ATV

Category: Sport

  • Lionel Messi shënoi golin e 900-të në karrierën e tij

    Lionel Messi shënoi golin e 900-të në karrierën e tij

    Superylli argjentinas, Lionel Messi shënoi golin e 900-të në karrierën e tij të shkëlqyer të mërkurën mbrëma, por nuk mundi ta ndalonte Inter Miamin të eliminohej nga Kupa e Kampionëve CONCACAF për shkak të golave të shënuar si mysafir pas një barazimi 1-1 me Nashville.

    Messit, 38 vjeç, iu deshën vetëm shtatë minuta për të arritur këtë rekord, duke shënuar me qetësi një gol për t’i dhënë Inter Miamit epërsinë 1-0 në ndeshjen eliminatore të garës rajonale të klubeve.

    Por, Cristian Espinoza i Nashville shënoi me shpejtësi një gol barazimi në minutën e 74-të për ta bërë rezultatin 1-1 në total, dhe pasi e mbajtën Miamin në distancë për pjesën e mbetur të ndeshjes, vizitorët nga Tennessee u kualifikuan në çerekfinale me rregullin e golave të shënuar si mysafirë.

    Ky gol e çoi numrin e golave të Messit në 81 sosh për Inter Miamin pas transferimit të tij në Major League Soccer në vitin 2023.

    Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë më parë kishte shënuar 672 gola për gjigantët spanjollë të Barcelonës, 32 gola për Paris Saint-Germain të Francës dhe 115 gola të tjerë ndërkombëtarë për Argjentinën.

    Goli i 900-të i Messit vjen rreth 21 vjet pas golit të tij të parë në futbollin senior, kur shënoi për Barcelonën në një fitore 2-0 ndaj Albacetes në vitin 2005 si një 17-vjeçar i ri.

    Messi, i konsideruar gjerësisht si lojtari më i madh në historinë e futbollit, ka ende shumë punë për të bërë përpara se të arrijë rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldon, yllin 41-vjeçar portugez i cili ka shënuar 965 gola në karrierën e tij.

  • Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para Gjermanisë

    Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para Gjermanisë

    Sulmuesi i Hoffenheimit Fisnik Asllani thotë se me gjithë zemër ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

    Ylli dardan ka dhënë një intervistë të gjatë në podcastin e BILD, ku ndër të tjera foli edhe për vështirësitë që kaloi babai i tij, si dhe lëndimin serioz në gju.

    Asllani shpjegoi se ndihet falënderues ndaj Gjermanisë dhe Federatës gjermane megjithatë vendimi për Kosovën ka qenë i duhuri.

    “Pak pasi iu bashkova ekipit U21 (të Gjermanisë), vendosa me gjithë zemër. Ndjenja më thoshte se të luaj për Kosovën ishte vendimi i duhur”.

    “Jam shumë i afërt me vendlindjen. I kalova të gjitha pushimet verore atje, gjithnjë jemi në Kosovë. Kam shumë familjar aty, por ndihem falënderues ndaj Federatës Gjermane sepse nuk do të isha lojtari që jam këtu nëse Gjermania nuk do të më ndihmonte pavarësisht që në fund vendosa për Kosovën”.

    Asllani ka treguar se babai i tij gjithnjë e ka mbështetur dhe i ka qëndruar pranë pavarësisht vështirësive.

    “Zgjohej në orën katër ose pesë të mëngjesit, voziste mbi një orë dhe pastaj punonte tërë ditën. Niste aq herët për ta përfunduar punën dhe të vinte në stërvitje”.

    “Nga puna vinte direkt në stërvitje më shikonte dhe pastaj e merrnim trenin për në shtëpi. Shkonim në shtëpi rreth orës 9 të mbrëmjes. Nëna e kishte përgatitur darkën, hanim shpejtë, bëja detyrat dhe shkoja në shtëpi, pastaj kjo ndodhte çdo ditë”.

    “Babai gjithnjë më thoshte “Do të jemi me ty në çdo hap, pavarësisht ku shkon do të jemi me ty”. Për mua ishte normale sepse familja gjithnjë ka qenë mbrapa meje”.

    Ndërkohë, Asllani do të tentojë që me yjet e tjerë dardanë ta kualifikojnë Kosovën në Kupën e Botës këtë muaj, ku përballemi me Sllovakinë më 26 mars.

  • Liverpool,Bayern dhe Atletico Madrid çerekfinalistët e rradhës në Champions

    Liverpool,Bayern dhe Atletico Madrid çerekfinalistët e rradhës në Champions

    Janë përcaktuar edhe çerekfinalistët e fundit në Ligën e Kampionëve.

