ATV

Category: Lajme

  • AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares në moshë të re, Elife Sherifi

    AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares në moshë të re, Elife Sherifi

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, në një moshë shumë të re.

    “Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e fundit kishte shërbyer si zëdhënëse e KF Drita në Gjilan”, thekson AGK.

    “AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në postim.

  • Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

    Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

    Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka bërë të ditur se majorja kosovare, Vjollca Hoti është nderuar nga Akademia Kombëtare e FBI-së.

    Në njoftim thuhet se Kosova është një nga vendet më me fat në botë që ka gra kaq frymëzuese që e përfaqësojnë atë në nivel global.

    “Kosova është një nga vendet më me fat në botë që ka gra kaq të patrembura dhe frymëzuese që e përfaqësojnë atë në nivel global. Major Hoti është simbol i forcës, guximit dhe krenarisë, duke hapur rrugën për udhëheqëset e ardhshme”.

    “Arritja e saj pasqyron traditën krenare të Policisë së Kosovës në dërgimin e drejtuesve të saj në akademitë më elitare të zbatimit të ligjit në botë, duke dëshmuar se gratë e Kosovës udhëheqin, sjellin inovacion dhe shkëlqejnë në skenën globale”, thuhet në njoftim.

  • KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar

    KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar

    Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit shprehën shqetësim se ushtarë serbë po kryenin stërvitje në afërsi të kufirit me Kosovën.

    KFOR bëri të ditur se aktiviteti i Forcave të Armatosura Serbe ishte një stërvitje e planifikuar, që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc.

    Sipas tyre ky aktivitet u zhvillua brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon.

    “ Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”, theksohet në përgjigjen e KFOR-it për Telegrafi.

    Më herët, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka thënë se stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të Gjilanit, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët.

    Në një reagim në Facebook ai ka thënë se prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

    “Si Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin tim të thellë për këto zhvillime dhe kërkoj nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

  • Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër ku humbi jetën një grua

    Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër ku humbi jetën një grua

    Një aksident fatal ka ndodhur të mërkurën paradite në zonën e skijimit në Engelberg të Zvicrës, ku një teleferik është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e një personi.

    Sipas autoriteteve, viktima ishte e vetme në kabinë dhe bëhet fjalë për një grua 61-vjeçare, banore e zonës.

    Si ndodhi aksidenti

    Ngjarja ka ndodhur pak para orës 11:00 në kantonin Nidwalden. Një kabinë me tetë vende e linjës “Titlis Xpress” është shkëputur nga kablloja menjëherë pas stacionit ndërmjetës Trübsee, në drejtim të stacionit malor Stand.

    Pas shkëputjes, kabina ka rënë në tokë dhe është rrokullisur disa herë në shpatin e mbuluar me dëborë.

    Menjëherë pas aksidentit, shërbimi i teleferikut u ndërpre dhe pasagjerët në kabinat e tjera u evakuuan. Operacioni i evakuimit zgjati deri në orët e pasdites.

    Hetimet në vazhdim

    Autoritetet kanë nisur hetime për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Në vendngjarje ndodhen policia e Nidwaldenit, prokuroria, si dhe Bordi Zviceran për Hetimin e Sigurisë së Transportit.

    Drejtuesit e teleferikëve në Engelberg e cilësuan ngjarjen si “të pazakontë” dhe deklaruan se aksidenti ndodhi “papritur”.

    “Siguria është prioritet absolut në një teleferik. Ky aksident tragjik është edhe më i rëndë,” deklaroi drejtori Norbert Patt, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës.

    Dyshime për ndikimin e erës së fortë

    Aksidenti ndodhi në një ditë me erëra të forta. Sipas kompanisë, sistemi jep alarm kur shpejtësia e erës arrin 40 km/h, ndërsa shërbimi duhet të ndërpritet në 60 km/h.

    Megjithatë, ende nuk dihet shpejtësia e erës në momentin e aksidentit dhe nëse alarmi ishte aktivizuar.

    Sipas mediave lokale, në momentin e ngjarjes era ishte e fortë dhe një video e publikuar nga një dëshmitar tregon kabinën duke u rrokullisur në shpat.

    Incidente të rralla në Zvicër

    Aksidente të tilla janë shumë të rralla në Zvicër, kryesisht falë rregullave të rrepta të sigurisë të vendosura pas një tragjedie të rëndë më shumë se 50 vite më parë.

