ATV

Category: SHOWBIZ

  • Çiljeta dhe Gjergj Leka përplasen publikisht

    Çiljeta dhe Gjergj Leka përplasen publikisht

    Një lajm i rremë i shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një debat të ashpër publik mes këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe kompozitorit Gjergj Leka.

    Gjithçka nisi nga një fotografi e montuar, përmes së cilës pretendohej se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e kishte dekoruar Çiljetën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

    Ndonëse publikimi kishte karakter satirik, ai u mor si i mirëqenë nga një pjesë e përdoruesve, duke nxitur reagime të shumta. Vëmendjen më të madhe e tërhoqi komenti ironik i Gjergj Lekës, i cili e cilësoi lajmin si “sarkazmën e vitit”.

    “Nëse nuk është humor, do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar”, shkroi ndër të tjera kompozitori.

    Çiljeta reagoi duke sqaruar se lajmi nuk ishte i vërtetë dhe se nuk kishte marrë asnjë dekoratë. Megjithatë, ajo e kritikoi ashpër mënyrën se si Leka ishte shprehur për të.

    “Qetësohu, Gjergj. Është thjesht një lajm i rremë. Nuk kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme që një artist si ti të shprehet në këtë formë dhe me kaq mllef”, shkroi këngëtarja.

    Në reagimin e saj, Çiljeta përmendi edhe angazhimin shumëvjeçar në muzikë, prezantim dhe aktrim, duke theksuar se për të rëndësi ka realizimi i ëndrrave personale dhe mbështetja që vazhdon të marrë nga publiku.

    “Edhe sot, pa publikuar këngë të reja prej vitesh, vazhdoj t’i mbush koncertet. Për mua ka rëndësi që i kam realizuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar dhe aktruar, jo mendimi i disa njerëzve”, deklaroi ajo.

    Këngëtarja e përfundoi reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kompozitorit, duke i kërkuar të reflektonte për komentet e tij.

    Replika e Çiljetës u pasua nga një tjetër përgjigje e Gjergj Lekës. Ai tha se e vlerëson atë si person, por jo kontributin e saj në artin shqiptar.

    “Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për atë që ke dhënë në artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më vjen mirë që kohët e fundit jeta dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë dhe muzikë me vlera”, shkroi Leka.

    Përplasja mes dy artistëve ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në qëndrimet e tyre rreth deklaratave dhe toneve të përdorura nga të dyja palët.

  • Një goditje e madhe për Brad Pitt-in, fëmijët kërkojnë të mos mbajnë më mbiemrin e tij

    Një goditje e madhe për Brad Pitt-in, fëmijët kërkojnë të mos mbajnë më mbiemrin e tij

    Fëmijët e Angelina Jolie-t dhe Brad Pittit janë të vendosur të heqin dorë nga mbiemri i babait të tyre. Vajza e tyre Zahara (21) dhe djali Maddox (24) kanë ndërmarrë hapin e radhës ligjor për të mos qenë më “Pitt”.

    Revista People ka siguruar dokumentet gjyqësore, ku të dy kanë tashmë dëshmi të publikimit zyrtar që konfirmon synimin e tyre për të ndryshuar mbiemrin.

    Ata praktikisht janë distancuar nga babai i tyre përmes gazetave, pasi njoftimin ligjor e kanë publikuar në Los Angeles Daily Journal.

    Ky është një procedurë e zakonshme ligjore për ndryshimin e emrit, në përputhje me ligjin e Kalifornisë, dhe të dy e kanë bërë publikimin javën e kaluar. Zahara kërkon që emri i saj i plotë të jetë tashmë “Zahara Marley Jolie”, ndërsa Maddox kërkon që emri i tij i plotë të jetë “Maddox Chivan Jolie”. Edhe pse kërkesat e tyre ende nuk janë miratuar, hapi i ardhshëm do të jetë një seancë gjyqësore e caktuar për shtator të këtij viti.

    Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt në vitin 2016, ndërsa divorci u finalizua vetëm dy vite më parë. Megjithatë, menjëherë pas ndarjes së tyre, fëmijët filluan të distancohen nga babai. E para që e bëri këtë ishte Shiloh në vitin 2024, ndërsa këtë vit kërkesa zyrtare për ndryshimin e mbiemrit u paraqitën nga Maddox, Zahara dhe më pas edhe nga binjakët Vivienne dhe Knox.

    Ish-çifti nuk e ka komentuar publikisht situatën familjare, por një burim tha dy vite më parë se Pitt “praktikisht nuk ka kontakt” me fëmijët e tij. Një burim pranë aktorit i tha revistës People:

    “Kjo është rezultat i një fushate të gjatë për largimin e fëmijëve nga njëri prind. Është një realitet jashtëzakonisht i trishtueshëm, por nuk është befasues pas viteve në të cilat një prind i kthen fëmijët kundër prindit tjetër, pavarësisht pasojave”.

  • Pas afrimitetit të shumëpërfolur, Xhensila dhe Ledri i japin “unfollow” njëri-tjetrit

    Pas afrimitetit të shumëpërfolur, Xhensila dhe Ledri i japin “unfollow” njëri-tjetrit

    Një veprim i papritur në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te raporti mes dy prej emrave më të komentuar të estradës, Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës.

    Dy artistët kanë ndërmarrë të njëjtin hap në Instagram, duke hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekjeve.

    Ky detaj ka mjaftuar që të nisin aludimet për një distancim të mundshëm mes tyre.

    Prive By Liberta Spahiu ka bërë me dije se raporti mes dyshes nuk ka qenë më i njëjti prej kohësh dhe se një ftohje mund të ketë nisur më herët.

    Ajo që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin është momenti kur ndodhi ky ndryshim në rrjetet sociale.

    “Unfollow”-i erdhi vetëm një ditë pas ditëlindjes së 40-të të Ledrit, në një kohë kur shumë ndjekës prisnin një urim publik nga Xhensila. Në vend të kësaj, pasoi veprimi që ka nxitur diskutime.

    Ledri dhe Xhensila kanë qenë prej rreth një viti në qendër të vëmendjes për shkak të afrimitetit të tyre.

    Edhe pse në rrjete sociale janë shfaqur disa herë momente ku janë parë bashkë, të dy artistët nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht natyrën e marrëdhënies mes tyre.

  • Fansat e Taylor Swift bëjnë çmendurinë e radhës, blejnë mbeturinat e dasmës së saj

    Fansat e Taylor Swift bëjnë çmendurinë e radhës, blejnë mbeturinat e dasmës së saj

    Një fans i Taylor Swift ka shitur mbeturinat e mbledhura jashtë dasmës së këngëtares me Travis Kelce në New York.

    Justin Gignac mblodhi mbeturina nga rrugët jashtë Madison Square Garden pas dasmës së 3 korrikut dhe i vendosi ato në kuba plastike.

    Mbeturinat e mbledhura nga Gignac përfshijnë bishta cigaresh, gota letre, pipa plastike, copa pëlhure, qese plastike, mbështjellës karamelesh dhe një AirPod të vetëm.

    “Fatkeqësisht, nuk u ftova, kështu që nuk munda të merrja asnjë nga ato mbeturinat e mira, shumë të mira nga brenda”, tha ai.

    Kubat plastikë, secili me mbishkrimin “JUST&T MARRIED” dhe datën e dasmës, kishin një çmim prej 25 dollarësh në faqen e tij të internetit.

    Ai tha se Swifties i kanë blerë tashmë të gjitha kubat e disponueshëm.

  • Pamjet e Britney Spears në autostradë bëjnë bujë – reagon për herë të parë

    Pamjet e Britney Spears në autostradë bëjnë bujë – reagon për herë të parë

    Britney Spears ka reaguar pas kritikave që mori pasi u filmua duke nxjerrë pjesën e sipërme të trupit nga çatia panoramike e një veture Mercedes në një autostradë në Los Angeles.

    Këngëtarja publikoi një mesazh në Instagram, ku tha se publiku po gjykon vetëm “dy sekonda çmendurie”, ndërsa realiteti i jetës së saj është krejtësisht ndryshe.

    “Asgjë nuk është ashtu siç duket”, shkroi ajo.

    Fotografitë e publikuara në media e shfaqin Spears duke qëndruar me kokën dhe trupin jashtë automjetit, me krahët e shtrirë, teksa trafiku në autostradë ishte i ngadalësuar.

    Sipas një burimi pranë këngëtares, ajo doli nga çatia panoramike vetëm për pak çaste për të parë trafikun, pasi automjetet ishin të ndaluara.

