ATV

Category: Sport

  • Mbrëmje emocionuese në NBA ku solli përmbysje dhe fitore vendimtare

    Mbrëmje emocionuese në NBA ku solli përmbysje dhe fitore vendimtare

    Mbrëmje emocionuese në NBA, ku disa prej serive të “playoff”-it prodhuan spektakël dhe përmbysje të rëndësishme.

    Në përballjen Atlanta Hawks – New York Knicks, vendasit triumfuan 109-108 në një ndeshje dramatike, duke kaluar në avantazh 2-1 në seri. Heroi i ndeshjes ishte CJ McCollum, i cili realizoi koshin vendimtar 12 sekonda nga fundi. Knicks kishin përmbysur rezultatin në momentet e fundit falë Jalen Brunson, por nuk arritën të finalizonin aksionin e fundit. Ndërkohë, Jonathan Kuminga spikati nga stoli me 21 pikë për Atlantën.

    Në përballjen Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers, skuadra kanadeze fitoi bindshëm 126-104 dhe ngushtoi serinë në 1-2. Toronto dominoi çerekun e fundit me plot 43 pikë, duke mos u lënë asnjë shans kundërshtarëve. Scottie Barnes dhe RJ Barrett realizuan nga 33 pikë secili, ndërsa për Cleveland zhgënjyen Donovan Mitchell dhe James Harden, ky i fundit me tetë humbje topi.

    Fitore e rëndësishme arriti edhe Minnesota Timberwolves, që mposhtën Denver Nuggets 113-96 dhe kaluan në avantazh 2-1 në seri. Minnesota dominoi ndeshjen falë mbrojtjes së fortë dhe kontrollit të ritmit, duke neutralizuar Nikola Jokic, i cili pati një mbrëmje të vështirë në gjuajtje. Vendimtar nga stoli ishte Ayo Dosunmu me 25 pikë dhe 9 asistime.

  • Rashica po ia gjuante fanellën gruas së tij, tifozi i vogël e kap fanellën dhe ikë me vrap

    Rashica po ia gjuante fanellën gruas së tij, tifozi i vogël e kap fanellën dhe ikë me vrap

    Milot Rashica ka qenë vendimtar në fitoren 3:0 të Besiktasit ndaj Alanyasporit, duke dhënë asist në kualifikimin e ekipit në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.

    Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kosovar tentoi t’ia dhuronte fanellën bashkëshortes së tij, por ajo përfundoi në duart e një tifozi të vogël, i cili e mori dhe u largua me vrap.

    Momenti u konsiderua i veçantë dhe ka marrë vëmendje në rrjetet sociale për reagimin spontan të tifozit të ri.

  • Zyrtare: Albian Hajdari nënshkruan kontratë të re me Hoffenheim

    Zyrtare: Albian Hajdari nënshkruan kontratë të re me Hoffenheim

    Albian Hajdari ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me TSG Hoffenheim.

    Klubi i Bundesligës konfirmoi zgjatjen e kontratës për mbrojtësin zviceran të premten, pa zbuluar kohëzgjatjen e marrëveshjes, shkruan bulineës.com.

    “Albian u bashkua me ne menjëherë pas fillimit të sezonit të kaluar verën e kaluar dhe është zhvilluar në një lojtar kyç dhe titullar të rregullt në një kohë shumë të shkurtër”, tha drejtori menaxhues sportiv i TSG Hoffenheim, Andreas Schicker.

    “Që nga dita e parë, ai u identifikua plotësisht me projektin tonë në TSG dhe, përmes performancave të tij, ka dhënë një kontribut të madh në sezonin tonë të suksesshëm. Vetëm 22 vjeç, ai ende ka potencial të konsiderueshëm zhvillimi. Këmba e tij e fortë e majtë, shkathtësia mbrojtëse dhe mentaliteti i shkëlqyer janë cilësitë e tij përcaktuese.”

    Hajdari, i cili iu bashkua Hoffenheimit nga skuadra elitare zvicerane FC Lugano verën e kaluar, tha:

    “Ndihem shumë rehat në Hoffenheim. Edhe kur u bashkova gjatë verës, e kuptova shpejt se diçka e veçantë po ndërtohet këtu. Perspektiva është e duhura dhe dua të vazhdoj të luaj rolin tim në këtë zhvillim pozitiv dhe në suksesin e TSG-së.”

  • Donjeta Sadiku sot në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit

    Donjeta Sadiku sot në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit

    Në kuadër të “World Boxing Cup” që po mbahet në Foz do Iguaçu nga 20 deri më 27 prill 2026, sot (24 prill) në ring do të ngjitet medalistja botërore dhe evropiane, Donjeta Sadiku.

    Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Polonia, Aneta Elżbieta Rygielska, në një duel vendimtar për sigurimin e medaljes.