    Aksidenti më i rëndë i teleferikëve në vend ndodhi më 12 korrik 1972 në Valais, kur një kabinë u rrëzua pas këputjes së kabllos, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave.

    Pas atij rasti, standardet e sigurisë u forcuan ndjeshëm dhe kontrollet u bënë më të shpeshta.

    Statistikat e sigurisë

    Aktualisht, në Zvicër janë në funksion rreth 2400 instalime të teleferikëve. Sipas raportit vjetor 2024, numri i aksidenteve ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

    Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 65 incidente dhe aksidente me 20 persona të lënduar.

    Më shumë se një e treta e aksidenteve lidhen me sjellje të papërshtatshme të pasagjerëve, ndërsa të tjerat shkaktohen nga faktorë mjedisorë, defekte teknike apo gabime njerëzore.

    Sipas sigurimeve, mesatarisht një person humb jetën çdo vit në aksidente pune në sektorin e teleferikëve, ndërsa katër të tjerë mbeten me pasoja të përhershme./Albinfo.ch

  • Qasja në të dhënat penale ngre shqetësim për privatësinë dhe ndarjen e pushteteve në Kosovë

    Qasja në të dhënat penale ngre shqetësim për privatësinë dhe ndarjen e pushteteve në Kosovë

    Një draft-udhëzim i ri i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, që synon të zgjerojë qasjen e saj në të dhënat penale të qytetarëve, ka ngritur shqetësime serioze për cenimin e privatësisë, shkeljen e ligjit dhe rrezikun e politizimit të informacioneve të ndjeshme.

    Me draft-udhëzimin e hartuar parashihet që MD-ja mund: të tërheqë të dhëna nga Sistemi i Evidencës Penale, të krijojë kopje të tyre, të përpunojë të dhëna individuale dhe masive, të përdorë të dhënat për analiza dhe statistika, si dhe të ruajë regjistra të qasjes për periudha shumë të gjata, deri edhe përgjithmonë në rastin e qasjes në të dhëna masive.

    Neni 4 i këtij draft-udhëzimi thotë se MD-ja ka qasje të plotë në Sistemin e Evidencës Penale, se ajo nuk ka të drejtë të bëjë ndërhyrje apo intervenime në të dhe se ministri, me vendim, cakton zyrtarin përgjegjës për qasje në këtë sistem.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) kanë shprehur rezerva të mëdha ndaj masës, duke paralajmëruar se ajo mund të jetë në kundërshtim me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Kritika për “qasje të pakufizuar”
    Sipas IKD-së, që i ka bërë edhe një analizë këtij draft-udhëzimi, ai i jep Ministrisë së Drejtësisë kompetenca shumë më të gjera sesa ato që parashihen me ligj.

    “Ky draft i jep Ministrisë qasje të plotë në Sistemin e Evidencës Penale – duke përfshirë marrjen e dosjeve, kopjimin dhe përpunimin masiv të të dhënave e të tjera – kompetenca që nuk ia njeh Ligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale”, thotë Gëzim Shala nga ky institut.

    Sistemi i Evidencës Penale është databaza që përmban të dhëna mbi dënimet penale të qytetarëve dhe përdoret kryesisht nga autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit.

    Sipas Ligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale, ai administrohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

    Ligji aktual i lejon Ministrisë qasje të kufizuar në këtë sistem, kryesisht për qëllime të bashkëpunimit ndërkombëtar, si shkëmbimi i të dhënave për personat e dënuar me shtete të tjera, por jo ndërhyrje apo kontroll të drejtpërdrejtë mbi databazën.

    Rreziku për privatësinë dhe të drejtat e njeriut
    Ekspertët theksojnë se të dhënat nga Sistemi i Evidencës Penale klasifikohen si ndër më të ndjeshmet dhe kërkojnë mbrojtje të rreptë ligjore.

    Sipas Shalës, drafti bie ndesh jo vetëm me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë, por edhe me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Këto standarde janë pjesë e kornizës më të gjerë evropiane për mbrojtjen e privatësisë, të cilën Kosova synon ta ndjekë në kuadër të afrimit me Bashkimin Evropian.

    “ Ky draft nuk respekton standardet për mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme dhe për këtë arsye kemi të bëjmë edhe me shkelje të të drejtave të njeriut, të garantuara edhe me Kushtetutën e Kosovës”, thotë Shala.

