ATV

Category: Lajme

  • Armëpushimi 2 javor, Starmer udhëton drejt Lindjes së Mesme: Marrëveshja, moment lehtësimi për rajonin e botën

    Armëpushimi 2 javor, Starmer udhëton drejt Lindjes së Mesme: Marrëveshja, moment lehtësimi për rajonin e botën

    Kryeministri britanik, Keir Starmer po udhëton për në Lindjen e Mesme këtë mëngjes – pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi një armëpushim dyjavor gjatë natës.

    Kryeministri në vizitën në Gjirin Persik, ku do të takohet me ekipet e RAF që mbrojnë hapësirën ajrore aleate, përpara se t’u drejtohet trupave.

    Kjo vjen pasi SHBA-të ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm me Iranin, në një përpjekje për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore për dërgesat e naftës dhe gazit.

    Në komentet e para mbi marrëveshjen, Sir Keir Starmer tha: “E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur brenda natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën. Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, ta shndërrojmë atë në një marrëveshje të qëndrueshme dhe të rihapim Ngushticën e Hormuzit.”

  • “Lufta” e Osmanit për Facebook-un e Presidencës, Gorani tallet keq: Shpresoj të mos kthehet në faqe për shitje të mantiave

    “Lufta” e Osmanit për Facebook-un e Presidencës, Gorani tallet keq: Shpresoj të mos kthehet në faqe për shitje të mantiave

    Analisti Dukagjin Gorani ka ironizuar me “luftën” e Vjosa Osamit për të marrë faqen e “Presidencës” në Facebook.

    Ai ka bërë me dije se një veprim të tillë ish-presidentja Osmani e ka bërë për qëllime politike.

    Në emisionin “Rubikon”, Gorani ka thënë se po politikanet si Osmani Facebook-u është burim legjitimiteti politike.

    “Në momentin që e lëshoj zyrën zonja Osmani, ajo e përvetësoi faqen e vet në Facebook, meqenëse për llojin e politikanit si kjo dhe për këtë gjeneratë Facaeboku është burimi i legjitimitetit politike. Kjo e përvetësoi faqen me gjithë folloversat”, ka thënë ai, duke ironizuar me veprimin e Osmanit.

    Ai ka thënë se shpreson që kjo faqe në të ardhmen të mos shndërrohet në faqe për shitje te mantiave.

    “Shpresoj që ajo faqe nesër nuk del që është faqja e presidentes së gjashtë changet its name ‘shesim mantia’, qysh zakonisht mundet me ndodh”, ka thënë Gorani.

  • Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në histori

    Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në histori

    Ndërprerja e internetit në Iran tani përbën ndërprerjen më të gjatë të internetit në të gjithë vendin të regjistruar ndonjëherë në çdo vend, ka njoftuar organi mbikëqyrës i internetit NetBlocks.

    “Ndërprerja e internetit në Iran është tani ndërprerja më e gjatë e internetit në shkallë kombëtare e regjistruar ndonjëherë në çdo vend, pasi ka hyrë në ditën e 37-të radhazi pas 864 orësh”, shkroi NetBlocks në X.

    Duke krahasuar situatën në Iran me vendet e tjera në errësirë digjitale, raporti shtoi: “Irani është vendi i parë që ka pasur lidhje interneti dhe më pas e ka humbur atë duke u rikthyer në një rrjet kombëtar, ndërsa të tjerë si Koreja e Veriut e kanë anashkaluar fazën e lidhjes dhe janë izoluar ndërkombëtarisht për një kohë më të gjatë”.

    Që kur SHBA dhe Izraeli goditën për herë të parë Iranin, regjimi i tij ka bllokuar pothuajse plotësisht aksesin e vendit në internet.

    Kjo pasoi një tjetër ndërprerje të internetit që zgjati disa javë në janar të këtij viti, gjatë protestave mbarëkombëtare kundër regjimit.

