ATV

Category: Lajme

  • Autoriteti i Konkurrencës pezullon nga puna inspektoren hetuese

    Autoriteti i Konkurrencës pezullon nga puna inspektoren hetuese

    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut.

    Këtë vendim e ka quajtur të padrejtë dhe tendencioz Latifi, e cila ka thënë se pezullimi i është bërë për shkak të ngritjes së zërit kundër disa çështjeve që ajo i ka cilësuar shkelje, e për çka u është drejtuar edhe organeve të drejtësisë.

    “Gjatë këtyre dy viteve i kam pas 13 masa disiplinore, ndoshta dikush jashtë mundet me thonë se çfarë shkelje paska bo brenda kjo, vlen të theksohet se të gjitha këto masa i kam të fitume, kjo tregon që ato kanë qenë të qëllimshme pa bazë ligjore dhe pa prova. pezullimi im që u bë mediatik nuk është pezullimi i vetëm, për periudhën e njëjtë kohore jam pezulluar dy herë nga vendi i punës, që do të thotë e kam edhe një paraprak, ndaj tij kam ushtruar ankesë në komisionin e pavarur mbikëqyrës, i cili është në procedura dhe pe pres vendimin i cili besoj do të kthehet në favorin tim”, ka thënë Latifi.

    Latifi ka kritikuar institucionin se e kanë përjashtuar nga një rast i rëndësishëm hetimor në të cilën ka qenë anëtare e grupit punues për më shumë se dy vite.

    “Në media unë jam nxjerr si zyrtarja joprofesionale, pra ku është profesionalizmi këtu nëse unë thirri për kthim të ligjshmërisë brenda institucionit dhe kërkoj ligjshmëri brenda saj, po ashtu njoftoj bordin për parregullsitë dhe paligjshmëritë që janë duke ndodh brenda”, ka shtuar ajo.

    Ndërkohë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës pretendon se inspektorja Latifi gjatë ushtrimit të detyrës së saj ka pasur sjellje joprofesionale.

    “Sipas kërkesës për fillimin e procedurës disiplinore, ajo në vazhdimësi ka sjellje të papërshtatshme, konfrontuese, mungesë të respektimit të hierarkisë dhe ka përmbajtje të papërshtatshme në komunikimet zyrtare, ku sjelljet dhe komunikimet brenda institucionit karakterizohen nga: gjuhë, sjellje e tone provokuese dhe joprofesionale gjatë orarit të punës, krijon insinuata dhe shpif akuza të pabazuara ndaj kolegëve, autoritetit drejtues dhe vendimmarrjes institucionale, cenim të rendit administrativ dhe disiplinës në institucion si dhe tejkalim i kompetencave funksionale dhe mosrespektim i vendimeve dhe hierarkisë organizative”, thuhet në përgjigjeje të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

    Në vendimin që e posedon RTK, thuhet se Latifi pezullohet nga puna deri më 4 mars të këtij viti, për çka ajo nuk ka të drejtë ankese.

  • Irani do të mbajë ceremoni lamtumire treditore për Ajatollah Khamenein

    Irani do të mbajë ceremoni lamtumire treditore për Ajatollah Khamenein

    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një ceremoni treditore që nga nata e së mërkurës, sipas mediave shtetërore.

    Njoftimi vjen ndërsa Izraeli dhe SHBA-ja vazhdojnë të nisin sulme ajrore ndaj Iranit, përfshirë Teheranin, raporton CNN.

    Izraeli të mërkurën tha se nisi atë që e përshkroi si një “valë të gjerë” të re sulmesh kundër Iranit, duke synuar vendet e lëshimit, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturë të tjera.

  • Tragjike: 10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

    Tragjike: 10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali.

    Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane.

    Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me kokë murin e një shatërvani në sheshin e qytetit.

    Ai fillimisht humbi ndjenjat, pësoi arrest dhe më pas, sipas mjekëve, humbi dhe jetën.

    Sipas mediave italiane, mjekët ishin përpjekur për 45 minuta që ta shpëtonin vogëlushin, por pa sukses.

  • Punimet ndërpresin përkohësisht trafikun në rrugën Gjakovë-Klinë

    Punimet ndërpresin përkohësisht trafikun në rrugën Gjakovë-Klinë

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc (LOT-4), do të realizohet riparimi i gropës pranë Urës nr. 7 në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.

