës Diego Armando Maradona.

    Kujtojmë që që Lionel Messi është tërhequr nga Kombëtarja e Argjentinës në muajin tetor,ku zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në karrierë në miqësoren kundër Beninit në Buenos Aires.

  • Zbulohet shkaku paraprak i vdekjes së futbollistit Jesus de Miguel, autopsia nxjerr detaje të reja

    Zbulohet shkaku paraprak i vdekjes së futbollistit Jesus de Miguel, autopsia nxjerr detaje të reja

    Raporti paraprak i autopsisë për sulmuesin e Tenerifes, Jesus de Miguel, ka zbuluar se shkaku i vdekjes së tij dyshohet të jetë një traumë aksidentale në gjoks, e shkaktuar gjatë përplasjes me portierin e Andorrës, Jesus Owono.

    Futbollisti 30-vjeçar, i cili ndërroi jetë të martën në mëngjes pas disa orësh në kujdes intensiv, do të përcillet sot (e enjte) për në banesën e fundit në Navahermosa, vendlindjen e prindërve të tij pranë Toledos.

    Gjetjet paraprake janë përgatitur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore në Santa Cruz de Tenerife dhe i janë dorëzuar gjyqtares Eva Esther Juarez Fernandez, e cila është përgjegjëse për drejtimin e hetimeve, raportojnë mediat spanjolle.

    Sipas raportit, vdekja e De Miguelit është në përputhje me një traumë aksidentale në gjoks, si pasojë e kontaktit fizik me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë ndeshjes së zhvilluar të hënën.

    Megjithatë, përfundimet e autopsisë nuk janë ende përfundimtare. Autoritetet janë në pritje të rezultateve të analizave shtesë mjekësore dhe ekzaminimeve të tjera, përfshirë skanimin CT të realizuar në spitalin Nuestra Senora de la Candelaria, ku sulmuesi ndërroi jetë të martën rreth orës 08:00.

    Ndërkohë, Departamenti i Vrasjeve i Policisë Kombëtare Spanjolle ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie. Hetuesit po analizojnë jo vetëm përplasjen në fushë, por edhe ndërhyrjen dhe ndihmën mjekësore që futbollisti mori pas rrëzimit në stadiumin Heliodoro Rodriguez Lopez.

    Sipas raportit të gjyqtares, portieri Owono kishte përdorur forcë të tepruar gjatë duelit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq. Ndeshja mes Tenerifes dhe Andorrës u ndërpre përfundimisht në rezultatin 2-2.

    Tashmë, hetimet dhe ekspertiza përfundimtare mjeko-ligjore pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike dhe të përcaktojnë nëse ekziston përgjegjësi nga ndonjëra palë.

    Detajet e plota të raportit po mbahen konfidenciale nga autoritetet, me qëllim respektimin e privatësisë së futbollistit dhe familjes së tij.

  • Driton Kuka ngre alarmin për sportin kosovar: Aspak nuk kemi ecur përpara

    Driton Kuka ngre alarmin për sportin kosovar: Aspak nuk kemi ecur përpara

    Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen dhe zhvillimin e sportit në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje progresin e arritur ndër vite dhe perspektivën e vendit drejt Lojërave Olimpike “Los Angeles 2028”.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuka ka kritikuar mungesën e një strategjie të mirëfilltë për zhvillimin e sportit, duke theksuar se, sipas tij, Kosova nuk ka shënuar përparimin e duhur që nga pjesëmarrja e parë në Lojërat Olimpike.

    Ai ka shprehur bindjen se në Olimpiadën e vitit 2028 numri i sportistëve të zhvilluar në vend që do të arrijnë të kualifikohen do të jetë mjaft i vogël, duke përmendur tre apo katër garues nga xhudoja dhe një nga boksi.

    Kuka ka theksuar gjithashtu se natyralizimi i sportistëve nuk mund të konsiderohet sukses i punës së federatave apo institucioneve sportive, pasi prioritet duhet të jetë krijimi dhe zhvillimi i sportistëve vendorë.

    Një tjetër çështje që e shqetëson trajnerin e njohur është rreziku që talentët e rinj, të cilët kanë treguar rezultate premtuese në grupmoshat e tyre, të mos arrijnë nivelin elitar. Ai ka përmendur edhe atletin Ramadani si një prej talenteve që duhet të marrë vëmendjen dhe mbështetjen e duhur.

    Në reagimin e tij, Kuka ka kritikuar edhe fokusin e institucioneve sportive në organizimin e garave, duke vlerësuar se prioritet duhet të jenë rezultatet dhe përgatitja e sportistëve për arenën ndërkombëtare.

    Në fund, ai ka bërë thirrje për krijimin e një ekipi njerëzish me integritet dhe profesionalizëm, të cilët do të hartonin një strategji konkrete për të ardhmen e sportit kosovar.

    Sipas Kukës, është e domosdoshme që Kosova të nisë sa më shpejt punën për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm sportiv, në mënyrë që në Los Angeles 2028 të mos mbështetet vetëm te sukseset e deritanishme, por të prezantohet me një gjeneratë të re sportistësh të përgatitur në vend.