ATV

Category: Lajme

  • LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun: Korrektësinë tonë po e shndërron ne sulm publik

    LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun: Korrektësinë tonë po e shndërron ne sulm publik

    Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se s’ka interes të takohet me kreun e kësaj partie për ta pyetur rreth diskutimeve me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, për temën e presidentit.

    LDK në një përgjigje për Express kanë thënë se kërkesa e Abdixhikut për takim me Haradinajn s’ka qenë dhe s’është çështje e ndonjë “roli” që po tentohet të imponohet në publik.

    “Ka qenë një minimum korrektese politike dhe institucionale, i ndërtuar ndër vite, veçanërisht në rrethana që kërkojnë koordinim dhe përgjegjësi”, kanë thënë nga LDK.

    Sipas kësaj partie, shndërrimi i kërkesës për takim në sulm publik nuk është e denjë për nivelin e diskutimeve që kërkon situata.

    “Shndërrimi i kësaj korrektese në sulm publik është i panevojshëm dhe i padenjë për nivelin e komunikimit që kërkon situata politike në vend.LDK nuk do të bëhet pjesë e këtij standardi. Ne vazhdojmë me seriozitet, korrektesë dhe përgjegjësi”, kanë thënë nga LDK.

  • “Nafta “e lirë”. Rryma “e lirë”. Buka “e lirë”. Vaji “i lirë”-Rrahmani ironizon keq me Kurtin: Mirëmëngjesi nga “Republika Autoritare” e Kosovës

    “Nafta “e lirë”. Rryma “e lirë”. Buka “e lirë”. Vaji “i lirë”-Rrahmani ironizon keq me Kurtin: Mirëmëngjesi nga “Republika Autoritare” e Kosovës

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka vlerësuar se Kosova është shndërruar në një “Republikë Autoritare”.

    Ai fajtor për këtë e ka bërë kryeministrin Albin Kurti.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Rrahmani ia ka përmendur Kurtit xhipin e zi dhe ka ironizuar me ngritjen e çmimeve për shumë produkte në Kosovë.

    “MIRËMËNGJESI nga “Republika Autoritare” e Kosovës. Urime, Kryeministër, për xhipin mbi 500 mijë euro. Nafta “e lirë”. Rryma “e lirë”. Buka “e lirë”. Vaji “i lirë”. Mielli “i lirë”. Barnat “falas”. Pacientët nuk kanë më nevojë të dalin jashtë vendit për trajtim. Të rinjtë po kthehen masivisht. Fabrikat po hapen çdo javë. Termocentrali i ri u ndërtua. Ekonomia po lulëzon. Populli po jeton më mirë se kurrë. Bankat po falimentojnë… Sepse shteti i ka ulur kamatat në zero. Po punojnë me zero fitim. Po mezi po mbijetojnë”, ka shkruar ai.

  • Ramadani: Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë, mos i ndalni takimet deri të arrihet marrëveshja

    Ramadani: Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë, mos i ndalni takimet deri të arrihet marrëveshja

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit të ri të vendit do të ‘’ishte lajm i mirë’’, dhe se, një marrëveshje për këtë çështje do të kuptonte ‘’veprim të pjekur politik nga partitë’’.

    Ramadani, ka kërkuar nga krerët e partive që të mos i ndalin takimet për presidentin deri sa të arrihet marrëveshja, përcjell Gazeta Express.

    Postimi:

    Zgjedhja e Presidentit do të ishte lajm i mirë.

    Një marrëveshje për Presidentin e ri do të shënonte veprim të pjekur politik nga partitë parlamentare dhe lidershipi i tyre. Jam i bindur se kjo do t’i mundësonte Kosovës kornizë të stabilitetit dhe, rrjedhimisht, qartësi të viteve përpara.

    Mos i ndalni takimet deri kur të arrihet marrëveshja. Pasi ato kanë rifilluar, e mendoj të rëndësishme që të përmbyllen me rezultat.

    E kundërta do të shënjonte papjekuri!