    Burimi shtoi se Britney e bënte këtë edhe kur ishte fëmijë dhe se i pëlqen të ndiejë erën e ngrohtë të verës.

    Ai theksoi gjithashtu se këngëtarja është në një periudhë të mirë të jetës, ndihet e lumtur dhe nuk kishte për qëllim të shkelte ligjin apo të rrezikonte askënd.

    Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se projekti për filmin biografik të Britney Spears po vazhdon.

    Skenari i parë do të shkruhet nga Liz Meriwether, kurse regjinë do ta realizojë Jon M. Chu, me producent Marc Platt.

    Filmi pritet të sjellë në ekran historinë e jetës dhe karrierës së njërës prej yjeve më të njohura të muzikës pop.

  • Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, ky është emri mbretëror i djalit

    Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, ky është emri mbretëror i djalit

    Princ Leka dhe Princesha Blerta janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.

    Vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm (10 korrik 2026).

    Lajmi u konfirmua edhe nga Erion Teli, ish-drejtori i komunikimit të Familjes Mbretërore.

    “Sot është një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, u shpreh Teli, duke treguar se ishte lutur që çdo gjë të shkonte mirë për Princeshën.

    Teli i dedikoi fjalë të ndjera Princeshës Blerta, duke e falënderuar për përulësinë dhe durimin që ka treguar ndaj monarkistëve gjatë pritjes së ëmbël.

    Ai e mbylli urimin me fjalët: “Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare”.

    Çifti e kishte bërë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa sot po festojnë ardhjen në jetë të trashëgimtarit të tyre të parë së bashku.

  • Videoja e Jennifer Lawrence bëhet virale, njerëzit shkruajnë se ajo është e panjohshme

    Videoja e Jennifer Lawrence bëhet virale, njerëzit shkruajnë se ajo është e panjohshme

    Një klip i paraqitjes së Jennifer Lawrence në podkastin “Happy Sad Confused” ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave sociale. Në të, aktorja nuk foli për pamjen e saj, por për karrierën dhe vendimin që i ndryshoi jetën, por shumë shikues u përqendruan te pamja e saj dhe ndezën përsëri diskutimet nëse ajo kishte bërë operacione plastike.

    Ajo më parë foli për procedurat kozmetike.
    Jennifer Lawrence hodhi poshtë spekulimet se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në fytyrë në një intervistë me Kylie Jenner në vitin 2023. Në atë kohë, ajo shpjegoi se ndryshimet që njerëzit vënë re janë rezultat i rritjes, plakjes dhe përdorimit të grimit të ndryshëm.

    “E fillova karrierën time në moshën 19 vjeç, kështu që ka foto të mia të bëra midis moshës 19 dhe 30 vjeç. Kur i shoh, mendoj me vete: ‘Jam rritur’. Kam humbur plotësinë fëminore në fytyrën time, dhe ajo ka ndryshuar gjithashtu sepse po plakem. Të gjithë mendonin se kisha bërë një operacion në hundë, dhe unë u them atyre: ‘Kam saktësisht të njëjtën hundë. Vetëm se faqet e mia janë bërë më të holla. Faleminderit që e vutë re’”, tha ajo në atë kohë.

    Vitin e kaluar, në një intervistë me New Yorker, ajo zbuloi gjithashtu se përdor Botox, por mohoi se kishte bërë një të ashtuquajtur lifting fytyre “të thellë në plan”.

    Ajo foli për “Lojërat e Urisë” në podkastin

    Edhe pse shumë komente pas publikimit të klipit u përqendruan te pamja e saj, Lawrence në fakt foli për karrierën e saj në bisedën me prezantuesin Josh Horowitz.

    Ajo zbuloi se pothuajse e refuzoi rolin e Katniss Everdeen në “The Hunger Games” sepse ishte e kënaqur me drejtimin që po merrte karriera e saj në atë pikë.

    “Kisha arritur në një pikë vërtet të mrekullueshme në karrierën time. Po bëja filma të pavarur, gjë që doja ta bëja, dhe sapo kisha mbaruar së punuari në një sitcom ku kisha një pagë të rregullt”, tha ajo.

    “Mund të kisha qenë aktor pa qenë jashtëzakonisht i famshëm; njerëz të tillë kanë jetë normale”.

  • Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores turke Ece Irtem

    Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores turke Ece Irtem

    Aktorja turke Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “Kizilcik Serbeti”, ndërroi jetë disa javë më parë në moshën 35-vjeçare.

