ATV

Category: Lajme

  • PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

    PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

    Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, në fjalën e saj në Kuvend, ka bërë të ditur se kjo parti ka përgatitur një drafte rezolutë për ‘’mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës’’.

    Ajo ka kërkuar që ajo të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, dhe se për të, PDK është e hapur për diskutime.

    ‘’PDK ka përgatitu drafte rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitet të viktimave të luftës. Sot s’kemi vetëm sfida politike e institucionale, por kemi një më të rrezikshme: Përpjekjen për ta shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa është themeli mbi të cilin qëndrojmë si shoqëri. Kemi dhënë një draft propozim, jemi të gatshëm ta diskutojmë, kërkojmë ta fusim në rend dite si pikë e parë, menjëherë pas pyetjeve. Nuk ka kuptim që Kuvendi të sillet sot normalisht, dhe të mos ta miratojë këtë rezolutë si hap i parë, jemi të hapur për diskutim, për plotësime, për PDK është e domosdoshme që kjo rezolutë të hyjë në rend të ditës, dhe të jetë pika e parë’’, ka thënë ajo.

  • “Objekti sa 13 fusha tenisi”, hulumtimi i CNN zbulon se si Kina po zhvillon në mënyrë sekrete kapacitetet e saj bërthamore

    “Objekti sa 13 fusha tenisi”, hulumtimi i CNN zbulon se si Kina po zhvillon në mënyrë sekrete kapacitetet e saj bërthamore

    Kur tre fshatarë nga provinca Sichuan e Kinës u shkruan zyrtarëve lokalë në vitin 2022 duke i pyetur se pse qeveria po ua merrte tokën dhe po i dëbonte nga shtëpitë e tyre, ata kishin marrë një përgjigje të shkurtër: “Është sekret shtetëror”.Kështu e nis sot CNN një shkrim për hulumtimin rreth synimeve bërthamore të Kinës.

    Mediumi amerikan shkruan se tri vjet pas largimit të banorëve, imazhet satelitore tregojnë se fshati i tyre është bërë rrafsh dhe në vend të tij janë ngritur ndërtesa të reja të rëndësishme për prodhimin e armëve bërthamore të Kinës.

    CNN raporton se ky zhvillim, i vërejtur edhe në imazhet satelitore dhe në shqyrtimin e dhjetëra dokumenteve të qeverisë kineze, vërteton pretendimet e fundit të Presidentit amerikan Trump se Kina po kryen modernizimin e armëve bërthamore.

    “Trump do të vizitojë Pekinin në një udhëtim historik muajin e ardhshëm, ku pritet të përpiqet të fillojë një dialog rreth një marrëveshjeje për të frenuar ambiciet bërthamore të udhëheqësin kinez Xi Jinping”, raporton CNN.

    Më herët këtë vit, marrëveshja e fundit për reduktimin e armëve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e njohur si New START ka skaduar, derisa presidenti amerikan Trump dëshironte të arrinte një marrëveshje të re dhe të përmirësuar me Moskën që do të përfshinte edhe Kinën.

    Megjithatë ndryshimet dramatike të vërejtura në vendet në Sichuan sugjerojnë se zhvillimi i armëve bërthamore të ushtrisë së Kinës, e njohur si Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA), tregon pak shenja të reduktimit të amibicieve nukleare të Pekinit.

    Një nga ndërtimet më të konsiderueshme në zonën e Sichuan është një kupolë gjigante, me formë të pazakontë e ndërtuar në më pak se pesë vjet. CNN shkruan se ky objekt duket se vazhdon të pajiset, duke sugjeruar se mund të mos jetë ende në përdorim.

    “Me një sipërfaqe prej 36,000 metrash katrorë, sa madhësia e 13 fushave të tenisit, kupola e përforcuar është e rrethuar nga një strukturë betoni dhe çeliku me monitorë rrezatimi dhe dyer shpërthimi, rrjeti i saj i tubave që gjarpërojnë nga objekti dhe futen në një ndërtesë me një oxhak të lartë ventilimi. Këto dhe karakteristika të tjera, duke përfshirë pajisjet e gjera të trajtimit të ajrit, janë projektuar për të mbajtur të bllokuara brenda kupolës materiale shumë radioaktive si uraniumi dhe plutoniumi, sipas shumë ekspertëve”, shkruan CNN.

    Objekti, i cili u ndërtua brenda një baze armësh bërthamore të njohur prej kohësh nga CIA, është i rrethuar nga tre shtresa gardhesh sigurie. Derisa një tunel aty afër zhduket në shpatin e një mali.

