ATV

Category: Lajme

  • Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mashtruan

    Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mashtruan

    Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, shefja e Grupit Parlamentar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar se qytetari është mashtruar, sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike.

    Ajo ritheksoi, se bazuar në hulumtimet e Visar Azemit nga LDK, ka dalë që njehsorë në Prishtinë e Ferizaj llogarisin gabim kohën.

    “Dua ta ngriti një temë që është shumë e rëndësishme për çdo familje të Kosovës, një çështje që ka të bëjë me një mashtrim përmes një keqllogaritjeje të shpenzimit të energjisë elektrike. E prek secilin prej nesh. Është një padrejtësi që po bëhet për muaj, apo vite me radhë”.

    “Teksa kemi dëgjuar qeverinë që u ka bërë thirrje qytetarëve ta kursejnë energjinë elektrike, të presin e të shpenzojnë prej orës 22:00, ne sot kemi parë që shumica e njehsorëve nuk e llogarisin saktë shpenzimin e energjisë, dhe kjo çon te llogaritja më e madhe dhe faturimi më i shtrenjtë te çdo familje e Kosovës”, tha deputetja.

    Deputetja ndër të tjera hodhi edhe gishtin, nga institucionet dhe kompanitë që ajo mendon që janë fajtorë për këtë çështje.

  • Nait Hasani i PDK-së: Autorët e ekspozitës me pasaktësi për masakrat, të mbahen përgjegjës

    Nait Hasani i PDK-së: Autorët e ekspozitës me pasaktësi për masakrat, të mbahen përgjegjës

    Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar seancën e sotme parlamentare, pasi Draft-rezoluta e propozuar nga kjo parti në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës e propozuar nga dhe kërkesa që të trajtohet si pikë e parë të rendit të ditës nuk gjeti përkrahje.

    Në sallë qëndroi vetëm deputeti Nait Hasani. Ai përmendi ekspozitën me pasaktësi për masakrat dhe tha se duhet të nxirret një ligj për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

    “Kjo ekspozitë është me pasoja të rënda për Kosovën. Kërkimfalja e Shëlzenit nuk e riparon dëmin e shkaktuar për shtetin tonë dhe të vërtetën në masakrën e burgut të Dubravës.

    Unë kam qenë i burgosur aty dhe në burg nuk ka pasur ushtarë, nuk ka pasur beteja, nuk ka pasur kryengritje vetëm, të burgosur shqiptar dhe masakër të shtetit serb mi të burgosurit shqiptarë.

    Aty janë vrarë njerëz të paarmatosur, që nuk kishin asnjë mundësi mbrojtje. Sot në shtetin tonë, na paraqitet në ekspozitë në Prishtinë versioni i udbës mbi masakrat në Kosovë. Kushdo që e ka mbështetur këtë vepër të tij është duke i bërë një shërbim të qartë Beogradit dhe Vuçiqit. Kërkoj publikisht që asnjëherë të mos shfaqen ekspozita të tilla dhe të nxirret një ligj për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së”, tha Hasani në Kuvend.

  • Iniciativa e Britanisë, Kosova mes 30 vendeve që u bashkuan në përpjekjet për të gjetur zgjidhje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Iniciativa e Britanisë, Kosova mes 30 vendeve që u bashkuan në përpjekjet për të gjetur zgjidhje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Kosova dhe Shqipëria janë në mesin e mbi 30 vendeve që i janë bashkuar Britanisë së Madhe në përpjekjet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike detare që është bllokuar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, shkruan Reporteri.net.

    Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga vendet pjesëmarrëse në këtë iniciativë, të publikuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i bëhet thirrje Iranit që të ndalojë sulmet.

    “Ne dënojmë me termat më të fortë sulmet e fundit të Iranit ndaj anijeve tregtare të pambrojtura në Gjirin Persik, sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë objektet e naftës dhe gazit, si dhe mbylljen de fakto të Ngushticës të Hormuzit nga forcat iraniane. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për përshkallëzimin e konfliktit. Ne i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dron dhe raketa, dhe çdo përpjekje tjetër për të bllokuar ngushticën për transportin tregtar, dhe të zbatojë Rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

    Sipas njoftimit, Kosova i është bashkuar kësaj deklarate më 23 mars.

    Shtetet nënshkruese të deklaratës së përbashkët shprehin gatishmëri për të kontribuar në përpjekjet për kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.

    “Ne gjithashtu do të punojmë për të ofruar mbështetje për vendet më të prekura, duke përfshirë përmes Kombeve të Bashkuara dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare (IFIs)”, thuhet tutje në deklaratë.

