ATV

Category: Lajme

  • Hamza: Kokën lart djema, krenar pafundësisht me ju

    Hamza: Kokën lart djema, krenar pafundësisht me ju

    Kosova u mposht sonte nga Turqia me rezultat 0:1 në finalen e playoff-it për kualifikim në Kampionatin Botëror.

    Me këtë rast ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza.

    “Kokën lart djema”, shkroi Hamza në Facebook.

    “Krenar pafundësisht me ju. Për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe vetëmohimin që treguat për ta ngritur lart emrin e Kosovës. Ky nuk është fundi, por fillimi i rrugës së madhe që po ndërtoni. Kjo nuk është humbje, por një mësim që do t’ju bëjë më të fortë për sfidat që vijnë. Sonte nuk festuam rezultatin, por pamë shpirtin e një kombëtareje që nuk dorëzohet kurrë. Kosova ju do shumë dhe është me ju në çdo hap. Gjithmonë”, shtoi kreu i PDK-së.

  • Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan reagon pas fitores së kombëtares turke ndaj Kosovës: I puth të gjithë në ballë

    Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan reagon pas fitores së kombëtares turke ndaj Kosovës: I puth të gjithë në ballë

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas fitores së kombëtares së Turqisë ndaj kombëtares së Kosovës.

    Turqia fitoi 1-0 në “Fadil Vokrri”, dhe kësisoj arriti të kualifikohet në Botërorin e 2026-ës.

    Pas kësaj fitoreje të kombëtares turke, nuk ka munguar as reagimi i të parit të shtetit turk.

    Ai i përgëzoi lojtarët turq për paraqitjen e tyre.

    “E përgëzoj me gjithë zemër Kombëtaren tonë A, Djemtë Tanë, për sigurimin e një vendi në finalet e Kupës së Botës duke mposhtur Kosovën në finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026. I uroj suksese Kombëtares sonë, e cila do ta valëvitë flamurin tonë me gjysmëhënë dhe yll në skenën më të madhe të futbollit pas 24 vitesh, fillimisht në ndeshjet e fazës së grupeve kundër Australisë, Paraguajit dhe SHBA-së, e më pas, me dëshirën e Zotit, edhe në ndeshjet që shpresojmë do ta çojnë deri në finale. Kemi besim të plotë se Djemtë Tanë, si gjithmonë, do ta çojnë fanellën me gjysmëhënë dhe yll nga fitorja në fitore dhe do ta mbushin kombin tonë me krenari. I puth të gjithë sportistët tanë në ballë”, ka shkruar ai në platformën “X”.

  • Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

    Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

    Franca ndalon aeroplanët amerikanë në operacionet kundër Iranit, Trump kritikon Parisin.

    Parisi ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për fluturimet ushtarake amerikane të transportit, duke ndaluar pjesëmarrjen e avionëve amerikanë në operacionet kundër Iranit.

    Më herët, edhe Spanja kishte marrë një masë të ngjashme, duke mbyllur hapësirën ajrore për SHBA-në.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës, duke e cilësuar atë “shumë të padobishme” në përpjekjet për të eliminuar “Kasapin e Iranit”.

    Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar në rajon, ndërsa përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit mbeten të ndjeshme dhe komuniteti ndërkombëtar ndjek nga afër situatën.

    Ndryshe, vendimi mund të ndikojë në koordinimin e operacioneve ushtarake amerikane dhe të shtojë tensionet diplomatike mes Uashingtonit dhe Parisit.

  • Meta: Dardanët po lartësojnë tërë kombin shqiptar

    Meta: Dardanët po lartësojnë tërë kombin shqiptar

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dhënë mbështetje Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e saj të madhe ndaj Turqisë.

    Në një postim në Facebook në profilin e tij, thuhet se Dardanët po lartësojnë tërë kombin shqiptar.

    “Sot të gjithë jemi në “Fadil Vokrri” për të mbështetur dardanët tanë që po lartësojnë Kosovën në mbarë botën dhe që kanë me vete një komb të tërë”, shkruan në profilin e Metës.

  • Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin afër njëri-tjetrit ndeshjen

    Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin afër njëri-tjetrit ndeshjen

    Ndeshja Kosovë-Turqi ka bërë bashkë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurtin.

