ATV

Category: SHOWBIZ

  • Zhaklin Lekatari i bën thirrje familjes së Selinit: Denoncojeni Rogertin për ngacmim seksual ndaj vajzës suaj

    Zhaklin Lekatari i bën thirrje familjes së Selinit: Denoncojeni Rogertin për ngacmim seksual ndaj vajzës suaj

    Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother VIP Albania, pasi gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari ka publikuar pamje që sipas saj përbëjnë një rast të papranueshëm brenda shtëpisë.

    Në reagimin e saj, ajo ka qenë shumë e drejtpërdrejtë, duke bërë thirrje publike: “Ngacmim seksual. Denoncojeni!”, duke kërkuar që rasti të merret seriozisht dhe të mos anashkalohet.

    Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ndërsa familjarët e Rogertit kanë reaguar duke kundërshtuar këtë interpretim. Ata kanë lënë të kuptohet se situata po keqinterpretohet dhe se
    po bëhen akuza të rënda pa u parë e vërteta e plotë, duke mbrojtur qëndrimin e tij.

    Sipas tyre, pamjet nuk tregojnë atë që pretendohet dhe kërkojnë që publiku të mos nxitojë në gjykime, duke theksuar se gjithçka duhet parë në kontekst.

    Rikujtojmë se pas kritikave të forta të bëra nga opinionisti Arbër Hajdari ndaj Selin në Big Brother VIP Albania, ka reaguar edhe familja e saj, duke dalë publikisht me akuza të drejtpërdrejta. Në reagimin e tyre, ata e kanë cilësuar Hajdarin si “të palexuar dhe të painformuar”.

  • Angelina Jolie publikon letrën prekëse nga një vajzë në Gaza, mesazhi që tronditi aktoren

    Angelina Jolie publikon letrën prekëse nga një vajzë në Gaza, mesazhi që tronditi aktoren

    Disa javë më parë, Angelina Jolie, e njohur edhe për aktivizmin e saj, udhëtoi për në Rafah, në kufirin midis Egjiptit dhe Gazës, gjatë një misioni humanitar. Në këtë kontekst, ajo mori së fundmi një letër, siç shkruan në një postim të ri në Instagram, nga një grua 26-vjeçare nga Gaza, e cila humbi babanë e saj në një sulm artilerie. Tani, siç shpjegon aktorja dhe regjisorja, ajo jeton me familjen dhe motrën e saj me aftësi të kufizuara në një tendë në Gaza.

    “Ajo më tregoi se si është jeta e përditshme për të, familjen e saj dhe fqinjët e saj. Doja ta ndaja. Realiteti i tyre vazhdon, edhe pse vëmendja jonë është shpërqendruar në ngjarje të tjera të dëshpëruara që po zhvillohen në botë.”

    “Në luftërat e mëparshme, mendonim se humbja ose vdekja ishte gjëja më mizore që mund t’i ndodhte dikujt në këtë vend. Besonim se ky ishte niveli më i lartë i dhimbjes dhe se asgjë nuk mund të ishte më keq. Por në këtë luftë zbuluam se ekziston diçka më e keqe se vdekja, të vazhdosh të jetosh pa shpirt, duke mbajtur një vuajtje aq të rëndë sa tonelatat e çimentos së tretur ku dikur ndodheshin qytetet tona. ”

    “Në këtë luftë zbuluam se ekziston diçka më e keqe se vdekja, të vazhdosh të jetosh pa shpirt, duke mbajtur një vuajtje aq të rëndë sa tonelatat e çimentos së tretur ku dikur ndodheshin qytetet tona.”

    “Rreth pesë muaj pas përfundimit të luftës, jeta në Gaza sot nuk ka të bëjë vetëm me mbijetesën ndaj bombardimeve, por me një sërë detajesh dobësuese që na ndjekin që nga momenti që zgjohemi. Gjërat e vogla që dikur ishin normale tani janë bërë jashtëzakonisht të vështira.”

    Siç thotë kjo grua e re, ndër të tjera, “në kampet e mbipopulluara, historia fillon në mëngjes, ku njerëzit nuk zgjohen nga cicërimat e zogjve, por nga zhurma e vazhdueshme e fëmijëve dhe të rriturve që bërtasin ndërsa presin në radhë për ujë. Pasi marrin ujë, e çojnë atë në distanca të gjata nën diellin e nxehtë ose të ftohtin acarues. Pastaj ka një radhë tjetër përpara kuzhinave të ndihmës humanitare, ku racionet ushqimore mezi mjaftojnë për të mbrojtur një fëmijë nga uria. Shumë fëmijë kanë harruar si është shkolla, si është të mbash një laps ose të vizatosh. Ëndrrat e tyre kanë qenë të kufizuara në sigurimin e një litri ujë ose një pjate me ushqim.”