    Deklarata e përbashkët është lëshuar liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Japonisë, Kanadasë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Danimarkës, Letonisë, Sllovenisë, Estonisë, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Çekisë, Rumanisë, Bahreinit, Lituanisë, Australisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Portugalisë, Trinitatit dhe Tobagos, Kroacisë, Bullgarisë, Kosovës, Panamasë, Maqedonisë së Veriut, Nigerisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Ishujve Marshall, Kilit, Moldavisë, Greqisë dhe Somalisë.

    Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se takimi virtual i drejtuar nga Sekretarja e Jashtme, Yvette Cooper “do të vlerësojë të gjitha masat e mundshme diplomatike dhe politike që mund të ndërmarrim për të rikthyer lirinë e lundrimit, për të garantuar sigurinë e anijeve dhe detarëve të bllokuar dhe për të rifilluar lëvizjen e mallrave jetike.”

    Sulmet iraniane ndaj anijeve tregtare, dhe kërcënimi për të tjera, kanë ndalur pothuajse të gjithë trafikun në këtë rrugë ujore që lidh Gjirin Persik me pjesën tjetër të oqeaneve të botës, duke mbyllur një rrugë kritike për rrjedhën globale të naftës dhe duke rritur ndjeshëm çmimet e saj.

    Trump ka thënë se sigurimi i kësaj rruge ujore nuk është detyrë e Amerikës dhe u ka thënë aleatëve të SHBA-së “shkoni dhe siguroni vetë naftën tuaj.

  • Nuk u fut në rend të ditës rezoluta për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, PDK largohet nga seanca e Kuvendit

    Nuk u fut në rend të ditës rezoluta për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, PDK largohet nga seanca e Kuvendit

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është larguar nga seanca e sotme e Kuvendit. Kjo pasi nuk u arrit pajtueshmëri që në rend të ditës të futet një draft-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës dhe viktimave.

    PDK ka kërkuar që ky propozim të futet si pikë e parë e rendit të ditës.

    Lëvizja Vetëvendosje nuk u pajtua që një rezolutë e propozuar nga PDK-ja për “mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës”, të futet si pikë e parë e rendit të ditës.

    Shefja e grupit të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci, tha se duhet krijohet një grup i përbashkët nga të gjitha partitë që të sillet një draft në fund për miratim.

    Rezoluta u përkrah nga LDK dhe AAK. Në shenjë pakënaqësie PDK lëshoi sallën.

    Seanca është duke vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës.

  • Çitaku insiston që rezoluta të jetë pika e parë, i drejtohet Haxhiut: Nuk bëjmë kompromis

    Çitaku insiston që rezoluta të jetë pika e parë, i drejtohet Haxhiut: Nuk bëjmë kompromis

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, po insiston që draft-rezoltua për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend, të renditet si pika e parë e rendit të ditës për seancën e sotme dhe të votohet.

    Duke iu drejtuar kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, e cila i përmendi diskutimet mes grupeve parlamentare, Çitaku tha se janë të gatshëm të takohen, por jo të bëjnë kompromis.

    Sipas saj, kjo pikë është më e rëndësishme se çdo marrëveshjet ndërkombëtare.

    “Kryetare, grupet parlamentare, të gjithë deputetët, e kanë pranuar tekstin e rezolutës dje, ka pasur kohë të mjaftueshme që grupet të japin vërejtjet e tyre. Megjithatë, ne jemi të gatshëm që të ulemi bashkë sepse për ne, dhe për secilin deputet, nuk ka bash asnjë çështje tjetër më të rëndësishme se trajtimi i kësaj rezolute, votimi në unanimitet.

    Jemi të gatshëm të takohemi, por nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromis. Kryetare, ua dhamë votat për marrëveshjet ndërkombëtare, por kjo rezolutë në mbrojtje të vërtetës historike, në mbrojtje të viktimave, është më e rëndësishme se çdo marrëveshje ndërkombëtare. Ju lutem kryetare, tjetër punë na nuk kemi, rrimë këtu edhe 5 orë, ta kryejmë sot dhe ta kryejmë si pikë të parë të rendit të ditë. Kjo është kërkesa jonë.”

  • Ekspozita me gabime, Arianit Koci njofton se është bërë avokat i Shkëlzen Gashit, ankohet për bastisjen e banesës

    Ekspozita me gabime, Arianit Koci njofton se është bërë avokat i Shkëlzen Gashit, ankohet për bastisjen e banesës

    Avokati kosovar, Arianit Koci, ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka marrë përsipër mbrojtjen e Shkëlzen Gashit i cili tashmë është nën hetime nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë.

