ATV

Category: Lajme

  • 27 vjet nga rënia e Agim Ramadanit – hartuesit të planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar

    27 vjet nga rënia e Agim Ramadanit – hartuesit të planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar

    Sot bëhen 27 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

    Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën e bëri bashkë me shokët.

    Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

    Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish-armatën jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

    Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998 iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

    Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.

    Pas thyerjes së kufirit, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht.

  • Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

    Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

    Në vendimin e tij të fundit për rishikimin e paraburgimit të datës 10 prill 2026, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit.

    “Trupi Gjykues konstatoj se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.

  • Ambasada e Kosovës në Washington: Trashëgimia e Engel do të mbetet e paharruar, ishte zë i fuqishëm për Kosovën

    Ambasada e Kosovës në Washington: Trashëgimia e Engel do të mbetet e paharruar, ishte zë i fuqishëm për Kosovën

    Ambasada e Kosovës në Washington ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel.

    Në një postim, ambasada ka theksuar se Engel ka qëndruar pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i dalluar i Kongresit amerikan, por si një mik i vërtetë i vendit, i cili ka treguar kujdes të vazhdueshëm për popullin dhe të ardhmen e Kosovës.

    Në postimin e ambasadës u tha se mbështetja dhe zëri i tij kanë qenë të rëndësishëm në momente vendimtare për Kosovën dhe do të mbeten të paharruara.

    Në fund të reagimit theksohet se trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme.

    Postimi i plotë:

    Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel.

    Ai qëndroi pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i dalluar i Kongresit, por si një mik i vërtetë që kujdesej për popullin tonë dhe të ardhmen tonë. Zëri dhe mbështetja e tij erdhën në momente kur ishin më të nevojshme dhe do të kujtohen gjithmonë.

    I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

    Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme.

  • Rama për Eliot Engel: Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë e tij, qëndroi në krahun tonë kur kishim nevojë më së shumti

    Rama për Eliot Engel: Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë e tij, qëndroi në krahun tonë kur kishim nevojë më së shumti

    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se ka vdekur ish-kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel.

    Rama është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Engel, duke shtuar se, Engel ishte ndër të parë që qëndroi në krahun e Kosovës, kur kjo e fundit kishte më shumti nevojë për miq.

    ‘’ Udhëheqja e tij në Kongresin e SHBA-ve ndihmoi që kauza jonë të marrë vëmendje ndërkombëtare dhe luajti një rol të rëndësishëm në avancimin e saj’’, ka shkruar ai.

    Postimi:

    Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel.

    Në një kohë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për miq, ai ishte ndër të parët që qëndroi në krahun tonë duke ngritur zërin me qartësi, bindje dhe mbështetje të palëkundur.

    Udhëheqja e tij në Kongresin e SHBA-ve ndihmoi që kauza jonë të marrë vëmendje ndërkombëtare dhe luajti një rol të rëndësishëm në avancimin e saj.

    Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë dhe përkushtimin e tij. 🇽🇰 🇺🇸

    Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë në kujtesën tonë.

  • “Makineria votuese”, Thaçi e shqetësuar me procedimin e ligjeve nga VV-ja dhe shkelja e rregullave

    “Makineria votuese”, Thaçi e shqetësuar me procedimin e ligjeve nga VV-ja dhe shkelja e rregullave

    Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Adelina Thaqi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së procedimit të ligjeve në Kuvend, duke akuzuar shumicën për shkelje të rregullave dhe shndërrim të institucionit në “makineri votuese”.

    Në një postim të publikuar gjatë një seance të vonshme parlamentare, Thaqi ka ngritur shqetësimin për, siç tha ajo, shmangien e debatit dhe procedurave ligjore për projektligje me rëndësi të madhe.

    “Makinerinë votuese e keni – pse t’shpenzojmë për Parlament, mbylleni!?”, ka shkruar ajo.

    Sipas saj, është “e pajustifikueshme shmangia e procedurës për shqyrtimin e dhjetëra ligjeve me rëndësi jashtëzakonisht të madhe – pa asnjë debat”, duke theksuar se Rregullorja e Kuvendit parasheh dy javë kohë për deputetët që të analizojnë dhe propozojnë amendamente.

