ATV

Category: SHOWBIZ

  • ‘P. Diddy’ mohon akuzat ndaj tij, beson se është i pafajshëm

    ‘P. Diddy’ mohon akuzat ndaj tij, beson se është i pafajshëm

    Sean ‘P. Diddy’ Combs vazhdon të mohojë “me forcë” të gjitha akuzat për keqbërje kundër tij, kështu që ai ka të ngjarë të mos pranojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë, sipas avokatit të tij.

    Reperi u akuzua për konspiracion të shantazhit, trafik seksual dhe transpirim për t’u përfshirë në prostitucion, gjë që nxiti arrestimin e tij në New York pas një aktakuze të jurisë së madhe.

    Akuzat penale kundër P. Diddy u ngritën pas një sërë padish civile, duke filluar nga fundi i vitit 2023 me një ankesë të paraqitur nga ish e dashura, Cassie Ventura, e cila u zgjidh jashtë gjykatës brenda një dite.

    Pas kësaj, Siguria Kombëtare kreu bastisje në shtëpitë e tij në Los Anxhelos dhe Mayami, ku dyshohet se gjetën 1000 shishe lubrifikues dhe vaj për fëmijë.

    Pavarësisht akuzave, avokati i manjatit të argëtimit këmbëngul se Diddy nuk po kërkon të pranojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë, sepse ai me të vërtetë beson se është i pafajshëm.

    Në The Downfall of Diddy të TMZ-së, Marc Agnifilo tha:

    “Nuk varet nga unë. Varet nga z. Combs”, duke shtuar, “dhe unë nuk shoh që [ai pranon një marrëveshje për pranimin e fajësisë] të ndodhë sepse ai beson se është i pafajshëm dhe për më tepër, ai beson se ai duhet të ngrihet jo vetëm për veten e tij – për familjen e tij dhe për të gjithë ata që janë shënjestruar nga qeveria federale”.

    Ekipi i Diddy më parë këmbënguli se ai ishte në shënjestër të qeverisë pas bastisjeve, duke e quajtur aktin një “mbipërdorim të madh të forcës në nivel ushtarak”.

    Ata pretenduan se Diddy bashkëpunoi me autoritetet gjatë, siç thonë ata, një “gjueti shtrigash të bazuar në akuza të pabaza të bëra në padi civile”.

  • Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla si pasojë e shpërthimit të një zjarri

    Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla si pasojë e shpërthimit të një zjarri

    Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla kur zjarri papritmas i shpërtheu në fytyrë.

    Këngëtarja e “Toxic”, 42-vjeçare, u ka treguar ndjekësve të saj në Instagram se incidenti potencialisht vdekjeprurës ndodhi gjashtë muaj më parë.

    Ajo u tha 42 milionë ndjekësve të saj në një videoklip, në të cilin foli me një theks britanik: “Isha në dhomën time, ndeza zjarrin dhe krejt papritur më shpërtheu në fytyrë”.

    Spears shtoi se oxhaku i saj “e kishte bërë këtë më parë”, dhe ajo zakonisht merr sigurinë e saj që “të hyjë dhe ta ndezë për të”.

    “Por këtë herë, më është hedhur në fytyrë … m’i hoqi të gjithë qerpikët e vetullat”.

    Spears tregoi gjithashtu se si kishte frikë se kishte djegie të shkallës së dytë ose të tretë dhe mendonte se do t’i duhej “të shkonte në dhomën e urgjencës” pasi “fytyra e saj ishte si në zjarr”.

    “Ishte dhimbje të të prekte diçka. Kjo ndodhi për gjashtë apo shtatë orë”.

    “Dhimbja nuk u largua kurrë. Ishte kaq, kaq, kaq e keqe”, shtoi mes tjerash ylli i popit.

    Britney tha se i është dashur të merrte paracetamol për të fjetur, duke shtuar: “Po, ishte vërtet keq”.

    Por ajo përfundoi: “Tani gjithçka është mirë”. /Telegrafi/

  • Çfarë ndodhi me Flori Mumajesin?

    Çfarë ndodhi me Flori Mumajesin?

    Duket se mungesa e Flori Mumajesi në showbizin shqiptar po vërehet jo vetëm nga audience e tij por edhe nga vet koleget.

