ATV

Category: Lajme

  • Hoxhaj: Rendi kushtetues ka rënë, PDK do të kërkojë seancën pas 48 orësh

    Hoxhaj: Rendi kushtetues ka rënë, PDK do të kërkojë seancën pas 48 orësh

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se rendi kushtetues i Kosovës ka rënë, duke kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit sipas moshës, Avni Dehari, që të caktojë seancën e re konstituive.

    Hoxhaj e ka cilësuar si absurde situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se institucionet, sipas tij, janë bllokuar për një periudhë të paprecedentë.

    “Çka po ndodhë në këtë vend është absurde dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Ne kemi pasur zgjedhje në shkurt, në dhjetor, në qershor. Kemi pasë tri palë zgjedhje nacionale. Asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush 18 muaj e 5 ditë t’i bllokojë institucionet”, tha Hoxhaj.

    Ai ka bërë të ditur se PDK do t’i drejtojë sërish kërkesë Avni Deharit për mbajtjen e seancës konstituive brenda 48 orësh.

    Hoxhaj paralajmëroi gjithashtu se PDK do ta zhvendosë aktivitetin e saj edhe jashtë Kuvendit, përmes formave më të gjera të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar.

  • Lushtaku para qeverisë: Ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëme

    Lushtaku para qeverisë: Ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëme

    Deputetët e PDK-së kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës në shenjë proteste ndaj, siç e kanë cilësuar, “hallakamës politike”.

    Deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, i cili iu bashkua kolegëve të tij në orët e hershme të mëngjesit, ka reaguar edhe përmes një postimi në Facebook, duke pyetur: “Ku je, kryeministër?”.

    “Ora është 8:16 dhe me gjasë kryeministri paska pirë mbrëmë dhe nuk qenka zgjuar për të ardhur në punë. Ku je, kryeministër? REPUBLIKË – KUSHTETUTË”, ka shkruar Lushtaku.

    Ndërkohë, PDK-ja ka paralajmëruar një sërë veprimesh, për shkak të asaj që kjo parti e konsideron shkelje të Kushtetutës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje.

  • Ngjarjet në Kuvend, Blerta Deliu: Po e mbyllim për sot, do të jemi këtu edhe nesër, do të jemi këtu çdo ditë

    Ngjarjet në Kuvend, Blerta Deliu: Po e mbyllim për sot, do të jemi këtu edhe nesër, do të jemi këtu çdo ditë

    Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, ka thënë se kjo parti s’do i ndalë veprimet për ta ruajtur rendin Kushtetues.

    Deliu nga Kuvendi ka thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa kthimi tek rendi Kushtetues.

    ‘’Thirrja jonë është që të kthehet rendi Kushtetues. Asgjë nuk ka më të rëndësishme sot se kthimi në rendin kushtetues. Ne po e mbyllium këtu sot, por do të vazhdojmë të jemi në kuvend. Nuk do t’i ndalim veprimet tona politike, institucionale, demokratike por edhe veprime të tjera, për ta ruajtur rendin Kushtetues’’, ka thënë Deliu.

    ‘’Sjelljet që sot i keni parë, inskenimet, përpjekjet për ta shndërruar këtë seancë në normalitet, janë thirrje kaotike, sot kuvendi ka nevojë për konstituim. Po shkunden themelet e shtetit të Kosovës. Nuk guxon askush ta mbyllë parlamentin, nuk guxojnë që dyertë të mbyllen, ne do të jemi këtu edhe nesër, do të jemi këtu çdo ditë, aksionet tona ligjore kushtetuese, politike nuk do të mungojnë për ta kthyer Kosovën në binarë të saj, dhe stabilitetin në vend’’, ka deklaruar Deliu.

  • Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për media, ndërhyjnë deputetet tjerë

    Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për media, ndërhyjnë deputetet tjerë

    Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, është përplasur me deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, në sallën e Kuvendit.

