ATV

Category: Sport

  • Champions League rikthehet me super-sfida vendimtare për çerekfinale

    Champions League rikthehet me super-sfida vendimtare për çerekfinale

    Liga e Kampionëve rikthehet sonte me katër përballje vendimtare të fazës së së tetës së finales, ku pritet të mësohen skuadrat e para që do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale. Emocione të mëdha, presion maksimal dhe shumë dilema mbeten ende të hapura në disa prej dueleve më interesante të këtij edicioni.

    Vëmendja kryesore do të jetë në “Etihad Stadium”, ku Manchester City përballet me Real Madrid. Anglezet ndodhen përballë një misioni tepër të vështirë, pasi janë mposhtur 0:3 në ndeshjen e parë në Madrid. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të synojë një përmbysje historike, ndërsa madrilenët, të udhëhequr nga Álvaro Arbeloa, vijnë si favoritë të mëdhenj për kualifikim. Në formë të shkëlqyer mbetet Federico Valverde, ndërsa rikthimi i Kylian Mbappé është një tjetër armë e fortë për spanjollët.

    Në Londër, Arsenal pret Bayer Leverkusen pas barazimit 1:1 në takimin e parë. “Topçinjtë”, nën drejtimin e Mikel Arteta, konsiderohen favoritë falë stabilitetit të treguar këtë sezon, por gjermanët mbeten një kundërshtar i rrezikshëm dhe synojnë surprizën.

    Një tjetër sfidë e zjarrtë zhvillohet po ashtu në Londër, ku Chelsea përballet me Paris Saint-Germain. Francezët kanë epërsinë e madhe 5:2 nga ndeshja e parë dhe synojnë ta menaxhojnë atë për të siguruar kalimin tutje. Megjithatë, londinezët shpresojnë të reagojnë para tifozëve të tyre, në një duel që mbetet i hapur për shkak të mungesave në të dy kampet.

    Mbrëmja nis më herët në Portugali, ku Sporting CP përballet me Bodø/Glimt. Norvegjezët kanë befasuar me fitoren 3:0 në ndeshjen e parë dhe janë shumë pranë një kualifikimi historik, ndërsa portugezët do të kërkojnë një rikthim të madh para publikut vendas.

    Tri nga katër ndeshjet e sontme do të nisin nga ora 21:00, ndërsa mbrëmja pritet të sjellë spektakël dhe emocione deri në sekondat e fundit të çdo përballjeje.

  • Verstappen kritikon ashpër rregullat e reja në Formula 1

    Verstappen kritikon ashpër rregullat e reja në Formula 1

    Max Verstappen ka vazhduar me kritikat e tij ndaj zhvillimeve të fundit në Formula 1, duke vënë në pikëpyetje edhe entuziazmin e tifozëve për sezonin aktual, i cili nga shumëkush po konsiderohet më argëtues.

    Katër herë kampioni i botës është shprehur hapur kundër ndryshimeve në rregullore, të cilat kanë prekur si shasinë ashtu edhe “power unit”-in, duke rritur ndjeshëm varësinë nga energjia elektrike gjatë garave.

    Sipas pilotit të Red Bull, roli gjithnjë e më i madh i baterisë në Çmimet e Mëdha po e largon sportin nga thelbi i tij, duke e bërë atë më pak të natyrshëm dhe më pak konkurrues. Ai madje e krahasoi këtë qasje me një version të ekzagjeruar të Formula E.

    Verstappen nuk i kurseu as tifozët që e shohin këtë ndryshim si pozitiv, duke theksuar se një pjesë e tyre nuk e kuptojnë vërtet se çfarë përfaqëson gara në thelb. Ai shtoi se përvoja aktuale në pistë nuk i duket aspak tërheqëse dhe se dinamika e garës ka humbur autenticitetin që e karakterizonte më parë këtë sport

    Piloti holandez e përshkroi situatën si të krahasueshme me një lojë arcade, duke nënvizuar se kjo nuk reflekton më realitetin dhe sfidën e vërtetë të Formula 1.

  • ​Arsenal pret Leverkusen në një duel vendimtar, ky është formacioni i mundshëm

    ​Arsenal pret Leverkusen në një duel vendimtar, ky është formacioni i mundshëm

    Arsenal pret Bayer Leverkusen sot më 17 mars 2026, në “Emirates Satdium” për ndeshjen e dytë të fazës së 16-të në kuadër të Ligës së Kampionëve. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në BayArena, të dy skuadrat kërkojnë kualifikimin në çerekfinale.

    Arsenal pret Bayer Leverkusen sot më 17 mars 2026, në “Emirates Satdium” për ndeshjen e dytë të fazës së 16-të në kuadër të Ligës së Kampionëve. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në BayArena, të dy skuadrat kërkojnë kualifikimin në çerekfinale.