  • Nëntë policë dënohen me vdekje në Indi për vrasjen e dy personave gjatë Covid-19

    Nëntë policë dënohen me vdekje në Indi për vrasjen e dy personave gjatë Covid-19

    Nëntë oficerë policie janë dënuar me vdekje në Indi për shkak të vdekjes së një babai dhe të birit gjatë paraburgimit në vitin 2020.

    P Jeyaraj, 58 vjeç, dhe djali i tij Benicks, 38 vjeç, vdiqën në burg në shtetin jugor të Tamil Nadu – disa ditë pasi u arrestuan për dyshimin se mbanin hapur dyqanin e tyre të telefonave celularë në shkelje të rregullave të izolimit gjatë pandemisë Covid-19.

    Të dy u zhveshën dhe u sulmuan pa mëshirë para njëri-tjetrit, tha gjyqtari i dënimit të hënën – duke e përshkruar rastin si një abuzim të qartë të autoritetit.

    “Ata e bënë këtë me qëllim vrasjen”, tha ai.

    Oficerët, të cilët u shpallën fajtorë për vrasje muajin e kaluar, do të jenë në gjendje të apelojnë kundër dënimeve të tyre.

    “Ata sulmuan njerëz të paarmatosur. Ata nuk duhet të falen. Ata nuk duhet të marrin dënime më të lehta bazuar në moshën ose prejardhjen e tyre familjare. Ata janë të gjithë të arsimuar”, tha gjithashtu gjyqtari për oficerët në dhënien e dënimit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Dhjetë oficerë policie në total u arrestuan për vdekjen brutale të babait dhe të birit, por njëri nga të akuzuarit vdiq nga Covid në vitin 2020.

    Rasti shkaktoi protesta në Tamil Nadu, me ligjvënës të opozitës shtetërore midis atyre që dolën në rrugë. Lideri i opozitës Rahul Gandhi dhe ylli indian i briketit, Shikhar Dhaëan ishin midis atyre që kërkuan drejtësi për dy burrat në mediat sociale.

    Vdekjet gjithashtu e sollën përsëri çështjen e brutalitetit policor në Indi në qendër të vëmendjes.

    Grupet e të drejtave thonë se qindra njerëz vdesin ndërsa janë në paraburgim në Indi çdo vit. Ata theksojnë se tortura dhe abuzimi për të nxjerrë rrëfime nga të dyshuarit janë bërë pjesë e policimit.

    Gjatë këtij viti, disa ekspertë të OKB-së i bënë thirrje Indisë të ndërmarrë reforma të mëdha për të modernizuar policimin në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

  • Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën

    Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën

    Në shënim të Ditës së Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese do të hap dyert për qytetarët, shkruan Reporteri.net.

    Më 8 prill do të organizojë aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, ku të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

    “Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë. Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta. Para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë). Gjatë vizitës, vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë foto vetëm në Gjykatore dhe në oborrin e Gjykatës”, thuhet në njoftim.

  • Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

    Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së.

    Rama ka pak minuta që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja.

    Top Channel raporton se kjo është një mbledhje rutinë që e zhvillojnë për të diskutuar mbi agjendën parlamentare.

    Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese./TCh/

  • Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit: Nuk kemi pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

    Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit: Nuk kemi pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

    Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka folur për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota, derisa tha se Gjykata nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit.

    Ajo tha se ka qenë hera e parë kur kjo Gjykatë është përballur me numër kaq të madh të personave të ndaluar. Sipas saj, ka qenë sfidë e theksuar numri i madh i personave të ndaluar.

    “Sa i përket rasteve të njohura, nga kapitulli i të drejtave të votimit, ka qenë sfidë e theksuar për shkak të numrit të madh të personave të ndaluar, ku 109 persona janë ndaluar me masë të ndalimit 48 orë, ndërsa, 28 prej tyre i është parashtru kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ajo.

    Kryetarja bëri të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë, janë organizuar dhe kanë caktuar nga katër prokurorë dhe gjyqtarë.