    Trajnerja e saj, Marjola Sallauka, është shprehur optimiste për paraqitjen e boksieres kosovare, duke besuar se Sadiku do të dalë fituese edhe nga ky përballje dhe do të sigurojë medalje, ndërsa objektivi kryesor mbetet ai i artë.

    Kjo Kupë Botërore ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.

  • Barcelona qetëson opinionin sportiv në Spanjë për gjendjen fizike të Lamine Yamal

    Barcelona qetëson opinionin sportiv në Spanjë për gjendjen fizike të Lamine Yamal

    Barcelona ka qetësuar opinionin sportiv në Spanjë lidhur me gjendjen fizike të talentit të ri Lamine Yamal, pas shqetësimeve për një lëndim të fundit.

    Sipas raportit mjekësor të klubit katalanas, lojtari do të mungojë në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në La Liga, duke mos qenë në dispozicion për fazën përmbyllëse të kampionatit.

    Megjithatë, burime brenda klubit bëjnë të ditur se lëndimi nuk paraqet rrezik afatgjatë, duke larguar frikën për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2026.

    Barcelona pritet të ndjekë një plan të kujdesshëm rikuperimi për Yamal, me synimin që ai të rikthehet plotësisht i gatshëm për sezonin e ri dhe sfidat ndërkombëtare që e presin.

  • Finalja e Kupës së Kosovës Dukagjini-Ferizaj zhvillohet më 21 maj

    Finalja e Kupës së Kosovës Dukagjini-Ferizaj zhvillohet më 21 maj

    Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Ferizajt do të zhvillohet më 21 maj, dhe do të sjellë një fitues të ri të këtij trofeu. Asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur ta fitojë këtë çmim më parë, kështu që kjo finale do të shënojë një moment historik për të dy klubet.

    Ferizaj, përmes një komunikate zyrtare, ka njoftuar tifozët se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Skuadra e Ferizajt ka njoftuar gjithashtu se do të japë detaje shtesë rreth organizimit dhe masave për sigurinë e tifozëve më vonë.

    “Finalja e Kupës së Kosovës mes klubit tonë, FC Ferizaj, dhe KF Dukagjini do të zhvillohet më 21 maj në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Për më shumë detaje rreth organizimit dhe informacioneve shtesë, do t’ju njoftojmë me kohë!”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit.

    Dukagjini, ndonëse ka arritur të jetë pjesëmarrës në finale tre herë më parë, asnjëherë nuk ka mundur ta fitojë trofeun, ndërsa Ferizaj do të përpiqet të arrijë suksesin e parë të këtij lloji. Të dy ekipet do të luftojnë jo vetëm për prestigjin, por edhe për një vend në garat evropiane, që është një motiv shtesë për të dy klubet.

    Kjo do të jetë një ndeshje e mbushur me tension, pasion dhe përkushtim, ku asnjëra nga skuadrat nuk ka dëshirë të largohet pa trofe. Tifozët e të dy ekipeve do të jenë pa dyshim një faktor motivues i fuqishëm për lojtarët në këtë finale të paharrueshme.

  • Manchester City synon transferimin e Enzo Fernandez-Mundësi për zëvendësimin e Bernardo Silvës

    Manchester City synon transferimin e Enzo Fernandez-Mundësi për zëvendësimin e Bernardo Silvës

    Manchester City ka filluar të eksplorojë mundësinë e një transferimi të madh për mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, gjatë afatit kalimtar veror. Sipas raporteve nga “The Athletic”, interesi i kampionëve të Anglisë është ende në fazat fillestare, ndërsa klubi po përgatitet për jetën pa Bernardo Silvan, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga “Etihad” në fund të sezonit.

    Pavarësisht periudhës së vështirë që ka kaluar Fernandez, përfshirë edhe vendimin e ish-trajnerit të Chelseat, Liam Rosenior, për ta lënë jashtë formacionit pas disa deklaratave të tij lidhur me Real Madridin, mesfushori argjentinas mbetet një lojtar i rëndësishëm për skuadrën londineze. Ai ka regjistruar 12 gola dhe 6 asistime në 48 paraqitje, duke dëshmuar ndikimin e tij në fushë.

    Manchester City nuk është i vetmi klub që po monitoron situatën e Fernandez, pasi edhe Real Madridi është i interesuar. Megjithatë, City po shqyrton edhe opsione të tjera për mesfushën, me Elliot Anderson të Nottingham Forest si një mundësi alternative.

    Fernandez ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2032, por bisedimet për rinovim nuk kanë avancuar. Agjenti i tij, Javier Pastore, ka deklaruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, lojtari mund të shqyrtojë mundësi të tjera për të ardhmen e tij

  • Trabzonspor do të synoj ta aktivizoj opsionin e blerjes për Ernest Muçin pas një oferte të majme nga Evropa

    Trabzonspor do të synoj ta aktivizoj opsionin e blerjes për Ernest Muçin pas një oferte të majme nga Evropa

    Në orët e fundit, media turke “Eagle Media” ka zbuluar planet e Trabzonspor për të ardhmen e futbollistit të kombëtares shqiptare, Ernest Muçi. Sipas kësaj mediaje, Trabzonspor ka vendosur të ushtrojë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të Muçit nga Besiktas për një shumë prej 8.5 milionë euro, me mundësinë e pagesës në 5 këste.