  • “Dyshoj që është krijuar nga AI” – Nexhi nga Kosova konteston fotot e Tokës nga misioni Artemis II, i reagon NASA

    “Dyshoj që është krijuar nga AI” – Nexhi nga Kosova konteston fotot e Tokës nga misioni Artemis II, i reagon NASA

    Nexhi Krasniqi nga Kosova ka kontestuar fotografitë e planerit Tokë, të shkrepura nga Hëna nga misioni Artemis II.

    Ndërkohë që NASA në profilin e saj në Facebook ka publikuar fotografitë epike të realizuara nga ekuipazhi i Artemis II, Krasniqi ka shprehur dyshime për origjinën e tyre.

    Në një koment në statusin e NASA-s, ai ka pyetur se pse në këto fotografi nuk duken yjet. Sipas tij, fotografitë janë krijuar me inteligjencë artificiale.

    “Pse nuk po duken yjet nga kjo pozitë? Dyshoj që është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, ka shkruar Krasniqi.

    NASA i është përgjigjur duke sqaruar arsyen shkencore: “Nexhi Krasniqi, nuk mund të shohim yje në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë më shumë dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të skenës”, ka thënë NASA.

  • Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare, naftëtarët e Kosovës thonë se “kjo pritet të reflektohet shpejt” edhe te ne

    Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare, naftëtarët e Kosovës thonë se “kjo pritet të reflektohet shpejt” edhe te ne

    Shoferët në Kosovë pritet që “shumë shpejt” t’i ndiejnë pasojat e lirimit të çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet globale, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

    Berjani tha sot se çmimet e ulura në bursë pritet të “reflektohen” edhe në Kosovë. Por, jo menjëherë.

    “Sot çmimi në bursë është duke u ulur dhe kjo pritet të reflektohet shumë shpejt edhe në Kosovë”, tha Berjani në një deklaratë për portalin Indeksonline të mërkurën.

    Aktualisht, çmimet në tregun vendor janë: dizeli 1.89 euro për litër, ndërsa benzina 1.46 euro për litër.

    Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të jepen afate të sakta për uljen e çmimeve në tregun vendor.

    “S’mundemi me paragjyku se kur do të ulen çmimet te ne, sepse krejt varet prej bursës”, është shprehur ai.

    Sipas tij, ulja e çmimeve lidhet me zhvillimet ndërkombëtare dhe pritjet për marrëveshje që po ndikojnë në stabilizimin e tregut global të naftës.

  • Rritet çmimi i naftës, njoftimi i fundit nga MINT-i

    Rritet çmimi i naftës, njoftimi i fundit nga MINT-i

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 8 prill 2026.

    Sipas njoftimit të ministrisë, për datën 8 prill çmimet maksimale të lejuara janë si në vijim: Nafta (dizel) 1.89 litër, benzina 1.46 euro /litër Gas: 0.77 euro/litër

  • “Xhipat e zi”: Qeveria Kurti shpenzoi mbi 16 milionë për blerje të veturave

    “Xhipat e zi”: Qeveria Kurti shpenzoi mbi 16 milionë për blerje të veturave

    8 milionë e 69 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2025. 6 milionë e 700 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2024. 2 milionë e 581 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2023.

    Deputeti i Eman Rrahmani ka ngritur alarmin për shpenzimet e mëdha të Qeverisë për vetura zyrtare, duke publikuar shifra që, sipas tij, tregojnë rritje të vazhdueshme të luksit institucional gjatë mandatit të Albin Kurti.

    Sipas të dhënave të bëra publike, në tri vitet e fundit janë shpenzuar mbi 16 milionë euro për blerjen e veturave zyrtare. Vetëm në vitin 2025, shuma arrin në mbi 8 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 janë shpenzuar rreth 6.7 milionë euro dhe në vitin 2023 mbi 2.5 milionë euro.