    Ai paralajmëron edhe për një rrezik tjetër: transferimin e kontrollit mbi këto të dhëna nga sistemi gjyqësor në një institucion ekzekutiv.

    “Nëse të dhënat kalojnë nga sistemi gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë – pra, te një institucion ekzekutiv dhe politik – atëherë mund të krijohen dyshime se këto të dhëna, potencialisht, mund të përdoren edhe politikisht, në raport me persona që kanë peshë politike apo peshë publike”, paralajmëron Shala.

    Në sistemet demokratike, ndarja ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv konsiderohet thelbësore për të parandaluar abuzimin me informacionet e ndjeshme.

    Kundërshtime edhe nga sistemi gjyqësor
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që administron Sistemin e Evidencës Penale, kundërshton po ashtu qasjen e paraparë në draft.

    Sipas KGJK-së, qasja e plotë e Ministrisë së Drejtësisë në të dhënat individuale të personave të dënuar, bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve dhe me legjislacionin në fuqi.

    Megjithatë, ky institucion ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë në hartimin e një dokumenti të përmirësuar, duke ofruar asistencë dhe propozime konkrete.

    Komentet e KGJK-së bazohen në një sërë ligjesh vendore dhe standardesh ndërkombëtare që rregullojnë mbrojtjen e të dhënave dhe funksionimin e evidencës penale.

    “ Komentet që i janë dërguar Ministrisë së Drejtësisë janë të bazuara në dispozitat e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Kodit të Drejtësisë për të Mitur, Ligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale, Ligjin për KGJK-në dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe në praktikat dhe aktet përkatëse ndërkombëtare, të cilat rregullojnë funksionimin e regjistrit shtetëror të evidencës penale”, thuhet në përgjigjen e KGJK-së .

    KGJK-ja është organi kryesor përgjegjës për administrimin e sistemit gjyqësor në Kosovë, përfshirë menaxhimin e të dhënave penale – çka e bën rolin e saj kyç në këtë debat.

    Mungesë konsultimesh me autoritetin e privatësisë
    Një tjetër shqetësim lidhet me mungesën e konsultimeve me Agjencinë për Informim dhe Privatësi – institucioni kryesor për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.

    AIP konfirmon se nuk ka qenë e përfshirë në procesin e hartimit të draftit dhe se nuk ka pasur dijeni për të deri në momentin kur është kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë.

    “Çdo draft që prek përpunimin e të dhënave personale – sidomos të dhëna të ndjeshme – duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë juridik dhe institucional para miratimit”, thekson AIP .

    Në shumë vende evropiane, konsultimi me autoritetet e privatësisë është një hap i detyrueshëm për çdo politikë që prek të dhënat personale.

    AIP paralajmëron se të dhënat nga Sistemi i Evidencës Penale kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën private, dinjitetin dhe reputacionin e qytetarëve, dhe për këtë arsye kërkojnë standarde të larta mbrojtjeje.

    Qëndrimi i Avokatit të Popullit
    Institucioni i Avokatit të Popullit nuk dha ndonjë vlerësim konkret për draftin, duke theksuar se nuk komenton dokumente që nuk janë në shqyrtim zyrtar prej tij.

    Megjithatë, ky institucion rikujton se çdo akt ligjor dhe nënligjor duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    Avokati i Popullit konfirmonse nuk ka qenë pjesë e grupit punues dhe nuk ka marrë ankesa zyrtare lidhur me këtë çështje, por shton se do ta monitorojë atë në vijim.

    Draft-udhëzimi administrativ nuk është miratuar ende përfundimisht.

    Institucionet dhe organizatat që kanë reaguar presin që ai të rishikohet në tërësi, duke marrë parasysh vërejtjet e ngritura dhe duke u harmonizuar me ligjin dhe standardet ndërkombëtare./REL/

  • Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi

    Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se familja e bllokuar nga bora është shpëtuar në zonën neutrale të kufirit Kosovë-Mali i Zi.

    Sipas njoftimit, familja kosovare me tre fëmijë kishin mbetur për disa orë në mes të stuhisë së borës, ndërsa teknikët e shpëtimit kanë bërë vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe më pas kanë realizuar evakuimin e tyre deri në zonën e sigurt, në Pikën Kufitare Kuala.

