ATV

Category: SHOWBIZ

  • Harry Styles nën zjarr: Turneu i ri nis me kritika për çmime ‘jashtë realitetit’

    Harry Styles nën zjarr: Turneu i ri nis me kritika për çmime ‘jashtë realitetit’

    Turneu i ri i Harry Styles, “Together Together”, ka nisur me polemika edhe pa u ngjitur ende në skenë. Arsyeja? Çmimet e biletave, të cilat shumë fansa po i cilësojnë si të tepruara dhe jashtë çdo realiteti për publikun e zakonshëm.

    Këngëtari britanik ka paralajmëruar 58 koncerte në mbarë botën, mes tyre edhe 10 netë radhazi në stadiumin Wembley. Por ajo që duhej të ishte një festë për adhuruesit, u shndërrua shpejt në zhgënjim sapo u hapën para-shitjet.

    Në Londër, një biletë për ulëse arrin deri në mbi 600 dollarë, ndërsa vendet në këmbë kushtojnë qindra dollarë. Për ata që synojnë përvojën VIP, çmimet shkojnë deri afër 1,000 dollarëve. Edhe në qytete të tjera situata është e ngjashme: në Nju Jork, biletat për koncertet në Madison Square Garden kapin shifra deri në mbi 1,600 dollarë, ndërsa në Amsterdam afrojnë 830 euro.

    Zemërimi është reflektuar masivisht në rrjetin social X, ku fansat shprehen se muzika e Harry Styles po kthehet në një luks. Disa ankohen se kanë pritur me orë të tëra në radhë online, vetëm për të parë biletat të zhduken brenda pak minutash.

    “E dua Harry-n, por kjo është e papranueshme”, shkruan një fans. Të tjerë e akuzojnë artistin dhe ekipin e tij se po i përjashtojnë fansat e rinj dhe ata me të ardhura më të ulëta nga sugjerimi për të ndjekur koncertet live.

    Megjithatë, pavarësisht kritikave, interesimi për turneun mbetet i lartë dhe shumica e datave po shiten me shpejtësi, një tregues se polemikat nuk po e ndalin dot kërkesën për ta parë nga afër yllin britanik.

  • Kim Kardashian zbulon pse i hoqi fotot me Meghan Markle dhe Princ Harryn

    Kim Kardashian zbulon pse i hoqi fotot me Meghan Markle dhe Princ Harryn

    Kim Kardashian ka shpjeguar publikisht për herë të parë pse fotot e Meghan Markle dhe Princit Harry, të cilat ajo dhe nëna e saj Kris Jenner i postuan në Instagram me rastin e 70-vjetorit të Kris, u hoqën më vonë.

    Fotot u zhdukën nga rrjetet sociale menjëherë pas festës, duke shkaktuar spekulime të menjëhershme. Duke u shfaqur në podkastin “Khloe in Wonderland” të motrës së saj Khloe Kardashian, Kim foli në detaje rreth situatës, të cilën motrat e kanë quajtur “Photogate”.

    “Në fakt, gjithçka ishte krejtësisht e pafajshme dhe kjo është gjëja më e çmendur në lidhje me të gjithë këtë ngjarje. Mamaja ime dhe Meghan kanë qenë shoqe prej vitesh dhe ato kanë një marrëdhënie vërtet të mrekullueshme”, tha Kim.

    Kim shpjegoi se pas festës, i shqyrtuan fotot së bashku dhe zgjodhën se cilat do të postonin.

    “Ata na thanë se ishte plotësisht në rregull t’i publikonim ato”, shtoi ajo.

    Sipas saj, problemi lindi për shkak të kohës së publikimit të fotove.

    “Pasi u publikuan fotot, mendoj se e kuptuan se përkonte me Ditën e Përkujtimit Britanik dhe nuk donin të shiheshin në festën e ditëlindjes atë ditë. Edhe pse fotot ishin publikuar tashmë, më vonë i hoqën. Pastaj ndoshta menduan, ‘Oh, kjo ishte budallallëk’”, shpjegoi Kim.

    Ajo shtoi se Meghan dhe Harry u panë gjithashtu në galën bamirëse Baby2Baby po atë mbrëmje, por kjo ishte qartësisht më e pranueshme.

    “Kjo ishte në rregull, por ndoshta jo vallëzimi. Kjo është arsyeja pse i hoqëm fotot nga respekti për Ditën e Përkujtimit”, tha ajo.