    Shihni letrën dhe postimin e plotë të Angelina Jolie më poshtë:

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

  • Çfarë duhet të dini përpara se të merrni pjesë në turneun “Little Miss Drama” të Cardi B

    Çfarë duhet të dini përpara se të merrni pjesë në turneun “Little Miss Drama” të Cardi B

    Cardi B po zhvillon turneun e saj “Little Miss Drama Tour 2026” në Amerikën e Veriut, i cili është bërë një nga performancat live më të suksesshme të vitit, duke promovuar albumin “Am I the Drama?”.

    Turneu nisi më 11 shkurt në Kaliforni dhe do të zgjasë deri në mes të prillit, duke përfunduar me koncerte në Atlanta.

    Shfaqjet karakterizohen nga energji e lartë, koreografi, performanca live dhe ndërrime të shumta veshjesh, duke krijuar një eksperiencë vizuale dhe artistike të veçantë.

    Disa nga datat më të kërkuara përfshijnë:

    25–26 mars në Madison Square Garden (New York)

    30 mars në Toronto

    2 prill në Boston

    Po ashtu, ndalesa të rëndësishme janë Washington D.C. dhe Miami, përpara mbylljes së turneut në Atlanta më 17-18 prill.

    Për fansat, përvoja nuk është vetëm koncerti, por edhe atmosfera përreth.

    Këshillohet:

    Veshje komode por tërheqëse dhe me stil

    Grim i guximshëm (me shkëlqim)

    Aksesorë që bien në sy

    Të arrini herët për të shijuar gjithë eventin nga fillimi

    Në përgjithësi, ky turne ka mbajtur interes të lartë dhe ka ofruar performanca të qëndrueshme gjatë gjithë rrugëtimit.

  • Zara Larsson tregon se humbi kontratë gati 3 milionë euroshe pas një shakaje në TikTok për abortin

    Zara Larsson tregon se humbi kontratë gati 3 milionë euroshe pas një shakaje në TikTok për abortin

    Zara Larsson ka zbuluar se humbi një marrëveshje të madhe prej 3 milionë dollarësh (rreth 2.7 milionë euro) pasi bëri një shaka për abortin në TikTok, e cila shkaktoi reagime të forta online.

    Këngëtarja 28-vjeçare reagoi ndaj kritikave duke theksuar se nuk pendohet për qëndrimin e saj dhe se nuk do të bashkëpunonte me një markë që nuk ndan të njëjtat vlera, shkruan DailyMail.

    “Dua të them, kohët e fundit, shakaja për abortin, e cila është shumë qesharake meqë ra fjala, humba një marrëveshje prej 3 milionë dollarëshe”.

    Ajo shtoi: “Nëse nuk jeni dakord me mendimin tim që gratë duhet të kenë akses në abort ose që mund të bëjmë një bisedë shakaje për këtë, atëherë nuk jemi të destinuar të jemi partnerë”.

    Zara theksoi se nuk ndikohet nga kritikat dhe mbetet e vendosur në bindjet e saj, pavarësisht humbjes financiare.

  • Chappell Roan i ndalohet të performojë në Brazil pas incidentit me vajzën e Jude Law

    Chappell Roan i ndalohet të performojë në Brazil pas incidentit me vajzën e Jude Law

    Këngëtarja amerikane, Chappell Roan, është përfshirë në një polemikë gjatë qëndrimit të saj në Brazil, pasi u akuzua se rojet e sigurisë së saj frikësuan vajzën 11-vjeçare të aktorit Jude Law.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një hotel në Sao Paulo, ku vajza, Ada, kaloi pranë këngëtares për ta parë nga afër.

    Sipas familjarëve, rojet e sigurisë iu afruan në mënyrë kërcënuese, duke e bërë të qante, shkruan DailyMail.

    Pas incidentit, nënkryetari i bashkisë së Rio de Janeiro, Eduardo Cavaliere, deklaroi se Roan nuk do të lejohet të performojë në koncertin “Todo Mundo no Rio”, që do të mbahet në maj.

    Roan reagoi duke mohuar akuzat, duke thënë se roja në fjalë nuk ishte pjesë e ekipit të saj personal dhe se ajo nuk kishte kërkuar një veprim të tillë.

    Ajo gjithashtu kërkoi falje nëse vajza dhe familja e saj janë ndjerë në siklet.

  • “Do më kthesh 550 euro” – Ermal Mamaqi tregon si i dha kredi djalit 13-vjeçar

    “Do më kthesh 550 euro” – Ermal Mamaqi tregon si i dha kredi djalit 13-vjeçar

    Ermal Mamaqi ka ndarë një qasje të veçantë për edukimin financiar të fëmijëve, duke treguar se i ka dhënë djalit të tij 13-vjeçar një kredi me interes 10%.