    Bëhet e ditur se për shkak të zhvillimit të punimeve, sot do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë-Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

    “Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor:Nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë”.

    “Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.

  • Gjykimi për pengim të drejtësisë, sot vijon dëshmia e Koen Herlaar

    Gjykimi për pengim të drejtësisë, sot vijon dëshmia e Koen Herlaar

    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – për pengim të drejtësisë.

    Eksperti i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës ka nisur dëshminë e tij mëngjesin e djeshëm. Ai është dëshmitari i dytë i ftuar nga ZPS-së në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

    Dëshmitari holandez është dëgjuar pjesërisht në seancë private.

    Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin holandez, Koen Herlaar që të përgjigjet në pyetjet e parashtruara.

    Mbrojtja e Thaçit ka reaguar, lidhur me siç tha ajo refuzimin e dëshmitarit për tu përgjigjur në pyetjet për shkak të konfidencialitetit. Sipas saj, ky dëshmitar i ftuar nga ZPS nuk ka dhënë asnjë bazë ligjore për këtë lloj refuzimi.

    Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

    Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

    Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

    Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, iu kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

  • Pentagoni identifikon ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

    Pentagoni identifikon ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se konflikti në përshkallëzim do të çojë në më shumë viktima amerikane.

    Nga gjashtë vdekjet e deritanishme në radhët e ushtrisë amerikane, katër ushtarët ishin pjesë e një njësie nga Iowa e Rezervës së Ushtrisë së SHBA-së. Ata vdiqën të dielën kur një dron u përplas në një objekt ushtarak amerikan në Port Shuaiba, Kuvajt, njoftoi ushtria amerikane të martën.

    Pentagoni tha se katër ushtarët ishin nga 20 deri në 42 vjeç dhe shërbenin në Komandën e 103-të të Mbështetjes nga Des Moines, Iowa, pjesë e operacioneve globale të logjistikës dhe furnizimit të ushtrisë.

    Ushtria identifikoi katër ushtarët e Rezervës së Ushtrisë Amerikane si:

    Kapiten Cody A. Khork, 35 vjeç, nga Winter Haven, Florida

    Rreshter i Parë Noah L. Tietjens, 42 vjeç, nga Bellevue, Nebraska

    Rreshter i Parë Nicole M. Amor, 39 vjeç, nga White Bear Lake, Minnesota

    Rreshter Declan J. Coady, 20 vjeç, nga West Des Moines, Iowa

    Gjeneralmajor Todd Erskine, i cili drejton Komandën e 79-të të Mbështetjes Teatrale, në një deklaratë shprehu “ngushëllimet më të thella dhe respektin” për familjarët dhe anëtarët e njësisë së katër ushtarëve.

    Shumica e ushtarëve kishin përvojë të mëparshme në misione jashtë vendit. Khork ishte dislokuar në Arabinë Saudite në vitin 2018, në Guantanamo Bay, Kubë në vitin 2021 dhe në Poloni në vitin 2024. Amor ishte dislokuar në Kuvajt dhe Irak në vitin 2019. Tietjens kishte dy dislokime të tjera në Kuvajt në vitet 2009 dhe 2019.

    Coady, i cili u promovua pas vdekjes nga specialist në rreshter, ishte regjistruar në Rezervën e Ushtrisë vetëm në vitin 2023.

    Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë paralajmëruar se konflikti me Iranin do të rezultojë në më shumë vdekje të ushtarëve amerikanë, ndërsa Teherani po hakmerret ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite.

    Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha të martën se Irani ka lëshuar mbi 500 raketa balistike dhe më shumë se 2,000 dronë në sulmet e tij hakmarrëse në të gjithë Lindjen e Mesme deri tani.

    Rreziqet për forcat amerikane në Lindjen e Mesme u diskutuan gjatë një informimi me dyer të mbyllura për ligjvënësit të martën nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Gjenerali Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

    “Ata na thanë në atë dhomë se do të ketë më shumë amerikanë që do të vdesin – se nuk do të jenë në gjendje t’i ndalojnë këta dronë,” tha senatori demokrat Chris Murphy.