    CNN shkruan se për të analizuar karakteristikat individuale të vendit të njohur si 906, kanë përpiluar më shumë se 50 pamje nga faza të ndryshme të ndërtimit të objektit në një model 3D.

    Pamjet satelitore të publikuara nga CNN:

  • Rritet pjesëmarrja e grave në ekonomi, afro 40% e fuqisë punëtore në Kosovë

    Rritet pjesëmarrja e grave në ekonomi, afro 40% e fuqisë punëtore në Kosovë

    Pjesëmarrja e grave në ekonomi në Kosovë po vazhdon të shënojë rritje, duke reflektuar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm të tyre në tregun e punës.

    Sipas të dhënave të Administrata Tatimore e Kosovës për muajin tetor 2025, gjithsej 162,062 gra janë të punësuara, duke përbërë 39.5% të fuqisë punëtore aktive në vend. Përfaqësimi i tyre është më i theksuar në sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve.

    Në të njëjtën kohë, 19,331 biznese individuale udhëhiqen nga gra, çka tregon rritjen e rolit të tyre edhe në sipërmarrje. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 289,885 shërbime tatimore digjitale nga gratë, duke dëshmuar përfshirjen e tyre në përdorimin e teknologjisë dhe formalizimin e aktiviteteve ekonomike.

    Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e angazhuar për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në ekonominë formale në vend.

  • Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së ’81-ës

    Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së ’81-ës

    Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

    Në hyrje të saj, kryekuvendarja Albulena Haxhiu tha se sot kujtohen demonstratat e pranverës së vitit 1981.

    “Një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të Kosovës. Ato nisën nga studentët si një reagim ndaj një padrejtësie konkrete, por shumë shpejt u shndërruan në kërkesë të hapur për barazi, dinjitet dhe status politik nën parullën Kosova Republikë”, tha Haxhiu.

    Kujtojmë se sot në rend dite janë disa projektligje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

  • ‘‘Po ti kush je’’, Rama: Sa herë dilja jashtë vendit përfundoja në polici të aeroportit

    ‘‘Po ti kush je’’, Rama: Sa herë dilja jashtë vendit përfundoja në polici të aeroportit

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim me studentët, ku fokusi i bisedës ishte te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

    Gjatë bashkëbisedimit, Rama theksoi se vendi ndodhet përballë një momenti kyç historik, duke e cilësuar integrimin si një mundësi reale dhe të prekshme. Ai tha se “dera për në BE është e hapur” dhe autoritetet shqiptare duhet të bëjnë gjithçka për të mos e humbur këtë mundësi për shkak të dështimeve të brendshme.

    Në vijim të fjalës së tij, kryeministri ndau edhe një përvojë personale nga periudha përpara se të përfshihej në politikë.

    Ai tregoi se gjatë udhëtimeve jashtë vendit, për shkak të pasaportës shqiptare dhe procedurave të gjata në kufi, shpesh përfundonte në komisariatet e aeroporteve pas përplasjeve me autoritetet e huaja.

    Sipas Ramës, këto situata përbëjnë një formë diskriminimi që duhet të marrë fund përmes integrimit evropian.

    ‘’Sa herë dilja jashtë s’isha asgjë tjetër përveçse një shqiptar tepër i gjatë për të qenë i durueshëm përpara një polici italian sa gjysma ime. Edhe gjithmonë përfundoja në komisariatin e aeroportit, gjithmonë, rregullisht. Edhe kur shkoja, njëherëdo i thosha policit ‘’ç’ke me atë gruan, ç’ke me këtë burrin, po ti kush je’’. E kisha tmerr atë radhën, dhe thosha kur do të vijë dita që kjo pasaporta dhe të qenit shqiptar të mos shoqërohet me të tilla situata.’’, ka thënë Rama mes tjerash. /tch

  • Rroga e 13-të për sektorin publik, Tahiri: Marre, vendimi buron nga zotimet paraelektorale

    Rroga e 13-të për sektorin publik, Tahiri: Marre, vendimi buron nga zotimet paraelektorale

    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për vendimin lidhur me pagën e 13-të, e cila u aplikua vetëm për sektorin publik.

    Para fillimit të seancës së Kuvendit, Tahiri deklaroi për media se ky vendim buron nga zotimet paraelektorale.

    Ai theksoi se qeveria duhet urgjentisht të ndërmarrë veprime konkrete në mbështetje të punëtorëve të sektorit privat, duke kërkuar trajtim më të drejtë.

