ATV

Category: SHOWBIZ

  • Arsyet pse Mariah Carey kishte një marrëdhënie të tensionuar me motrën e saj të ndjerë

    Arsyet pse Mariah Carey kishte një marrëdhënie të tensionuar me motrën e saj të ndjerë

    Këngëtarja Mariah Carey bëri të ditur së fundmi se nëna dhe motra e saj kanë vdekur në të njejtën ditë.

    Mariah Carey thuhet se nuk kontaktoi kurrë me motrën e saj të ndjerë, Alison Carey, pavarësisht se e dinte që mund të vdiste këto muaj të fundit. Miku i ngushtë i Alison, David Baker, ka pohuar se këngëtarja asnjëherë nuk e kontaktonte motrën e saj më të madhe.

    “Një telefonatë ose, më mirë akoma, një videotelefonatë do të kishte shumë kuptim për Alison. Por nuk ndodhi asnjëherë”, tha Baker.

    Mariah Carey ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me motrën e saj të madhe, Alison Carey prej shumë kohësh.

    Në autobiografinë e saj “The Meaning of Mariah Carey,” ajo përshkruan një marrëdhënie të vështirë dhe plot konflikte me Alison. Mariah Carey e përshkruan motrën e saj si një person që ka bërë përpjekje për të shfrytëzuar famën dhe pasurinë e saj për interesa personale, dhe që ka pasur sjellje të dëmshme ndaj saj gjatë viteve.

    Këto përvoja të vështira kanë ndikuar që Mariah Carey të distancohet nga Alison për të mbrojtur veten. Mariah ka folur publikisht për këto çështje, duke thënë se ndonjëherë është e nevojshme të largohesh nga njerëz, edhe nëse janë familjarë, për të ruajtur shëndetin mendor dhe emocional.

  • Loredana dhe Karim Adeyemi nisin pushimet në Durrës

    Loredana dhe Karim Adeyemi nisin pushimet në Durrës

    Loredana dhe Karim Adeyemi, kanë bërë të ditur se janë në një vizitë në Shqipëri. Ndërsa ndodhen në Durrës, ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre pamje ekskluzive nga apartamenti luksoz i reperit Noizyt.

    Fansat e ciftit po presin me padurim të shohin më shumë nga eksperiencat e tyre në Shqipëri. Loredana Zefi, vazhdon të jetë tejet active në rrjete sociale duke publikuar foto me vajzën e saj dhe të dashurin, Karim Adeyemin.

    Përndryshe,viti 2019 lirshëm mund të themi se ishte viti që Loredana dhe Mozzik ishin në krye të mediave rozë. Kjo për shkak se Loredana në atë kohë akuzohej për zhvajtje të parave që dyshohej se ajo I kishte bërë një cifti zvicran.  Në atë kohë Mozzik dhe Loredana ishin një nga ciftet më të komentuara.

  • Cardi B flet pas thashethemeve për zbardhjen e lëkurës së saj

    Cardi B flet pas thashethemeve për zbardhjen e lëkurës së saj

    Cardi B duket se i përfundoi thashethemet për zbardhjen e lëkurës së saj. Pas shumë pyetjeve në rrjete sociale se : A ka zbardhur Cardi B lëkurën e saj? Cardi B u përgjigj duke shpjeguar efektet që shtatzënia e saj e tretë ka pasur tek ajo.

    “Unë jam shtatzënë, jam pak anemike, foshnja po e merr të gjithë energjinë nga trupi im deri në pikën që jam e zbehtë, nuk mund të nxihem nën diell, sepse po përjetoj shpejt marramendje.

    Në fillim të këtij muaji, Cardi zbuloi se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e saj të tretë. Ajo është gjithashtu nënë e vajzës Kulture dhe djalit Ëave, të cilin e ndan me ish bashkëshortin Offset. Cardi bëri kërkesë për divorc nga Offset, më 31 korrik pas gjashtë vitesh martesë.

  • ASAP Rocky flet për Rihannën dhe marrëdhënien e tyre

    ASAP Rocky flet për Rihannën dhe marrëdhënien e tyre

    Në një intervistë të kopertinës së Billboard Asap Rocky, foli për marrëdhënien e tij të fortë me Rihannën, me të cilën ai ka dy djem, RZA Athelston Mayers dhe Riot Rose Mayers.