    Përveç tyre, ndihmë u është ofruar edhe personave të tjerë të bllokuar në zonë.

    Po ashtu, është evakuuar edhe një shofer kamioni, i cili kishte mbetur i bllokuar në të njëjtin lokacion dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Bazuar në njoftim, ai është dërguar drejt kufirit me Malin e Zi dhe i është dorëzuar autoriteteve malazeze.

    Ky operacion është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Pejës.

  • Punime në rrjet, në këto vende nuk do të ketë rrymë nesër

    Punime në rrjet, në këto vende nuk do të ketë rrymë nesër

    KEDS ka treguar se ku do të kryhen punime në ditët në vijim, në të cilat zona do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:

    19.03.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet:

    TR3 (J01) 110/10kV,TR 4 (H11) dhe TR 5 (H12) kodi 4000 pa tension mbesin daljet 10kV nga ora 12:00 deri 16:00

    Vendet: Rrugët: Ali Hadri ,Bibaj Fshat i Vjetër, Fshat i Vjetër, Gursel e Bajram Sylejmani, Ilir Konushevci, Magj. Ferizaj-Kaçanik, Rexhep Bislimi, Rexhep Bislimi (te ura) Zejnulla Zejna, Gërlicë, Greme, Magj. Ferizaj-Kaçanik, Nikadin Rakaj, Rakaj , Varosh, KFOR Bonstel, Gama, Elektro-Heta.

    Fshatrat:Varoshi, Bibaj, Sojevë, Dardani dhe Zllatar, Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magj. Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh, Poslishtë, Sazli, Muhader, Talinoc i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë), Mirosallë dhe Rahovicë

    Arsyeja: Vendosja e kabllove TM

    Gjilan

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Lladovë do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J13 Pasjan (kodi: 61066013) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Fsh: Llashtic, Pasjan, Burinc, Muqi Baba

    Arsyeja: Demontimi i Transformatorit TR2

    23.03.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prishtinë

    1.

    NgaNS 35/10[kV] Badovci do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci

    Arsyeja:: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Pejë

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Lluka (kodi: 53000009) nga ora 09:30 deri 13:30

    Vendet: Lluka e Epërme 1, Muçaj- Llukë.

    Arsyeja: Intervenim në koka kabllovike dhe shkarkues.

    Prizreni

    1.

    NgaNS 35/10 [kV] Pirana do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J11 Krusha (kodi: 30034011) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Fshatrat: Mamusha, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Ferizaj

    1.

    NgaNS 35/10 [kV] Shtime do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Carraleva (kodi: 41046004) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Pjesë e Shtimes, Qesta Reqakut, Reqaku, Belinci, Caraleva Topilla, Llanisht, Devetak, Grejqevc, Zborc, Pjetkreshtica, Duga dhe Karaçica

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    NgaNS 35/10 [kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Jezerci (kodi: 40042003) nga ora 10:00 deri në ora 11:00.

    Vendet: Manastirc,Nerodime e ulët dhe e epërme,Balaj,Jezerc dhe bizniset private

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    3.

    NgaNS 35/10 [kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Nikadin (kodi: 40042007) nga ora 11:00 deri në ora 12:00.

    Vendet: Rrugët: Agim Prodani (një pjesë), Ali Hadri, Beqë Heta (një pjesë), Besim Rexhepi (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Elhami Hasani (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Faik Rexha (një pjesë), Gramozi (një pjesë), Gursel e Bajram Sylejmani, Hajdin Matoshi (një pjesë), Imri Halili, Lagja e Qiraxhive, Liman Reka, Luigj Gurakuqi (një pjesë), Mujo Ulqinaku (një pjesë), Nekadin (një pjesë), Rexhë Berisha (një pjesë), Riza Matoshi (një pjesë), Rrezak Shala, Sylejman Pitarka (një pjesë), Vezir Jashari, Viktor Hygo (një pjesë), Xhyli Semaja (një pjesë) .

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    4.

    NgaNS 35/10 [kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] FVF Projektingu (kodi: 40042008) nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

    Vendet: TS Valon Haxhimusa.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    5.

    NgaNS 35/10 [kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J07 Gaçka (kodi: 40042002) nga ora 13:00 deri 14:00.

    Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    Gjakovë

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J43 Bistazhini (kodi: 81000051) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë).