    Takimi i parë në Gjermani u mbyll 1-1, ku Robert Andrich shënoi për Leverkusen në pjesën e dytë, derisa Kai Havertz barazoi në minutat e fundit me penallti për Arsenalin, duke e bërë rezultatin të barabartë para ndeshjes së kthimit.

    Arsenal është favoritë i lehtë për të kaluar raundin, pasi kanë një rekord të fortë në shtëpi këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe janë duke e udhëhequr kampionatin anglez me një formë dominuese.

    Ndërkohë Leverkusen vjen si një skuadër e fortë dhe kërcënuese, por duhet të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme për të kaluar më tej.

    Arsenal do të luajë pa kapitenin Martin Odegaard për shkak të një dëmtimi, ndërsa disa lojtarë të tjerë janë në rikuperim, derisa Leverkusen gjithashtu ka mungesa, por trajneri i tyre beson se skuadra mund të shfrytëzojë shanset e veta.

    Formacionet e mundshme:

    Arsenal (4-2-3-1): Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapié; Zubímendi, Rice; Saka, Eze, Martinelli, Gyökeres.

    Bayer Leverkusen (3-4-2-1): Blaswich; Quansah, Andrich, Tapsoba; Poku, Palacios, García, Grimaldo; Tillmann, Hofmann; Schick.

    Ndeshja Arsenal kundër Bayer Leverkusen do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 21:00.

  • ​Nesër vendoset gurthemeli i Kompleksit Sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”

    ​Nesër vendoset gurthemeli i Kompleksit Sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”

    Në Pejë do të mbahet nesër ceremonia e vendosjes së gurthemelit të Kompleksit Sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e sportit në vend. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Qendrës Nacionale të Xhudos dhe do të nisë në orën 09:00.

    Në Pejë do të mbahet nesër ceremonia e vendosjes së gurthemelit të Kompleksit Sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e sportit në vend. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Qendrës Nacionale të Xhudos dhe do të nisë në orën 09:00.

    Në ceremoninë hapëse fjalë mirëseardhëse do të mbajë presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka. Më pas, të pranishmëve do t’u drejtohet kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka.

    Sipas agjendës, ceremonia e vendosjes së gurthemelit do të zhvillohet nga ora 09:20 deri në 09:30, duke shënuar fillimin zyrtar të punimeve për këtë kompleks sportiv.

    Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë institucionalë, përfshirë ministrin e Rinisë dhe Sportit Blerim Gashani, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, zëvendësministren e Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv në Agjencinë e Sportit Fidan Shatri.

     

  • Fitore të rëndësishme në NBA, Lakers vazhdojnë serinë pozitive

    Fitore të rëndësishme në NBA, Lakers vazhdojnë serinë pozitive

    Los Angeles Lakers vazhduan serinë e tyre të shkëlqyer në NBA, duke mposhtur Houston Rockets me rezultat 100:92 në Toyota Center dhe duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi.

    Figura kryesore e ndeshjes ishte Luka Dončić, i cili realizoi 36 pikë dhe po vazhdon të tregojë një formë mbresëlënëse, ndoshta më të mirën në karrierën e tij.
    Ai gjithashtu arriti një tjetër moment historik, duke kaluar shifrën e 14,700 pikëve në moshën 27 vjeç e 16 ditë, çka e vendos të tretin në listën e lojtarëve më të rinj që kanë arritur këtë kuotë, pas vetëm LeBron James dhe Kevin Durant.
    Mbështetje të rëndësishme për Lakers dha edhe LeBron James me 18 pikë, ndërsa te Rockets u dallua Jabari Smith Jr. me 22 pikë.

    Në renditjen e Konferencës Perëndimore, Lakers mbajnë vendin e tretë me bilanc 43 fitore dhe 25 humbje, ndërsa Houston pozicionohet i katërti me rekord 41-26.

    Ndërkohë, në një tjetër ndeshje, Boston Celtics mposhtën Phoenix Suns me rezultat 120:112 në TD Garden.
    Jayson Tatum dhe Derrick White, të dy me nga 21 pikë, arritën t’i japin fitore skuadrës së tyre.
    Te Suns u dallua Devin Booker me 40 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
    Celtics renditen të dytët në Konferencën e Lindjes, derisa Suns në pozitën e shtatë në Perëndim.

    Golden State Warriors është këndellur me fitore, pasi mundi Washington Wizards me rezultat 125-117.
    Kristaps Porziņģis udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 30 pikë, derisa De’Anthony Melton shtoi 27 sosh.
    Te skuadra humbëse u dalluan Bilal Coulibaly, Will Riley dhe Trae Young me nga 21 pikë.
    Warriors renditen në vendin e nëntë në Perëndim, derisa Wizards në pozitën e 14 në Lindje.