    Fillimisht u raportua se ajo kishte vdekur nga një sulm në zemër, ndërsa më pas u ngritën dyshime se mund të kishte lidhje me një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

    Pas kërkesës për hetime të mëtejshme dhe një autopsie të re, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Turqi ka përcaktuar shkakun e vdekjes.

    Sipas raportit, Ece ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga alkooli etilik.

    Në analizat mjeko-ligjore u gjet një nivel i lartë i alkoolit në gjakun e saj, rreth 395 mg/dl, dhe u konkludua se vdekja kishte ardhur si pasojë e helmimit nga etanoli.

    Më herët, familja e saj kishte ngritur dyshime për një lidhje të mundshme me një kafshim majmuni gjatë pushimeve në Tajlandë, pasi në krahun e aktores ishin vërejtur disa shenja.

    Avokati i saj kishte kërkuar që edhe kjo mundësi të shqyrtohej gjatë autopsisë, për shkak të rrezikut të komplikimeve si infeksionet e rënda.

    Në deklaratën e saj, nëna e aktores kishte treguar se natën para vdekjes kishin qenë në një festë ditëlindjeje dhe më pas ishin kthyer në shtëpi.

    Deklaroi se vajza e saj kishte konsumuar shumë alkool dhe përdorte edhe medikamente të forta kundër depresionit.

    Ajo e kishte gjetur të bijën pa shenja jete mëngjesin e ardhshëm.

  • Çfarë po ndodh? Noizy del me një paralajmërim urgjent për fansat

    Çfarë po ndodh? Noizy del me një paralajmërim urgjent për fansat

    Reperi shqiptar, Noizy ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke paralajmëruar ndjekësit e tij për profile të rreme që përdorin emrin e tij për të promovuar kazino online.

    “Të gjitha faqet që po shfaqen në emrin tim lidhur me casino online janë fallco. Të pavërteta. Mos i besoni, mos klikoni, sepse janë mashtrime të gjitha.”

    Me këtë reagim, Noizy u ka bërë thirrje fansave të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e skemave mashtruese që përdorin identitetin e tij pa autorizim për të tërhequr përdorues në platforma të dyshimta.

  • Bertan Asllani rikthehet në skenën shqiptare, do të performojë krah Yll Limanit në Shkup

    Bertan Asllani rikthehet në skenën shqiptare, do të performojë krah Yll Limanit në Shkup

    Një surprizë e veçantë po përgatitet për adhuruesit e muzikës shqiptare në Shkup.

    Këngëtari dhe aktori i njohur Bertan Asllani pritet t’i bashkohet Yll Limanit në koncertin e madh që do të mbahet më 17 korrik në Shkup, duke shënuar kështu një rikthim të shumëpritur të tij në një skenë shqiptare.

    Lajmi fillimisht nisi të qarkullonte në rrjete sociale, ndërsa më pas është konfirmuar edhe nga burime të Prive By Liberta Spahiu.

    Bertan Asllani, i lindur në Shkup, ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare në zhanrin RnB dhe pop. Ai u bë i njohur me këngë të suksesshme si “Akoma të dua”, ndërsa prej vitesh karrierën e tij e ka zhvendosur në Turqi, shkruan Prive By Liberta Spahiu.

    Në tregun turk, Bertani ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si aktor dhe kompozitor. Ai është bërë pjesë e disa serialeve të ndjekura, përfshirë “Gecenin Ucunda” dhe “Yabani”, ndërsa ka punuar edhe në kolonat zanore të produksioneve të mëdha televizive.

    Rikthimi i tij në skenë përkrah Yll Limanit ka ngjallur menjëherë interesim te fansat, të cilët prej kohësh kanë pritur ta shohin sërish në një koncert shqiptar.

    Koncerti në Shkup vjen në kuadër të turit të Yll Limanit, i cili po vazhdon të mbledhë numër të madh publiku në çdo qytet ku po performon.

    Pas Shkupit, Ylli do ta vazhdojë atmosferën në Kosovë, ku ka konfirmuar dy net të mëdha koncertesh në Prishtinë, më 24 dhe 25 korrik.

    Bashkimi i Bertan Asllanit dhe Yll Limanit në Shkup pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të këtij turi, duke sjellë në një skenë dy artistë shumë të dashur për publikun shqiptar.