    Këto shifra, tregojnë një trend të qartë, sa më gjatë në pushtet Albin Kurti, aq më shumë rriten shpenzimet për luks, përfshirë edhe të ashtuquajturit “xhipat e zi”.

    Postimi:

    Mirëmëngjesi, Republika AUTORITARE e Kosovës.

    8 milionë e 69 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2025.

    6 milionë e 700 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2024.

    2 milionë e 581 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2023.

    Sa më gjatë në pushtet, aq më shumë janë blerë vetura.

    Sa më gjatë në pushtet, aq më shumë luks.

    Ndërkohë…

    Popullit rryma më e lirë?

    Nafta më e lirë?

    Buka më e lirë?

    Vaji më i lirë?

    Qumështi më i lirë?

    Jo.

    Janë blerë vetura.

    Janë rritur çmimet.

    Janë rënduar xhepat e qytetarëve.

    Populli paguan.

    Pushteti…?

  • Zulfaj: Masat e BE-së nuk u hoqën vetëm pse foli ish-presidentja

    Zulfaj: Masat e BE-së nuk u hoqën vetëm pse foli ish-presidentja

    Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka thënë se masat e BE-së nuk janë hequr vetëm sepse ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur.

    “Janë dhjetëra takime mes vendosjes së masave të padrejta dhe heqjes së tyre. Sikur të ishte çështje fjalësh, shpresoj që ish-pesidentja i kishte hequr menjëherë, e jo më shumë se dy vjete më pas”, ka shkruar Zulfaj në Facebook.

    Sipas tij, masat e padrejta, siç tha, të vendosura nga ish-emisari nga dosja e Epstein-it (Miroslav Lajçak v.j.) u hoqën kur pati zgjedhje të reja dhe transicion paqësor të pushtetit në katër komunat në veri.

    “E pse pati pjesëmarrje në zgjedhje dhe transicion paqësor? Sepse kur i bojkotuan zgjedhjet, nuk u kthyen më pa zgjedhje të reja. E kur u kthyen jo vetëm që pati transicion paqësor, por edhe respekt për flamurin e Republikës së Kosovës, që valëvitet në çdo komunë sot”, ka shtuar Zulfaj.

    Ai më tej tha se edhe kryeministri Albin Kurti ka folur, por siç tha, ai më shumë ka vepruar.

    Reagimi i Zulfajt vjen pasi ish-presidentja Osmani mbrëmë në një intervistë televizive tha se kanë ekzistuar keqkuptime mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë, e të cilat sipas saj janë tejkaluar pasi ajo ka folur me aleatët.

    “Ne kemi arritur që t’i eliminonim ato keqkuptime, duke diskutuar me aleatët tanë dhe në dhjetor janë hequr ato masa”, tha Osmani.

  • Debat për teleferikun në Gërmi, Sveçla kritikon mungesën e buxhetit – Rama premton realizimin

    Debat për teleferikun në Gërmi, Sveçla kritikon mungesën e buxhetit – Rama premton realizimin

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas paralajmërimit të kryetarit të komunës, Përparim Rama, për rikthimin e teleferikut në Parkun e Gërmisë.

    Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se në buxhetin e komunës për vitin 2026 nuk figuron asnjë kod buxhetor për këtë projekt.

    “Asnjë euro nuk është ndarë, as për studim, hulumtim apo analizë. Po flasim për një projekt që promovohet publikisht, por nuk është i planifikuar financiarisht”, ka shkruar ai.

    Ai ka ngritur shqetësimin për gjendjen e Gërmisë, duke theksuar se parku, i mbrojtur ligjërisht, po përballet me presion nga ndërtimet përreth dhe kanalizimi i hapur që derdhet në rrugë, duke rrezikuar ambientin.

    “Megjithatë, Gërmia mbetet ende oaza e vetme e gjelbër e Prishtinës dhe nuk guxon të trajtohet si terren eksperimentesh”, ka shtuar Sveçla.