    Meqë edhe në rrjete sociale nuk është me aktiv, në 2022 Flori pati njoftuar se disa nga këngët e tij më të njohura, përfshirë “Me fjalë të vogla”, “Plas” dhe “Thjesht të du”, nuk janë më as në YouTube dhe as në Spotify. Flori përmendi se ka fshirë 45 këngë nga kanali i tij zyrtar, duke e bërë të vështirë për fansat ta gjejnë muzikën e tij.

    Mes tjerash ai pati thënë :Gjithë këto ditë kam lexuar mesazhe: Kthehu se bën muzikë të bukur, na ke munguar etj etj. Ça ka munguar?! “Ëndrra” e The Dreams? Patjetër që po. Aty ka qenë, po këto s’janë. Pastaj lexoja “I pavdekshëm. Muzika jote e pavdekshme”. Me veten time thashë “Ka vdekur, por s’e keni ngushëlluar”. Sa merrja gëzim, ndriçim, ndihesha dhe gri, duke i dëshmuar vetes që do ta shtysh vetë se ata nuk kanë detyrime ta dëgjojnë këngën tënde përditë. Duhet t’ja kujtosh ti, por as unë s’e kam detyrim këtë gjë. Këngët më të shenjta të miat, 4 këngë mungojnë, nuk vihen re nga dashamirësit, dëgjuesit e muzikës, po unë ça detyrimi kam?

    Nuk janë vetëm audienca e këngëtarit që shpesh tregojnë përmes komenteve se u mungon ai, edhe disa nga koleget e tij nuk shpëtojnë në intervista pa u pyetur për të. Fifi tha se ka kaluar një vit që nuk ka pasur kontakt me Florin, dhe theksoi se ai ka qenë një mentor i jashtëzakonshëm për të. Ajo shprehi keqardhje që ai nuk po sjell më muzikë, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për industrinë.

    Nga ana tjetër, Shkurte Gashi shprehu mendimin se Flori i mungon jo vetëm asaj, por edhe gjithë Shqipërisë. Ajo shprehu besimin se ai ka nevojë për pushim dhe uroi një rikthim të shpejtë. Shkurta theksoi se ka shumë projekte që dëshiron të realizojë së bashku me Florin dhe se ajo do të ishte e lumtur ta vazhdonte punën me të.

    Spekulime të shumta kishte në media rozë për vite rreth gjendjes së FFlori Mumajesit. Disa prentendonin se ai ka probleme financiare me bizneset e tij dhe është zhytur në borxhe, të tjerë pretendonin se ka probleme shëndetësore. Deri më tani, vet këngëtari nuk është se ka deklaruar dicka rreth arsyejes së saktë të distancimit nga skena dhe rrjetet sociale./ NO FILT

     

  • Fama dhe pasojat pas përfundimit të Big Brother VIP

    Fama dhe pasojat pas përfundimit të Big Brother VIP

    Big Brother VIP do të filloj së shpejti si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Ky format, i njohur për natyrën e tij intrigante dhe dinamikën mes banorëve, ka arritur të tërheqë një audiencë të gjerë, e cila është e etur për të ndjekur çdo hap të jetës së brendshme të pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit e këtij spektakli jo vetëm që përballen me sfida dhe konkurencë, por gjithashtu krijojnë lidhje të forta, disa prej të cilave vazhdojnë edhe pas përfundimit të edicionit.

    Disa pjesëmarrës, arrijnë të kapin mundësi të reja dhe famën si rezultat i eksperiencës në Big Brother, ndërsa të tjerë ndeshen me telashe pas daljes nga shtëpia.

    Gjatë kësaj jave , Armaldo Kllogjeri, i njohur si Maestro që ishte gjatë edicionit të dytë, zbuloi se kishte paditur Teatrin e Operas dhe Baletit. Armaldo shprehu hidhërimin e tij për largimin e papritur nga puna, duke theksuar se kjo ndodhi një muaj para përfundimit të Big Brother. Ai theksoi kontributin e tij 20-vjeçar në teatër, duke e konsideruar këtë vendim si një mungesë respekti për sakrificat e tij. Armaldo shprehu se tani ndodhet në një situatë të vështirë, me një grua shtatzënë dhe një fëmijë të mitur, duke kërkuar drejtësi për veten dhe familjen e tij.

    Nga ana tjetër, Heidi Baci një vajzë e thjeshtë shqiptare që jetonte në Itali, ajo ka arritur të bëhet prezantuese në televizionin që transmetoi këtë reality shoë.

    Edhe Franceska Murati dhe Rike Roci janë bërë figura të njohura pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother. Të dyja kanë arritur të gjejnë mundësi të reja në televizion, duke u bërë pjesë e projekteve të ndryshme dhe duke fituar simpatinë e audiencës. Këto janë vetëm disa histori që tregojnë se si pjesëmarrësit e Big Brother mund të transformojnë jetët e tyre.

    Ndryshe nga vitet e kaluara, fituesja e edicionit te fundit te big brother ne shqiperi,Egla Ceno, nuk është se është bërë shumë active pas përfundimit të këtij formati.

    Einxhel Shkira, një tjetër ish-banore e edicionit të parë,këtë javë thumboi lidhur me pjesën e të moderuarit. Kujtojmë se Einxhel para se të hynte në Big Brother ishte moderator e njohur në Shqipëri. E pyetur për të prezantuar festivalin e RTSH-së, Einxhel replikoi: Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”. Big Brother VIP tregon se ai është më shumë se  thjeshtë një program televiziv; sepse për dikë ndryshon jetët, dhe sjell mundësi dhe sfida të reja, e për dikë tjetër del të jetë krejtësisht e kundërta.

    Kujtojmë se Luiz Ejlli vazhdon të mbetet fituesi I BBVIP AL më I komentuar dhe më I pëlqyer dhe duket se ka ditur ta shfrytëzoj famën dhe dashurinë që mori Brenda asaj shtëpie.

    Edhe në Kosovë personalitete të shumta ia panë hajrin këtij formati. Alba Vukaj, Edona James, Vesa Vllasaliu, Santiana Maloku janë vetëm disa nga emrat që vazhdojnë të tërheqin vëmendje si me projekte, si nga ana profesionale./ NO FILT

  • Nga pengesat deri te milionat-Dafina Zeqiri dhe rrugëtimi i saj në muzikë

    Nga pengesat deri te milionat-Dafina Zeqiri dhe rrugëtimi i saj në muzikë

    Dafina Zeqiri, një nga artistet më të dashura dhe më të suksesshme në skenën muzikore shqiptare, gjatë kësaj jave ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e udhëtimit të saj artistik për afërsisht dy dekada.

    Në një postim , ajo shprehu ndjenjat e saj për përkrahjen e gjatë dhe të qëndrueshme që ka marrë nga fansat dhe bashkëpunëtorët e saj: “Çdo ditë jam shumë falënderuese që jam gjallë dhe shëndoshë, maspari. Ndihem njeriu me shumë fat që po afrohen dy dekada karrierë dhe kam bashkëpunëtorë të mrekullueshëm, po ashtu ju që më vlerësoni muzikën dhe performancat e mia. Ekipin më të mirë në botë. Faleminderit shumë shumë shumë gjithëve!”

    Ky falënderim vjen në një moment të rëndësishëm për Dafinën, pasi gjatë kësaj jave është zbuluar edhe një lajm tjetër– data e dasmës së saj.

    Dasma e këngëtares dhe Kreshnik Gjergjit do të mbahet më 26 tetor dhe duket se do të jetë madhështore. Ftesat e dasmës janë të veçanta dhe dallojnë nga ato që zakonisht shihen në evente të tilla, duke treguar se kjo ceremony mund të jetë unike në çdo detaj. Një numër i madh njerëzish të njohur dhe miq të afërt të këngëtares pritet të jenë të ftuar për të festuar këtë ditë të veçantë me të.

    Dafina ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme që nga fillimi i saj në moshë shumë të re. Ajo filloi të këndonte në moshën 10-vjeçare, duke marrë pjesë në festivale në Suedi, vendin ku ajo është rritur. Më vonë, Dafina vendosi të rikthehej në Kosovë, ku më 2007, në moshën vetëm 16-vjeçare, fitoi një ndër çmimet e para të rëndësishme në karrierën e saj në festivalin Polifest me këngën “Rrallë e përmallë”. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë dhe plot arritje, gjatë së cilit Dafina u bë një prej këngëtareve më të kërkuara dhe më të vlerësuara në skenën muzikore shqiptare.

    Por, siç është shpesh rasti me yjet e mëdhenj, suksesi i saj nuk ka ardhur pa sfida dhe vështirësi. Këngëtarja është përballur me disa momente të vështira gjatë rrugëtimit të saj. Një ndër problemet më të përfolura ishte konflikti me menaxherin e saj të parë, Besforti, me të cilin deklaroi se kishin hyrë në proces gjyqësor. Ajo gjithashtu ka pasur disa mosmarrëveshje të tjera publike me figura të njohura të shoëbizit shqiptar, si Tuna, me të cilën marrëdhënia e saj u përkeqësua pas publikimit të një videoje në YouTube, ku Dafina dëgjohej duke folur për të dhe për disa personalitete të tjera të njohura në vend.

    Ndër vite , ajo prishi marrëdhëniet shoqërore edhe me Labinot Gashin, Drin Zatriqin, Bleron, Arber Bytyqin, Dj Floë, Tayna, Ya Ninën dhe Ron Zaitin. Megjithatë, ajo ka vazhduar të ruajë fokusin në muzikë dhe të krijojë lidhje të forta me fansat e saj, duke mos u lënë të ndikohet nga thashethemet dhe lajmet negative që shpesh qarkullojnë për të.

    Përveç suksesit të madh në Kosovë dhe në trojet shqiptare, Dafina ka tentuar të zhvillojë karrierën e saj edhe jashtë vendit. Në vitin 2017, ajo shkoi në Amerikë për të provuar të krijonte muzikë në një treg më të madh dhe më konkurrues. Gjatë qëndrimit atje, Dafina pati deklaruar se ndjeu presionin e madh të industrisë muzikore amerikane, duke përjetuar një periudhë të vështirë.

    Në një intervistë, ajo kishte deklaruar se :Në Amerikë kam mësuar se pse unë bëj muzikë. Këtu [Kosovë] jam prapë vetvetja sepse e kam gjetur vetveten, kam tejkaluar shumë gjëra në jetë. Jam shumë e lumtur me familjen, ekipin dhe fansat e mi. Unë mund të krijoj çdo gjë sipas vizionit tim, atje [Amerikë] je shumë nën kontroll, ata të trajtojnë si një produkt që tërheq të hyra.”

    Megjithëse eksperienca në Amerikë e mësoi, ajo pranoi se ishte një periudhë ngulfatëse për të, dhe për pak sa nuk ra në depresion. “Kjo për pak më ngulfati dhe aty vërejta se po bija në depresion. Nuk dija ta shpjegoja si po ndihesha dhe u kërkoja falje miqve dhe familjarëve,” tha ajo.

    Pavarësisht sfidave, Dafina Zeqiri mbetet një nga këngëtaret më të fuqishme dhe më me ndikim në industrinë muzikore shqiptare. Këngët e saj arrijnë miliona dëgjime në platforma të njohura si YouTube dhe Spotify, duke dëshmuar dashurinë e madhe që publiku ka për muzikën e saj./ NO FILT

  • A ka bërë Dua Lipa ndërhyrje estetike?

    A ka bërë Dua Lipa ndërhyrje estetike?

    Dua Lipa asnjëherë nuk ka folur publikisht për ndërhyrje estetike. Kirurgët plastik theksojnë se, nëse transformimi i saj është rezultat i operacioneve plastike, ato janë realizuar me mjeshtëri të madhe dhe shumë kujdes. Sipas tyre, qëllimi i kirurgjisë estetike moderne është përmirësimi i tipareve të fytyrës pa ndryshuar natyrën apo karakterin e pamjes së një personi.

    Një kirurg plastik nga Brazili ka bërë krahasim të fytyrës së Dua Lipës në fillimet e karrierës së saj me atë të viteve të fundit.

    Sipas tij,disa procedura estetike që këngëtarja ka bërë janë vetulla më të ngritura dhe të hapura, pra do të thotë që vetullat janë ngritur më lart se pozicioni i tyre natyral, duke i dhënë një pamje më të freskët dhe të hapur fytyrës. Kjo mund të arrihet me një procedurë të quajtur lifting endoskopik, e cila përfshin ngritjen e indeve në zonën e ballit dhe vetullave.

    Forma e qepallave tek këngtarja sipas tij është më e thellë në një mënyrë që i jep syrit një pamje më të madhe ose më të hapur. Ndërhyrja e këtyre quhet blefaroplastia, pra për të përmisuar pamjen e syve, duke hequr lëkurën ose yndyren e tepërt nga qepallat për një pamje më të freskët dhe rinore.

    Hunda e Dua Lipës thuhet se është e bërë sepse është më e drejtë. Por, në rastin e saj, meqenëse është një ndryshim I hundës më I butë, mbushja me acid hialuronik mund të jetë realizuar.

