ATV

Dua Lipa u shfaq në darkë me të dashurin me bizhuteri 69 mijë euro

Written by

in

Dua Lipa pas një darke romantike me të dashurin e saj, Callum Turner, u shfaq me një kombinim të jashtëzakonshëm bizhuterish që arrin një vlerë totale prej 69 mijë eurosh.

Ajo kishte zgjedhur një unazë të mbushur me diamante nga ‘Tiffany & Co’, e cila kushton 10,000 dollarë, një orë të artë ‘Panthère de Cartier’ me vlerë 21,000 dollarë, dhe një unazë të vogël nga koleksioni ‘Tiffany HardËear’ që kap një çmim prej 5,800 dollarësh.

Për të kompletuar pamjen, ajo kishte veshur një byzylyk të artë ‘Tiffany Lock’ me vlerë 40,000 dollarë, të mbuluar me diamante të prerë në formë të rrumbullakët. Përndryshe Dua Lipa, ka një pasuri neto prej 35 milionë dollarësh .

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *