ATV

Category: Sport

  • Merr fund aventura e Bodo Glimt-Sporting Lisbon’s përmbys gjithçka dhe kalon në çerekfinale

    Merr fund aventura e Bodo Glimt-Sporting Lisbon’s përmbys gjithçka dhe kalon në çerekfinale

    Sporting Lisbona ka përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë kundër Bodo Glimt,duke e deklasuar ekipin norvegjez 5:0 pas vazhdimeve teksa rezultati nga të dyja ndeshjet ishte 5:3.

    Inacio në minutën e 34-të shënoi për 1:0,që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë Sporting vazhdoi dominimin,dhe në minutën e 61-të Goncalves realizoi për 2:0.

    Suarez nga penalltia në minutën e 79-të shënoi nga penalltia,dhe kështu barazoi rezultatin e përgjithshëm në 3:3 që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

    Në 30 minutat e zhvilluara portugezët përmbysën gjithçka,ku Maximiliano Araujo shënoi për 4:0 e më pas Rafael Ferreira Nel vuloi fitoren e Sportingut në 5:0,dhe portugezët në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të takohen me fituesin nga ndeshja Arsenal-Bayer Leverkusen.

  • LAJMI I FUNDIT:Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Prishtinës

    LAJMI I FUNDIT:Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Prishtinës

    Afrim Tovërlani më nuk është trajner i skuadrës së FC Prishtinës.

    Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të bardhëekaltërve,dhe atë pas rezultateve të dobëta ku së fundmi Prishtina pësoi humbje të thellë 3:0 nga Ferizaj në xhiron e 25-të Albi Mall Superligës.

    Përndryshe dorëheqjen e Tovërlanit e ka konfirmuar edhe klubi kryeqytetas në rrjetin social Facebook,dhe pritet që në ditët në vijim FC Prishtina të njoftoj trajnerin e ri.

    Kujtojmë që Afrim Tovërlani u emërua më 25 nëntor të vitit të kaluar në krye të skuadrës së Prishtinës pas largimit të Arsim Thaqit,dhe në 15 ndeshje në të gjitha garat ka një bilanc jo të mirë prej 4 fitoreve,3 barazimeve dhe 8 humbjesh,kurse bardhëekaltërit gjenden në pozitën e 3-të në Albi Mall Superligë me 38 pikë.

  • Probleme të reja për Cristiano Ronaldon-Përplasje mes Al Nassr dhe Federatës Portugeze

    Probleme të reja për Cristiano Ronaldon-Përplasje mes Al Nassr dhe Federatës Portugeze

    Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është vënë në qendër të vëmendjes pas një dëmtimi që mund ta lërë jashtë grumbullimit të radhës me Kombëtarja e Portugalisë në fund të muajit mars.

    Sulmuesi 41-vjeçar nuk ka zbritur në fushë që nga 28 shkurti, kur pësoi një dëmtim në kofshën e pasme në përballjen ndaj Al-Fayha, dhe deri më tani nuk është rikthyer ende në stërvitje.

    Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, konfirmoi pas fitores bindëse 5-0 ndaj Al-Khaleej se rikthimi i Ronaldos dhe i Sadio Mané pritet vetëm pas pushimit ndërkombëtar.

    “Cristiano Ronaldo dhe Mané duhet të kthehen pas pushimit ndërkombëtar. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe për fat të keq mungesa e tyre do të jetë e zgjatur”, deklaroi tekniku portugez.

    Megjithatë, në kampin e Kombëtarja e Portugalisë shpresojnë që kapiteni të rikuperohet më shpejt, pasi konsiderohet element kyç për ndeshjet miqësore ndaj Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të planifikuara për më 29 mars dhe 1 prill.

    Sipas mediave portugeze, mungesa e tij mund të ketë ndikim të madh edhe financiar. Federata Portugeze e Futbollit rrezikon të humbasë deri në 20% të të ardhurave nga këto ndeshje, për shkak të mungesës së yllit kryesor.

    Edhe pse në aspektin sportiv Portugalia ka alternativa në repartin ofensiv, ndikimi i Cristiano Ronaldo në aspektin mediatik dhe financiar mbetet i pazëvendësueshëm.

    Në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, Portugalia është shortuar në Grupin K së bashku me Kolumbia, Uzbekistani dhe një skuadër që do të vijë nga play-off-i ndërkontinental.

  • Leao drejt largimit, Milani gjen zëvendësuesin e tij në Bundesliga

    Leao drejt largimit, Milani gjen zëvendësuesin e tij në Bundesliga

    Forma jo e qëndrueshme dhe tensionet brenda skuadrës kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Rafael Leão te AC Milan.

    Sulmuesi portugez, i konsideruar si një nga yjet kryesorë të skuadrës, nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë këtë sezon, sidomos pas ndryshimeve taktike nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili e ka aktivizuar në një rol më pak të natyrshëm për të.

    Situata u tensionua edhe më shumë në humbjen 1-0 ndaj Lazio, ku Leão pati një paraqitje të dobët dhe u zëvendësua në minutën e 67-të. Reagimi i tij pas zëvendësimit, duke dalë nga fusha me ngadalësi dhe duke refuzuar të përshëndesë trajnerin – ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.

    Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta për 26-vjeçarin në muajt e ardhshëm. Edhe pse klauzola e tij e lirimit është 170 milionë euro, një marrëveshje mund të arrihet për një shumë më të ulët përmes negociatave.

    Ndërkohë, “Rossonerët” kanë nisur kërkimet për një zëvendësues të mundshëm dhe një nga emrat që po konsiderohet është Antonio Nusa i RB Leipzig.

    20-vjeçari norvegjez ka treguar potencial të madh këtë sezon, duke regjistruar 3 gola dhe 3 asistime në 27 paraqitje zyrtare. Ai konsiderohet një profil i ngjashëm me Leãon për shkak të aftësive në driblim dhe shpejtësisë.

    Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 35 milionë euro, ndërsa Leipzig e kishte transferuar nga Club Brugge në vitin 2024 për 21 milionë euro.

  • E ardhmja e Rafael Leao te Milani në balancë, klubit i shfaqet një zëvendësues i mundshëm

    E ardhmja e Rafael Leao te Milani në balancë, klubit i shfaqet një zëvendësues i mundshëm

    E ardhmja e Rafael Leão te AC Milan me ndryshimet taktike të trajnerit Massimiliano Allegri, i cili e ka vendosur shpesh në një rol më pak të natyrshëm për të.

    Situata u tensionua edhe më tej gjatë humbjes 1-0 ndaj Lazio, ku Leao u aktivizua pa ritëm dhe u zëvendësua në minutën e 67-të. Reagimi i tij, duke dalë nga fusha ngadalë dhe pa përshëndetur trajnerin, ka ndezur spekulimet për një largim të mundshëm.

    Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Milani është i gatshëm të shqyrtojë ofertat për 26-vjeçarin gjatë merkatos së ardhshme. Edhe pse klauzola e tij e lirimit arrin 170 milionë euro, një marrëveshje mund të arrihet për një shumë më të ulët përmes negociatave.

    Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit kanë nisur kërkimet për një zëvendësues të mundshëm, me emrin e Antonio Nusa nga RB Leipzig milionë euro. Leipzig e kishte transferuar atë nga Club Brugge në vitin 2024 për 21 milionë euro.

  • Drenica triumfon në spektakël golash ndaj Malishevës, fitore e rëndësishme 4-2

    Drenica triumfon në spektakël golash ndaj Malishevës, fitore e rëndësishme 4-2

    Drenica ka marrë një fitore të vlefshme në shtëpi, duke mposhtur Malisheva me rezultat 4-2 në një ndeshje të mbushur me ritëm dhe emocione, në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollit kosovar.

    Vendasit e nisën më mirë takimin dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 33-të, kur Igball Jashari finalizoi një aksion të bukur për epërsinë 1-0.

    Megjithatë, mysafirët reaguan në fund të pjesës së parë, duke barazuar shifrat në kohën shtesë me golin e Diattas për 1-1.

    Pjesa e dytë solli më shumë dramë dhe gola. Drenica riktheu avantazhin në minutën e 76-të, sërish përmes Jasharit që realizoi golin e tij të dytë personal për 2-1. Vetëm katër minuta më vonë, skuadra vendase thelloi epërsinë, kur Kreshnik Uka shënoi për 3-1.

    Malisheva nuk u dorëzua dhe ngushtoi rezultatin në 3-2 në minutën e 83-të, duke rihapur ndeshjen, por shpresat e tyre u shuan në fund, kur Andi Veliqi vulosi fitoren me golin e katërt për Drenicën.

    Me këtë sukses, Drenica ngjitet në kuotën e 25 pikëve duke mbajtur vendin e nëntë në tabelë, ndërsa Malisheva mbetet në pozitën e katërt me 37 pikë.

  • Ferizaj “shpartallon” Prishtinën, triumf bindës 3-0 në shtëpi

    Ferizaj “shpartallon” Prishtinën, triumf bindës 3-0 në shtëpi

    Ferizaj ka vazhduar serinë pozitive, duke regjistruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Prishtina në një përballje ku vendasit shkëlqyen nga fillimi deri në fund.