    Thaqi ka kritikuar veçanërisht procedimin e shpejtë të Projektligjit për organizimin e Lojërat Mesdhetare 2030, duke theksuar se ai u miratua “EXPRES për 5 minuta” në komision parlamentar, pa kaluar në dëgjim publik.

    Ajo ka theksuar se projektligji parasheh investime prej mbi 253 milionë eurosh nga buxheti i shtetit, ndërsa ka ngritur disa shqetësime kryesore:

    mungesën e dëgjimit publik;
    mungesën e auditimit ndërkombëtar;
    dispozitën që, sipas saj, i jep epërsi këtij ligji ndaj ligjeve të tjera deri në fund të vitit 2030;
    mundësinë për procedura të përshpejtuara të prokurimit, përfshirë tenderë njëburimorë.
    Deputetja e LDK-së ka kritikuar edhe përbërjen e strukturave drejtuese të projektit, duke thënë se në to “është futur e gjithë Qeveria”, ndërsa mungojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe profesionistë të fushës.

    Në reagimin e saj, Thaqi ka përdorur tone të ashpra ndaj qeverisë dhe shumicës parlamentare:

    “Qeveria dhe mazhoranca […] i shndërron deputetët […] në një makineri votuese që haber s’ka se çfarë votoi e çfarë buxhete miratoi! Zero përgjegjësi!”, ka deklaruar ajo.

    Ajo ka shkuar më tej duke e krahasuar funksionimin aktual të Kuvendit me një “ndërtesë protokolare komuniste – pa asnjë mision serioz përgjegjësie kushtetuese”.

    Në fund, Thaqi ka ironizuar duke sugjeruar se, sipas saj, nëse vazhdohet me këtë qasje, “s’kemi pse mbajmë dhe shpenzojmë para për me mbajte Parlament”, duke shtuar se “demokracia më shumë se numra, është kulturë”.

  • Miratohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, kostoja 253 milionë euro

    Miratohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, kostoja 253 milionë euro

    Deputetët e Kuvendit kanë miratuar në lexim të parë me 86 vota për Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”, ngjarje që pritet të mbahet për herë të parë në Kosovë.

    Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka prezantuar në Kuvend Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”, ngjarje që pritet të mbahet për herë të parë në Kosovë.

    Gjatë prezantimit, Gashani theksoi se Kosova do të jetë për herë të parë nikoqire e Lojërave Mesdhetare, të cilat i cilësoi si ngjarjen më të madhe sportive të organizuar ndonjëherë në vend, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se projektligji është me interes të lartë publik dhe kombëtar, pasi sipas tij forcon infrastrukturën sportive, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe e pozicionon Kosovën në hartën ndërkombëtare si vend organizator i ngjarjeve të mëdha sportive.

    Sipas ministrit, ligji përcakton rregullat, procedurat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore dhe akterëve të tjerë në lidhje me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

    Ai shtoi se përmes këtij ligji Qeveria do të mundësojë shfrytëzimin e fondeve publike për organizimin e kësaj ngjarjeje, me një shumë që pritet të jetë të paktën 253 milionë euro.

    Projektligji, sipas tij, rregullon edhe rolin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe komunave të tjera që do të përfshihen në përmbushjen e obligimeve për organizimin e lojërave.

    Gashani theksoi se, duke marrë parasysh rëndësinë e këtij organizimi, është e domosdoshme krijimi i mekanizmave adekuatë institucionalë për të siguruar realizimin me sukses të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

  • Vdes miku i madh i Kosovës, Eliot Engel

    Vdes miku i madh i Kosovës, Eliot Engel

    Kongresisti Eliot Engel është ndarë sot nga jeta në moshën 79-vjeçare.

    Ai kishte përfaqësuar Neë York-un në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 e deri më 2021.

    Engel ka qenë zë i fuqishëm në ShBA për kauzën e shqiptarëve, sidomos asaj të Kosovës.

    Ai i kishte bërë thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, që të interventonte në Kosovë dhe të ndalonte spastrimin etnik të shqiptarve nga forcat serbe.

    Kontributi i tij kishte vijuar edhe pas luftës, pasi Engeli kishte qenë proponent i pavarësisë së Kosovës që eventualisht erdhi më 2008.

