ATV

Category: Lajme

  • Sllovakia i ndërpret furnizimin me energji Ukrainës

    Sllovakia i ndërpret furnizimin me energji Ukrainës

    Qeveria sllovake ka udhëzuar operatorin shtetëror të rrjetit elektrik të ndërpresë kontratën e furnizimit me energji për Ukrainën. Sipas kryeministrit Robert Fico, ky hap vjen pasi Kievi, sipas tij, po dëmton interesat kombëtare ekonomike të Sllovakisë duke ndaluar tranzitin e naftës ruse.

    “Kjo kontratë po ndërpritet përfundimisht. Që nga momenti kur e njoftuam javën e kaluar, asgjë nuk ka shkuar drejt Ukrainës sa i përket furnizimeve emergjente. Kontrata përkatëse ndërmjet SEPS dhe kompanisë ukrainase për furnizim me energji elektrike do të anulohet”.

    Fico lëshoi një paralajmërim të fortë drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke bërë të qartë se durimi i vendit të tij ka arritur kufirin.

    “ Ky është hapi i parë dhe do të shqyrtojmë se çfarë do të ndodhë më pas. Presidenti Zelensky do të na shtyjë aq fort, sa do të bashkohemi me Hungarinë në bllokimin e huasë prej 90 miliardë eurosh. Vazhdoni, President Zelensky, testoni durimin tonë. Ne e kuptojmë se keni një punë të vështirë, por nuk do të dëmtoni interesat ekonomike kombëtare të Sllovakisë”.

    Nga ana tjetër, Ukraina pretendon se ndërprerja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve nga sulmet dhe se riparimet kërkojnë kohë.

  • Hollaj i reagon Nagavcit, i thotë se Kurti i ofroi Osmanit që të bëhet kundërkandidate sa për numër dhe për ta fajësuar opozitën

    Hollaj i reagon Nagavcit, i thotë se Kurti i ofroi Osmanit që të bëhet kundërkandidate sa për numër dhe për ta fajësuar opozitën

    Learta Hollaj nga presidenca, i thotë shefes së GP-së së VV-së, Arbërie Nagavci, që “nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp?“.

    Ajo thotë se Osmanit nuk i ka ofruar VV asnjë votë për t’u rizgjedhur “por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla”, thotë Hollaj.

    “Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu!”, është shprehur ajo.

    Reagimi i saj i plotë:

    Zonja Arbërie Nagavci,

    Besohet se përvoja juaj parlamentare dhe politike është e mjaftueshme për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin që kërkon pesha kushtetuese dhe interesi qytetar e shtetëror. Kjo nuk është çështje e thjeshtë e aritmetikës procedurale apo administrative, por temë që prek thelbin e përgjegjësisë institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues.

    Prandaj, qasja duhet të reflektojë maturi politike dhe ndjeshmëri ndaj interesit publik, përtej kalkulimeve të ulëta.

    Nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla.

    Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu!

  • Deputetja e VV’së e sfidon Osmanin, i thotë të shkojë në Kuvend të matet me Konjufcën

    Deputetja e VV’së e sfidon Osmanin, i thotë të shkojë në Kuvend të matet me Konjufcën

    Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, është kyçur në debatin për nënshkrimet që VV thotë se ia ofruan Osmanit për të kandiduar për presidente, ndërsa stafi i kësaj të fundit e mohoi ofrimin e tyre.

    Në një postim në FB-në e saj, deputetja shkruan:

    Nëse Vjosa Osmani beson se gëzon më shumë mbështetje se Glauk Konjufca, ne jemi të gatshëm t’ia japim nënshkrimet që të kandidojë dhe ta testojë këtë mbështetje.

    Është Kuvendi ai që vendos dhe aty matet vullneti.

  • LDK i përgjigjet VV-së: Nuk qëndrojmë në sallë për asnjë emër, pa marrëveshje

    LDK i përgjigjet VV-së: Nuk qëndrojmë në sallë për asnjë emër, pa marrëveshje

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, në një konferencë për media është duke e deklaruar për çështjen e presidentit.

    “E kemi dhënë kontributin tonë në takime, kemi dhënë gatishmëri për marrëveshje politike. Nuk është që një parti politike duhet të jep emra, gjatë takimit, duhet të dalin emrat. I takon partisë më të madhe, që 9i ka votat për të dhënë versionet e saj. Ka pasur dakordim, që imponim të emrave nga një parti politike të mos ketë.

