ATV

Category: SHOWBIZ

  • Mariah Carey shënon 30 vjetorin të “All I Want For Christmas Is You” me një turne të veçantë

    Mariah Carey shënon 30 vjetorin të “All I Want For Christmas Is You” me një turne të veçantë

    “All I Want For Christmas Is You” feston këtë vit 30 vjetorin e saj, dhe Mariah Carey, këngëtarja e njohur, do të vizitojë 20 qytete për të ndarë këtë moment të veçantë me fansat e saj.

    Ajo, që është 55 vjeçe dhe fituese e pesë çmimeve Grammy, e ndau lajmin dhe datat e turneut në Instagram. “Edhe pse ende nuk ka ardhur koha, kam një lajm të jashtëzakonshëm. Turneu im më i madh për festat e Krishtlindjeve deri më sot do të vizitojë 20 qytete duke filluar nga 6 nëntori 2024,” shkroi ajo në postimin e saj.

    Turneu do të nisë më 6 nëntor në Highland, Kaliforni dhe do të përfundojë më 17 dhjetor në Brooklyn. Albumi “Merry Christmas”, që përmban hitin e saj më të njohur, u publikua në vitin 1994 dhe ka shitur 15 milionë kopje.

    Pavarësisht suksesit të saj të vazhdueshëm, Carey është kujdesur të mbrojë jetën e saj private nga opinioni i jashtëm.

    Në një intervistë me revistën “People”, Carey ka zbuluar se ajo ka një strategji për të mbajtur ekuilibër nën presionin e medias: ajo thjesht nuk i lexon lajmet që shkruhen për të. “Nuk lexoj asgjë që shkruhet për mua. Ky është mënyra ime për të menaxhuar famën,” ka thënë ajo.

    Këngëtarja kaloi një ndarje të bujshme vitin e kaluar me ish-të dashurin e saj, Bryan Tanaka, me të cilin kishte qenë në një lidhje që zgjati gati shtatë vjet. Bryan Tanaka është 14 vjet më i ri se Carey.

  • Plani i rikthimit të Spice Girls-Geri Halliwell refuzon të ndajë skenën me Mel B

    Plani i rikthimit të Spice Girls-Geri Halliwell refuzon të ndajë skenën me Mel B

    Prej disa kohësh është përfolur se grupi Spice Girls është duke u përgatitur për të bërë rikthimin e tyre, këtë herë duke përfshirë edhe Victoria Beckham , e cila ishte pjesë e një ribashkimi të mëparshëm në 2019-ën.

    Por duket se ai plan ka dështuar pasi Geri Halliwell thuhet se refuzon të “ndajë një skenë” me Mel B !

    ‘’Ajo nuk dëshiron të merret fare me Melin për momentin, aq më pak të ndajë një skenë me të’’, tha një burim.

    Para kësaj, të dy u ribashkuan në festën e 50-vjetorit të Victoria Beckham në Londër në prill. Një burim tha për  The Sun , “Mel u përpoq të qetësonte gjërat me Gerin në festë, por nuk shkoi siç ishte planifikuar”. “Ajo po qeshte me të gjitha, por Geri nuk dukej e interesuar të dëgjonte atë që ajo kishte për të thënë dhe u largua,” zbuloi burimi i brendshëm.

    Madje, Mel dhe Geri kanë shmangur të qenurit bashkë në fotot në grup. 

    “Kur erdhi puna për të bërë fotografinë e tyre në grup, Geri u mbajt sa më larg Melit, gjë që ishte e vështirë për t’u parë,” rrëfeu burimi, duke shtuar se “Geri donte të ishte atje për të festuar ditëlindjen e Victorias dhe për të qeshur me të gjithë. 

    Spice Girls përfshinte gjithashtu Victoria si Posh Spice, Melanie C si Sporty Spice dhe Emma Bunton si Baby Spice.

