ATV

Category: Lajme

  • Brezi i ankthit: Pse “Gen Z” po përballet me më shumë stres?

    Brezi i ankthit: Pse “Gen Z” po përballet me më shumë stres?

    Në emisionin “LIBERO” është diskutuar për gjeneratën Gen Z dhe raportin e saj me shëndetin mendor, një temë që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në shoqëri.

    E ftuar në këtë diskutim ishte poetja Yllka Maqedonci (që i takon kësaj gjenerate) dhe foli për nivelin e ndërgjegjësimit që kjo gjeneratë ka për emocionet dhe problemet psikologjike.

    Kur u pyet nëse Gen Z është më e vetëdijshme për emocionet e veta apo më e mbingarkuar prej tyre, Maqedonci vlerësoi se kjo gjeneratë është dukshëm më e informuar për çështje që lidhen me shëndetin mendor dhe përvojat emocionale.

    “…Shumë më shumë e informuar për gjithçka. Gen Z është e informuar për çdo situatë të mundshme që mund t’i ekzistojë njeriut, qoftë depresioni, ankthi apo edhe situata të tjera. Nuk e di saktë se sa arrijnë t’i aplikojnë gjithë këto njohuri në praktikë…”, tha Maqedonci gjatë emisionit.

    Vlen ta potencojmë se shëndeti mendor është një nga shqetësimet më të mëdha të Gen Z: 40% e Gen Z thonë se ndihen të stresuar ose të ankthshëm shumicën e kohës. 47% e tyre e vlerësojnë shëndetin mendor si “mesatar ose të dobët”. Mbi gjysma e Gen Z kanë pasur trajtim ose diagnozë për probleme të shëndetit mendor: Studime të McKinsey tregojnë se më shumë se 50% e Gen Z kanë marrë trajtim ose janë diagnostikuar me një problem të shëndetit mendor!

    Disa arsye kryesore pse Gjenerata Z (personat e lindur afërsisht 1997-2012) shpesh raportohet se përjeton nivele më të larta stresi dhe ankthi janë: 1.Rrjetet sociale dhe përdorimi i teknologjisë 2.Ekonomia dhe pasiguria për të ardhmen 3.Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj krizave globale 4.Presioni akademik dhe social 5.Ndërgjegjësimi më i madh për shëndetin mendor!

    Për ta dëgjuar diskutimin e plotë për këtë temë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Juristi Sejdiu kritikon afatin e Kushtetueses: Vendime të tilla nuk mund të presin javë

    Juristi Sejdiu kritikon afatin e Kushtetueses: Vendime të tilla nuk mund të presin javë

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

    Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeveria e Kosovës.

    Sipas vendimit, masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars 2026.

    E lidhur me këtë, juristi Korab Sejdiu ka reaguar, duke thënë se për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë.

    Sejdiu tutje thotë se ndërkohë që vendime serioze e presin shtetin, në një kohë kur duket që e tërë bota është në flakë, ndoshta kjo është një nga ato situata kur drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.

    Postimi i plotë:

    Fakti që masa e përkohshme është në fuqi deri më 31 mars lë të kuptohet se vendimi meritor mund të merr javë. Për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë.

    Kur ekziston ky rrezik i theksuar i një vakumi institucional, ndërkohë që vendime serioze e presin shtetin, në një kohë kur duket që e tërë bota është në flakë, ndoshta kjo është një nga ato situata kur drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.

    Sepse në raste të tilla nuk kërkohet vetëm interpretim i drejtë i Kushtetutës, por edhe efikasitet në vendimmarrje.

  • Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

    Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

    Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka qenë e shoqëruar nga Haxhi Avdyli, i sapodorëhequr nga partia e themeluar nga Osmani, dhe nga njerëz të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Lidhur me këtë, ka reaguar anëtari i LDK’së në Lipjan, Fadil Sopa. Ky i fundit ka bërë të ditur se, ka më shumë se 10 vite që familja Sopa e fton për iftar Osmanin.

    ‘Kjo është një traditë e familjes sonë dhe një mikpritje që e kemi ruajtur ndër vite. Përgjatë iftarit kanë ardhur shumë njerëz për ta përshendetur Presidenten dhe për fotografi. Por kjo assesi nuk është organizm partiak’’, ka shkruar ai.

    Postimi:

    Ka më shumë se 10 vite që familja Sopa, çdo vit gjatë Ramazanit, e fton për Iftar Presidenten Vjosa Osmani.