    Nga ana tjetër, kryetari i komunës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rikthimi i teleferikut synon jo vetëm ringjalljen e një simboli të dikurshëm, por edhe krijimin e mundësive për aktivitete sportive dhe rekreative për qytetarët.

    Ai ka theksuar se projekti po planifikohet në përputhje me standardet mjedisore dhe legjislacionin në fuqi, në koordinim me institucionet qendrore, duke siguruar një bazë ligjore dhe teknike për realizimin e tij.

    Rama ka theksuar se Gërmia ka potencial të madh për zhvillim dhe se rikthimi i ski-liftit do të sjellë një hapësirë të re për qytetarët, duke përfshirë brezat e rinj dhe duke ruajtur karakterin e zonës si hapësirë e gjelbër për kryeqytetin.

  • As në Prishtinë dhe as në Drenas, ​Lladrovci zbulon një skenar të ri për stadiumin nacional

    As në Prishtinë dhe as në Drenas, ​Lladrovci zbulon një skenar të ri për stadiumin nacional

    Debati për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit në Kosovë vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, duke përfshirë institucione, federata dhe opinionin publik.

    Kërkesa në rritje për kapacitete më të mëdha dhe standarde ndërkombëtare, sidomos në prag të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, ka shtuar presionin për një vendim sa më të shpejtë dhe të qartë për lokacionin e këtij projekti madhor.

    Në këtë kontekst, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke folur për KosovaPress rreth kësaj çështje, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare lidhur me vendndodhjen e mundshme të stadiumit, duke theksuar se vendimi final ende nuk është marrë dhe se procesi është në fazë vlerësimi nga institucionet përgjegjëse.

    Ai ka bërë të ditur se sipas informatave që posedon, një nga opsionet që po qarkullon është ndërtimi i stadiumit në afërsi të Prishtina Mall, megjithatë ka shprehur rezerva për këtë ide dhe ka paralajmëruar për implikimet ligjore në rast të keqpërdorimeve të mundshme.

    “Unë kam informata jo zyrtare që do të bëhet prapa Prishtina Mall, në Graçanicë, në qoftë se dikush e dërgon për biznese të veta tek Prishtina Mall, ka për të pasur shumë probleme me ligjin sepse atje prona kushton bajagi shtrenjtë”, ka thënë fillimisht Lladrovci.

    “Kam informacione jo zyrtare thash që nuk e besoj por si informacion ka dalë që i ka pasur kërkesat. Me sa kam informacion unë qeveria ose ministria e ka caktuar një komision i cili ka për ta bërë vlerësimin dhe ka për të vendosur, e që është nga Komiteti Olimpik, që është nga federata dhe nga ministria”.

    “Ne në kuadër të Lojërave Mesdhetare është dashtë me qenë dhe ka qenë i paraparë edhe stadiumi, e kemi një nënshkrim me ministrin paraprak që e kemi bërë dhe që e kemi në memorandum të nënshkruar për tu ndërtuar stadiumi sa më shpejtë. Unë dhe gjithë infrastrukturën që e kam sa i përket Lojërave Mesdhetare, unë kam vënë dispozicion dhe jam i gatshëm me e bë çdo ndërhyrje që do të kërkojnë nga ky komitet t’i themi ose nga ky komision i përcaktuar për këtë çështje”, përfundoi kryetari i Drenasit.

    Së fundi, ministri i Ministrisë për Rini dhe Sport, Blerim Gashani, në një intervistë në “SportCast” të KosovaPressit, pranoi se momentalisht, Drenasi mbetet si lokacioni më i mundshëm për nisjen e ndërtimit të stadiumit të ri.

    Kujtojmë se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 dhe ndërtimi i një stadiumi të ri është premtuar për këtë ngjarje, andaj, me afrimin e afateve për këtë ngjarje, pritet që institucionet përgjegjëse të intensifikojnë procesin dhe të dalin me një vendim përfundimtar që do të përcaktojë një nga projektet më të rëndësishme sportive në vend.