    Liverpool përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Galatasaray-it,duke eliminuar gjigantin turk 4:0 konkretisht 4:1 nga të dy ndeshjet,dhe në çerekfinale do të takohet kundër PSG.

    Bayern kreu detyrën edhe në ndeshjen e dytë ndaj Atalantës 4:1,teksa nga të dy ndeshjet rezultati ishte 10:2 dhe Real Madrid do të jetë kundërshtari i bavarezëve në çerekfinale,kurse Tottenham u eliminua me kokën lartë nga Champions ku mposhti 3:2 Atletico Madridin teksa spanjollët me rezultat të përgjithshëm prej 7:5 kaluan në mesin e 8 ekipeve më të mira më Evropë.

  • Barcelona deklason Newcastle United në shtëpi dhe siguron çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

    Barcelona deklason Newcastle United në shtëpi dhe siguron çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

    Skuadra e Barcelonës ka siguruar fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve,duke elimunuar skuadrën e Neëcastle Unted me rezultat 7:2 konkretisht 8:3.

    Pjesa e parë nisi furishëm për Barcën të cilët në minutën e 6-të shënuan përmes Raphinas në 1:0,por anglezët barazuan përmes Anthony Elanga në 1:1 kur po zhvillohej minuta e 15-të.

    Katalunasit e rikthyen epërsinë përmes Marc Bernal 3 minuta më vonë në 2:1,por Elanga doli sërish në skenë ku realizoi për 2:2 ,dhe kjo ishte e tëra nga ekipi anglez pasi Barca riktheu sërish epërsinë,ku në fund të pjesës së parë Lamine Yamal shënoi nga penalltia në 3:2.

    Pjesa e dytë i takoi krejtësisht katalunasve të cilët shënuan përmes Fermin Lopez në 4:2,teksa Leëandovski në 56-të dhe 61-tën shënoi për 5:2 respektivisht 6:2 kurse rezultatin përfundimtar Barcelona-Newcastle United 5:2 e vulosi Rafinha në minutën e 72-të.

    Barcelona kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku e pret fituesin nga ndeshja Tottenham-Atletico Madrid.

  • E ardhmja e Pep Guardiolës në dyshim pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

    E ardhmja e Pep Guardiolës në dyshim pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

    Pep Guardiola po përballet me një moment të vështirë te Manchester City, pas humbjes së thellë ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve .

    Eliminimi ka ngritur dyshime serioze mbi performancën e skuadrës dhe qasjen taktike të trajnerit katalanas, duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e tij në klub. Sipas mediave, Guardiola pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Cityt për të analizuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm.

    Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, pozita e tij nuk konsiderohet më plotësisht e sigurt. Humbja ndaj Real Madridit ka nxjerrë në pah disa dobësi në lojën e ekipit, sidomos në fazën sulmuese dhe në organizimin taktik.

    Pavarësisht suksesit në Premierligë, kritikat ndaj Guardiolës janë shtuar për shkak të mungesës së rezultateve të qëndrueshme në arenën evropiane. Mediat britanike kanë vënë në dukje menaxhimin e ndeshjes si një nga faktorët kryesorë të eliminimit.

    Në rast të një largimi të mundshëm, emra si Xabi Alonso dhe Enzo Maresca përmenden si kandidatë për ta zëvendësuar.

    Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret pas takimit me drejtuesit dhe reflektimit të vetë Guardiolës mbi të ardhmen e tij te Manchester City, një klub me pritshmëri shumë të larta, veçanërisht në garat evropiane

  • Ndërron jetë Elife Sherifi zëdhënësja e FC Dritës

    Ndërron jetë Elife Sherifi zëdhënësja e FC Dritës

    Klubi kampion i Kosovës FC Drita ka njoftuar vdekjen e Elife Sherifit,e cila ushtronte detyrën e zëdhënëses së klubit.

    Në një postim të bërë në rrjetet sociale klubi gjilanas ka shkruar se Sherifi ishte një puntëore e shquar në fushën e gazetarisë,dhe ishte një tifoze e flaktë e Intelektualëve.

    “Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit, pozitë të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite.

    Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona.”