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    23.03.2026

    Punime nga pala e tretë

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J07 Drejtimi “Kraishta” (kodi: 41000002) nga ora 09:30 deri 12:30

    Vendet: Rufci I Ri, Rufci I Vjetër,Hallaqi I Vogël, Hallaqi I Madh, Ribar i Vogël, Ribar i Madh, Zllakuqan, Kraishta, Bujani, Bregu I Zi,Godanci I Epërm, dheVarigoci. Kraishta

    Arsyeja: Zhvendosja e trafos dhe panelit TU sipas PEE.

    Gjakovë

    1.

    NgaNS 35/10[kV] Gjakova III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J10 Konvikti (kodi: 81084022) nga ora 09:00 deri 14:00

    Vendet: Tirana, Musa Zajmi, Elton Zherka.

    Arsyeja: Lidhja e kabllove te reja dhe tërheqja e kabllove te vjetra sipas projekti te aprovuar.

    2.

    NgaNS 35/10[kV] Gjakova III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Dalja 21 (kodi: 81084018) nga ora 09:00 deri 14:00

    Vendet: Rruga e UÇK-së, Fehmi Agani, Wesley Klark.

    Arsyeja: Lidhja e kabllove te reja dhe tërheqja e kabllove te vjetra sipas projekti te aprovuar.

    24.03.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prishtinë

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J09 Grashticë – Radashec (kodi: 14016001) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Grashtice, Radashec.

    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Pejë

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Loxha (Kodi: 51000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.

    Vendet: Fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellc i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardania 1,2 dhe 3.

    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Ferizaj

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Doganaj (kodi: 40042004) nga ora 10:00 deri në ora 11:00

    Vendet: Rr.Kadri Zeka, Astrit Bytyqi, Aleksandër Mojsiu, Gazmend Zajmi, Esat Mekuli, Emin Duraku

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Gjon Sereqi (kodi: 40042037) nga ora 11:00 deri në ora 12:00

    Vendet: : Pjesë të rrugëve – Hysen Terpeza, Remzi Hoxha, Halim Spanca, Ali Pashë Tepelena dhe Gjon Serreqi.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    3.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Ylli 1 (kodi: 40042015) nga ora 12:00 deri në ora 13:00

    Vendet: Rr 12 Qershori,Rr Deshmoret e Kombit,pjese te Rr. Ismail Qemajli, pjesë të Rr. Tahir Sinani, Sheshi Hyre Emini, pjesë te Rr. Toni Bler, Hekurudha, Kinemaja e re -KEDS,Hoteli (MBTS)

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    Gjilani

    1.

    Nga NS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.

    Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagja Çamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë, Rahovica

    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

  • Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

    Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka folur për situatën aktuale politike në vend.

    Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, ai tha se Vetëvendosja ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, siç tha, për t’u tallur me proceset politike.

    “Unë mendoj që ajo që ka ndodhur është se Vetëvendosja ka rënë pre e një standardi që e ka ndërtuar vet, standardi të mbrapsht, për t’u tallur me proceset politike dhe mos me marrë seriozisht asnjë proces, në këtë rast procesin e dialogut politik për ta zgjedhur Presidentin e ri”, tha Gruda.

    Duke folur për VV-në, ai u shpreh se kjo parti ka menduar që opozita është e dërmuar nga rezultati i zgjedhjeve dhe sipas tyre, do ta votojnë këdo që propozohet për President.

    “Këta kanë shprehur që opozita është e dërmuar nga rezultati i zgjedhjeve, nuk reziston aspak dhe këdo që e qesin e votojnë, përfshirë edhe Glauk Konjufcën, por nuk ka dalë ashtu”, u shpreh deputeti i PDK-së.

  • Lista Serbe u bën thirrje serbëve të Kosovës: Aplikoni për dokumente pas marrëveshjes së re me BE-në

    Lista Serbe u bën thirrje serbëve të Kosovës: Aplikoni për dokumente pas marrëveshjes së re me BE-në

    Pesë ditë pasi kryeministri Albin Kurti mundësoi lehtësirat përmes marrëveshjes së arritur me Bashkimin Europian për zbatimin e ligjeve që prekin të huajt dhe automjetet, Lista Srpska ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim.

    Kjo parti u ka bërë thirrje mbi 10 mijë serbëve në Kosovë, të cilët nuk posedojnë dokumente, që të fillojnë aplikimin për pajisje me dokumente të Kosovës, duke shpjeguar edhe procedurat përkatëse.

