ATV

Category: Sport

  • Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca Kosovë

    Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca Kosovë

    Gruaja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit ka mbështetur djemtë e Kombëtares së Kosovës.

    Këtë e ka bërë të ditur i biri, Gramoz Vokrri përmes një postimi në Instagram.

    “Forca Kosova”, ka shkruar ai, krahas fotografisë së nënës.

  • Admini i Mallorcas nga “Fadil Vokrri”: Askush s’e di kush jam

    Admini i Mallorcas nga “Fadil Vokrri”: Askush s’e di kush jam

    Administratori i rrjeteve sociale të skuadrës së Vedat Muriqit, Mallorca, është duke e ndjekur ndeshjen Kosovë-Turqi nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

    Në faqet e RCD Mallorca nëpër rrjetet sociale po publikohen pamje të ndryshme nga atmosfera në “Fadil Vokrri”.

    Në një prej tyre, shkruan: “Askush s’e di që jam admini i RCD Mallorca”, teksa shfaqen pamje nga atmosfera elektrizuese në stadiumin e Prishtinës.

  • Turqia kalon në epërsi

    Turqia kalon në epërsi

    Kombëtarja e Turqisë është e para që ka shënuar gol në “Fadil Vokrri”.

    Turqit kanë shënuar në minutën e 54-të, përmes Kerem Akturkoglut.

    Goli erdhi nga një depërtim i Kenan Yildizit nga ana e djathtë e Kosovës.

  • Nis pjesa e dytë e përballjes Kosovë-Turqi, vazhdon ëndrra për Botëror

    Nis pjesa e dytë e përballjes Kosovë-Turqi, vazhdon ëndrra për Botëror

    Në Stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur pjesa e dytë e finales Kosovë-Turqi, kualifikuese për Botëror.

    Gjatë pjesë së parë, të dy kombëtaret kishin disa shansa, por asnjëra nuk arriti të shënojë.

    Në fund të pjesës së parë pati edhe tensione në fushë mes lojtarëve, pas një ndërhyrje që iu bë Hajrizit.

    Kosova pati dy mundësi të mirë për të shënuar përmes Fisnik Asllanit.

    Fituesi i kësaj përballjeje shkon direkt në Botëror.

  • Mbyllet pjesa e parë, pa gola në “Fadil Vokrri”

    Mbyllet pjesa e parë, pa gola në “Fadil Vokrri”

    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes finale Kosovë-Turqi për Botërorin 2026 që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Pas një fillimi të dominuar nga turqit, futbollistët e Kosovës morën lojë në kontrollë duke rrezikuar disa herë portën e Turqisë.

    Rasti më i mirë ishte ai i Fisnik Asllanit në minutën e 29-të i cili qëlloi shtyllën.

    Edhe Turqia pati rastet e saja, por mbrojtësit e Kosovës u treguan të vemendëshëm.

  • Kosova i afrohet golit, Asllani e godet shtyllën

    Kosova i afrohet golit, Asllani e godet shtyllën

    Kosova e ka marrë inciativatën e lojës në finalen kundër Turqisë, por në 30 minuta nuk ka gol.

    Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Fisnik Asllani i cili qëlloi shtyllën, por aty Vedat Muriqi nuk pati mundësi ta fus topin në gol.

    Ndeshja po zhvillohet në ritme tejet të larta nga dyja skuadrat.

  • Çerek ore lojë, s’ka gol në finalen Kosovë-Turqi

    Çerek ore lojë, s’ka gol në finalen Kosovë-Turqi

    Kanë kaluar çerek ore lojë në finalen Kosovë-Turqi.

    Rezultati i ndeshjes në “Fadil Vokrri” është 0:0.

    Loja zhvillohet me një ritem goxha të shpejt nga dy palët.

  • Nis finalja Kosovë-Turqi

    Nis finalja Kosovë-Turqi

    Ka nisur finalja historike mes Kosovës dhe Turqisë.

    Sonte “Dardanët” do të synojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror, për herën e parë në histori.

    Në gjysmëfinale skuadra e Franco Fodës, eliminoi Sllovakinë me rezultat 3:4, derisa Turqia Rumaninë minimalisht 1:0.

  • Ylli turk: Ata menduan se mund ta rrëzojnë kombin tonë, por fishekzjarrët vetëm na motivuan

    Ylli turk: Ata menduan se mund ta rrëzojnë kombin tonë, por fishekzjarrët vetëm na motivuan

    Futbollisti i Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur për incidentin me fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës, duke theksuar se ato nuk ndikuan negativisht te skuadra. Përkundrazi, sipas tij, i motivuan më shumë.

    “Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për mediumin turk Hurriyet.

    Mesfushori turk theksoi se synimi i ekipit është i qartë – fitorja dhe rikthimi në skenën më të madhe të futbollit botëror.

    “Shpresojmë që do të fitojmë dhe t’u japim fund viteve të mallit”, shtoi ai, duke shprehur dëshirën për të kthyer Turqinë në një nivel prestigjioz ndërkombëtar.

    Duke folur për mungesën e gjatë të Turqisë në Kupën e Botës, Kahveci ka theksuar rëndësinë personale dhe emocionale të këtij momenti.

    “Disa prej nesh nuk kishin lindur ende kur kemi qenë për herë të fundit atje, për disa ishte një ëndërr fëmijërie”.

    “Mendoj se mund ta arrijmë këtë me këtë ekip. Jam krenar për këtë ekip dhe i dua shumë të gjithë”, përfundoi ai.

  • Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

    Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

    Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar kombëtaren e Kosovës, para përballjes me Turqinë, në finale të “play-offit” të Botërorit.

    Ai është i vendosur në Prishtinë, për këtë ndeshje, duke e përcjellur nga afër.

    Në një lidhje direkte për emisionin “CBS Sports Golazo”, ai ka folur për kombëtaren dardane.

    “Do të ishte historike për këtë vend. Duke ecur në qytet, ishim dje në stërvitje të Kosovës, ishim edhe në ambasadë, secili kishte fanella të veshura të Kosovës. Ka flamuj në të gjitha anët, sikur të ishte një finale e Botërorit”, tha ai

    Ndeshja Kosovë – Turqi nis nga ora 20:45, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fituesi i ndeshjes shkon në Botëror.