    Ndërsa do ta shqyrtojmë kandidaturën e Konjufcës.

    Për aq kohë sa emrat nuk janë konsensualë, ne nuk qëndrojmë në sallë”, – tha ajo.

  • A do t’i kandidojë dy kandidatë VV për president për të shmangur zgjedhjet? Çfarë thotë Nagavci

    A do t’i kandidojë dy kandidatë VV për president për të shmangur zgjedhjet? Çfarë thotë Nagavci

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dalë me një konferencë për media për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku u pyet nëse VV do t’i kandidojë dy kandidatë për president në mënyrë që të shmangen zgjedhjet.

    Në këtë pyetje, ajo u përgjigj:

    “Do bëjmë gjithçka që është në mandatin tonë të shmangim zgjedhjet, presim nga subjektet tjera, nëse nuk janë të interesuara do të shqyrtohet edhe ai opsion”, tha Nagavci.

  • Presidenca e demanton Nagavcin e VV’së se Vjosa Osmanit iu ofruan 30 nënshkrime: Kjo është gënjeshtër

    Presidenca e demanton Nagavcin e VV’së se Vjosa Osmanit iu ofruan 30 nënshkrime: Kjo është gënjeshtër

    Presidenca e Republikës së Kosovës përmes një reagimi kanë demantuar deklarimet e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila në konferencën e sotme ka deklaruar se ia kanë ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime për kandidaturë për presidente.

    Në reagim thuhet se Osmani s’ka marrë as ofertën për nënshkrime e as përkrahjen nga LVV për t’u rizgjedhur si presidente edhe për një mandat të dytë.

    “Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga VV për rizgjedhje si Presidente e Republikës se Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, thuhet në reagim.

  • Nagavci: Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja nëse nuk ka kourum për Presidentin

    Nagavci: Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja nëse nuk ka kourum për Presidentin

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë në konferencë për media se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i detyron deputetët të qëndrojnë në sallë.

    Ajo tha se nëse deputetët e PDK, LDK e AAK dhe të tjerët vendosin mos të respektojnë këtë obligim si deputetë, atëherë LVV është e gatshme për zgjedhje.

    Ajo thotë se ky nuk është vullneti i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Nëse deputetët e PDK, LDK,AAK vendosin mos të respektojnë këtë obligim të tyre si deputet, për të mundësuar funksionalitetin e shtetit. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të reja përkundër se kjo nuk është vullneti jonë”, ka thënë ajo.

  • Nagavci pasi LVV propozoi Konjufcën për president: Ia kemi ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime, na refuzoi

    Nagavci pasi LVV propozoi Konjufcën për president: Ia kemi ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime, na refuzoi

    Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot e kanë propozuar Glauk Konjufcën meqë s’ka pasur marrëveshje për një kandidat konsensual.

    Nagavci në një konferencë për media ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ia ka ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime, megjithatë thotë se ajo s’ka pranuar një ofertë të tillë.

    “Ka pasur interesim për kandidimin e presidentes edhe një mandat. I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, deri tani asnjë subjekt tillë s’e ka bërë një gjë të tillë. Osmani s’ka pranuar këtë ofertë”, ka thënë Nagavci.

  • Thaçi-Meta: Nuk kam votë për Konjufcën

    Thaçi-Meta: Nuk kam votë për Konjufcën

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adelina Thaçi-Meta përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar pas nominimit të Konjfcës si kandidat për të parin e vendit.

    Ajo ka thënë se përsonalisht nuk ka votë për Konjufcën.

    Postimi i plotë:

    UNË NUK KAM VOTË PËR Z. GLAUK KONJUFCA!

    DHE AS PËR CILINDO KANDIDAT TJETËR PARTIAK – AQ MË PAK TË PARTISË NË PUSHTET!

    Ne nuk guxojmë, për asnjë çmim, që me Votat tona si deputetë ta instalojmë në Kosove një Autokraci, ku të gjitha pushtetet e ndara, Qeveria, Parlamenti, Presidenca e nesër edhe Gjyqësori e Institucionet e pavarura t’i nënshtrohen tekeve, shijeve dhe vullnetit të vetëm NJË NJERIU dhe të Partisë në pushtet.