  • Irani vendos kushte: Bisedimet nuk fillojnë pa u plotësuar dy kërkesa

    Irani vendos kushte: Bisedimet nuk fillojnë pa u plotësuar dy kërkesa

    Negociatat me Shtetet e Bashkuara nuk mund të fillojnë derisa Uashingtoni të përmbushë dy kushte kryesore, sipas kryetarit të parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, për të cilin disa media iraniane thonë se pritet të udhëheqë delegacionin e Teheranit gjatë bisedimeve të fundjavës në Pakistan.

    Ghalibaf tha se një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat.

    Kërkesa për lirimin e aseteve të bllokuara ka qenë një çështje e përsëritur në negociatat e kaluara, por kjo është hera e parë që është ngritur si parakusht për bisedimet e ardhshme të armëpushimit.

    Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh përdor rrjetet sociale për të njoftuar ndryshime në politika, për të bërë deklarata, dhe – herë pas here, siç bëri më parë këtë javë – për të kërcënuar me shkatërrimin e një qytetërimi të tërë.

    Postimi i fundit nga presidenti amerikan vjen në prag të bisedimeve të paqes midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Pakistan.

    Duke ia lënë më shumë imagjinatës, aty thjesht shkruhet: “Fillimi më i fuqishëm në botë”.

  • Përfundon kursi për deminim, 17 specialistë i shtohen FSK-së

    Përfundon kursi për deminim, 17 specialistë i shtohen FSK-së

    Në ambientet e kazermës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren, të premten u mbajt ceremonia e përfundimit të kursit “Pastrimi i fushëbetejave dhe çminim bazik”, ku u certifikuan 17 specialistë të rinj të çminimit, të cilët tashmë i shtohen radhëve të Kompanisë së Deminimit.

    Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim zgjati gjashtë javë, ndërsa kishte për qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të rinj në përdorimin e pajisjeve përkatëse dhe në zbatimin e procedurave bazë të punës në procesin e çminimit.

    Kolonel Ahmet Ajeti, në emër të ministrit të Mbrojtjes, uroi kursantët e rinj me, siç tha, dëshirën që të punojnë me zell dhe përkushtim.

    Ndërkaq, në emër të KOMFSK, u.d. SHSHPFSK Kolonel Astrit Haliti ka përcjellë urimet më të sinqerta nga zinxhiri komandues i FSK-së duke uruar deminerët e rinj në misionin e tyre fisnik.

  • KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve

    KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve

    KEDS ka njoftuar se nesër do të kryejë disa punime të domosdoshme për siguri të sistemit, prandaj disa zona do të mbesin pa energji elektrike.

    Zonat që do të mbesin pa rrymë:

    Prishtinë
    1.
    Nga TS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 20 [kV] Viva Fresh (kodi: 19000089) nga ora 09:00 deri 13:00
    Vendet: Rr. Nekibe Kelmendi
    Arsyeja: Testimi dhe selektimi i kabllove 20 [kV] në prishje me automjet matës

    Mitrovicë
    1.
    Në TS 110/10(20) [kV] Vushtrria 2
    Nga stabilimenti në Smerkonic do të ndërpritet nga ora 11:00 deri 14:30:
    NS 10/0.4 [kV] Pasoma-2 (Jahiri) (kodi: 73000012012)
    NS 10/0.4 [kV] Pasoma-1 (kodi: 73000012013)
    NS 10/0.4 [kV] Pasoma-3 (kodi: 73000012014)
    NS 10/0.4 [kV] Pasoma Lagjja Hyseni (kodi: 73000012025)
    NS 10/0.4 [kV] Terllabuq (kodi: 73000012016)
    NS 10/0.4 [kV] AL STONE-Gurthyes (kodi: 73000012015)
    NS 10/0.4 [kV] Gurebardhi (kodi: 73000012019)
    Vendet: Tërllabuq, Pasomë
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, bartja e rrjetit nga shtylla 10 kV e vjetër në terren në Tërllabuq

    12.04.2026
    Punime në projekte investive

    Ferizaj
    1.
    Nga TS 35/10 [kV] Badovci do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Janjeva (kodi: 10014011) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci, Gushterica e Epërme, Shushica
    Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e kabllit ajror të TM (XHE 48/0-A, 3x1x70/16 mm²) si dhe punë të tjera elektrike në kuadër të projektit