    “Që ky proces të ketë sukses, është e nevojshme që kjo zgjidhje të përdoret nga qytetarët tanë, si ata që u janë refuzuar dokumentet, ashtu edhe ata që nuk kanë marrë kurrë përgjigje në kërkesën e tyre për lëshimin e dokumenteve, si dhe ata që, të dekurajuar nga situata, nuk kanë aplikuar kurrë për dokumente, si të rritur ashtu edhe të mitur. Kjo bëhet për të treguar se jemi populli ynë, se ekzistojmë dhe se kërkojmë respekt për të drejtat tona, por edhe që të mund të qëndrojmë në shtëpitë tona. Ne e dimë shumë mirë qëndrimin e popullit tonë ndaj këtyre dokumenteve, por në këtë moment kjo zgjidhje ka penguar që 10,000 njerëz tanë të mbeten jashtë Kosovës, të bllokojnë punën e institucioneve shëndetësore dhe arsimore dhe të lënë komunat dhe fshatrat tona pa serbë pas 27 vitesh luftë të guximshme nga të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në reagim.

    Duke folur për marrëveshjen e arritur nga kryeministri Albin Kurti me Bashkimin Europian, Lista Srpska theksoi se ajo u realizua edhe me ndihmën e “udhëheqjes sonë shtetërore”, duke iu referuar Beogradit.

    “Të dashur qytetarë, pas një beteje të vështirë diplomatike, me ndihmën e udhëheqjes sonë shtetërore, arritëm të sigurohemi që të mos ketë deportim të bashkatdhetarëve tanë për shkak të mungesës së dokumentacionit, që të mos ketë ndarje të nënave, baballarëve dhe fëmijëve, që të mos ketë ndalim hyrjeje për mjekë, profesorë dhe studentë. Një situatë e tillë do të rrezikonte punën e Universitetit të Prishtinës me selinë e tij të përkohshme në Mitrovicë, si dhe funksionimin e institucioneve tona shëndetësore dhe arsimore. Kemi arritur, siç do të thoshte Patriarku ynë, të ruajmë popullin e Kosovës”, thuhet më tej.

    Lista Srpska ka sqaruar gjithashtu procedurat për pajisjen me dokumente:

    Personat që punojnë në institucionet shëndetësore dhe arsimore në të gjitha nivelet dhe që nuk jetojnë në Kosovë, do të dorëzojnë të dhënat përmes institucioneve të tyre dhe do të përfitojnë të drejtën e qëndrimit për 12 muaj, me mundësi vazhdimi. E njëjta procedurë vlen edhe për studentët që nuk jetojnë në Kosovë, por studiojnë në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë.

    Ndërkohë, qytetarët që jetojnë në Kosovë por nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të mund të aplikojnë duke filluar nga e hëna, duke përdorur dokumente serbe si karta identiteti, certifikata lindjeje, martese dhe vdekjeje. Në këtë mënyrë, sipas tyre, sigurohet mbrojtja e tyre, e drejta për të jetuar në këto zona, si dhe e drejta mbi pronat familjare.

    Kryetarët e komunave me shumicë serbe, së bashku me ekipet e tyre, do të angazhohen për të siguruar që procesi të zhvillohet pa probleme dhe që të gjithë qytetarët të mund të realizojnë të drejtat e tyre deri më 16 qershor.

    Në fund, Lista Srpska bëri të ditur se po vazhdon angazhimin për të gjetur një zgjidhje edhe për çështjen e automjeteve, duke shprehur besimin se me mbështetjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, së shpejti do të arrihet një marrëveshje në dobi të qytetarëve.

  • Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

    Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

    Arianit Sllamniku është lënë në liri. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet mbi Sllamnikun janë duke vazhduar, por të njëjtit i është mbyllur masa e arrestit shtëpiak.

    Si fillim, pas arrestimit Sllamnikut i ishte vendosur masa prej një muaji paraburgim, e më pas kjo masë u zëvendësua me masë të arrestit shtëpiak e cila tanimë është hequr e gjitha.

    “Duke iu referuar kërkesës tuaj, të parashtruar me date 17 mars 2026, përmes email-it zyrtar të PTH – Gjilan, lidhur me rastin penal ndaj të pandehurit Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime dhe ndaj të njëjtit është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak”./teve1/