    “Është çmenduri se si gjejmë balancin me oraret tona kaotike”, tha Rocky,duke shtuar për Rihannën: Unë nuk mendoj se ka një person më të përsosur se ajo.

    Ai vazhdoi: Kur oraret janë të ngarkuara, ajo e kupton shumë këtë. Dhe kur lirohet orari, atëherë kalojmë më shumë kohë së bashku. Gjithçka është me mirëkuptim mes neve.

    Në maj 2022, çifti u bënë prindër për herë të parë  kurse në muajin shkurt të 2023, Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj të dytë gjatë performancës së saj në Super Bowl Halftime Show.

    Në fillim të këtij muaji, çifti u pa duke kaluar kohë në plazh në Barbados, vendlindja e Rihanna-s.

  • Neil Patrick Harris zbulon pagën e tij në sezonin e fundit të “How I Met Your Mother”

    Neil Patrick Harris zbulon pagën e tij në sezonin e fundit të “How I Met Your Mother”

    Neil Patrick Harris ka ndarë detaje interesante mbi pagën e tij si Barney Stinson në sezonin e fundit të serialit të famshëm “How I Met Your Mother”.

    Në një intervistë për emisionin e Howard Stern, Harris zbuloi se paguhej 220 mijë euro në javë për rolin e tij. Harris gjithashtu bëri të ditur se të gjithë aktorët kryesorë të serialit, përfshirë Josh Radnor (Ted Mosby), Jason Segel (Marshall Eriksen), Cobie Smulders (Robin Scherbatsky) dhe Alyson Hannigan (Lily Aldrin), merrnin të njëjtën pagë në sezonin e fundit.

    Ai shtoi se kishte përpjekur të negocionte një pagë më të lartë gjatë sezoneve të katërt dhe të pestë, por pa dëshiruar të dëmtonte interesat e kolegëve të tij.

    Seriali “How I Met Your Mother” u transmetua nga viti 2005 deri në vitin 2014.

  • Çfarë po planifikojnë Tayna dhe Loredana?

    Çfarë po planifikojnë Tayna dhe Loredana?

    Loredana dhe Tayna kanë shpërndarë foto të njëra-tjetrës në story-t e tyre, duke ngjallur kurreshtje tek fansat e tyre.

    Duket se dy artistet po planifikojnë një bashkëpunim të ri, por nuk kanë zbuluar asnjë detaj tjetër për momentin.Madje ato asnjëherë nuk janë parë së bashku apo nuk ka qenë e dukshme raporti I mirë mes tyre.

    Pas suksesit të këngës ‘’Si ai’’, Tayna së fundmi publikoi projektin më të ri “Folem pak”. Kurse Loredana para një muaji publikoi këngë në gjuhën shqipe me titull ‘’Loja’’.

  • Zbulohet kuptimi i emrit të djalit të Justin dhe Hailey Bieber

    Zbulohet kuptimi i emrit të djalit të Justin dhe Hailey Bieber

    Justin dhe Hailey Bieber u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Jack Blues Bieber.

    Sipas një burimi afër ciftit, ata janë tejet të lumtur dhe Hailey është në gjendje të mirë si fizike ashtu dhe emocionale. Cifti i cili u martuan  në shtator 2018, thuhet se gjithnjë kanë pasur dëshirë të krijonin familjen e tyre, por prisnin momentin e duhur.

    “Shtatzënia ishte diçka që ata e uruan shumë dhe u lutën”, tha burimi.

    “Dita kur mësuan se Hailey ishte shtatzënë ishte dita më e mirë për Justin”.

    Emri i foshnjës ka një kuptim të vecantë për ta për shkak se Jack është emri i dytë i babait të Justin, Jeremy Bieber.

    Hailey Bieber pati zbuluar shtatzëninë e saj në maj ndërsa ndau foto nga ceremonia në Hawaii.

  • Jennifer Lopez kërkon divorc nga Ben Affleck pas 2 vitesh martesë

    Jennifer Lopez kërkon divorc nga Ben Affleck pas 2 vitesh martesë

    Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga Ben Affleck të martën pas dy vitesh martesë.

    E marta shënoi gjithashtu dy vjetorin e ceremonisë luksoze të martesës së ciftit. Këngëtarja ka shënuar datën e ndarjes si 26 prill 2024.

    Lopez, 55 vjeç dhe Affleck, 52 vjeç, u floën për herë të parë për ndarje në maj 2024.