    13.04.2026
    Punime në projekte investive

    Pejë
    1.
    Në TS 110/10 [kV] Deçani do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Isniqi (kodi: 53000008) nga ora 08:00 deri 17:00
    Vendet: Ahmetgjekajt, Tishukajt, Mehmetaj, Mulajt, Kuklec, Osadautaj, Tahirsylaj, Rexhametaj, Osmanajt
    Arsyeja: Zhvendosja e transformatorit dhe kabllove ekzistuese në blinden e re

    14.04.2026
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prishtinë
    1.
    Nga TS 110/35/10 [kV] Fushë Kosova do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Miradi e Epërme (kodi: 15100019) prej orës 13:00 deri 15:30
    Vendet: Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, Standard Plin PeH, Al Trade, Interpres Kosova Sot, Petrol Oti Sllovenia, ndriçimi publik për autostradë, AS Partners, Imer Berisha Bylmeti
    Arsyeja: Punime në projektin “TS Ashkalit II & TS Hashkalit”

    Nga TS 110/35/10 [kV] Fushë Kosova do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Albana (kodi: 15100008) nga ora 13:00 deri 15:30
    Vendet: Mesbardhi i Madh, Mesbardhi, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatinë e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët, FSK
    Arsyeja: Punime në projektin “TS Ashkalit II & TS Hashkalit”

    3.

    Nga TS 110/35/10 [kV] Palaj do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Palaj (kodi: 18024001) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, TR private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron

    Pejë

    1.
    Nga TS 110/35/10 [kV] Peja 1 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Fusha e Pejës (kodi: 50000009) nga ora 10:00 deri 15:00
    Vendet: Rrugët: Fadil Nimani (një pjesë), Fatos Ademaj (një pjesë), Fusha e Pejës, Gani Daci (një pjesë), Ramë Geci, Selmon Lajqi (një pjesë), Tranzit (një pjesë) dhe Zhuj Selmani.
    Fshatrat: Bllagaj, Katundi i Ri (një pjesë), Llabjan, Lluga e Drinit (një pjesë), Nabergjan, Nakëll, Qunguri, Qyshk (një pjesë), Treboviq, Vitomiricë (një pjesë) dhe Zahaq (një pjesë)
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron

    Gjakovë

    1.
    Nga TS 35/10 [kV] Xërxa do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Denji (kodi: 82081007) nga ora 10:30 deri 15:30
    Vendet: Fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë, Ratkoc (një pjesë)
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, instalimi i autorecloser-it

    Gjilan
    1.
    Nga TS 35/10 [kV] Artanë do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Slivovë (kodi: 60024003) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Bostoni, Turiqevc, Vllasali, Izvor, Koznicë, Svarqak, Prekoc, Manishincë, Zebincë, Vuqak, Llabjan, Llajshevc, Dragovc, Kukavicë, Gulmivodë
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron

    Mitrovicë
    1.
    Nga TS 110/10(20) [kV] Skenderaj do të ndërpritet:
    Dalja 20 [kV] Runiku (kodi: 74000005) nga ora 10:00 deri 15:00
    Vendet: Bajë, Çiatk, Qubrel, Kastriot (një pjesë), Klinë e Epërme (një pjesë), Kllodernicë, Kostërc, Kotorr, Leqinë, Padalishtë, Pemishtë, Radishevë (një pjesë), Runikë, Runikë – Lagjet: Kapllan Ahmeti, Dëshmorët e Kombit, Dardania, Dautaj, Miftaraj, Lagja e Re, Misiraj, Sejdiu, Shtruhera, te Kisha dhe te Xhamia, Suhogrll dhe Vitak
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron

    Prizren
    1.
    Nga TS 110/10 [kV] Theranda do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Rruga e Reçanit (kodi: 32000005) prej orës 10:30 deri 12:00
    Vendet: Pjesët periferike të Therandës (Rr. Reçani), një pjesë e rr. Brigada 123, banesat e Benafit, banesat e Inxhinieringut, banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i GM në TS Theranda, koperimi

    2.
    Nga TS 35/10 [kV] Pirana do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Pirana (kodi: 30034008) nga ora 13:30 deri 15:30
    Vendet: Fshati Piranë, Sërbicë e Poshtme
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i GM në TS Sërbicë e Ulët

    14.04.2026
    Punime në projekte investive

    Prishtinë
    1.
    Nga TS 110/10(20) [kV] Prishtina 3 do të ndërprehet:
    Dalja 10 [kV] SH.K.SH (kodi: 12000023) nga ora 09:00 deri 18:00
    Vendet: Qyteza Pejton, qendra (një pjesë), remonti
    Arsyeja: Projekte investive

    2.

