ATV

Category: Sport

  • Stërvitja e fundit e Kosovës për Turqinë, “Dardanët” gati për ndeshjen vendimtare në Fadil Vokrri

    Stërvitja e fundit e Kosovës për Turqinë, “Dardanët” gati për ndeshjen vendimtare në Fadil Vokrri

    Kombëtarja e Kosovo ka përfunduar stërvitjen e fundit përpara finales vendimtare të “play-off”-it për FIFA World Cup 2026 ndaj Turqisë, një sfidë që premton emocione të mëdha dhe një mundësi historike për “Dardanët”.

    Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët e Kosovës zhvilluan një seancë intensive, ku fokusi ishte jo vetëm tek aspekti fizik, por edhe taktika dhe përgatitja psikologjike për një ndeshje që mund të shënojë një pikë kthese në historinë e futbollit kosovar. Ushtrimet e parapara taktike u realizuan me përkushtim maksimal, duke treguar përgatitjen e lartë dhe vendosmërinë e skuadrës.

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) publikoi në rrjetin social “Facebook” një seri fotografish nga stërvitja, duke dhënë një pasqyrë të atmosferës pozitive dhe energjisë që mbretëron brenda grupit. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në sfidën e nesërme në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në orën 20:45.

    Atmosfera në ekip është e lartë dhe besimi tek një paraqitje e shkëlqyer duket i palpueshëm. Futbollistët e Kosovës pritet të ndihen edhe më të motivuar nga përkrahja e jashtëzakonshme e tifozëve, të cilët do të jenë një shtysë shtesë në këtë duel historik.

    Ky takim është më shumë se një ndeshje miqësore apo finale play-off, ai përfaqëson mundësinë e Kosovës për të bërë historinë dhe për të arritur një kualifikim që do të mbetet në kujtesën e të gjithë qytetarëve. Në këtë sfidë vendimtare, çdo pasim, çdo goditje dhe çdo mbrojtje do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme, duke shndërruar “Fadil Vokrrin” në një arenë të tensionuar dhe emocionuese.

    Përzgjedhësi Franco Foda ka besim te skuadra dhe thekson se përqendrimi dhe disiplinimi taktiko-fizik do të jenë çelësat për suksesin e nesërm. Tani, gjithçka varet nga ekzekutimi në fushë dhe energjia e “Dardanëve”, të cilët synojnë të bëjnë krenar çdo tifoz dhe të shkruajnë një faqe të re në historinë e futbollit

  • Shqipëria përballet me mungesa të rëndësishme në miqësoren ndaj Ukrainës, Muçi dhe Asani jashtë ekipit

    Shqipëria përballet me mungesa të rëndësishme në miqësoren ndaj Ukrainës, Muçi dhe Asani jashtë ekipit

    Trajneri i Kombëtarës Shqipëtare në futboll, Sylvinho, do të përballet me mungesa të rëndësishme në ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që zhvillohet nesër në Valencia, me fillim në orën 20:45.

    Sulmuesi Ernest Muçi nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore, pasi ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Ai është nënvlerësuar me rezonancë magnetike dhe nuk do të jetë i gatshëm për përballjen kundër Ukrainës.

    Edhe mesfushori Jasir Asani mungoi në stërvitje për shkak të një goditjeje në gjurin e djathtë gjatë seancës së djeshme. Stafi mjekësor po monitoron gjendjen e tij dhe do të vendosë para ndeshjes nëse mund të rikuperojë.

    Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Valencia, duke u përgatitur për këtë sfidë miqësore që do të shërbejë si test para sfidave zyrtare në vijim.

  • Mbappé: Bayern në super formë, por vetëm Real Madrid mund ta ndalë

    Mbappé: Bayern në super formë, por vetëm Real Madrid mund ta ndalë

    Sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappé, ka folur me shumë besim për përballjen ndaj Bayern Munich në UEFA Champions League, duke e bërë të qartë se synimi i tij është fitimi i trofeve me klubin madrilen.

    “Dua të fitoj me Realin. Jemi ende në garë për ta fituar La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh fillimisht francezi.