    Buzët e saj janë më të plota dhe kanë një formë më të definuar, gjë që mund ta ketë përdorur gjithashtu acidin hialuronik për t’i dhënë më shumë volum.

    Në fëmijëri dhe adoleshencë, fytyra e Dua Lipës ishte ovale. Natyrshëm, ajo ka faqe të plota dhe pjesën e poshtme të fytyrës më të gjerë. Megjithatë, kur është e grimuar nga profesionistët dhe fotografuar në mënyrë të përshtatshme, mollëzat e saj theksohen më shumë dhe forma e mjekrës duket ndryshe. Faqet e saj janë më të holla në fotot e viteve të fundit prandaj ka shumë gjasa që nuk janë rezultat i një operacioni por vijnë nga një humbje e peshës dhe përdorimi i make-up-it për të theksuar zonën e mollëzave./ NO FILT

     

  • Këngëratja Donna Dafi në Bof 500 Gala të Javës së Modës në Paris u shoqërua nga reperi Future

    Këngëratja Donna Dafi në Bof 500 Gala të Javës së Modës në Paris u shoqërua nga reperi Future

    Artistja Donna Dafi, në Bof 500 Gala të Javës së Modës që është duke u mbajtur në Paris Francës, u shoqërua nga reperi me famë botërore Future.

    Këta dy artistë janë duke bashkëpunuar edhe në disa projekte të tjera.

  • Mes Kosovës dhe Amerikës, kush kujdeset për gojën më shumë? Dentistja zgjedh Amerikën

    Mes Kosovës dhe Amerikës, kush kujdeset për gojën më shumë? Dentistja zgjedh Amerikën

    Të ftuar në një panel mysafirësh, Dentistja Vesa Mita – Kurtolli ne emisionin The Elite Way, e pyetur për kujdesin ndaj gojës nuk e rreshton të parën Kosovën.

    Sipas saj, kujdesi dhe higjiena e gojës janë ndër gjërat kryesore dhe madje ndër gjërat e para që qytetarët harrojnë të kujdesen për të.

    Andaj nga eksperienca e saj dhe studimet në Amerikë, Vesa në krahasimin e dy vendeve, zgjedhë Amerikën si vend me i kujdesshëm në higjienë dhe mbajtjen e pastërtisë së gojës.

    Ndër faktorët që Dentistja thekson gjatë emisionit njëra ndër gjërat që e favorizon apo rrit kujdesin dhe higjienën e gojës në Amerikë është edhe flourizimi i ujit.

    Për shumë informacione të tjera profesionale të fushës, Vesa ndanë edhe video këshilluese në rrjetet e saj sociale për të cilat kujdeset që të gjitha këshillat e shëndetit të jenë të çasshme.

    Për më shumë ndjek emisionin e plote – The Elite Way:

  • George Clooney dhe Brad Pitt luftojnë mafian shqiptare në filmin e tyre të ri “Wolfs”

    George Clooney dhe Brad Pitt luftojnë mafian shqiptare në filmin e tyre të ri “Wolfs”

    Në filmin “Wolfs”, ku protagonistë janë dy ikonat e aktrimit George Clooney dhe Brad Pitt si dy pastrues rivalë të krimeve, tensioni kryesor nuk vjen aq shumë nga frika e arrestimit nga policia ose nga kërcënimi për vrasje nga mafia shqiptare – të dyja këto janë shqetësime të pranishme – por nga fakti që Clooney dhe Pitt nuk janë miq.

    Të dy personazhet fillojnë si të panjohur për njëri-tjetrin. Kjo është një dëshmi e kimisë së shkëlqyer mes Clooney dhe Pitt, në ekran dhe jashtë tij, që i bën ata të duken sikur janë shumë larg marrëdhënies së zakonshme miqësore, ndërkohë që Pitt e thërret me përshëndetje të ftohtë “zotëri” në skenat e para të këtij filmi me ritme të shpejta të regjisorit Jon Watts, shkruan ABC News.

    Clooney dhe Pitt kanë bashkëpunuar për herë të parë në vitin 2001 në filmin “Ocean’s Eleven”, dhe ashtu si ky remake i njohur, “Wolfs” është po aq, në mos më shumë, i përqendruar te yjet e filmit sesa te historia. Sharmi i tyre dhe kimia natyrale janë pika kyçe e suksesit, ndërsa loja e tyre e “sfidave” të ndërsjella përbën një pjesë të madhe të komedisë dhe dinamikës së filmit.