    Madje TMZ pati raportuar se Affleck nuk jetonte më në mega-rezidencën e tyre në Beverly Hills.

    Sipas gazetës, fituesi i Oskarit ishte parë duke qëndruar në një shtëpi në lagjen Brentëood të Los Anxhelosit për rreth një javë – pavarësisht se ishte gati 30 minuta nga shtëpia e tyre në Beverly Hills.

    Ai në shumë raste është fotografuar duke shkuar e dalë nga prona pa Lopez./NO FILT

  • Dua Lipa u shfaq në darkë me të dashurin me bizhuteri 69 mijë euro

    Dua Lipa u shfaq në darkë me të dashurin me bizhuteri 69 mijë euro

    Dua Lipa pas një darke romantike me të dashurin e saj, Callum Turner, u shfaq me një kombinim të jashtëzakonshëm bizhuterish që arrin një vlerë totale prej 69 mijë eurosh.

    Ajo kishte zgjedhur një unazë të mbushur me diamante nga ‘Tiffany & Co’, e cila kushton 10,000 dollarë, një orë të artë ‘Panthère de Cartier’ me vlerë 21,000 dollarë, dhe një unazë të vogël nga koleksioni ‘Tiffany HardËear’ që kap një çmim prej 5,800 dollarësh.

    Për të kompletuar pamjen, ajo kishte veshur një byzylyk të artë ‘Tiffany Lock’ me vlerë 40,000 dollarë, të mbuluar me diamante të prerë në formë të rrumbullakët. Përndryshe Dua Lipa, ka një pasuri neto prej 35 milionë dollarësh .

  • Lady Gaga flet rreth filmit “Joker 2”

    Lady Gaga flet rreth filmit “Joker 2”

    Lady Gaga ka shprehur admirim për regjisorin Todd Phillips për guximin dhe thellësinë e vazhdimit të shumëpritur të filmit “Joker: Folie à Deux”.

    38-vjeçarja, e njohur ndryshe si Stefani Germanotta, do të interpretojë karakterin e Harleen “Lee” Quinzel, një version i Harley Quinn, përballë Joaquin Phoenix, i cili do të rikthehet në rolin e Arthur Fleck dhe alter-egos së tij villain Joker.

    Në një intervistë për Variety, Gaga tha:
    Todd ka bërë një punë të jashtëzakonshme me këtë koncept të përgjithshëm dhe me skenarin, duke i dhënë vazhdimit të Joker-it një guxim dhe kompleksitet të veçantë. Ka muzikë, ka vallëzim, është një dramë, përfshin edhe elementë të një drame gjyqësore, është një komedi, përmban gëzim dhe trishtim. Është një dëshmi për [Todd] si regjisori, që ai ka zgjedhur të krijojë diçka të veçantë në vend të një historie tradicionale të dashurisë. Në pjesë të tjera të intervistës, Phillips dha detaje të tjera mbi aspektin muzikor të filmit. Phoenix dhe Gaga do të interpretojnë këngë dhe valle ndërsa këndojnë këngë klasike si “Get Happy,” “For Once in My Life,” dhe “That’s Life,” por regjisori shpjegoi se filmi nuk do të kategorizohet si një muzikal.

    Shumica e muzikës në film është në të vërtetë thjesht dialog. Është si Arthur që nuk ka fjalët për të shprehur atë që ndjen, ndaj këndon ato në vend. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se filmi është si ‘In the Heights’, ku dikush fillon të këndojë dhe e nxjerr në rrugë, dhe policia është duke vallëzuar. Me gjithë respektin, sepse kam pëlqyer ‘In the Heights’.

    Filmi “Joker” i vitit 2019 përshkruan rënien mendore të komedianit aspirant dhe klounit Arthur Fleck. Personazhi i tij i dhunshëm Joker lind si rezultat i refuzimit social dhe romantik dhe shndërrohet në një anti-hero të kultit. Phoenix fitoi një ‘Oscar’ për performancën e tij dhe filmi fitoi më shumë se një miliard dollarë në box-office, duke u bërë në atë kohë filmi më fitimprurës i rangut R i të gjitha kohërave. Ky rekord është thyer që atëherë nga “Deadpool & Wolverine” i këtij viti. Vazhdimi i “Joker” do të mbërrijë në kinema më 4 tetor 2024, në përvjetorin e pestë të lansimit të filmit origjinal.