    Dyshja u panë në stadiumin “Fadil Vokrri” në zonën VIP, afër njëri-tjetrit e duke duartrokitur.

    Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar. Rezultati mbetet 0:0.

    Fituesja e kësaj ndeshje kualifikohet në Botëror.

  • KEDS njofton për reduktimet e planifikuara në ditët në vazhdim

    KEDS njofton për reduktimet e planifikuara në ditët në vazhdim

    KEDS përmes një komunikate për media ka njoftuar për vendet ku do të ketë reduktime të energjisë elektrike përgjatë datave 2 dhe 3 prill.

    Këto ndërhyrje sipas KEDS janë të detyrueshme për shkak të ndërhyrjeve në rrjet.

    Prishtinë

    Nga NS 110/35/10 [kV] Palaj do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Palaj (kodi: 18024001) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
    Vendet: Mulliri Palaj, Hade – Miniera, Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovc, tr. private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin – Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Gjilan

    Nga NS 35/10 [kV] Artanë do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Slivovë (kodi: 60024003) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
    Vendet: Bostoni, Turiqevc, Vllasali, Izvor, Koznicë, Svarqak, Prekoc, Manishincë, Zebincë, Vuqak, Llabjan, Llajshevc, Dragovc, Kukavicë, Gulmivodë.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    02.04.2026
    Punime në projekte investive

    Prishtinë

    Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 5 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J06 Rezervaret – KFOR (kodi: 13000002) nga ora 09:00 deri në 18:00.
    Vendet: Bardhosh dhe Bërnicë e Ulët, Barilevë – Sheshivarët, Shaljanët, te xhamia, Drenovc – Gashët, “Kuvilab” private, Rub Sh.P.K. – Samir Rexha, ndriçimi publik për autostradë, Prugovc – Kaquret.
    Arsyeja: Punime në rrjet.

    2

    TS 110/10(20) [kV] Prishtina 3
    Nga dalja 10 [kV] Drini i Bardh – Furra – J21 do të ndërpritet TS-i:
    TS 10/0.4 [kV] Shtjefan Gjeçovi (kodi: 12000007037) nga ora 09:30 deri në 15:00.
    Vendet: Bulevardi Bill Klinton 18.
    Arsyeja: Punimi i lidhësave të kabllove ekzistuese, si dhe kyçja e konsumatorëve.

    Gjakovë

    1.

    Nga stabilimenti 10 [kV] Gjakova II do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Raq–Moglicë (kodi: 81000117) nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
    Vendet: Lagjja Brekoc. Rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Minatori, Shote Galica. Fshatrat: Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe Zhub.
    Arsyeja: Projekte investive. Dislokimi i kabllove të vjetra të TM dhe TU që lidhin TSB Zdrukthtarin – Kusari me kod 81000117373 me të gjitha elementet përcjellëse, si dhe punime të tjera elektrike në kuadër të Lot 12, TS 60.

    Punime nga pala e tretë

    Në TS 110/10(20) [kV] Prishtina 3:
    Nga dalja 10 kV Arbëria 10 do të ndërprehet:
    TS 10/0.4 [kV] TS Arbëria 10 (kodi: 12000008058) prej orës 09:00 deri në 13:00.
    Vendet: Rruga 24 Maji.
    Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 0.4 kV sipas Z.T.

    03.04.2026
    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Gjilan

    Nga NS 35/10 [kV] Artanë do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Slivovë (kodi: 60024003) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
    Vendet: Bostoni, Turiqevc, Vllasali, Izvor, Koznicë, Svarqak, Prekoc, Manishincë, Zebincë, Vuqak, Llabjan, Llajshevc, Dragovc, Kukavicë, Gulmivodë.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Prishtinë

    Nga NS 110/35/10 [kV] Palaj do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Palaj (kodi: 18024001) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
    Vendet: Mulliri Palaj, Hade – Miniera, Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovc, tr. private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin – Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Punime nga pala e tretë

    Gjilan

    Nga NS 35/10 [kV] Gjilani II do të ndërpritet:

    Dalja 10 [kV] J06 Kufca (kodi: 60061006) nga ora 09:00 deri në ora 13:00.

    Vendet: Fshatrat: Dragancë, Kufcë, Kufcë e Epërme, Kufcë e Ulët, Makresh i Epërm, Makresh i Ulët, Mellc (një pjesë), Stanishor dhe Strazhë.

