ATV

Category: Sport

  • Dion Gallapeni reagon pas humbjes nga Turqia: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë

    Dion Gallapeni reagon pas humbjes nga Turqia: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë

    Pas humbjes 0-1 në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës ndaj Turqisë, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, ka shpërndarë një mesazh emocional, duke reflektuar mbi atë që ndodhi në fushë.

    Gallapeni ka theksuar se humbja dhemb, sidomos duke pasur parasysh përpjekjen maksimale të ekipit dhe besimin që kishte ekzistuar deri në fund për një rezultat pozitiv. Ai ka theksuar se skuadra dha gjithçka në këtë përballje vendimtare, por nuk arriti të realizojë objektivin.

    Ai u ndal edhe te zhgënjimi i tifozëve, duke thënë se e ndjen njësoj si të gjithë, por nënvizoi se momentet e vështira i bëjnë lojtarët më të fortë dhe më të bashkuar për sfidat e ardhshme.

    Në fund, Gallapeni falënderoi publikun për mbështetjen e vazhdueshme dhe premtoi se Kombëtarja do të rikthehet më e fortë, me synimin për të luftuar deri në fund për ëndrrat e nisura së bashku.

    “Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund. E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë. Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku.“, shkroi ai në ‘Facebook’.

  • Kompletohet mozaiku i Botërorit 2026, 48 kombëtare gati për spektaklin më të madh të futbollit

    Kompletohet mozaiku i Botërorit 2026, 48 kombëtare gati për spektaklin më të madh të futbollit

    Lista e plotë e kombëtareve pjesëmarrëse për Kupën e Botës 2026 tashmë është zyrtare. Turneu madhor do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetët e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, duke shënuar një epokë të re për futbollin botëror.

    Ky edicion do të jetë historik, pasi për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare, të ndara në 12 grupe, duke e bërë garën më gjithëpërfshirëse dhe më konkurruese se kurrë më parë.

    Biletat e fundit për në Botëror u siguruan pas një serie ndeshjesh dramatike në kualifikime. Në Evropë, Turqia siguroi kualifikimin pasi mposhti Kosovën, ndërsa Suedia triumfoi ndaj Polonisë. Një nga surprizat më të mëdha ishte eliminimi i Italisë nga Bosnia dhe Herzegovina pas penalltive, ndërsa Republika Çeke eliminoi Danimarkën.

    Bileta e fundit për në turne u sigurua nga Iraku, i cili mposhti Bolivinë me rezultat 2-1 në finalen ndërkontinentale të zhvilluar në Monterrey, duke u rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986.

    Ndërkohë, Republika Demokratike e Congos vulosi pjesëmarrjen duke mposhtur Xhamajkën 1-0 pas vazhdimeve, duke plotësuar kështu listën e 48 ekipeve që do të luftojnë për titullin e kampionit të botës.

    Grupet e Kupës së Botës 2026 janë:

    Grupi A: Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Republika Çeke

    Grupi B: Kanadaja, Bosnja dhe Hercegovina, Katari, Zvicra

    Grupi C: Brazili, Maroku, Haiti, Skocia

    Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi

    Grupi E: Gjermania, Kurasao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

    Grupi F: Holanda, Japonia, Suedia, Tunizia

    Grupi G: Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re

    Grupi H: Spanja, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

    Grupi I: Franca, Senegali, Iraku, Norvegjia

    Grupi J: Argjentina, Algjeria, Austria, Jordania

    Grupi K: Portugalia, Republika Demokratike e Kongos, Uzbekistani, Kolumbia

    Grupi L: Anglia, Kroacia, Gana, Panama

  • Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren, mirënjohje për një rrugëtim që bashkoi një komb

    Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren, mirënjohje për një rrugëtim që bashkoi një komb

    Në një ceremoni solemne të mbajtur këtë të mërkurë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar Kombëtaren e Kosovës në futboll me Medaljen Presidenciale të Meritave, si vlerësim për përfaqësimin dinjitoz dhe emocionet e mëdha që i kanë dhuruar vendit.

    Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë figura kyçe të futbollit kosovar, mes tyre kryetari i Federata e Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, si dhe futbollistët Vedat Muriqi dhe Valon Berisha, së bashku me përfaqësues të tjerë të federatës.

    Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e ekipit kombëtar, duke theksuar se ata kanë qenë burim krenarie dhe frymëzimi për qytetarët, falë përkushtimit, disiplinës dhe shpirtit luftarak të treguar në çdo ndeshje. Ajo nënvizoi se paraqitjet e fundit kanë dëshmuar qartë se Kosova po afrohet gjithnjë e më shumë me nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.

    Në fjalën e saj, Osmani theksoi se kjo dekoratë është një vlerësim për sakrificën, mundin dhe djersën e çdo lojtari, si dhe për krenarinë që kanë sjellë tek shqiptarët kudo në botë. Ajo shtoi se, pavarësisht rezultatit të fundit, Kombëtarja ka fituar një vend të veçantë në zemrat e qytetarëve dhe do të mbetet simbol i unitetit dhe i shpresës.

    Ky vlerësim vjen pas një rrugëtimi mbresëlënës të Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës, ku skuadra arriti deri në fazën vendimtare, duke dëshmuar rritje të jashtëzakonshme dhe potencial për të ardhmen.

    Një moment që nuk shënon fundin e një rruge, por forcimin e besimit se suksesi i madh është vetëm çështje kohe.

  • Fisnik Asllani reagon pas eliminimit të Kosovës, ëndrra u ndal në hapin e fundit

    Fisnik Asllani reagon pas eliminimit të Kosovës, ëndrra u ndal në hapin e fundit

    Sulmuesi i talentuar Fisnik Asllani ka reaguar pas eliminimit të Kosovës nga faza e play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, duke ndarë emocionet e tij me tifozët.

    Asllani ishte një nga lojtarët më të spikatur të Kosovës gjatë këtyre kualifikueseve, duke dhënë kontribut të madh në rrugëtimin historik të ekipit dhe duke realizuar tre gola të rëndësishëm.

    Përmes një postimi në Instagram, ai e përshkroi eliminimin jo thjesht si një humbje, por si një ëndërr që u ndal shumë pranë realizimit.

    “Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit. E dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka shkruar ai.

    Sulmuesi kosovar theksoi edhe dhimbjen e madhe që la kjo ndeshje, duke qenë se skuadra ishte shumë afër një momenti historik për vendin.

    “Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë”.

    Fjalët e tij pasqyrojnë më së miri ndjenjën e një kombëtareje që luftoi deri në fund dhe që për pak ishte pjesë e historisë së madhe të futbollit botëror.

  • Yjet që mungojnë në Botërorin 2026, nga Robert Lewandoëski te talentet e mëdha që mbetën jashtë

    Yjet që mungojnë në Botërorin 2026, nga Robert Lewandoëski te talentet e mëdha që mbetën jashtë

    Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet nëShtete e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, do të jetë pa disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, një mungesë që pritet të ndihet fort në skenën më të madhe.

    Ndër ta spikat Robert Lewandowski, një nga sulmuesit më të mëdhenj të dekadës së fundit. Ylli 37-vjeçar i FC Barcelona, autor i 89 golave me Poloninë, nuk arriti të udhëheqë kombëtaren e tij drejt kualifikimit. Polonia u mposht 3-2 nga Suedia në finalen e play-off-it në Stokholm, në një ndeshje dramatike që i dha fund ëndrrës së tyre.

    Karriera e Lewandowskit është e jashtëzakonshme, 10 tituj të Bundesliga me Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, si dhe suksese në Spanjë me Barcelonën. Megjithatë, Botërori 2026 mund të ketë qenë mundësia e tij e fundit për një turne të madh ndërkombëtar.

    Por ai nuk është i vetmi emër i madh që do të mungojë.

    Portieri Gianluigi Donnarumma, tashmë pjesë e Manchester City, pavarësisht formës së shkëlqyer, mbeti jashtë pasi Italy u eliminua në mënyrë tronditëse nga Bosnia dhe Herzegovina pas penalltive. Një goditje e rëndë për një kampion Evrope dhe për një portier që dikur ishte hero i Euro 2020.

    Një tjetër talent i madh, Khvicha Kvaratskhelia, që shkëlqeu me Paris Saint-Germain dhe madje shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve, nuk do të jetë pjesë e turneut, pasi Georgia pati një fushatë zhgënjyese në kualifikuese.