    Ai nuk hezitoi ta vlerësojë kundërshtarin, duke theksuar formën e mirë të skuadrës gjermane, por njëkohësisht beson te fuqia e ekipit të tij:

    “Bayern është ndoshta skuadra në formën më të mirë në Evropë… Por nëse ka një ekip që mund t’i mposhtë, ai është Real Madrid”.

    Real Madrid vjen në këtë përballje pas eliminimit të Manchester City, duke treguar forcë të madhe në fazën sulmuese.

    Ndërkohë, Kylian Mbappé po kalon një sezon të shkëlqyer, me gola të shumtë në të gjitha garat dhe me paraqitje vendimtare në Champions League, duke qenë një nga armët kryesore të madrilenëve në synimin për trofe.

  • Hadergjonaj beson te Kosova, gati për ta befasuar Turqinë në ndeshjen vendimtare

    Hadergjonaj beson te Kosova, gati për ta befasuar Turqinë në ndeshjen vendimtare

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka shprehur optimizëm para sfidës së rëndësishme ndaj Turqisë, duke theksuar se “Dardanët” janë të gatshëm për një tjetër paraqitje të madhe.

    Futbollisti i Alanyaspor, i cili e njeh mjaft mirë futbollin turk, pranoi cilësinë e kundërshtarit, por nënvizoi se Kosova ka armët e saj për të dalë me rezultat pozitiv. Sipas tij, fakti që ndeshja zhvillohet në Prishtinë dhe përkrahja e tifozëve mund të bëjnë diferencën, por gjithçka duhet dëshmuar në fushë.

    Hadergjonaj vlerësoi se përballja do të jetë e balancuar dhe se përqendrimi maksimal do të jetë vendimtar. Ai theksoi se Kosova mund ta vë në vështirësi Turqinë, sidomos nëse skuadra arrin të ruajë nivelin më të lartë të lojës gjatë gjithë ndeshjes.

    Mbrojtësi kosovar foli edhe për gjendjen brenda ekipit, duke e cilësuar atmosferën si shumë pozitive. Ai shtoi se grupi është i bashkuar dhe se çdo lojtar është i gatshëm të japë maksimumin, pa marrë parasysh rolin në fushë.

    Duke iu referuar rrugëtimit deri në këtë pikë, ai theksoi se arritjet e Kosovës nuk janë të rastësishme, por rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm. Sipas tij, edhe pse ekziston presion, barra më e madhe bie mbi Turqinë, gjë që mund të shfrytëzohet në favor të Kosovës.

    Në fund, Florent Hadergjonaj përmendi edhe lidhjen e tij personale me Turqinë, duke e quajtur atë si një vend të afërt për të, por duke theksuar se prioriteti i tij mbetet gjithmonë Kosova dhe dëshira për ta bërë vendin krenar në një ndeshje kaq të rëndësishme.

  • Nga Bundesliga te gjigantët evropianë, Fisnik Asllani drejt një transferimi të madh në verë

    Nga Bundesliga te gjigantët evropianë, Fisnik Asllani drejt një transferimi të madh në verë

    Sulmuesi nga Kosova Fisnik Asllani po vazhdon të tërheqë vëmendjen në futbollin evropian me paraqitjet e tij mbresëlënëse te TSG Hoffenheim. Forma e tij e lartë këtë sezon nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi disa nga klubet më të mëdha të kontinentit si FC Barcelona, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund po e monitorojnë nga afër.

    Rritja e tij është veçanërisht e dukshme në krahasim me një vit më parë. Në atë kohë, Asllani ishte pjesë e SV Elversberg në Bundesliga 2, duke synuar ngjitjen në elite, një objektiv që nuk u arrit në fund. Megjithatë, vendimi për t’u rikthyer dhe për të qëndruar te Hoffenheimi doli të ishte vendimtar për karrierën e tij.

    Brenda një sezoni, ai arriti të sigurojë vendin e titullarit dhe të shndërrohet në një nga pikat kryesore të sulmit, duke lënë në hije edhe emra si Mërgim Berisha. Statistikat e tij flasin qartë, tetë gola dhe pesë asistime në 26 ndeshje, një kontribut i rëndësishëm për skuadrën gjermane.