    Ndërkohë FC Drita ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së Elife Sherifit,duke bërë të ditur se klubi gjilanas qëndron pranë tyre në momentet më të vështira

  • Shkëlqen Hadergjonaj, gol dhe dy asistime në fitoren spektakolare të Alanyasporit

    Shkëlqen Hadergjonaj, gol dhe dy asistime në fitoren spektakolare të Alanyasporit

    Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme duke qenë protagonisti kryesor në fitoren bindëse të Alanyaspor ndaj Kocaelispor me rezultat të thellë 5-0, në kuadër të javës së 27-të të Superliga e Turqisë.

    Hadergjonaj e nisi spektaklin personal në minutën e 26-të, kur realizoi një gol të bukur nga distanca, duke goditur saktë nga rreth 25 metra dhe duke i dhënë epërsinë ekipit të tij. Vetëm pesë minuta më vonë, ai u shndërrua në asistues, duke shërbyer për Hëang Ui-jo, i cili realizoi për 2-0.

    Forma e shkëlqyer e mbrojtësit kosovar vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku ai regjistroi asistimin e dytë në këtë takim, kësaj radhe për Lima, duke kontribuar në golin për 3-0 dhe duke vulosur një mbrëmje të paharrueshme personale.

    Alanyaspori nuk u ndal me kaq, duke shënuar edhe dy gola të tjerë për të kompletuar një fitore të thellë, në një ndeshje ku Hadergjonaj dhe bashkëlojtari i tij nga Kosova, Fidan Aliti, luajtën për 90 minuta të plota.

    Për performancën e tij të jashtëzakonshme, Hadergjonaj u vlerësua si lojtari i ndeshjes nga SofaScore me notën 8.5, duke konfirmuar edhe një herë formën e lartë që po kalon këtë sezon. Në total, ai ka regjistruar 8 gola dhe 8 asistime në të gjitha garat, një statistikë mbresëlënëse për një mbrojtës krahu.

    Me këtë fitore, Alanyaspor ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe renditet në pozitën e 10-të në tabelë, duke marrë frymë më lirshëm në kampionat dhe duke shfaqur sinjale pozitive për vazhdimësinë e sezonit.

  • Bastoni drejt Barcelonës? Ylli i Interit zgjedh katalanasit si destinacionin e ëndrrave

    Bastoni drejt Barcelonës? Ylli i Interit zgjedh katalanasit si destinacionin e ëndrrave

    E ardhmja e Alessandro Bastoni mund të jetë larg Inter gjatë afatit kalimtar veror, teksa interesimi për shërbimet e tij po rritet ndjeshëm nga klubet më të mëdha evropiane.

    Sipas raportimeve nga Diario Sport, mbrojtësi italian i ka dhënë përparësi një transferimi te FC Barcelona, në rast se largohet nga “Nerazzurrët”. Kjo zgjedhje vjen pavarësisht interesimit konkret nga disa klube të mëdha të Premier League.

    Interi, nga ana tjetër, duket i hapur për të dëgjuar oferta për 26-vjeçarin, me një çmim që raportohet të sillet mes 50 dhe 70 milionë euro. Ulja e mundshme e kërkesës financiare ka alarmuar disa gjigantë evropianë, por Barcelona mbetet në avantazh falë preferencës së vetë lojtarit.

    Klubi katalanas e ka ndjekur nga afër Bastonin prej kohësh dhe e konsideron atë si objektivin kryesor për të përforcuar repartin defensiv. Drejtuesit e Barcelonës e shohin mbrojtësin italian si profil ideal për sistemin e trajnerit Hansi Flick.

    Aftësitë e Bastonit në ndërtimin e lojës nga prapavija, qetësia me topin dhe leximi i shkëlqyer i lojës e bëjnë atë një kandidat perfekt për stilin e Barcelonës. Për më tepër, fiziku i tij imponues dhe siguria në mbrojtje janë elemente që mund ta kthejnë në një lider të ri të repartit defensiv në “Camp Nou”.

    Barcelona e ka vendosur përforcimin e mbrojtjes si prioritet absolut për këtë verë, madje duke e vendosur përpara transferimit të një sulmuesi. Kjo tregon qartë se klubi është i gatshëm të bëjë një investim të madh për të siguruar shërbimet e Bastonit.

    Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje, por gjithçka tregon se saga e transferimit të Bastonit mund të jetë një nga historitë më të nxehta të merkatos së verës.

  • Superliga e Kosovës ndez garën për titull, fitore të mëdha për Ballkanin, Dritën dhe Gjilanin

    Superliga e Kosovës ndez garën për titull, fitore të mëdha për Ballkanin, Dritën dhe Gjilanin

    Java e 25-të e Superliga e Kosovës ka sjellë ndeshje mjaft interesante dhe rezultate që e mbajnë të hapur garën për titull, me FC Ballkani dhe FC Drita që vazhdojnë të ndajnë kreun e tabelës, ndërsa SC Gjilani afrohet me hapa të sigurt.

