ATV

Category: Lajme

  • Konjufca shkon t’i flasë Osmanit në Kuvend, presidentja ia jep dorën kandidatit të LVV-së

    Konjufca shkon t’i flasë Osmanit në Kuvend, presidentja ia jep dorën kandidatit të LVV-së

    Presidentja Vjosa Osmani u përshëndet ngrohtësisht me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, pak para nisjes së seancës solemne për Epopenë e UÇK-së.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për president të vendit dhe presidentja aktuale i shtrënguan duart shkurtimisht, pasi Glauk Konjufca u afrua te Vjosa Osmani.

    Edhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e përshëndeti Osmanin.

  • Nis seanca solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, intonohen himnet

    Nis seanca solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, intonohen himnet

    Ka nisur seanca solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Në Kuvend u intonua himni shtetëror dhe ai kombëtar, ndërsa po merr pjesë edhe Rifat Jashari nga familja Jashari.

  • Osmani hyn në Kuvend, përshëndet deputetët e PDK-së

    Osmani hyn në Kuvend, përshëndet deputetët e PDK-së

    Presidentja Vjosa Osmani sot po merr pjesë në seancën solemne për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

    Derisa po hynte në sallë ajo u pa duke i përshëndetur deputetët e Partisë Demokratike.

    Osmani s’u propozua për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje pavarësisht se kishte shfaqur ambiciet e saj për të qenë edhe për një mandat në krye të Presidencës.

  • Propozimi i Konjufcës, Gjoshi: Kjo tregon obsesionin e VV-së për të kontrolluar çdo institucion të shtetit

    Propozimi i Konjufcës, Gjoshi: Kjo tregon obsesionin e VV-së për të kontrolluar çdo institucion të shtetit

    Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se propozimi i Glauk Konjufcës për president flet shumë për VV-në.

    Ai ka bërë me dije se kjo tregon qartë se problemi nuk është zgjedhja e Presidentit.

    Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se problemi është obsesioni për pushtet dhe dëshira për të kontrolluar”

    “Sot, në orët e fundit të afatit kushtetues, Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi të propozojë kandidatin e saj partiak për President, pa asnjë marrëveshje me askënd, edhe pse e di shumë mirë që nuk i ka votat. Kjo tregon qartë se problemi nuk është zgjedhja e Presidentit. Problemi është obsesioni për pushtet dhe dëshira për të kontrolluar çdo institucion të shtetit, pa partnerë, pa marrëveshje dhe pa respekt për rregullat demokratike”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

    “Kur nuk mund ta kontrollojnë gjithçka, janë të gatshëm ta fusin vendin në krizë. Edhe në zgjedhje të reja, nëse duhet. Sepse për ta pushteti është më i rëndësishëm se stabiliteti i shtetit. PDK i ka dalë zot këtij procesi me dinjitet, me alternativa të ndryshme për zgjedhje. Për fat të keq, po rikonfirmohet se të pritet përgjegjësi nga Albin Kurti, njeriu që prej më shumë se një viti po e mban peng qeverisjen e vendit, është më shumë se naivtet. Keq, shumë keq!”, ka shkruar ai.

  • Osmani shkon e buzëqeshur në Presidencë

    Osmani shkon e buzëqeshur në Presidencë

    Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri.

    Ajo ngjiti shkallët në Presidencë me buzëqeshje dhe përshëndeti me dorë gazetarët.

    Lëvizja Vetëvendosje dje e hodhi poshtë zyrtarisht mundësinë që ta mbështesë Osmanin për presidente edhe për një mandat, të cilin ajo po e kërkon.

    Në vend të kësaj, partia e Albin Kurtit vendosi që ta kandidojë Glauk Konjufcën për president.

    Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit skadon sot, më 5 mars, në mesnatë.

    Për t’u thirrur seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, nevojitet edhe një kandidat tjetër.

    LVV-ja ka kërkuar që kandidati tjetër të vijë nga opozita, por partitë opozitare kanë thënë se refuzojnë të hyjnë në garë me një rezultat të paracaktuar. Kjo do të bënte që kandidati i LVV-së të zgjidhej president në rundin e tretë të votimit, meqenëse partia e Kurtit e ka në Kuvend shumicën prej 61 votave që nevojitet në atë rast.

    Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha mbrëmë se i kishin ofruar Osmanit nënshkrimet për të kandiduar, por se ajo kishte refuzuar.

    Nga Presidenca thanë se Osmanit iu ofrua vetëm mundësia që “të hyjë në garë vec sa per formalitet”, por jo përkrahja, e cila në këtë rast është zhvendosur te Konjufca.

  • Konjufca pyet opozitën: Nëse jo mua, kë do votonit?

    Konjufca pyet opozitën: Nëse jo mua, kë do votonit?