    Në një intervistë në Grida Duma Podcast, Mamaqi rrëfeu një situatë konkrete kur djali i tij i kërkoi një pajisje me vlerë rreth 500 euro. Në vend që t’ia plotësonte menjëherë dëshirën, ai vendosi ta shfrytëzojë rastin si një mësim praktik mbi përgjegjësinë financiare.

    “Nuk i dilnin lekët dhe një ditë më thotë: e gjeta zgjidhjen, duhet të më japësh kredi. Bëmë llogaritë dhe i thashë: Nuk do më kthesh 500, por 550, me 10% interes, si në bankë. Filloi të thoshte duhet të punoj më shumë sepse kam kredi. Ishte hera e parë që kuptoi përgjegjësinë financiare”, u shpreh ai.

    Sipas Mamaqit, në familjen e tij shmangen shprehje të tilla si “nuk kemi para” apo “nuk e përballojmë”. Në vend të tyre, ai promovon një qasje që i nxit fëmijët të mendojnë në mënyrë kreative dhe të gjejnë zgjidhje përmes përpjekjes dhe planifikimit.

    Ai tha se edhe kur një dëshirë nuk mund të realizohet menjëherë, është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë si ta arrijnë atë vetë, duke kuptuar vlerën e parasë dhe rëndësinë e menaxhimit financiar që në moshë të hershme.

  • I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

    I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

    Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër publik, lidhur me një reklamë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, por që u bë me fytyrë të saj.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shkurta ka thënë se reklama është gënjeshtër, duke i mallkuar personat që e kanë gjeneruar të njëjtën.

    “Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, teksa ka bërë thirrje për hetime nga institucionet përkatëse.

  • Shuhet ikona e këngës ‘Po t’përbejë pash’ Perëndinë’, pejanja Xhejlane Gutiqi

    Shuhet ikona e këngës ‘Po t’përbejë pash’ Perëndinë’, pejanja Xhejlane Gutiqi

    Në moshën 72 vjeçare, pas disa shqetësimeve shëndetësore, ka ndërruar jetë gjatë të enjtës, ikona pejane e këngës nga brezi i artë i këngëtarëve të RTP-së, Xhejlane Gutiqi.

    E ndjera, në karrierën e zenitit të saj, shquhej për interpretimet live duke bërë që me zërin e vet, të shkelte të gjitha vendet e botës, kudo ku kishte shqiptarë.

    Dekadën e fundit të jetës, e ndjera, Gutiqi, e kaloi pranë familjes së ngushtë në një shtëpi modeste në lagjen ‘Kapeshnica’ të Pejës, lagje e cila siç do thoshte disa herë në intervistat e kohës, e frymëzoi e i dha zemër të shtypte paragjykimet e kohës.

    Në këtë segment, Gutiqi, disa herë shprehu mirënjohjen edhe për prindërit e saj që e mbështetën që në fëmijëri.

    Ngritja e saj në karrierë, buçiti, në vitin 1970, me këngën autoriale ‘Po t’përbej pash’ Perëndinë’ e cila menjëherë u regjistrua me orkestrën profesionale të atehershme të Radio Prishtinës, me insistimin e Isak Muçollit, do thoshte Gutiqi në një intervistë të kohës.

    Vitet e para të pasluftës, Gutiqi u ri-angazhua në SHKA ‘Përparimi’ i Pejës, që ishte riaktivizuar, meqë e njejta kishte kënduar edhe më SHKA ‘Përparimi’ të viteve 50-ta.

    Familja e të ndjerës, të cilët edhe e konfirmuan vdekjen e saj, njoftojnë se ceremonia mortore e varrimit për Xhejlane Gutiqin, do zhvillohet ditën e Premtë, në ora 15:00 në varrezat e qytetit të saj të lindjes në Pejë.

    Meqë e ndjera, në dokumentacionin personal kishte emër tjetër, (Gjemile), lajmi fillimisht ka krijuar huti në opinion, për çfarë është dashur, që ‘RADIO 1’, të merr konfirmim zyrtar nga familja e të ndjerës.

  • Big Mama njofton vdekjen e nënës së saj

    Big Mama njofton vdekjen e nënës së saj

    Ka vdekur nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Big Mama, Emine Kasami.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

    Postimi i plotë:

  • Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

    Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

    Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, është lajmëruar në llogarinë e tij në Instagram, për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi, shkruan Express.

    Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti” ka qenë duke u mbajtur në paraburgim pas një incidenti që ka shkaktuar me disa prej bashkëpunëtorëve të tij.

    Në Instagram ai ka shkruar se është shëndosh e mirë dhe se gjendet pranë familjes.