    Arsyeja: Vendosja e konzollave sipas rekomandimit të komisionit për pranim teknik.

  • Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e dronëve turk Bykar

    Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e dronëve turk Bykar

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se finalen Kosovë-Turqi do ta sheh nga afër bashkë me CEO-n e kompanisë Bykar, Haluk Bajyraktar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Maqedonci tha se kjo ndeshje nuk është vetëm një sfidë për pikë, por edhe një festë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes dy popujve

    “Sonte me mikun tim Haluk Bayraktar, CEO të kompanisë Bykar që është simbol i inovacionit modern, u takuam për të parë nga afër zhvillimet në një tjetër fushë, atë të futbollit, ku lojtarët e Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” do të marrin rolin e protagonistëve. Ashtu si dronët që synojnë me saktësi, edhe sulmuesit e të dyja ekipeve do të kërkojnë të godasin portën me vendosmëri, duke e kthyer ndeshjen në një duel të fortë, por të ndershëm”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    “Kjo ndeshje nuk është vetëm një sfidë për pikë, por edhe një festë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes dy popujve. Në fund, le të fitojë përfaqësuesja më e mirë dhe mbi të gjitha, le të triumfojë sporti!”, ka shkruar Maqedonci.

  • Presidentja Osmani nderon me Medaljen Presidenciale të Meritave “Sofrën Pejane”

    Presidentja Osmani nderon me Medaljen Presidenciale të Meritave “Sofrën Pejane”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për SHKA ‘Sofra Pejane’, me motivacionin “Për Kontributin e Jashtëzakonshëm në Ruajtjen dhe Promovimin e Vlerave të Muzikës Qytetare”.

    Kjo medalje u jepet personaliteteve apo ansambleve nga fusha e kulturës, artit dhe muzikës, të cilët kanë treguar përkushtim të veçantë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Qëllimi i saj është vlerësimi i kontributit të veçantë në kulturë dhe forcimi i identitetit shtetëror përmes muzikës.

    Në ceremoninë e organizuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, në emër të SHKA “Sofra Pejane”, medaljen e pranuan këngëtari i njohur kosovar Ramadan Krasniqi-Dani, si dhe përfaqësuesit Fitim Behluli dhe kryetari i shoqërisë Sadik Sadiku.

  • Presidentja Osmani dekoron me medalje presidenciale sopranon shqiptare me famë botërore – Ermonela Jaho

    Presidentja Osmani dekoron me medalje presidenciale sopranon shqiptare me famë botërore – Ermonela Jaho

    Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, është nderuar së fundmi me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Vjosa Osmani, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e kulturës dhe promovimin e vlerave kombëtare.

    Jaho ndau me ndjekësit e saj në Facebook disa fotografi nga ceremonia, duke shprehur emocionet e saj dhe mesazhin e fuqishëm që shoqëron këtë nderim. Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, Sh. S. Znj. Vjosa Osmani, të nderuar njerëz të zemrës”.

    “Sot e pranoj këtë nderim me përulësi të thellë, por edhe me një ndjenjë të fuqishme përgjegjësie. Sepse ky nuk është vetëm një titull, është një amanet, një thirrje për të mos harruar kush jemi dhe nga vijmë. Kosova për mua nuk ka qenë kurrë thjesht një vend në hartë. Ka qenë një ndjenjë… një zë i brendshëm që më ka shoqëruar që në fëmijëri. Historia e saj — dhimbja, sakrifica dhe qëndresa — na kanë mësuar se forca jonë më e madhe nuk qëndron vetëm në të kaluarën, por në dashurinë që kemi për njëri-tjetrin sot”, ka shkruar Jaho.

  • Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

    Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

    Gjatë ditës së djeshme janë iniciuar dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”, ku për sulm i dyshuar është 26-vjeçari, E.B, ndërsa për kanosje H.B.

    Policia ka bërë të ditur se sot është intervistuar i dyshuari E.B, lidhur me sulmin, i cili ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie, një pistoletë, si dhe municion.

    “Nga Njësia e Hetimeve, në asistim të Njësisë Reaguese, me urdhër të prokurorit të shtetit janë konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë”, njofton policia.

    Në njoftim thuhet gjithashtu se pas intervistimit, i dyshuari E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa H.B gjendet jashtë shtetit dhe është në kërkim policor.