  • ​Manchester City beson te përmbysja e Real Madridit

    ​Manchester City beson te përmbysja e Real Madridit

    Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, ka deklaruar se skuadra e tij ende beson në një rikthim të madh përballë Real Madrid, pavarësisht disavantazhit të madh nga ndeshja e parë.

    Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, ka deklaruar se skuadra e tij ende beson në një rikthim të madh përballë Real Madrid, pavarësisht disavantazhit të madh nga ndeshja e parë.

    City u mposht 3-0 nga Real Madridi, në “Santiago Bernabeu”, ku spikati performanca fantastike e Federico Valverde me hat-trick, duke i dhënë avantazh të madh madrilenëve.

    Ndërkohë, Bernardo Silva theksoi se në futboll gjithçka është e mundur dhe skuadra angleze nuk ka ndërmend të dorëzohet.

    “Do të jetë shumë e vështirë, por nëse jemi në nivelin tonë, atëherë e dimë që gjithçka mund të ndodhë” – u shpreh Silva.

    Mesfushori portugez premtoi se ekipi i tij City do të luftojë deri në fund për të përmbysur rezultatin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

    Real Madrid, nga ana tjetër mbetet favorit i madh për të kaluar më tej, duke qenë se historikisht është shumë i fortë në kompeticionet evropiane dhe rallë humbet avantazhe të tilla.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet sonte në Angli, në stadiumin “Etihad Stadium”, me fillim nga ora 21:00.

  • A po ia vjedh Kosova Zvicrës një kampion të Thunit si Valmir Matoshi?

    A po ia vjedh Kosova Zvicrës një kampion të Thunit si Valmir Matoshi?

    Valmir Matoshi (22 vjeç) është një nga fytyrat e ngritjes meteorike të Thun. Pavarësisht performancave të forta, ai nuk ka dëgjuar ende asgjë nga Murat Yakin.

    Titulli kampion për FC Thun po afrohet gjithnjë e më shumë dhe duket të jetë thjesht një formalitet. Ekipi i Bernese Oberland ka nevojë vetëm për katër fitore të tjera në tetë ndeshjet e mbetura për të siguruar titullin.

    Megjithatë, nëse rivali i tyre i vetëm i mbetur, St Gallen, humb pikë, Thun mund të festojë edhe para se liga të ndahet në fillim të prillit.

    Me Ethan Meichtry (20 vjeç) dhe Valmir Matoshin (22 vjeç), liderët sensacionalë të Superligës së Zvicrës kanë dy talentë të vërtetë vendas të Thunit si titullarë të rregullt. Matoshi, në veçanti, ka lindur në Thun dhe ka qenë me ekipin që nga niveli U11. Suksesi historik i afërt i klubit është për këtë arsye edhe më i veçantë për të.

    “Është e pabesueshme dhe pothuajse e pamundur ta shprehësh me fjalë”, ka thënë fillimisht Matoshi për 20 Minuten pas fitores 5-1 të Thun kundër Grasshoppers.

    “Kam qenë me klubin për 12 vjet tani, kjo do të thotë shumë për mua”, shtoi ai, pa përmendur në mënyrë eksplicite titullin e kampionatit.

    Murat Yakin do të duhet të shpallë skuadrën e tij për ndeshjet miqësore kundër Norvegjisë dhe Gjermanisë të enjten e ardhshme.

    Me pesë gola dhe katër asistime këtë sezon, mesfushori qendror ka të ngjarë të paktën të ketë rënë në sy të trajnerit të kombëtares, veçanërisht pasi djali i emigrantëve kosovarë mund të largohet ende nga kombëtarja zvicerane.

    Yakin nuk është përgjigjur ende.

    “Jo, nuk kam dëgjuar ende asgjë”, u përgjigj Matoshi kur u pyet nëse Yakin e kishte telefonuar tashmë. Ish-lojtari i Zvicrës U21 theksoi se donte t’i mbante të hapura opsionet e tij në lidhje me të luajturit për Zvicrën ose Kosovën.

    Por, askush nga Kosova nuk e kishte kontaktuar atë, tha Matoshi, i cili tashmë kishte tërhequr vëmendjen e Juventusit të Torinos ndërsa luante në Challenge League.

    Në vjeshtën e vitit 2022, atëherë 19-vjeçari luajti aq mirë në sezonin e tij të parë nën drejtimin e trajnerit Mauro Lustrinelli saqë Juventusi donte ta nënshkruante. Megjithatë, Matoshi refuzoi, ndoshta sepse fillimisht do të ishte menduar vetëm për ekipin e të rinjve të klubit më të mirë italian.