    Performanca e tij e mirë nuk është kufizuar vetëm në nivel klubesh. Me Kombëtaren e Kosovës, Asllani është bërë pjesë e rëndësishme e formacionit të trajnerit Franco Foda, duke luajtur përkrah Vedat Muriqi në skemën 3-5-2. Ai ka ndihmuar ndjeshëm ekipin në rrugën drejt një kualifikimi historik në Kupën e Botës 2026.

    Me formën aktuale, pritet që Asllani të vazhdojë si titullar edhe në sfidat e ardhshme, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha mund të konkretizohet gjatë verës, ku përflitet për një transferim që mund të arrijë vlerën 25–30 milionë euro.

  • Ndeshja Kosovë-Turqi e vlefshme edhe në aspektin financiar

    Ndeshja Kosovë-Turqi e vlefshme edhe në aspektin financiar

    Kombëtarja e Kosovës do të presë Turqinë të martën, më 31 mars, nga ora 20:45, në një përballje historike që vlen finalen e “play-off”-it në rrugën drejt Kupës së Botës FIFA 2026.

    Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror.

    Përveç aspektit sportiv dhe historik, në lojë janë edhe përfitime të mëdha financiare. Sipas FIFA-s, çdo përfaqësuese që siguron pjesëmarrjen në Botëror përfiton rreth 9 milionë euro, ose mbi 10 milionë dollarë.

    Për Federatën e Futbollit të Kosovës, kjo do të ishte shuma më e madhe e fituar ndonjëherë, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit vendor – nga infrastruktura, akademitë, deri te përkrahja e klubeve dhe talenteve të rinj.

    Një tjetër faktor i rëndësishëm në këtë duel është edhe avantazhi i fushës vendase. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet një atmosferë elektrizuese nga tifozët dardanë.

    Mbështetja e tyre shpesh ka qenë vendimtare dhe mund të luajë një rol kyç edhe në këtë sfidë. Kosova hyn në këtë ndeshje me besim të madh, pas rezultateve pozitive në fazat e fundit, ndërsa përballë do të ketë një kundërshtar të fortë si Turqia.

  • Oklahoma City Thunder shënon fitore ndaj New York Knikcs-Shai Gilgeous Alexander më efikasi tek kampionët

    Oklahoma City Thunder shënon fitore ndaj New York Knikcs-Shai Gilgeous Alexander më efikasi tek kampionët

    Shai Gilgeous-Alexander shënoi 30 pikë për të udhëhequr Oklahoma City Thunder drejt një fitoreje 111-100 në shtëpi ndaj New York Knicks të dielën në mbrëmje.

     

    Thunder (59-16) kanë fituar 14 nga 15 ndeshjet e tyre të fundit dhe janë zhvendosur 2 ndeshje e gjysmë përpara San Antonios për vendin e parë në Konferencën Perëndimore.

     

    Oklahoma City kryesonte me 11 pikë në fillim të çerekut të katërt pas një serie 10-3,por Knicks e shkurtuan diferencën në 92-91 me një seri 13-3 të tyren.

     

    Pas gjuajtjes me 3 pikë të Alex Caruso për Oklahoma City me 6:20 minuta të mbetura, Gilgeous-Alexander shënoi nëntë pikët e ardhshme të Thunder për t’i ndihmuar ata të zgjerojnë epërsinë.

     

    Gilgeous-Alexander tani ka shënuar 20 ose më shumë pikë në 135 ndeshje radhazi, duke zgjeruar rekordin e tij në NBA.

  • Barcelona po eksploron alternativa për pozitën e krahut të majtë përpara sezonit të ardhshem

    Barcelona po eksploron alternativa për pozitën e krahut të majtë përpara sezonit të ardhshem

    Barcelona po shqyrton mundësi të ndryshme për të forcuar repartin e saj ofensiv dhe për të gjetur një zëvendësues për pozitat e krahut të majtë, pasi që ka shfaqur interes për Marcus Rashford. Megjithatë, transferimi i tij mbetet pa garanci dhe është në pikëpyetje për shkak të kufizimeve financiare të Fair Play-it Financiar.

    Sipas raportimeve të “Sport”, Barcelona është duke monitoruar disa opsione më të përballueshme, pasi kostoja prej 30 milionë eurosh për të blerë Rashford mund të jetë shumë e shtrenjtë për klubin. Rashford ka arritur paraqitje të mira gjatë huazimit, duke kontribuar me gola dhe asistime, por paga e tij e lartë dhe kostoja e përgjithshme e marrëveshjes janë shqetësime të mëdha.