    Edhe mbrëmë, ajo ishte e ftuar në familjen time, e shoqëruar nga familja e saj dhe kabineti i saj.

    Kjo është një traditë e familjes sonë dhe një mikpritje që e kemi ruajtur ndër vite. Përgjatë iftarit kanë ardhur shumë njerëz për ta përshendetur Presidenten dhe për fotografi. Por kjo assesi nuk është organizm partiak.

  • “Me dalë kundër Albinit…”,  Bajqinovci reagon pas deklaratave të Vjosa Osmanit, por nuk ia përmend as emrin

    “Me dalë kundër Albinit…”, Bajqinovci reagon pas deklaratave të Vjosa Osmanit, por nuk ia përmend as emrin

    Gjatë ditëve të fundit ka pasur përplasje mes njerëzve të afër të presidentes Vjosa Osmani, dhe, anëtarëve të VV’së, për shkak të dekretit që Osmani e nxori për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit të ri.

    Dekretin e Osmanit e kanë përkrahur shumë të tjerë, duke e vlerësuar atë si të drejtë, dhe kanë kritikuar VV’në për procesin e presidentit.

    Lidhur me kritikat ndaj VV’së e liderit të saj, Albin Kurti, ka reaguar deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci.

    Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka se një ‘’kllapë e hibrdave’’ po bëhen bashkë me Osmanin për t’i dalë kundër Kurtit.

    ‘’A e keni pa kllapën e hibridave qysh janë në gjendje me u bashku edhe me dikë që s’kanë lënë gjë pa thënë për të veç pse i duket moment adekuat me dalë kundër Albinit!?’’, ka shkruar ai.

  • Kapet transportuesi ilegal i drunjve në Lupç të Podujevës

    Kapet transportuesi ilegal i drunjve në Lupç të Podujevës

    Policia e Kosovës ka ndaluar një burrë në Lupç të Podujevës, nën dyshimin se po transportonte ilegalisht drunj.

    Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të hënën paradite, derisa 20 metra kub janë sekuestruar nga Agjensioni i Pyjeve.

    “Njësitë përkatëse policore  kanë  ndaluar kamionin me targa vendore me drejtues mashkull kosovar. Kamioni ishte i ngarkuar me dru të përpunuara pa dokumentacion përkatës. Masa drurore është inspektuar nga inspektoret e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës ku është konstatuar se është në sasi prej 20m kub dhe të njëjtat janë sekuestruar nga Agjensioni i Pyjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Maqedonci takon shefen e operacioneve të NATO-së: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO

    Maqedonci takon shefen e operacioneve të NATO-së: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO

    Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur përmes një postimi ne Facebook se është takuar me shefen e operacioneve të NATO-së, Blanca Hereza.

    Në këtë takim Maqedonci tha se e ka njoftuar Herezan për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe për planet në të ardhmen.

    “Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, thuhet tutje në njoftimin e tij.

  • Izraeli urdhëron evakuimin urgjent nga Libani Jugor

    Izraeli urdhëron evakuimin urgjent nga Libani Jugor

    Izraeli ka urdhëruar evakuimin urgjent të Libanit jugor ndërsa vazhdon ta godasë zonën me sulme ajrore.

    Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, thotë se Izraeli po vepron “me forcë” kundër Hezbollahut në jug të lumit Litani për shkak të aktiviteteve të grupit në rajon.

    “Ne presim që të evakuoni shtëpitë tuaja menjëherë dhe të drejtoheni menjëherë në veri të lumit Litani”, shkruan ai në X.

    Të hënën, IDF tha se kreu një seri sulmesh në Liban kundër objektivave të Shoqatës Al-Qard Al-Hassan (AQAH), një shoqatë financiare e lidhur me Hezbollahun.

    Ministria libaneze e shëndetësisë tha dje se 486 persona janë vrarë që kur Izraeli filloi ofensivën e tij më herët këtë muaj.

  • Vazhdojnë dorëheqjet nga GUXO, pas Haxhi Avdylit edhe një anëtar i kryesisë largohet nga partia

    Vazhdojnë dorëheqjet nga GUXO, pas Haxhi Avdylit edhe një anëtar i kryesisë largohet nga partia

    Pakënaqësitë në partinë Guxo kanë çuar edhe në një dorëheqje.

    Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Kujtim Hajdaj ka njoftuar se ka marrë vendim të largohet nga partia. Hajdaj ka njoftuar se qenë edhe koordinator i Guxo jashtë Kosovës.

    Dorëheqjen e tij ai e ka ndërlidhur me zhvillimet e fundit në vend. Hajdaj ka thënë se e ka ndërmarrë këtë hap duke qenë se ka dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmanit, si dhe ka përmendur siç ka shkruar ai “disa rrethana në raporti me udhëheqjen e partisë.

    “Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë
    GUXO, si anëtarë i kryesisë qendrore dhe si kordinator i saj jashtë Kosove”, ka shkruar ndër tët tjera ai.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq

    Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë
    GUXO, si anëtarë i kryesisë qendrore dhe si kordinator i saj jashtë Kosove.

    Sigurisht, unë do i mbaj dhe ruaj kujtimet me të mira të atij rrugëtimi politik, sepse përgjatë krejt asaj periudhe kohore, prej daljes në skenë politike të Listës ‘Vjosa’ kam hasur dhe bashkëpunuar

    pastër dhe ndërgjegjshëm me shumë njerëz të mirë, patriot dhe patriote, që e donë popullin dhe shtetin tonë sovran, Republikën e Kosovës.
    Fatkeqësisht, siq e kam thënë edhe ma parë, politika është sa atraktive dhe arti i së mundures, ajo nganjëherë dinë të jetë edhe mizore.

    Pa marrë parasysh, se çfarë të pa pritura mund të na krijojë jeta politike, një gjë mbetët e sigurtë:
    Kosova mbetet mbi të gjithë ne, dhe ajo është gjaku dhe sakrifica e shumë dëshmorëve dhe heronjve tanë të rënë për liri, pavarësi dhe demokraci që si falet askujt.

  • Ministri Maqedonci takon shefen e operacioneve të NATO-s: Objektivi ynë është anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike

    Ministri Maqedonci takon shefen e operacioneve të NATO-s: Objektivi ynë është anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim Blanca Hereza, ushtruese e detyrës e shefes së operacioneve aktuale, ndërkaq kanë folur për zhvillimet aktuale Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

    Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

    “Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të pres në takim znj. Blanca Hereza U.D- Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s.

    Me këtë rast, znj. Hereza e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

    Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, shkruan ministri Maqedonci.

    Ndryshe, Hereza është takuar të hënën edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

    Ky takim në fokus kishte sigurinë në rajon, gjersa sipas njoftimit të KFOR-it, komandanti i KFOR-it, riafirmoi angazhimin e tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

  • Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2029

    Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2029

    Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës dëshiron të zgjasë praninë e trupave zvicerane në Kosovë deri në vitin 2029. Të martën, ajo miratoi një vendim përkatës me 37 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenime, njofton Enver Robelli, referuar mediave zvicerane.

    Që nga tetori i vitit 1999, ushtria zvicerane merr pjesë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (Kfor) me kontingjentin e saj të quajtur Swisscoy.

    Aktualisht, numri maksimal i pjesëtarëve të ushtrisë zvicerane është 215, ndërsa mandati i tanishëm përfundon në fund të vitit 2026.

    Qeveria e Zvicrës u ka kërkuar dy dhomave të parlamentit federal që ta zgjasin mandatin deri në fund të vitit 2029, duke e mbajtur numrin e trupave të pandryshuar.

    Megjithatë, qeveria kërkon t’i jepen kompetenca për ta rritur numrin e personelit me deri në tridhjetë persona, në rast se situata e sigurisë përkeqësohet dhe KFOR-i kërkon përforcime.

    Ministri i Mbrojtjes, Martin Pfister, deklaroi se aktualisht gjendja është e qetë, por ajo mbetet e paqëndrueshme, veçanërisht në veri të Kosovës, ku tensionet mes etnive vazhdojnë.

    Në vitin 2023, incidentet e rënda të sigurisë e shtynë NATO-n që ta përforconte KFOR-in dy herë.

    NATO dhe vendet pjesëmarrëse janë të mendimit se KFOR-i duhet të qëndrojë derisa marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen.

    Sipas ligjit, angazhimi i Swisscoy duhet të miratohet nga parlamenti.

    Pas Dhomës së Lartë (Ständerat), radha i kalon Dhomës së Ulët (Nationalrat). Buxheti për 215 pjesëtarë të ushtrisë kap vlerën prej 48,9 milionë franga.