    Grupi u shpërbë zyrtarisht në shkurt 2001, pasi publikuan albumin e tyre të fundit, Forever , në 2000 me largimin e Victoria Beckham. /NO FILT

  • Fansat janë të bindur se e kanë zbuluar emrin e foshnjës së Justin dhe Hailey Bieber

    Fansat janë të bindur se e kanë zbuluar emrin e foshnjës së Justin dhe Hailey Bieber

    Fansat e Justin dhe Hailey Bieber, janë tejet entuziast për lindjen e modelës sa kanë filluar edhe të gjurmojnë më tepër rreth përditshmërisë së tyre, për të bërë një lidhje se si mund të jetë emri i fëmijës së tyre.

    Një përdoruese e ‘TikTok’ Cia Pia, pretendoi se ajo e dinte saktësisht se si çifti i famshëm ka në plan emrin.  Shumica e fansave besojnë se do të jetë një vajzë(por kjo nuk është konfirmuar). Falë disa hulumtimeve që ajo ka bërë tha se vogëlushja Baby Bieber do të njihej si Plum Bieber.

    Fansja spekuloi se modelja duhet të ketë mbetur shtatzënë në fund të vitit të kaluar, me gjasë në nëntor ose në fillim të dhjetorit, që do të thotë se ajo do të kishte marrë vesh për shtatzëninë në dhjetor. Epo, në të njëjtin muaj një llogari në Instagram u hap dhe që Justin dhe Hailey, kanë bërë folloë atë, Plum Bieber.

    Por, që në momentin u bë e madhe ky emër, ata kanë larguar nga lista e ndjekësve këtë llogari.

    Dyshohet se ata krijuan këtë llogari në mënyrë që pas lindjes , sic bëjnë shumë nga të famshmit, të publikojnë fotografi të bebes. Tutje, Cia Pia shtoi se ajo kishte komentuar në një foto të Hailey-t, ‘’Plum Bieber’’, dhe ai koment është fshirë nga ajo./NO FILT

  • Disa nga aktoret më të pëlqyera që nuk kanë fituar ende një Oscar

    Disa nga aktoret më të pëlqyera që nuk kanë fituar ende një Oscar

    Shumë aktore të profilit të lartë të Hollivudit kanë qenë në këtë profesion për vite apo edhe dekada.

    Por edhe pse janë të suksesshëm dhe shfaqen në filmat më të mirë, ëndrra për një trofe të artë Oskar deri më tani u ka ‘’ rrëshitur nga duart’’ shumë prej tyre. Dhe kjo përkundër faktit se disa nga këto yje tashmë ishin nominuar disa herë.

     

    Michelle Pfeiffer pati rolin e saj të parë në serialin televiziv “Fantasy Island’’në vitin 1978 . Pas kësaj, sukseset në karrierë për të vazhdonin të rriteshin. Sidoqoftë, ajo u nominua për një Oskar tre herë, por tre herë iu desh të linte ceromoninë duar bosh.

     

    Glenn Close ka qenë një nga yjet më të pëlqyera të Hollivudit që nga vitet 1970. 75-vjeçarja është nominuar për Oscar gjithsej tetë herë, katër herë për aktoren më të mirë dhe katër herë për aktoren më të mirë dytësore. Fatkeqësisht, Glenn Close, e njohur  për filmat si “The Stepford Ëives” dhe “A Disastrous Affair” , nuk fitoi asnjëherë.

    Këtë fat e pati edhe Michelle Williams, që fama e saj erdhi nga filmat “Brokeback Mountain” dhe “The Greatest Shoëman” . Ajo është nominuar pesë herë por në fund nuk fitoi./NO FILT

  • Selena Gomez flet për procedurën e saj të botoksit

    Selena Gomez flet për procedurën e saj të botoksit

    Selena Gomez sic duket është lodhur nga spekulimet rreth procedurave të mundshme kozmetike.