    Koci në njoftimin e tij ka thënë se bastisja e banesës së Shkëlzen Gashit është kryer pa urdhër të gjykatës, derisa gjatë kontrollit thotë se Gashit i është prezantuar një autorizim i prokurorit për mbledhje të provave.

    “Ky autorizim nuk e zëvendëson vendimin gjyqësor për bastisje. Për më tepër, ky dokument është komunikimi intern i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

    Sipas nenit 36 të Kushtetutës, bastisja e banesës, konfiskimi i pajisjeve dhe ndërhyrja në komunikime lejohen vetëm me vendim gjyqësor, përveç rasteve urgjente. Një urgjencë e tillë nuk ekziston, sidomos kur kemi të bëjmë me veprimtari publike – ekspozitë në qendër të kryeqytetit”, shkruan Koci.

    Sipas avokatit mbrojtës “vet mënyra se si është realizuar bastisja, ngutia e paarsyeshme e organeve shtetërore, e kontaminon çështjen e pretenduar penale që në fillim”.

    Në fund Koci thotë se rasti në fjalë përbën edhe precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë publike.

  • Tahiri kërkon që draft-rezoluta për viktimat e luftës të jetë pika e parë e rendit të ditës

    Tahiri kërkon që draft-rezoluta për viktimat e luftës të jetë pika e parë e rendit të ditës

    Në seancën plenare të Kuvendit është propozuar një draft-rezolutë nga Partia Demokratike e Kosovës për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend.

    Lidhur me këtë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që kjo pikë të trajtohet si e para në rendin e ditës së seancës.

    “Propozimi jem është që po ashtu të jetë në rend të ditës si pikë e parë”, tha ai në Kuvend.

  • LDK përkrah rezolutën e PDK-së: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri

    LDK përkrah rezolutën e PDK-së: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri

    LDK e përkrah në parim rezolutën e propozuar nga PDK për të trajtuar çështjen e ekspozitës së Shkëlzen Gashit.

    Kështu deklaroi shefja e GP Jehona Lushaku.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqytuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohem për të sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për liri. Gjithsesi jemi të gatshëm të kontribojmë në komision të përbashkët, nëse ka një iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute”, deklaroi ajo.

  • Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në

    Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “Gjermania vazhdon të qëndrojë krah për krah me Kosovën në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë”, shkroi Ambasada Gjermane në një postim në Facebook.

    Gjatë takimit, u tha se ambasadori “theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në kuadër të iniciativës Enable and Enhance — me 3 milionë euro në vitin 2026 për pesë projekte kyçe”.

    “Këto projekte fokusohen në forcimin e shërbimeve mjekësore, logjistikës dhe kapaciteteve të zjarrfikjes brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) — kontribute konkrete që rrisin gatishmërinë operacionale dhe zhvillimin institucional. Takimi përfshiu gjithashtu asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin ushtarak: kadetët kosovarë që aktualisht po ndjekin trajnim gjuhësor në Gjermani do të vazhdojnë me arsimimin për oficerë në përputhje me standardet e NATO-s — një investim në gjeneratën e ardhshme të lidershipit brenda FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës,

    “Përveç kësaj, programi bilateral për vitin 2026 parasheh një gamë të gjerë aktivitetesh të përbashkëta, duke përfshirë shkëmbime ekspertësh dhe trajnime në logjistikë, polici ushtarake dhe arsimim për oficerë. Gjermania ka qenë një partner i besueshëm për FSK-në që nga fillimi — dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në njoftim.

  • Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës

    Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës

    Shefja e GP të LVV, Arbërie Nagaci, ka thënë se partia që ajo përfaqëson është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend.

    Kjo vjen pas gabimeve të shumta që u shfaqën në ekspozitën e hapur më 24 mars në sheshin e Prishtinës, por që u mbyll pak ditë më pas.

    “Sikurse e diskutuam edhe në takimin e Kryesisë, LVV është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë që do të paraqiste përmbajtësisht në aspekt shumëdimensional çështje që trajtojnë luftën e fundit. Në lidhje me këtë, ne jemi të gatshëm të delegojmë deputetët tanë, që bashkë me deputetët e GP-ve tjera që të vijnë me një rezolutë e cila i adreson këto çështje në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Nagavci, teksa shtoi se pret që deri në fund të ditës të sillet një draft për miratim në Kuvend.