    “E di që një ndër temat thelbësore është paga e 130-të për sektorin publik, e kam në plan me adresu çështjen qysh e mendoj unë. Rroga e 13-të për publikun, për 80 mijë njerëz as nuk ka qëllim me zbutë varfërinë as nuk ka qëllim me ulë pabarazinë, është vetëm një veprim që ka buruar prej zotimit paraelektoral, dhe duke ditë që mund të shkojmë në zgjedhje, mund të ketë ndonjë ndikim në votë, dhe ndikim në zgjedhjet që mund të vijnë”, deklaroi Tahiri.

    “Ajo që iu them sot të gjithë anëtarëve të kabinetit të qeverisë, është marre me ia shpërnda pagën e 13-të sektorit publik e mos me ndihmuar askënd në sektorin privat. Sot mendja e njerëzve që kanë pak integritet e marre është të ai punëtori që është në ndërtimtari, ai që është në skele dhe ajo që është në supermarket, dhe tek ju gazetarë që punoni mbi orarin tetëorësh”.

  • Paralajmërimet për rrezik nga Irani – vendosen pajisje të reja kontrolli në Aeroportin e Rinasit, prodhim amerikan

    Paralajmërimet për rrezik nga Irani – vendosen pajisje të reja kontrolli në Aeroportin e Rinasit, prodhim amerikan

    E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn ka vizituar sot Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

    Një vizitë e tillë vjen një ditë, pasi Ambasada amerikane në Tiranë ka theksuar se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

    “Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhej në njoftimin e Ambasadës të mërkurën në mbrëmje.

  • GLPS-ja e quan shkelje ligjore rishpalljen e konkursit për sekretarin e Kuvendit

    GLPS-ja e quan shkelje ligjore rishpalljen e konkursit për sekretarin e Kuvendit

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për rishpalljen e konkursit për pozitën e sekretarit të Përgjithshëm, të marrë më 30 mars.

    GLPS-ja vlerëson se vendimi përbën shkelje ligjore, pasi Kryesia ka anashkaluar procesin e rregullt të rekrutimit, duke mos përzgjedhur asnjërin nga kandidatët e ligjshëm dhe duke rishpallur konkursin pa u përfunduar procedura ligjore.

    Sipas GLPS, anulimi i konkursit mbi bazën e vetme të mungesës së votave, pa verifikuar shkelje të tjera ligjore, krijon një precedent të rrezikshëm që minon meritokracinë, profesionalizmin, depolitizimin dhe mosdiskriminimin – parime themelore të shërbimit civil.

    Grupi gjithashtu thekson se ky veprim cenon të drejtat dhe pritshmëritë e kandidatëve fitues dhe mund të dekurajojë aplikime të ardhshme për këtë pozitë.

    GLPS-ja i ka bërë thirrje Kryesisë së Kuvendit të rishqyrtojë vendimin dhe të përmbyllë procesin përmes emërimit të njërit nga kandidatët fitues, në përputhje me ligjin.

    Çdo veprim tjetër, sipas GLPS, përveç që është i paligjshëm, cenon edhe rendin juridik dhe parimet e pranimit në shërbimin civil.

  • Kurti paralajmëron takime për Presidentin ndërsa shkon në grupin parlamentar të LVV-së në Kuvend para seancës

    Kurti paralajmëron takime për Presidentin ndërsa shkon në grupin parlamentar të LVV-së në Kuvend para seancës

    Kryemnistri Albin Kurti paralajmëroi takime me opozitën lidhur me çëshjten e Presidentit.

    I pyetur nga RTV21 për këtë, Kurti u përgjigj shkurtimisht me “sigurisht”, ndërsa po shkonte në zyrën e grupit parlamentar të LVV-së në Kuvend.

    Për në orën 10:00 është paralajmëruar nisja e një seance plenare të Kuvendit.

    Ka kaluar mbi një javë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi që Presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, ndërsa ende nuk është bërë asnjë lëvizje.

    Kurti paralajmëroi edhe para pak ditësh se do të takohet me kryetarët e partive opozitare, por përpara kësaj, tha “më nevojiten konsultimet e brendshme”, të cilat, siç tha ai, nuk kishte pasur ende kohë që t’i bënte.

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë të rregullta në dokumentacion.

    Sipas njoftimit, ky proces do të kryhet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku bëhet verifikimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara.

    Institucionet bëjnë të ditur se pa kryerjen e A-TEST-it, foliet në xhama do të konsiderohen të parregullta, gjë që mund të sjellë edhe penalizime për drejtuesit e automjeteve.

    Pronarët e veturave që kanë vendosur folije në xhama këshillohen që të paraqiten në QAK për të kryer testimin dhe për të shmangur gjobat e mundshme.