     

    Në përputhje me marrëveshjen mes dy klubeve, Trabzonspor do të paguajë këtë shumë për të siguruar shërbimet e futbollistit, që aktualisht ndodhet në huazim te ky klub. Sidoqoftë, një zhvillim i ri ka shfaqur një mundësi të re: një ofertë prej 17.5 milionë euro ka mbërritur nga një ekip evropian për Ernest Muçin, dhe klubi turk po e vlerëson seriozisht këtë mundësi.

     

    Për momentin, stafi teknik dhe drejtuesit e Trabzonspor po shqyrtojnë mënyrën më të mirë për të përfituar nga kjo situatë, duke synuar që të shesin kartonin e Muçit për një çmim të lartë pas blerjes përfundimtare nga Besiktas. Kjo lëvizje mund të sjellë një fitim të madh për klubin turk, duke përfituar nga vlera e rritur e futbollistit.

  • Kuvendi miraton Ligjin për “Prishtina 2030”, opozita ngre shqetësime për transparencën dhe financat

    Kuvendi miraton Ligjin për “Prishtina 2030”, opozita ngre shqetësime për transparencën dhe financat

    Kuvendi i Kosovës i ka hapur zyrtarisht rrugë organizimit të Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, pasi miratoi ligjin përkatës me 64 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për vendin në drejtim të organizimit të një prej ngjarjeve më të mëdha sportive ndërkombëtare.

    Megjithatë, përkundër konsensusit në votim, projektligji është shoqëruar me kritika të forta nga opozita, e cila ka ngritur shqetësime serioze për transparencën dhe menaxhimin e financave publike.

    Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Arbnora Salihu, ka kërkuar që Komiteti Organizativ të mos raportojë vetëm te Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, por edhe para Kuvendit, duke qenë se financimi kryesor vjen nga buxheti shtetëror. Ajo gjithashtu ka shprehur shqetësime për mundësinë e anashkalimit të procedurave të prokurimit publik, duke theksuar se për këtë çështje ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

    Kritika të ngjashme janë shprehur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputetja Adelina Thaqi-Meta ka vënë në pah mungesën e qartësisë ligjore dhe të mekanizmave të fortë të llogaridhënies, duke përmendur edhe vërejtjet e BE-së për përbërjen e bordit drejtues dhe përfshirjen e gjerë të ekzekutivit në këtë strukturë.

    Ndërkohë, deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka ngritur shqetësimin për shumën prej rreth 254 milionë eurosh dhe rrezikun që këto mjete të menaxhohen jashtë procedurave standarde të prokurimit publik.

    Nga ana tjetër, ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka mbrojtur ligjin duke theksuar se legjislacioni për prokurimin publik mbetet plotësisht në fuqi për çdo shpenzim nga buxheti i shtetit. Sipas tij, rregulloret e Komitetit Organizativ janë në përputhje me ligjin dhe të domosdoshme për organizimin e Lojërave sipas standardeve ndërkombëtare të përcaktuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.

    Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e këtij eventi nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, duke e vendosur Prishtina në qendër të sportit mesdhetar në vitin 2030. Ngjarja pritet të zhvillohet kryesisht në kryeqytet, ndërsa disa aktivitete mund të shpërndahen edhe në qytete të tjera, në varësi të infrastrukturës sportive.

    Ky projekt konsiderohet një mundësi e madhe për promovimin ndërkombëtar të vendit, por njëkohësisht edhe një test i rëndësishëm për transparencën dhe menaxhimin e fondeve publike.

  • Arda Guler dhe Eder Militao mbyllin sezonin me Real Madridin

    Arda Guler dhe Eder Militao mbyllin sezonin me Real Madridin

    Ylli turk Arda Guler dhe ai brazilian Eder Militao pritet të mungojnë në ndeshjet e fundit të La Ligës me Real Madridin.

    Sipas Diaro AS si Guler ashtu edhe Militao pësuan lëndim në bicepsin femoral,dhe pritet që të mungojë deri në 4 javë duke e humbur ndeshjen vendimtare kundër Barcelonës për titullin e kampionit të Spanjës.

    Përndryshe të dy nuk rrezikojnë botërorin dhe se synojnë që të jenë të gatshëm me kombëtaret e tyre ku Arda me Turqinë do të tentoj të bëjë një paraqitje fantastike,teksa Militao me Brazilin për të fituar titullin e gjashtë të Kupës së Botës.

    Kujtojmë që Arda Guler në 50 ndeshje ka realizuar 6 gola përfshirë dy ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve si dhe bëri 14 asistime,kurse Eder Miliato në 21 ndeshje ka shënuar 2 gola e bëri 1 asistim.