    Dita e Përkujtimit në Britaninë e Madhe festohet në nder të anëtarëve të rënë të forcave të armatosura dhe anëtarët e familjes mbretërore tradicionalisht marrin pjesë në përkujtime. Festa për Kris Jenner u mbajt të shtunën në mbrëmje, përpara festimeve të së dielës, përfshirë një shërbim përkujtimor.

    Pas një feste me temë James Bond në rezidencën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Beverly Hills, Kris dhe Kim postuan foto në Instagram me Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Kris ndau një foto të saj duke pozuar me Meghan dhe Harry-n, ndërsa Kim postoi një foto të saj duke pozuar vetëm me Meghan. Të dyja fotot u hoqën më vonë.

    Shpejt, u shfaq një version tjetër i historisë. Një burim pranë Meghan dhe Harry-t i tha People se çifti thuhet se nuk dha leje që fotot e bëra në festë të publikoheshin. Sipas këtij versioni, ata refuzuan mundësinë e ndarjes së fotove, prandaj ato u hoqën më pas.

  • “Do të vrasësh veten, do prekësh fundin”, Ogren Balluku rrëfen: Neda më dhunonte përpara fëmijëve

    “Do të vrasësh veten, do prekësh fundin”, Ogren Balluku rrëfen: Neda më dhunonte përpara fëmijëve

    Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku, vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, teksa dalin në dritë detaje të reja nga përplasja mes tyre, e cila ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

    Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Balluku, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj. Vendimi erdhi pas kallëzimit të paraqitur nga moderatorja, e cila kërkoi mbrojtje ligjore për veten.

    Vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku ai që iu drejtua gjykatës me një kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.

    Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku deklaroi se është ofenduar rëndë me fjalë si “ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”, ndërsa shtoi se është kërcënuar edhe me shprehje të rënda si “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”.

    Ai pohoi gjithashtu se ndihet i përndjekur dhe i survejuar, duke pretenduar se Neda Balluku ka hapur kamerat e supermarketeve për të ndjekur lëvizjet e tij dhe të fëmijëve, si edhe ka paraqitur prova në gjykatë që, sipas tij, dëshmojnë përgjimin e banesës së tij.

    Në dëshminë e depozituar, Ogren Balluku shprehet:

    “Kam pasur shqetësime të vazhdueshme nga bashkëshortja ime Neda Balluku dhe do të kërkoj të pajisem me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje për vete dhe djalin tim. Jam i dhunuar verbalisht me fjalët më të ulëta që mund t’i thuhen një njeriu si ordiner, hajdut, kriminel, kafshë. Më kërcënon verbalisht me fjalët do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr. Unë dhe dy djemtë e mi jemi të përgjuar në shtëpinë tonë. Ditën e premte, më datë 16.01.2026, të dy djemtë janë përballur me dhunë psikologjike në ambientet e shkollës Viktor Hygo”.

    Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e saj, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut.

    Nga ana tjetër, Neda Balluku ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ish bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

    Në dëshminë e saj para gjykatës, ajo ka deklaruar:

    “Kam për të deklaruar se për datën 20.01.2026 unë me shtetasin Ogren jam takuar vetëm në sallën e gjyqit. Nuk e kam kërcënuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht këtë shtetas. Kam shkuar në shkollë për të takuar fëmijët sipas vendimit të gjykatës, por nuk jam lejuar. Ai ofendon, shan dhe denigron mua në sy të fëmijëve. Kam bërë disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës”.

    Sipas saj, kërkesa e Ogren Ballukut për urdhër mbrojtjeje është bërë si kundërpeshë ndaj vendimit të mëparshëm të marrë në favor të saj dhe si tentativë për të penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me takimin me fëmijët.

  • Stresi paralajmëron një projekt të ri, publikohet në Ditën e të Dashuruarve

    Stresi paralajmëron një projekt të ri, publikohet në Ditën e të Dashuruarve

    Artisti nga Shqipëria, Stresi, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

    Kënga e tij më e re do të publikohet në Ditën e Dashuruarve, më 14 shkurt, teksa projekti do të jetë dedikim për dashuri, shkruan IndeksOnline.

    Projekti titullohet “No lie” dhe në pamfletin e tij shfaqet Stresi, bashkë me një vajzë.