    Ndër alternativat që po shqyrtohen janë Andreas Schjelderup nga Benfica, Víctor Munoz nga Osasuna dhe Jan Virgili nga Mallorca, edhe pse ky i fundit aktualisht nuk është prioritet për Barcelonën. Schjelderup ka bërë një përshtypje të madhe te Barcelona gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kur Benfica fitoi 5-4 ndaj tyre, dhe përfaqësohet nga Rafaela Pimenta, një agjente me lidhje të forta me presidentin Joan Laporta.

    Víctor Munoz është një tjetër opsion, megjithëse klauzola e tij prej 40 milionë eurosh dhe fakti që Real Madrid zotëron 50% të kartonit të tij e komplikon çdo lëvizje për transferimin e tij.

    Barcelona po ruan mundësi të ndryshme dhe do të marrë një vendim të përfundimtar në bazë të paraqitjeve të Rashford gjatë pjesës së mbetur të sezonit dhe situatës financiare të klubit. Lëndimi i fundit i Raphinhas ka rritur urgjencën për të siguruar një alternativë të besueshme në repartin ofensiv.

  • Milot Rashica: “Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime dhe e Kombëtares së Kosovës”

    Milot Rashica: “Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime dhe e Kombëtares së Kosovës”

    Ylli i Besiktas dhe i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka folur për median turke SÖZCÜ në prag të ndeshjes vendimtare të playoff-it, duke e cilësuar atë si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij dhe të ekipit kombëtar.

     

    Ai pranoi se kundërshtari konsiderohet favorit, por theksoi se besimi dhe motivimi i Kosovës mbeten të larta.

     

    “Kjo është ndeshja më e rëndësishme për Kombëtaren tonë dhe për karrierat tona. Jemi vetëm një hap larg nga të bërit histori”, u shpreh fillimisht Rashica.

     

    Sipas tij, përvoja dhe cilësia individuale e kundërshtarit e bëjnë atë favorit në letër, por kjo nuk e zbeh aspak ambicien e Kosovës.

     

    “Pavarësisht kësaj, ne jemi të uritur për sukses dhe krenarë që përfaqësojmë vendin tonë. Besojmë në cilësinë tonë dhe në mundësinë për të shkruar histori”, tha Rashica.

     

    Ai nënvizoi se arma më e fortë e ekipit është fryma e grupit dhe uniteti.

     

    “Forca jonë më e madhe është puna në ekip. Nuk ndiejmë presion, përkundrazi, po e shijojmë këtë rrugëtim dhe momentin që po jetojmë”, tha ai.

     

    Duke qenë prej vitesh pjesë e futbollit turk, Rashica e cilësoi sfidën edhe si emocionale në aspekt personal.

     

    “Turqia është një vend që e dua dhe ku ndihem si në shtëpi. Por kjo është një ndeshje futbolli dhe unë jam gati të jap gjithçka për vendin tim”, u shpreh ai.

     

    Në fund, ai theksoi se pavarësisht krenarisë për arritjet deri tani, objektivi kryesor mbetet ende për t’u realizuar.

  • Enzo Fernandez:Preferoj të jetojë në Madrid-Transferimi tek Real Madrid i mundshëm

    Mesfushori i Chelsea-it Enzo Fernandez ka bërë një deklaratë e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave,duke e lidhur me një transferim të mundshëm tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid.

    Argjentinasi ka thënë se dëshiron që një ditë të jetojë në Madrid,dhe sipas tij metropoli spanjoll i kujtoj atij Buenos Airesin.

    Përndryshe Fernandez u pyet se në cilën skuadër nga Madridi mund të transferohet,por mesfushori vendosi që të mos përgjigjet duke lënë spekulime rreth të ardhmes së tij tek gjiganti londinez.

    Kujtojmë që Enzo Fernandez në këtë sezon me Chelsea-in ka bërë 44 ndeshje,duke arritur të realizoj 11 gola e bëri 5 asistime në të gjitha garat teksa ka kontratë me “Blutë e Londrës”deri në vitin 2032 dhe vlera e tij në tregun e transferimeve arrin deri 90 milionë euro.