    Pas u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Presidentit të Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur rreth kandidaturës së tij.

    Ai para mediave tha se nëse jo atë, kë do e votonin partitë opozitare.

    “Ishte propozim i Vetëvendosjes dhe tash ecim përpara. Mendoj se versioni më i mirë është që edhe opozita të bëjë propozimin e vet. Pyetja që mungon këto ditë, është se partitë politike duhet të përcaktohen, nëse nuk e votoni Glauk Konjufcën, kë do ta votoni? Sepse nëse propozon ndonjë emër tjetër, atë tjetrin në vend timin, por askush nuk propozon, as LDK, as PDK. Jam shumë kurioz të di kush është ai që ata do ta votojnë nëse nuk jam unë”, tha ai.

  • Pse Glauk Konjufca e jo Vjosa Osmani? Kurti s’përgjigjet: Pasdite i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur Presidentin

    Pse Glauk Konjufca e jo Vjosa Osmani? Kurti s’përgjigjet: Pasdite i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur Presidentin

    Kryeministri Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se pse Lëvizja Vetëvendosje vendosi ta kandidojë Glauk Konjufcën për President dhe jo Vjosa Osmanin, presidenten aktuale.

    Ndërsa po shkonte në Kuvend për seancën solemne për Epopenë e UÇK-së, Kurti tha se pasdite do t’i vazhdojë “përpjekjet” për zgjedhjen e Presidentit.

    “Porsa mbaruam mbledhjen e Qeverisë që i dedikohet Epopesë së UÇK-së, pasi kemi edhe një seancë solemne për Epopenë e UÇK-së, pastaj e kemi parakalimin e Frocës së Sigurisë së Kosovës dhe pasdite do t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim Presidentin”, tha ai.

    Kurti tha se uron për “edhe një kandidaturë të dytë”, të cilën, siç thanë dje nga LVV, presin që të vijë nga opozita.

    “Urojmë e besojmë e shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.

    Kurti refuzoi t’i përgjigjet edhe pyetjes se a do ta çojë LVV në Kuvend edhe kandidaturën e dytë për President.

  • Epopeja e UÇK-së, Rama në “Xehvdet Dodë”: Është përgjegjësi e jona ta ruajmë këtë histori

    Epopeja e UÇK-së, Rama në “Xehvdet Dodë”: Është përgjegjësi e jona ta ruajmë këtë histori

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme “Xehvdet Doda”.

    Kjo me rastin e Epopesë së UÇK-së, ku thotë se folën për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e atyre që luftuan për lirinë tonë.

    “Bashkë me udhëheqësin e Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në kabinetin tim, z. Sylë Vitia dhe drejtorin për Arsim në Kryeqyteti Prishtina z. Samir Shahini ndamë me nxënësit reflektime për guximin, idealin dhe dashurinë për atdheun që i dha forcë luftës sonë çlirimtare”.

    “Është përgjegjësi e jona që këtë histori ta ruajmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj, që ata të mos harrojnë kurrë rrugën e vështirë drejt lirisë”, shkroi Rama në Facebook.

    Sot shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së.

  • Osmani sot deklarohet për ofertën e VV-së për vota në garën për presidente

    Osmani sot deklarohet për ofertën e VV-së për vota në garën për presidente

    Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, në një bisedë mbrëmë për “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka thënë se të martën ka qenë hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje i është ofruar Osmanit për t’i dhënë votat e saj për të hyrë në garë për Presidente.

    Ajo shtoi se kjo u bë me idenë që Osmani të jetë kundërkandidate e Glauk Konjufcës, dhe jo përkrahje për rizgjedhje.

    Haradinaj tha se këtë ofertë Osmani e refuzoi për disa arsye.

    Njëherësh, ajo bëri të ditur se Presidentja Osmani sot do të deklarohet lidhur me këtë çështje.

    “Presidentja deri në momentet e fundit ka qenë duke punuar për t’i siguruar votat për rizgjedhjen e saj. Besoj se për detajet tjera do të njoftoheni nga vetë presidentja nesër”, tha Haradinaj.

  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    Situatën aktuale, Ramiz Lladrovci e ka ilustruar me një barcoletë.

    Ai ka shtuar se “kërkesat maksimaliste të liderëve politikë, duan me çue poshtë shtetin”.

    Postimi i tij:

    Kërkesat maksimaliste të liderëve aktualë të partive politike, duan me çue poshtë shtetin. Për situatën shkon barcoleta e qytetarit i cili para kamerës tha se ndjehet fajtor që nuk i ka dëgjuar porositë e nënës së vet, kur gazetarja e pyeti se cilat porosi të nënës nuk i ka , ai përgjigjet, e thash pra, nuk i kam ndëgjue se çfarë porosie kishte!