  • Maqedonia e Veriut me 8 shqiptarë për kualifikimet vendimtare të Botërorit 2026

    Maqedonia e Veriut me 8 shqiptarë për kualifikimet vendimtare të Botërorit 2026

    Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Goce Sedloski, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026 në ShBA, përcjell INA.

    Në këtë listë janë përfshirë gjithsej 8 futbollistë shqiptarë, që pritet të jenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në sfidat e ardhshme: Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Imran Fetai, Egzon Bejtullai, Reshat Ramadani, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

    Lista e plotë përfshin tre portierë: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev dhe Damjan Shishkovski.

    Në repartin e mbrojtjes janë ftuar: Gjoko Zajkov, Darko Velkovski, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Andrej Stojçevski, Sebastian Herrera, Nikola Serafimov, Imran Fetai dhe Egzon Bejtullai.

    Në mesfushë janë përzgjedhur: Elif Elmas, Enis Bardhi, Boban Nikolov, Tiho Kostadinov, Reshat Ramadani, Isnik Alimi, Ljupçe Doriev, Luka Stankovski dhe Jani Atanasov.

    Ndërsa në sulm janë përfshirë: Deni Musovski, Enis Rastoder, Bojan Miovski, Darko Çurlinov, Milan Ristovski, Aleksandar Trajkovski dhe Lirim Qamili.

    Në këtë listë spikasin edhe dy debutime, të Deni Musovski dhe Sebastian Herrera, ndërsa në skuadër rikthehet mesfushori Boban Nikolov.

    Me një kombinim të lojtarëve me përvojë dhe prurjeve të reja, përfaqësuesja synon të vazhdojë paraqitjet pozitive dhe të mbajë gjallë ambiciet për kualifikim në Botërorin 2026 në SHBA.

  • Kombëtarja shqiptare pa Rey Manajn për ndeshjen me Poloninë

    Kombëtarja shqiptare pa Rey Manajn për ndeshjen me Poloninë

    Lajme të këqija vijnë nga Turqia dhe më konkretisht nga Sivasspor.

    Rey Manaj pësoi një dëmtim të rëndë ditën e diel në fillimin e ndeshjes së Sivasspor ndaj Umraniyespor me sulmuesin kuqezi që që e la fushën e lojës pas vetëm 7 minutash lojë.

    Rey Manaj iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë të hënë me klubin turk që doli me njoftimin e rëndësishëm, por që e bën trajnerin Sylvinho me dhimbje koke.

    “Rey Manaj: Lojtari ynë është dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i ekzaminimit me rezonancë të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të gradës 3c dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës së majtë“, lexohet në një komunikatë të Sivasspor, përcjell tch.

    Kjo do të thotë se Manaj nuk do të jetë në ndeshjen e 26 marsit me Poloninë për fazën e playoffit të Botërorit të këtij viti dhe me shumë gjasa ka mbyllur edhe sezonin.

    Rey Manaj u kthye te Sivasspor në merkaton e muajit janar.

    Sulmuesi shqiptar për shkak të një problemi fizik nuk ishte aktivizuar në ndeshjen me Hatayspor, por të dielën Sivasspor vendosi ta hedhë në fushën e lojës, një vendim ky që rezultoi i nxituar dhe i gabuar nga ana e klubit turk.

  • ​Chelsea dënohet me mbi 10 milion pound dhe bllokim transferimesh

    ​Chelsea dënohet me mbi 10 milion pound dhe bllokim transferimesh

    Klubi i Chelsea-t është gjobitur me £10.75 milionë dhe i është shqiptuar një bllokim i transferimeve për një vit (i pezulluar për dy vite), pas një hetimi mbi pagesat sekrete të bëra gjatë epokës së Roman Abramovich (2011-2018).

    Sipas Sky Sports, këto parregullsi financiare, që përfshijnë transferime si ato të Eden Hazard dhe Samuel Eto’o, u zbuluan nga pronarët e rinj amerikanë, të cilët i raportuan vetë ato te autoritetet.

    Përveç gjobës, “Blutë” e Londrës kanë marrë edhe një bllokim menjëhershëm 9-muajsh për transferimin e lojtarëve të akademisë.

    Megjithatë, për shkak të “bashkëpunimit të jashtëzakonshëm”, Premier Liga ka vendosur që bllokimi i merkatos së ekipit të parë të mbetet i pezulluar; që do të thotë se Chelsea mund të blejë lojtarë këtë verë, me kusht që të mos kryejë asnjë shkelje tjetër në dy vitet e ardhshme.