    Ballkani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Prishtina e Re me rezultat minimal 1-0. Ndeshja ishte e luftuar, sidomos në pjesën e parë ku munguan rastet konkrete për gol. Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi rritën presionin dhe gjetën golin e fitores në minutën e 67-të përmes Bleart Tolaj. Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan vazhdon të mbajë vendin e parë me 45 pikë.

    Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Drita, e cila në shtëpi mposhti KF Dukagjini me rezultat 2-1, duke u rikthyer te triumfi pas një serie jo të qëndrueshme. Vendasit kaluan në epërsi herët me golin e Besnik Krasniqi në minutën e 12-të, ndërsa mysafirët barazuan nëpërmjet Hekuran Berisha në minutën e 34-të. Golin vendimtar për Dritën e realizoi Veton Tusha në minutën e 63-të, duke i siguruar ekipit tri pikë të arta. Drita mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

    Ndërkohë, Gjilani ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim ndaj KF Llapi me rezultat 3-2 në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Ndeshja nisi me golin e Oltion Bilalli për mysafirët, ndërsa vendasit barazuan përmes Edon Sadriu. Në pjesën e dytë, Gjilani tregoi më shumë konkretizim duke realizuar me Senad Jarovic nga penalltia dhe Blerind Morina, ndërsa Llapi vetëm sa ngushtoi rezultatin në fund me golin e Muhamet Hyseni. Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në vendin e tretë me 39 pikë.

    Pas këtyre rezultateve, gara për titull mbetet shumë e fortë mes Ballkanit dhe Dritës, ndërsa Gjilani mbetet në ndjekje. Xhiroja e ardhshme pritet të sjellë përballje vendimtare, ku çdo pikë mund të jetë përcaktuese në luftën për kreun e tabelës.

  • Milani rikthen në radar Mateo Reteguin, Tare nis lëvizjet për sulmuesin e ri të sezonit të ardhshëm

    Milani rikthen në radar Mateo Reteguin, Tare nis lëvizjet për sulmuesin e ri të sezonit të ardhshëm

    AC Milan ka nisur përgatitjet për merkaton verore, me synimin kryesor për të përforcuar repartin ofensiv para sezonit 2026/27. Në qendër të vëmendjes është rikthyer emri i Mateo Retegui, një objektiv i vjetër i kuqezinjve.

    Sipas raportimeve nga Tuttosport, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zhvilluar një takim me Alessandro Moggi, një nga përfaqësuesit e sulmuesit italian. Ky takim konsiderohet si një sinjal i qartë se klubi po eksploron seriozisht mundësinë e transferimit të Reteguit gjatë verës.

    Sulmuesi aktualisht është pjesë e Al-Qadisiya, ku u transferua verën e kaluar nga Atalanta për një shumë rreth 70 milionë euro. Megjithatë, pavarësisht këtij investimi të madh, klubi saudit mund të jetë i hapur për shitjen e tij për një shifër më të ulët, që sipas burimeve varion nga 45 deri në 50 milionë euro.

    Retegui po kalon një sezon të mirë në aspektin individual, duke realizuar 15 gola në 25 paraqitje. Forma e tij e mirë e ka bërë atë një nga pikat kyçe edhe te përfaqësuesja e Italisë, ku është golashënuesi më i mirë nën drejtimin e trajnerit Gennaro Gattuso.

    Megjithatë, një pengesë e madhe për transferimin mbetet paga e tij aktuale. Retegui përfiton rreth 16 milionë euro në sezon, një shifër që Milani nuk është i gatshëm ta përballojë. Sipas raportimeve, klubi italian mund t’i ofrojë një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031 me një pagë rreth 5 milionë euro në vit, çka nënkupton se lojtari do të duhet të bëjë një sakrificë të konsiderueshme financiare për t’u rikthyer në Europë.

    Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera në sulm. Një tjetër emër në listën e dëshirave është Moise Kean, aktualisht pjesë e ACF Fiorentina, i cili po ndiqet nga afër si një opsion i mundshëm për të përforcuar vijën e parë.

    Situata mbetet e hapur dhe shumëçka pritet të varet nga zhvillimet në muajt në vijim, por është e qartë se Milani po përgatit një verë të nxehtë në merkato, me synimin për të ndërtuar një skuadër më konkurruese në Itali dhe në Europë.