    Objekti në Kuvajt ku ndodhën katër vdekjet ishte i mbrojtur me mure betoni kundër shpërthimeve, por nuk kishte një çati të fortifikuar, thanë dy zyrtarë për Reuters.

    Nuk ishte e qartë nëse kishte sisteme të mbrojtjes ajrore në vend, por sipas njërit prej zyrtarëve, nuk u dha asnjë alarm ndërsa droni po afrohej.

  • KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në disa rajone të vendit

    KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në disa rajone të vendit

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    1.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Bardhoshi (kodi: 13000001) nga ora 11:00 deri 12:00.

    Vendet: Bardhosh. Trudë, Bernicë e Epërme, Siqevë, Sharban, Nentë Vëllezërit (gurëthyes), 23. Rr. Vëllezërit Fazliu- Nazi Fert dhe Blinda te Kupinët.

    Arsyeja: Funksionalizimi i kthinave dhe kthimi i unazës në punë mes J05 Bardhoshi dhe J07 Baci Petrol.

    2.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Baci Petroll (kodi: 13000003) nga ora 09:00 deri 12:00.

    Vendet: Bardhosh, Baci Pertoll, Trudë, Milevc, Bërnicë e Epërme, Siqevë dhe Sharban.

    Arsyeja: Funksionalizimi i kthinave dhe kthimi i unazës në punë mes J05 Bardhoshi dhe J07 Baci Petrol.

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Shkabaj (kodi:15019002) nga ora 10:30 deri 16:00

    Vendet: Shkabaj, Mazgit – një pjesë, Obiliq- një pjesë, Reforma dhe Al Petrol.

    Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 04kV dhe 10(20)kV sipas zgjidhjes teknike.

    Prizren

    1.

    Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Budakova (kodi: 32000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    Nga TS 35/10kV Dragash (H03) do të ndërprehet:

    NS 35/10kV Dikanca (kodi 300370) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 11:00 deri ne ora 13:00

    Vendet: fshatrat: Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh, Brod dhe ”FRIGO FOOD E.I”SH.P.K. në Dikancë.

    Dalja ka BRRE.

    Arsyeja: Kontrollimi i ndërprerësit të fuqisë.

    Ferizaj

    1.

    Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J19 Kosova Petrolli (kodi: 40041003) nga ora 08:00 deri 15:30.

    Vendet: Ferizaj: rrugët:”G.Terbeshi”,Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxherëve dhe Bizniset private.

    Arsyeja: Projekte investive. Sistemimi i daljeve 0.4kV në shtylla të reja sipas zgjidhjes teknike për kompaninë Salillari.

    Mitrovicë

    1.

    Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Budakova (kodi: 32000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Gjakovë

    1.

    Nga NS 35/10 [kV] Xërxa do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Denji (kodi: 82081007) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: fshatrat: Çifllak,Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik,Polluzhë, Rakovinë, Ratkoc (një pjesë)

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    Nga NS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 09:00 deri 15:30

    Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë,Velika Hoca dhe Zoçishtë

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit dhe vendosja e ndarësit.

    Gjilan

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Vineks (kodi: 61065010) nga ora 10:00 deri 11:00

    Vendet: ETC -Viti dhe Sh.P.K Vineks -Viti.

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    2.

    Nga NS 35/10 [kV] Kllokoti do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Pozhorani (kodi: 61065014) nga ora 11:00 deri në ora 12:00

    Vendet: Fshatrat: Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    3.

    Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Tërpeza (kodi: 61065012) nga ora 12:00 deri në ora 13:00

    Vendet: fshatrat: Ballancë, Çifllak (një pjesë), Devajë, Kllokot (një pjesë), Kravaricë, Pozharan, Tërpezë dhe Zhiti.

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    4.

    Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Fabrika Jeta (kodi: 61065013) nga ora 13:00 deri në ora 14:00

    Vendet: fshatrat: Ballancë, Çifllak (një pjesë), Devajë, Kllokot (një pjesë), Kravaricë, Pozharan, Tërpezë dhe Zhiti.

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    1.

    Nga NS 110/35/10[kV] Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Përlepnica (kodi: 60062002) nga 08:30 deri në ora 15:00

    Vendet: fshatrat: Përlepnicë, Bunari i Përlepnicës, Kodra e Përlepnicës, Muhaxherët e Përlepnicës, Kmetoc, Kosaqë dhe Shillovë.

    Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i transformatorit në TS ekzistues për projektin; LOT 22-24 GJILANI-L-22-24-04-4-04-Muhaxherët e Shillovës.

  • Kryesisht mot me diell sot

    Kryesisht mot me diell sot

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

    Mëngjesi do të jetë paksa i ftohtë ,ndërsa dita relativisht e ngrohtë dhe stabile.

    Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 0 gradë Celsius, kurse maksimalet deri në 17 gradë Celsius.

  • Kërcënimi i Vulinit: Serbia duhet të veprojë në Kosovë sikur Izraeli përmes Mossadit

    Kërcënimi i Vulinit: Serbia duhet të veprojë në Kosovë sikur Izraeli përmes Mossadit

    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek politika antiserbe.

    Vulin, në një emision në mediat serbe, ka thënë se Serbia duhet të veprojë në Kosovë ashtu siç, sipas pretendimit të tij, vepron Izraeli përmes Mossad-it kundër atyre që i konsideron armiq.

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste në Serbi, Aleksandar Vulin, ish-shef i BIA-s, ka kërcënuar Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Ai deklaroi në një emision në mediat serbe se Serbia dhe BIA duhet të veprojnë në Kosovë njësoj siç, sipas tij, Izraeli dhe Mossadi veprojnë ndaj atyre që janë kundër interesave të tyre.

    “Shteti serb duhet të veprojë. Unë, pas kësaj, do të kërkoja nga shërbimet tona të krijojnë një plan të qartë se si do të merremi me individë me emër e mbiemër, të cilët janë bartës të politikave antiserbe, e ata le të mendojnë se çfarë do t’u ndodhë. Mundet Izraeli, mundet Mossadi, pse s’mundet shërbimi serb, pse s’mundemi ne?”, ka thënë Vulin, raporton RTK.

    Se Serbia ka kryer sulme kundër shqiptarëve, këtë ai nuk e ka mohuar. Përkundrazi, Vulin ka deklaruar se dinë ta bëjnë këtë “punë” mirë. Ai ka kërcënuar edhe kryeministrin Kurti dhe secilin që ndjek politika antiserbe.

    “ Nuk është se kurrë nuk kemi bërë gjëra të tilla; e dimë si bëhen ato. Askush nuk na ka frikën. Kurti nuk e ka aspak problem t’u ikë marrëveshjeve, sepse nuk frikësohet se do të ketë pasoja, as ai e as të tijtë”, ka thënë ai.

    Sipas Vulinit, Serbia duhet të ndërhyjë në mënyrë që Kosova t’ia ketë frikën Serbisë. Aktualisht, Vulin nuk mban asnjë pozitë shtetërore. Megjithatë, ai ka shërbyer në qeverinë e Serbisë si drejtor i Zyrës për Kosovën nga viti 2012, ministër pa portofol për Kosovën, shef i BIA-s dhe, së fundmi, zëvendëskryeministër i Serbisë.

  • Behrami: Takimet e Kurtit me opozitën janë improvizime, nuk ka interes për kandidat konsensual

    Behrami: Takimet e Kurtit me opozitën janë improvizime, nuk ka interes për kandidat konsensual

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami në “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare janë improvizime.

    Ai shtoi se Kurti po të ishte i interesuar për një kandidat konsensual për president, dialogun do ta fillonte shumë më parë.

    “Këtë huti e ka prodhu ky njeri (Albin Kurti), sepse e ka përmbysur krejt kulturën politike që nga paslufta. Nëse e shikojmë se qysh ka funksionu ky vend edhe kur ka qenë jo me këtë pavarësi por edhe pas pavarësisë…

    “Nëse shikon se qysh janë emëru presidentët, ekziston një kulturë e etablume politike. Ku shumica absolute e presidentëve janë zgjedhur në Kuvendin e Kosovës me marrëveshje politike. Ka pas raste kur ka pasur edhe marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe ka pasur figura konsensuale.

    “Po të ishte i interesuar në kandidat konsensual këtë dialog e kishte filluar para dy muajve, ose para një muajve. Po të kishte qenë i interesuar në emra konsensual, këtë dialog të improvizuar, ka mundur ta fillojë më herët me të gjitha partitë politike”, tha Behrami.