    Nëse do të ngjante një gjë e tille me Vota t‘deputeteve – atëherë duhet ta dinë të gjithë – se kjo autokraci – kurrë më s’do të mund të largohej me Vota të deputeteve brenda Parlamentit, apo përmes zgjedhjeve. Por vetëm jashtë institucioneve!

    Vendit, si gjithandej në botën demokratike e perëndimore, i duhet një President-e Konsensuale që është jo vetëm simbol unitetit, por edhe garancë e pushteteve të ndara e të balancuara, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira!

    Kosova, ka dhjetëra e dhjetëra Intelektualë e personalitete kredibile jashtë partive politike – që munden dhe dinë ta ushtrojnë detyrën e Presidentes apo Presidentit, me larg më shumë profesionalitet, integritet dhe paanshmëri – sesa kuadrot e funksionarët e të gjitha partive politike bashkë.

    Por duket se Kryministri Kurti, s’i beson asnjë personaliteti me kredibilitet moral, kombëtarë, profesional e njerëzor – që s’është shërbëtor i tij.

    Andaj, unë s’Votoj kurrë për instalim të një mendësie të tillë, autokracie dhe kthimit të vendit tonë, në pushtet një partiak.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Presidenti Rugova, në rrethana larg më të vështira e më të rrezikshme, qysh me 23 Dhjetor 1989, kanë heq e gjuajt mënjanë, prangat e mendësisë një partiake, këndej dhe andej kufirit…

  • Skenarët e mundshëm kur vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

    Skenarët e mundshëm kur vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

    Janë orët e fundit kur duhet të bëhet zgjedhja presidenti apo presidentja e re e vendit.

    E në rast që nuk bëhet zgjedhja të enjten, ekziston rreziku që vendi të shkoj edhe zgjedhje të parakohshme.

    Juristi, Ardian Bajraktari ka treguar skenarët e mundshëm të shpërndarje se Kuvendi dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

    “Për dallim prej rrethanave të tjera kur në mënyrë eksplicite që vendi përcaktohet që shkon direkete në zgjedhje në rast që nuk i merr numrin e mjaftueshëm të votave herën e parë dhe të dytë prej 2/3 dhe herë e trete 61 vota ose nëse dështojnë procedurat prej 60 ditëve nga momenti i fillimit të tyre në rrethanat e rastit konkret nuk ka sanksion kushtetues se çka do të ndodhë në rast që nuk arrihet ky detyrim. Iu mbetet palëve të të atakoi në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit të vlerësojë si rezultatet për pasojat e këtij tejkalimi”, thotw avokati, Ardian Bajraktari.

    E kjo hapësirë kushtetuese, sipas Bajraktarit i hap mundësi palëve të ankohen në Kushtetuese.

    “Fakti që nuk ka në mënyrë eksplicite sanksion që vendi duhet apo do të shkojë në zgjedhje në rast që nuk përmbushet ky detyrim atëherë nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë kalkulim të natyrës politike përkitazi me këtë afat.”, shprehet ai.

    Që vendi shkon në zgjedhje, në rast se asnjëri nga dy kandidat nuk marrin votat e mjaftueshme e thotë edhe profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu.
    Por sipas tij, ky skenar ndodhë edhe nëse pas 60 ditëve të fillimi të procedurave nuk ndodhë një gjë e tillë.

    “Procedura konsiderohet që fillon me fillimin e mbajtjes se seancës, për shembull nesër, prandaj ky neni 82 paragrafi 3 thotë që Kuvendi shpërndahet nëse brenda 60 ditëve nga dita e fillimit të procedurës, pra ajo seancë mund të fillojë mund të ndërpritet deri sa të zgjidhet presidenti. Nëse kjo bëhet brenda 60 ditëve, Kushtetuta thotë se është në rregull .Nëse nuk bëhet atëherë shpërndahet Kuvendi”, thotë Baraliu.

    Por sa do të jenë zgjedhjet një zgjidhje për të dal nga një ngërç i ri institucional?

    “Nuk është në dobi për askënd janë humbje, janë fatalitet për çdo parti politike për çdo institucion për gjithë Kosovën. Prandaj shkuarja në zgjedhje të reja do të kurorëzonte perceptimin dhe mendimin e qytetarëve të Kosovës që kjo klasë politike nuk është e ndershme, nuk është etike nuk është institucionale por mund të quhen si kalkulonte dhe e papërgjegjshme”, shprehet Baraliu.

    Për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Në dy rundet e para të votimit kërkohen 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, ndërsa në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota./teve1/