    Nga TS 110/35/10 [kV] Prishtina 6 do të ndërprehet:
    Dalja 10 [kV] Fakulteti Filozofik (kodi: 19100004) nga ora 09:00 deri 18:00
    Vendet: Fakulteti Filozofik
    Arsyeja: Projekte investive

    3.

    Nga TS 110/35/10 [kV] Prishtina 6 do të ndërprehet:
    Dalja 10 [kV] Radio Kosova (kodi: 19100003) nga ora 09:00 deri 18:00
    Vendet: Rr. Agim Ramadani, Rr. Zenel Salihu, Rr. Xhemajl Prishtina, Bulevardi Nënë Tereza, Ipeshkvia e Kosovës
    Arsyeja: Projekte investive

    4.
    TS 110/10 [kV] Prishtina 5 do të ndërpritet:
    Nga dalja 10 [kV] Rezervuarët (kodi: 13000002) nga ora 09:00 deri 18:00
    Vendet: Bardhoshi dhe Bërnica e Ulët, Barilevë, Sheshivarët, Shaljanët, te Xhamia, Drenovc Gashët, “Kuvilab” private, RUB Shpk – Samir Rexha, ndriçimi publik për autostradë, Prugovc–Kaquret
    Arsyeja: Punime në rrjet në kuadër të projektit Prishtina 5 Feeder 3.1

    Nga TS 110/10(20) [kV] Prishtina 3 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Arbëria 10 (kodi: 12000028) nga ora 08:00 deri 18:00
    Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë)
    Arsyeja: Projekte investive. Punime në rrjet

    5.

    Nga TS 110/10(20) [kV] Prishtina 3 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Arbëria 5 (kodi: 12000014) nga ora 08:00 deri 18:00
    Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë)
    Arsyeja: Projekte investive. Punime në rrjet

    6.

    Nga NS 110/10 [kV] Prishtina 5 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Kodra e Trimave 2 (kodi: 13000010) nga ora 08:00 deri 18:00
    Vendet: Kodra e Trimave (një pjesë)
    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas PEE – realizimi hyrje-dalje

    7.

    Nga TS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 20 [kV] Fabrika e kasetave (kodi: 19000096) prej orës 09:00 deri 09:15 dhe nga ora 12:45 deri 13:00
    Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali, Vorret, Busia Petrol
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit TM

    8.

    Nga TS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 20 [kV] Grand Store (kodi: 19000095) prej orës 09:00–09:15 dhe nga ora 12:45 deri 13:00
    Vendet: Grand Store, Fjolla-Kavaja, Qagllavica 1, Bajram Krasniqi L. Janina, Lagjja Marigona 1, Servisi i Gorenjes, Grand Store (te Hysi), Lagjja Qëndresa 1, Lagjja Qëndresa 2, Trimi AL PVC te Grand Store, Lagjja NICI-Veterniku, Lagjja “Katër Dardhat”, mbrapa Nicit, afër servisit Gorenje-bashkëi, Janina 2, konsumatorët e lagjes Veternik-Naim Berisha, Naser Kelmendi-Nic Holding, AL Trade SH.P.K – TS 3, AL Trade SH.P.K – TS 4
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit TM

    9.

    Nga TS 110/10(20) [kV] Prishtina 7
    Nga dalja 20 [kV] Fabrika e kasetave prej orës 09:00 deri 13:00 do të ndërpritet:
    NS 10/0.4 [kV] Fabrika e Kasetave 3 (kodi: 19000096092)
    Vendet: Veternik
    Arsyeja: Ndërrimi i kthinë-ve 20 kV në TS 20/0.4 kV Fabrika e Kasetave 3

    Punime nga pala e tretë

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 110/35/10 [kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:
    Nga dalja 10 [kV] Rexhep Bislimi 2, nga ora 09:00 deri 15:00, do të ndërpritet:
    NS 10/0.4 [kV] Gjimnazi (kodi: 40000034010)Vendet: Astrit Bytyqi, Dimitrije Tucoviq, Gëzim Sahiti, Halim Spahiu, Idriz Maliqi, Kuvendi i Arbërit, Rr. Ahmet Deliu, Rr. Ali Pashë Tepelena, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Zenun Beqa
    Arsyeja: Ndërrimi i ormanit T.U sipas PEE dhe projektit të aprovuar

    Gjakovë

    1.