    Në moshat përkatëse 63 dhe 60 vjeç, Clooney dhe Pitt shfaqin momente humoristike për dhimbjet e shpinës dhe Advil-in, por “Wolfs” është krijuar për të treguar se edhe tani, pa shumë përpjekje, ata arrijnë të përfundojnë punën me sukses.

    Takimi i parë i dy personazheve ndodh në një ‘penthouse’ luksoz në New York, ku një prokuror (i luajtur nga Amy Ryan) është në një situatë të dëshpëruar dhe ka nevojë për të mbuluar një incident. Një burrë i ri, gati i zhveshur, duket i vdekur në dysheme. Ajo kërkon me shpejtësi një numër telefoni për t’i ardhur në ndihmë, gjë që sjell Clooney-n në skenë si pastruesin e parë. Më vonë, Pitt, gjithashtu një pastrues krimesh, vjen i dërguar nga pronari i hotelit, duke filluar kështu një marrëdhënie sfiduese mes dy ekspertëve të zanatit.

    Dy pastruesit, që mund të quhen pasardhës shpirtërorë të personazhit të Harvey Keitel nga “Pulp Fiction”, janë të vetmit që mund të bëjnë këtë punë të veçantë. Titulli “Wolfs” përfaqëson një bashkëpunim të vështirë mes dy ‘freelancer’-ëve solo, që fillimisht janë të pashoq.

    Ndërkohë që ata përpiqen të fshehin trupin, ata e shohin njëri-tjetrin me dyshim dhe përpiqen të mos zbulojnë sekretet e tyre të zanatit. Por me kalimin e kohës, ata fillojnë të respektojnë njëri-tjetrin. Clooney e fiton respektin e Pitt me metodat kreative të fshehjes së trupit, dhe dyshja fillon të afrohet ngadalë drejt një partneriteti të padëshiruar.

    Filmi kulmon kur zbulon se trupi nuk është i vdekur dhe djaloshi i ri që mendohej se ishte viktima, i luajtur nga Austin Abrams, zgjohet nga gjendja e tij dhe fillon një ndjekje të gjatë nëpër rrugët e New York-ut, duke shtuar një dozë humori dhe kaosi në histori. Djaloshi e percepton Clooney-n dhe Pitt-in si miqtë e tij, duke i konsideruar ata “dy njerëzit më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë”.

    Në përfundim, “Wolfs” është një film që ndërthur humorin, tensionin dhe karizmën e dy prej aktorëve më të mëdhenj të Hollywoodit, duke lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një miqësie të bukur dhe një vazhdimësi e suksesshme e bashkëpunimit të tyre. /Telegrafi/

  • Elon Musk thotë se nuk është i përfshirë në një romancë me kryeministren italiane Meloni, pas imazhit viral

    Elon Musk thotë se nuk është i përfshirë në një romancë me kryeministren italiane Meloni, pas imazhit viral

    Elon Musk ka mohuar pretendimet se mund të ketë diçka me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, pasi një foto e tyre, duke u parë me emocion në sytë e njëri-tjetrit u bë virale.

    Titani i teknologjisë, dhe kryeministrja italiane u fotografuan bashkë në një event, gjatë të cilit Musk i dhuroi Melonit çmimin Global Citizen nga Atlantic Council, shkruan Sky News.

    Megjithatë, një fotografi e tyre nga eventi në New York i vuri flakën internetin, ku njerëzit nisën një sërë spekulimesh për dyshen.


    “Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas…”, shkroi një përdorues.

    Megjithatë, titani i teknologjisë, Musk, i riktheu përgjigjen këtyre pretendimeve: “Isha aty me nënën. Nuk kam asnjë lidhje romantike me kryeministren Meloni.

    Foto: Elon Musk dhe Giorgia Meloni / AP
    Meloni, thuhet se kishte kërkuar që Musk të ishte personi që do t’i dorëzonte çmimin në ngjarjen e së hënës, ndërsa biznesmeni i teknologjisë udhëtoi në Itali dy herë vitin e kaluar për të takuar udhëheqësen italiane – gjatë muajit qershor dhe dhjetor.

    Miliarderi i thuri lëvdata asaj, teksa i dorëzoi çmimin, duke thënë se ishte “dikush që është edhe më e bukur brenda se jashtë”. /Telegrafi/