    Ai mban atë për krah, teksa portreti i saj është misterioz.

    Kënga pritet të publikohet bashkë me videoklip.

  • Motra e Hailey Bieber rrezikon burgun pas incidentit tronditës në një bar

    Motra e Hailey Bieber rrezikon burgun pas incidentit tronditës në një bar

    Alaia Baldwin, motra e modeles së njohur Hailey Bieber, rrezikon dënim me burg pasi u arrestua në muajin shkurt 2024 në Savannah, Georgia, për një incident të dhunshëm në një bar lokal.

    33-vjeçarja akuzohet se ka sulmuar tre punonjës të lokalit, duke shkaktuar kaos brenda ambienteve të tij. Sipas raportimeve të Us Weekly, Baldwin u përfshi në një përplasje fizike pasi iu kërkua të mos përdorte tualetin e stafit, por atë të klientëve.Prokuroria e Xhorxhias ka ngritur katër akuza kundër saj për kundërvajtje: sulm i thjeshtë, dhunë e thjeshtë dhe dy akuza për shkelje prone. Nëse shpallet fajtore, Alaia Baldwin mund të përballet me deri në një vit burg, ndërsa seanca e dënimit është planifikuar për 23 prill.

    Sipas dëshmive të punonjësve, situata u përshkallëzua kur Baldwin refuzoi të largohej nga tualeti i stafit dhe u bë agresive, duke kërcënuar dhe më pas sulmuar fizikisht stafin. Një roje sigurie pretendon se ajo i ka tërhequr flokët.

    Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa pritet vendimi i drejtësisë në muajt në vijim.

  • Bjordi Mezini hap kartat për filmin e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

    Bjordi Mezini hap kartat për filmin e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

    Bjordi Mezini ka ndarë detaje interesante nga prapaskenat e filmit më të ri ku protagonistë janë Luizi Ejlli dhe Kiara Tito, projekt në të cilin ai mban rolin e regjisorit.

    I ftuar në emisionin “Më prit të dielën” me Ermal Peçin, Bjordi tregoi se xhirimet kanë qenë intensive dhe jo pa vështirësi, ndërsa u shpreh se pret me shumë interes reagimin e publikut ndaj filmit.

    Ai zbuloi se gjatë realizimit të disa skenave, Luizi pësoi edhe lëndime fizike, çka detyroi ekipin të ndërpriste përkohësisht xhirimet. Pa dhënë shumë detaje për të mos zbuluar pjesë nga filmi, regjisori tha se aktori u lëndua në krah dhe pësoi një prerje të thellë.

    Duke folur për Kiarën, Bjordi u shpreh se ajo e ka surprizuar pozitivisht me përkushtimin dhe seriozitetin në punë, pavarësisht angazhimeve të shumta që ka jashtë filmit. Sipas tij, ajo ka qenë shumë e përqendruar në skenar dhe e gatshme për çdo skenë.

    Regjisori ndau edhe një moment më të lehtë nga seti i xhirimit, duke treguar se gjatë disa skenave intime, Luizi shpesh bënte shaka për të thyer tensionin, duke kujtuar me humor se ishte “burri i saj”.

    Filmi pritet të publikohet së shpejti, ndërsa fansat e çiftit janë tashmë në pritje për t’i parë së bashku edhe në ekranin e madh.

  • Tatuazhi, vargjet biblike dhe një buzëqeshje ndryshe: Bes Kallaku më i lumtur se kurrë

    Tatuazhi, vargjet biblike dhe një buzëqeshje ndryshe: Bes Kallaku më i lumtur se kurrë

    Pas vëmendjes së madhe që mori në rrjetet sociale ditët e fundit, Bes Kallaku duket se po jeton një periudhë të re emocionale. Aktori i njohur i humorit ka shtuar dyshimet për një romancë të re, duke u shfaqur më i qetë dhe më i buzëqeshur se kurrë.

    Së fundmi, Besi ka ndarë me ndjekësit një fotografi bardhë e zi, ku shfaqet i relaksuar dhe me një buzëqeshje të lehtë, shoqëruar me një citim domethënës nga Psalmi 30:11:
    “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

    Postimi erdhi vetëm pak ditë pasi aktori “trazoi rrjetin” me një tjetër imazh simbolik, ku shfaqeshin dy duar të lidhura fort, ndërsa në parakrahun e tij dallohej qartë një tatuazh i ri: emri “Ejona”, data 25.12.2025 dhe shprehja “Trëndafil në kohë lufte”.

    Kjo datë duket se ka një rëndësi të veçantë për Bes Kallakun, duke u interpretuar nga ndjekësit si momenti i nisjes së kësaj historie të re dashurie. Edhe pse aktori nuk ka dhënë ende detaje konkrete, postimet e tij flasin qartë për një gjendje shpirtërore pozitive dhe një kapitull të ri në jetën personale.

    Bes Kallaku, i njohur për natyrën e tij të rezervuar sa i përket jetës private, duket se këtë herë ka zgjedhur ta shprehë lumturinë përmes simbolikës dhe fjalëve të zgjedhura me kujdes.

  • Bella Hadid dhe Adan Banuelos i japin fund lidhjes pas dy vitesh bashkë

    Bella Hadid dhe Adan Banuelos i japin fund lidhjes pas dy vitesh bashkë

    Modelja e njohur ndërkombëtare Bella Hadid dhe kauboji profesionist Adan Banuelos nuk janë më bashkë. Pas rreth dy vitesh lidhjeje, çifti ka vendosur të ndjekë rrugë të ndara, duke i dhënë fund një romance që kishte tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

    Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për ndarjen, burime pranë çiftit bëjnë të ditur se vendimi është marrë në mënyrë të qetë dhe pa drama. Thuhet se angazhimet profesionale dhe ritmet e ndryshme të jetës kanë ndikuar në distancimin e tyre.

    Bella dhe Adan e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2023, duke u shfaqur shpesh bashkë në evente, gara rodeo dhe momente të përditshme që modelja i ndante herë pas here në rrjete sociale. Lidhja e tyre u komentua si një kapitull më i qetë dhe autentik në jetën e Bellës.

    Pas ndarjes, të dy duket se janë të fokusuar te karriera dhe projektet personale. Bella vazhdon angazhimet e saj në modë dhe biznes, ndërsa Adan Banuelos mbetet aktiv në botën e sporteve tradicionale amerikane.

    Për momentin, asnjëra palë nuk ka reaguar publikisht, duke lënë të kuptohet se ndarja është trajtuar me maturi dhe respekt të ndërsjellë.

  • Ronaldo uron Georginën për ditëlindje me një dedikim romantik: “Gruaja e jetës sime”

    Ronaldo uron Georginën për ditëlindje me një dedikim romantik: “Gruaja e jetës sime”

    Cristiano Ronaldo ka prekur zemrat e ndjekësve me urimin e tij për ditëlindjen e Georgina Rodríguez. Futbollisti portugez zgjodhi rrjetet sociale për t’i bërë një dedikim publik partneres së tij, duke e quajtur “gruaja e jetës sime”, fjalë që u pritën me shumë reagime pozitive nga fansat.

    Në postimin e tij, Ronaldo publikoi një foto të ngrohtë të çiftit, shoqëruar me mesazhin plot dashuri, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që ata ndajnë prej vitesh. Urimi u bë viral brenda pak minutash, me mijëra pëlqime dhe komente.

    Georgina, e cila është nënë e fëmijëve të Ronaldos dhe një figurë shumë e ndjekur në rrjete sociale, ka qenë gjithmonë një nga mbështetëset më të mëdha të yllit të futbollit, si në karrierë ashtu edhe në jetën personale.

    Çifti vazhdon të shihet si një nga më të komentuarit në botën e showbiz-it dhe sportit, ndërsa urimi i fundit vetëm sa e forcoi imazhin e tyre si një familje e bashkuar dhe e dashuruar.

  • Dy javë pas martesës, Blero bën dedikimin plot dashuri për Eronitën

    Dy javë pas martesës, Blero bën dedikimin plot dashuri për Eronitën

    Më 12 janar të këtij viti, këngëtari Blero i ka dhënë fund beqarisë.

    Ai kurorëzoi dashurinë me martesë me blogeren, Eronita.

    Nga ai moment, dedikimet e ëmbla nuk kanë munguar nga këngëtari, duke shprehur publikisht ndjenjat për të.

    “As në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë se ty. Dashuria ime, shoqja ime më e mirë dhe shpirti im binjak”, shkroi këngëtari në një postim në “Instastory”.