    Të njohur si “Ujqit”, futbollistët e Ferizajt dominuan lojën dhe me një paraqitje të organizuar e plot ritëm arritën të sigurojnë tri pikë të merituara para tifozëve të tyre.

    Goli i parë erdhi në momentet e fundit të pjesës së parë, pas një aksioni të bukur kolektiv. Qlirim Avdulli shërbeu saktë për Ade Oguns, i cili nga afërsia nuk gaboi për ta kaluar Ferizajn në epërsi 1-0.

    Me këtë avantazh minimal u mbyllën 45 minutat e para, ndërsa pjesa e dytë nisi sërish në favor të vendasve. Një kundërsulm i shpejtë u konkretizua nga Erion Sadriu që asistoi për Ruben Silva-Richards, i cili dyfishoi rezultatin në 2-0.

    Në minutat e fundit, Ferizaj vulosi fitoren me golin e tretë, ku realizator ishte Jakup Berisha, duke e bërë edhe më bindëse epërsinë e skuadrës së tij.

    Pas kësaj fitoreje, Ferizaj ngjitet në vendin e tetë me 29 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Ferizaj do të luajë sërish në shtëpi ndaj Drenica, ndërsa Prishtina do të përballet me Ballkani në një sfidë tjetër interesante.

  • Të shtunën shpallet lista e Shqipërisë

    Të shtunën shpallet lista e Shqipërisë

    FSHF-ja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se lista për ndeshjen ndaj Polonisë do të zbulohet të shtunën, më 21 mars nga ora 10:00.

    Po në të njëjtën datë, trajneri Sylvinho do të mbajë një konferencë për media, shkruan Indeksonline

    Seanca e parë stërvitore do të mbahet më 23 mars.

    Kurse ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet, më 26 mars nga ora 20:45.

  • Hansi Flick drejt vazhdimit të suksesit te Barcelona, kontrata pritet të zgjatet deri në 2028

    Hansi Flick drejt vazhdimit të suksesit te Barcelona, kontrata pritet të zgjatet deri në 2028

    Trajneri gjerman Hansi Flick është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij të suksesshme me FC Barcelona, pasi klubi katalanas ka arritur tashmë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij.

    E ardhmja e Flick ishte për një kohë të lidhur ngushtë me zhvillimet në kryesinë e klubit, por gjithçka u qartësua pas rizgjedhjes së Joan Laporta në postin e presidentit. Me vazhdimin e mandatit të tij, u konfirmua edhe besimi i plotë ndaj teknikut gjerman.

    Në një deklaratë për RAC1, Laporta bëri të ditur se rinovimi është çështje kohe:

    “Shumë shpejt do ta bëjmë zyrtare zgjatjen e kontratës me Flick. Marrëveshja do të jetë edhe për një sezon shtesë, deri në vitin 2028”.

    Kontrata aktuale e trajnerit ishte e vlefshme deri në vitin 2027, por palët kanë arritur mirëkuptim të shpejtë dhe pa komplikime për vazhdimin e bashkëpunimit.

    “Hansi tashmë ka rënë dakord, ai është shumë i lumtur këtu,” shtoi Laporta, duke nënvizuar harmoninë mes trajnerit dhe klubit.

    Që nga marrja e drejtimit të Barcelonës në vitin 2024, Flick ka sjellë rezultate mbresëlënëse, duke fituar titullin në La Liga dhe duke shtuar edhe tre trofe të kupave vendase, duke rikthyer shkëlqimin në “Camp Nou”.

  • Zabërgja ftohet nga Kosova për sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë

    Zabërgja ftohet nga Kosova për sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë

    Klubi ukrainas Metalist 1925 ka konfirmuar se sulmuesi kosovar Baton Zabërgja është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakia.

    Kosova do të përballet në transfertë me Sllovakinë më 26 mars, në kuadër të fazës play-off për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Kjo ndeshje konsiderohet vendimtare për “Dardanët”, të cilët synojnë një hap të madh drejt kualifikimit historik.

    Ftesat për lojtarët tashmë kanë nisur të shpërndahen, ndërsa një nga emrat e parë në listë është Zabërgja, i cili po kalon një formë të mirë me klubin e tij në Ukrainë.

    Në njoftimin zyrtar, Metalist 1925 bëri të ditur:

    “Sulmuesi i ‘Metalista 1925’, Baton Zabergja, është thirrur në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjen e playoff-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026”.

    Tutje, klubi theksoi se nëse Kosova arrin të kalojë këtë fazë, më 31 mars mund të përballet me fituesin e çiftit mes Turqia dhe Rumania.

    Ky zhvillim vjen si një lajm i mirë për Kombëtaren kosovare, që po përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme në rrugëtimin e saj ndërkombëtar.