    “Duke pasur parasysh se ky numër ka qenë shumë i madh, në bashkëpunim me Prokurorinë, jemi organizu dhe i kemi caktu gjyqtarët, Prokuroria i ka caktu katër prokurorë, ne i kemi caktu katër gjyqtarë dhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë, të cilët kanë punu 24 orë, në mënyrë që procesi të shkojë në mënyrë të rregullt dhe mos të ketë ngecje”, u shpreh Emra.

    Emra theksoi se kjo ka qenë sfidë për ta për shkak se nuk kanë pasur hapësira të mjaftueshme dhe nuk e dinë se si do i menaxhonin në rast se Prokuroria do kishte shkuar me 109 të ndaluar.

    “Ne kemi qenë Gjykata e parë e cila ka fillu me këto lëndë. Domethënë me këto çështjet në lidhje me votimet dhe besoj që ka qenë sfidë për ne, për arsye se edhe objektin e kemi të vjetër edhe hapësira të mjaftueshme nuk kemi pas, edhe në fillim kanë qenë 109 të ndalum edhe nëse Prokuroria do kishte shkuar me 109, nuk e dimë se si do e kishim menaxhuar, 109, 109 avokatë, policë, kjo gjykatë nuk ka pasur kapacitet për menaxhimin, por me 23 persona i kemi menaxhu katër gjyqtarë edhe gjashtë bashkëpunëtorë edhe sigurisht se edhe me avokatë edhe me sigurim edhe me krejt, ka shku në mënyrë të rregullt”, tha ajo./Betimi për Drejtësi

  • Sejdiu: Kurti e krijon, sajon dhe mirëmban problemin e presidentit, me PDK’në mundet me e zgjidhë për 5 minuta

    Sejdiu: Kurti e krijon, sajon dhe mirëmban problemin e presidentit, me PDK’në mundet me e zgjidhë për 5 minuta

    Sipas analistit Dardan Sejdiu, duhen “pesë minuta punë” për zgjidhjen e problemit të presidentit.

    Ai shpjegoi se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i interesuar të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, kryhet kjo.

    “Problemi i presidentit është inekzistent. Problemin e presidentit e krijon ky, e sajon ky e mirëmban. Nëse ke thënë sot që me LDK-në s’bëhet kjo punë me Bedri Hamzën, me PDK-në kryhet kjo punë”, deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.

    Gjatë ditës së djeshme, lideri i VV-së pati një takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, ku diskutoi rreth temës së presidentit, për të cilin u shpreh optimist se do të gjendet një zgjidhje brenda afatit të mbetur.

    Po ashtu tha se shpreson ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.

  • Komisioni për AKI’në mban mbledhje të mbyllur për media, shqyrton planin e punës

    Komisioni për AKI’në mban mbledhje të mbyllur për media, shqyrton planin e punës

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka filluar mbledhjen e së martës, ku ka pasur disa pika të rendit të ditës.

    Por, me të filluar mbledhja, ajo është mbyllur për media.

    Përveç miratimit të proceverbalit të mbledhjes së kaluar, në rend dite është edhe shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të viti 2026 dhe të ndryshme.

  • Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

    Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

    Visar Azemi në cilësinë e dëshmitarit është duke dhënë dëshminë e tij në departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës lidhur me njehsorët elektrik.

    Azemi në një konferencë për medie, tha se është ftuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit dhe do t’i paraqes dëshmitë e tij.

    Sipas tij, ky skandal i madh me njehsorët elektrik po tenton të minimizohet nga ana e KEDS dhe Ministrisë së Ekonomisë.

    “Unë jam ftuar nga drejtoria për krime ekonomike për t’i paraqitur dëshmitë e mijë që i kam mbledhur dhe qytetarëve që mi kanë dërguar në adresën time të paraqes të gjitha të dhënat duke besuar në policinë dhe prokurorinë e Kosovës”, tha ai.

    Visar Azemi nga LDK paralajmëroi se do te iniciojë edhe një peticion përmes të cilit do të kërkohet kthimi i parave tek qytetarët.

    LDK-ja i çon në polici dëshmitë për skandalin e KEDS-it me njehsorët elektrikë