    Nga TS 35/10 [kV] Gjakova III do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Konvikti (kodi: 81084022) nga ora 11:00 deri 15:00
    Vendet: Rr. Bujar Syla (1 konsumator), Rr. Edit Durham, Rr. Elton Zherka, Rr. Marin Barleti (një pjesë), Rr. Mbretëresha Teuta, Rr. Musa Zajmi, Rr. Tirana, Rr. Xh. Gjakova, Rr. Xhemajl Avdullahu
    Arsyeja: Lidhja e kabllove 10 kV për furnizimin e transformatorit të ri 630 kVA sipas projektit të aprovuar

    15.04.2026

    Punime nga KOSTT

    Pejë
    Nga NS 110/10 [kV] Deçan
    Do të ndërpritet TR1 nga ora 00:10 deri në ora 00:20
    Pa tension mbesin daljet 10 [kV]

    1.

    Në TS 110/10 [kV] Deçan do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Lluka (kodi: 53000009) nga ora 00:10 deri në ora 00:20
    Vendet: Fshati Llukë e Epërme
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të sigurisë. Mirëmbajtje vjetore e TR1 në NS Deçan

    2.

    Në TS 110/10 [kV] Deçan do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Isniqi (kodi: 53000008) nga ora 00:10 deri në ora 00:20
    Vendet: Ahmetgjekajt, Tishukajt, Mehmetaj, Mulajt, Kuklec, Osadautaj, Tahirsylaj, Rexhametaj, Osmanajt
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të sigurisë. Mirëmbajtje vjetore e TR1 në NS Deçan

    3.

    Në TS 110/10 [kV] Deçan do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Strellci (kodi: 53000004) nga ora 00:10 deri në ora 00:20
    Vendet: Isniq, Lebushë, Strellc i Epërm, Strellc i Ulët
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të sigurisë. Mirëmbajtje vjetore e TR1 në NS Deçan

    4.

    Në TS 110/10 [kV] Deçan do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Isniqi I (kodi: 53000006) nga ora 00:10 deri në ora 00:20
    Vendet: Rrugët: Brigada Kosovare (një pjesë), e Demonstratave (një pjesë), Elena Gjika, Elez Geci–Maxhun Berisha (një pjesë), Luan Haradinaj, Osman Cacaj (një pjesë), Salih Çeku (një pjesë) dhe Skënderbeu (një pjesë). Fshatrat: Isniq (një pjesë), Llukë e Epërme (një pjesë), fshati Isniq, Manastiri i Deçanit në Deçan dhe 3 konsumatorë komercialë në rrugën Maxhun Berisha dhe 1 konsumator komercial në rrugën Skënderbeu
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të sigurisë. Mirëmbajtje vjetore e TR1 në NS Deçan

    5.

    Në TS 110/10 [kV] Deçan do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Ledinat (kodi: 53000001) nga ora 00:10 deri në ora 00:20
    Vendet: Gramaqel, Beleg, Baballoq, Dubravë, Irzniq, Ledinat, Prokolluk
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të sigurisë. Mirëmbajtje vjetore e TR1 në NS Deçan

    15.04.2026
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prizren
    1.
    Nga TS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:
    Dalja 10 [kV] Budakova (kodi: 32000008) nga ora 10:30 deri 15:30
    Vendet: Fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, instalimi i autorecloser-it

    2.

    Nga TS 35/10 [kV] Zhuri do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Dobrusht-Gorozhup (kodi: 30035008) nga ora 10:00 deri 15:00
    Vendet: Gorozhubi, Milaj, Plane, Mirez (Dobrusht)
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron

    Punime nga palët e treta

    Ferizaj
    1.
    Nga TS 110/35/10 [kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] Varoshi (kodi: 40000018) nga ora 09:00 deri 10:00
    Vendet: Fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh
    Arsyeja: Vendosja e njësorit të ri të trafos, e pranuar nga Elektra Metal SH.P.K.