    Kjo është arsyeja pse ajo komentoi së fundmi në një klip nga TikToker Marissa Barrionuevo që u publikua në vitin 2023. Ajo punon si asistente mjekësore në kirurgjinë e bukurisë dhe publikonte rregullisht video në të cilat spekulonte se çfarë operacionesh mund të kishin bërë disa yje.

    Në rastin e Selenës, ajo tregoi fotot para dhe pas. Dihet se Gomez prej vitesh po lufton me probleme të ndryshme shëndetësore që ndikojnë edhe në pamjen e saj, siç është sëmundja autoimune lupus.

    Megjithatë, ajo dukej thellësisht e mërzitur dhe shkroi nën video: “Sinqerisht, e urrej këtë. Unë isha duke marrë ilaçe me përmbajtje steroide për shkak të një shpërthimi . Unë kam Botox , kaq. Më lini të qetë”. Këto medikamente mund të shkaktojnë fryrje të fytyrës, duke rezultuar në një pamje dukshëm të ndryshme./NO FILT

  • Jimmy Kimmel dhe John Mulaney nuk duan të jenë prezantues të Oscar 2025

    Jimmy Kimmel dhe John Mulaney nuk duan të jenë prezantues të Oscar 2025

    Vështirë të besohet, por dy prezantuesit për Oscar 2025 thuhet se tashmë e kanë refuzuar ftesën.

    Ceremonia e çmimeve Oscar ka qenë prej kohësh një ngjarje prestigjioze dhe të qenurit nikoqir i kësaj ngjarje, duke udhëhequr elitën e Hollivudit dhe audiencën gjatë mbrëmjes, është gjithashtu një moment historik në karrierë. Tani Variety shpjegon:Jimmy Kimmel dhe John Mulaney e kanë refuzuar të dy të jenë nikoqir në Oscar 2025.

    Kimmel ka qenë tashmë në katër netë të Oscar. Sipas burimeve, ai nuk pranoi të jetë për herë të pestë. Kurse John Mulaney thuhet se ai nuk ka kohë për Akademinë për shkak të orarit të tij dhe sezonit të ardhshëm të emisionit të tij “Everybody’s in L.A”.

    Akademia nuk bëri asnjë deklaratë për Jimmy Kimmel apo John Mulaney./NO FILT 

  • Shihni disa nga momentet e yjeve të Hollywood-it gjatë Lojërave Olimpike në Paris

    Shihni disa nga momentet e yjeve të Hollywood-it gjatë Lojërave Olimpike në Paris

    Shumë nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it ishin prezent për të parë nga afër Lojërat Olimpike në Paris.

    Nga aktorët e famshëm te muzikantët dhe ikonat e modës, prania e tyre ka dëshmuar se edhe përmes sportit, mund të bashkohen yje të cilët e shijuan mjaft shumë secilin moment. Sic duket, Lojërat Olimpike të këtij viti u bënë një pikë takimi mes yjeve dhe kampionëve të vërtetë./NO FILT

    Ema Roberts

    Lewis Hamilton

    Tom Brady

    Eva Mendes dhe Ryan Gosling

    Ella Bleu Travolta dhe John Travolta

    LeBron James

    Kendall Jenner

    Natalie Portman

    Nicole Kidman

    Ariana Grande dhe Cynthia Erivo

    Tom Cruise

    Snoop Dogg dhe Martha Stewart

    Sharon Stone/NO FILT

  • Nga motori te Ferrari, Dafina Zeqiri ka vite që zbulon dhuratat luksoze që ajo bën

    Nga motori te Ferrari, Dafina Zeqiri ka vite që zbulon dhuratat luksoze që ajo bën

    Dafina Zeqiri u komentua shumë pasi bëri një dhuratë të veçantë për të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji. Këngëtarja e bëri publike këtë dhuratë luksoze përmes rrjeteve sociale, ku ka zbuluar se i ka blerë një Ferrari.

    Për dhurata luksoze, Dafina ka treguar prej vitesh se është e gatshme t’i realizojë pa problem.

    Në të kaluarën, Dafina i kishte bërë dhurata luksoze ish-të dashurit të saj, DJ Geek. Në një rast, ajo i kishte blerë një motor dhe një skuter elektrik, ndërsa një tjetër dhuratë e veçantë ishte një zinxhir goxha i vlefshëm.

    Përndryshe mes shumë komenteve pozitive për Ferrarin, një komentues kishte shkruar: “Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot”.

    Nuk kaloi edhe shumë, Dafina publikoi komentin dhe identitetin e këtij personi, duke shkruajtur: A thua gruaja jote a krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe ia bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë çikë tënden çfarë babai ka.

    Përndryshe Dafina Zeqiri vitin e kaluar ka bërë vetes një dhuratë duke blerë dy makina super luksoze të tipit “Porsche Carrera 911” dhe “Lamborghini Urus”./NO FILT

  • Sot pritet të mbahet protesta në Tiranë për Noizy-n që të mos ekstradohet në Kosovë

    Sot pritet të mbahet protesta në Tiranë për Noizy-n që të mos ekstradohet në Kosovë

    Lidhur me dhunën ndaj një personazhi të Tik-Tok Medi Iseni, modelja Oriola Marashi ka bërë thirrje për një protestë në mbështetje të reperit Noizy, i cili akuzohet për dhunë të rëndë ndaj Isenit.

    Protesta është planifikuar të mbahet sot në orën 19:00 dhe ka për qëllim të kundërshtojë ekstradimin e Noizyt në Kosovë.

    Ngjarja është ende në hetim dhe reperi duhet të përballet me drejtësinë për të përcaktuar nëse është i përfshirë në ngjarje apo jo.

    Reperi i njohur Noizy dhe DJ i tij, Crax, thuhet se janë arrestuar në mesnatë në një klub nate në Shëngjin.

    Sipas një njoftimi të bërë nga Policia e Shtetit, arrestimi i tyre u bë nga ‘Fast’, pasi ishin shpallur prej disa ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës.

    Në deklaratën e tyre thuhet tutje se arrestimi u bë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

    Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

    “Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

    Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

    Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

    Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”.

  • Alban Skenderaj tregon se ndjehet në borxh ndaj fëmijëve të tij

    Alban Skenderaj tregon se ndjehet në borxh ndaj fëmijëve të tij

    Alban Skenderaj ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë nga pushimet me familjen. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, këngëtari ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetje dhe kuptim që e ka nga dashuritë e tij, fëmijët.

    “Jam pak në ‘borxh’ këto kohë me këto dy dashuritë! Jam me fat që i mirëkuptojnë qëllimet e mia të mira dhe që janë gjithçka për mua”, shkroi Skenderaj në përshkrimin e fotos.

    Përndryshe, në muajin qershor në koncertin e Elvana Gjatës në Koln të Gjermanisë, gjatë paraqitjes në skenë me Romeo Veshajn, ky i fundit bëri një pyetje lidhur me mikrofonin e tij në krahasim me të Elvanës. Kjo situatë solli një përgjigje ironike nga Elvana. “Mua më mbajnë me hile sot, meqë jam e para që guxova ta bëj në Lanxess Arena koncertin” – tha Elvana.

    Sic duket Alban Skenderaj, meqë pati concert më 8 qershor në stadiumin air Albania, këtë deklaratë të Elvanës e mori si thumb ndaj tij, andaj pak ditë pas koncertit të saj publikoi një foto të atmosferës nga stadiumi Air Albania, me mbishkrimin Ndonjëherë mjafton një kitare.

    Megjithatë, ata vazhdojnë të kenë njëri tjetrin në rrjetin social Instagram edhe pse tashmë disa pikëpyetje janë ngritur në lidhje me mbështetjen e tyre ndaj njëri tjetrit./NO FILT