    Nga Afrika, mungesë e madhe është edhe Victor Osimhen. Sulmuesi që udhëhoqi Galatasaray drejt titullit dhe më parë kishte shkëlqyer me Napolin, nuk arriti të shpëtojë Nigeria, që u eliminua pas penalltive nga Republika Demokratike e Kongos.

    Ndërsa në Evropë, edhe Dominik Szoboszlai, mesfushori kreativ i Liverpool, do ta ndjekë Botërorin nga shtëpia. Hungaria u eliminua në mënyrë dramatike, pasi Republika e Irlandës shënoi dy gola në kohën shtesë për të përmbysur gjithçka.

    Botërori 2026 premton spektakël, por mungesa e këtyre emrave të mëdhenj e bën edhe më të veçantë, një kujtesë se futbolli është po aq i pamëshirshëm sa edhe magjik.

  • Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë një ekip mjaft cilësor

    Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë një ekip mjaft cilësor

    Përzgjedhësi i kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur me tone respekti për kombëtaren e Kosovës pas finales së playoff-it për Kupën e Botës, duke vlerësuar lart paraqitjen e “Dardanëve”.

    Pas një fitoreje të ngushtë të Turqisë në një ndeshje tejet të luftuar, trajneri italian pranoi se skuadra e tij u përball me shumë vështirësi përballë Kosovës, e cila sipas tij tregoi cilësi dhe organizim të lartë në fushë.

    “Kosova na vuri në shumë telashe. Ne ishim të përgatitur për këtë sepse Kosova ka një ekip shumë cilësor, por është për të ardhur keq që vetëm një ekip mund të kualifikohet për Kupën e Botës”, u shpreh Montella pas ndeshjes.

    Ai theksoi se përballja ishte një provë e vërtetë për Turqinë, duke shtuar se Kosova dëshmoi se është një skuadër në ngritje dhe me potencial për të ardhmen.

    Sipas Montellës, niveli i lojës së treguar nga Kosova konfirmon se ajo mund të rivalizojë çdo ekip në skenën ndërkombëtare.

    Megjithatë, në fund ishte Turqia ajo që siguroi kualifikimin, duke lënë Kosovën jashtë një ëndrre historike.

    Pavarësisht eliminimit, paraqitja e ekipit kosovar mori vlerësime të shumta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga kundërshtarët.

  • FFK: Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenar me djemtë tanë

    FFK: Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenar me djemtë tanë

    Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me reagim pas fitores së Turqisë, e cila e mposhti Kosovën me rezultat 1:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    FFK ka thënë se ndonëse Kosova nuk ia doli të kualifikohej në Botëror, krenaria për dardanët vazhdon.

    “Nuk ia dolëm, por gjithmonë KRENAR ME DJEMTË TANË 🇽🇰”, ka shkruar Federata.

  • Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

    Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

    Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për SHBA, Kanada e Meksikë.

    “Dardanët” u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Turqia, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

    Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi për 1-0, në minutën e 53-të.

    Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildizit, nga pasimi i të cilit u krijua goli.

    Kosova pati rastet e saja gjatë tërë ndeshjes, mirëpo nuk arriti të shënojë gol.

    Fisnik Asllani dy herë e testoi portierin turk, Ugurcan Cakir, mirëpo nuk e mposhti.

    Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne.

    Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve.

  • Pas Edon Zhegrovës, Foda inkuadron në lojë Milot Rashicën dhe Fidan Alitin

    Pas Edon Zhegrovës, Foda inkuadron në lojë Milot Rashicën dhe Fidan Alitin

    Kosova ka bërë dy zëvendësime në minutat e fundit të lojës.

    Përzgjedhësi Franco Foda ka inkuadruar Milot Rashicën dhe Fidan Alitin.

    Ata kanë zëvendësuar Rexhbeçajn dhe Rrahmanin.

    Më herët u inkuadrua Edon Zhegrova.

    Turqia është në epërsi me rezultat 1:0.

  • Edon Zhegrova inkuadrohet në lojë

    Edon Zhegrova inkuadrohet në lojë

    Edon Zhegrova është inkuadruar në lojë.

    Ai ka zëvendësuar Mërgim Vojvodën.

    Kanë mbetur edhe 18 minuta deri në fund të kohës së rregullt.

    Rezultati është 1:0, për Turqinë.