    “Thirreni seancën, leni pallavrat. Demagogë”, u dëgjua t’i thoshte Lushtaku Rrustemit dhe deputetit tjetër, Ardian Gola.

    “Kjo s’është normale”, shtoi ai.

    Më pas ata u shtynë fizikisht, ndërsa ndërhynë deputetë të tjerë për të qetësuar situatën.

  • Gruda debaton me deputetet e VV gjatë përplasjeve, Gërvalla: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit

    Gruda debaton me deputetet e VV gjatë përplasjeve, Gërvalla: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit

    Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, është ballafaquar me deputetët e Vetëvendosjes në sallën e Kuvendit.

    Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla, në pyetjen e Grudës se pse s’po e thirrin seancën konstituive, Gërvalla tha se ka edhe 30 ditë afat.

    “Ne i kemi edhe 30 ditë nga dita kur mblidhet Kuvendi”, tha Gërvalla.

    “Pra, deri më 7 shtator apo?”, e pyeti Gruda.

    “Jo s’është deri më 7 qershor, po më 6 qershor”, iu përgjigj Gërvalla.

    “Media të nderuara, ministrja e Drejtësisë po thotë deri më 6 shtator. 60 ditë për Kuvendin”, tha Gruda më pas.

    “A të kam caktuar zëdhënës apo qysh. Mos fol në emër tem. Unë thashë i kemi 30 ditë që do t’i shfrytëzjmë maksimalisht me gjet një marrëveshje”, tha ajo.

  • Vazhdojnë tensionet, deputetët e PDK-së dhe Aleancës e gjuajnë me letra Gërvallën

    Vazhdojnë tensionet, deputetët e PDK-së dhe Aleancës e gjuajnë me letra Gërvallën

    Po vazhdojnë përplasjet në Kuvendin e Kosovës ku po kërkohet vazhdimi i seancës konstituive.

    Deputetët e PDK-së, dhe ata nga radhët e Aleancës, e kanë gjuajtur me ujë dhe letra ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvallën, njofton Klankosova.tv.

    Më pas, kanë vazhduar edhe thirrjet e deputetëve nga këto dyja parti: “Thirreni seancën”.

  • “ Ke shkel mbi gjakun e UÇK’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK: Thirreni seancën

    “ Ke shkel mbi gjakun e UÇK’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK: Thirreni seancën

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvallen.

    Përplasja ka ndodhur në Kuvend, aty ku janë hapur dyert për mërgimtarët.

    Deputetët e PDK’së i kanë kërkuar Gërvalles që ta thërrasin seancën konstituive të Kuvendit.

    Në anën tjetër, Gërvalla i ka ftuar në takim.

    Gërvalla dëgjohet teksa i thotë deputetes Blerta Deliut ‘’largohu veç pak, s’ke nevojë në fytyrë’’.

    Deliu i përgjigjet duke i thënë ‘’s’po të vjen marre’’.

    Gjatë kësaj situate janë dëgjuar edhe thirrje ‘’UÇK’’, dhe ‘’Poshtë Jugosllavia’’.

    Përplasje ka pasur mes edhe Gërvalles edhe Artan Behramit, ku janë dëgjuar fjalë si ‘’ti ke shkelë mbi gjakun e UÇK’së’’, ku ministrja ka thënë ‘’mos rrej’’.

  • Përplasja PDK – VV në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës: A t’ka mbetë mo ujë…

    Përplasja PDK – VV në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës: A t’ka mbetë mo ujë…

    Po vazhdon përplasja në Kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje që më pas shkuan aty.

    Ndërsa Ardian Gola i LVV-së hyri në sallën kryesore të Kuvendit dhe po përplasej me deputetë të PDK-së, Ganimete Musliu e PDK-së i hodhi atij ujë.

    “Super kiriminela jeni. Po e shkelni Kushtetutën”, i tha Musliu Golës pasi i hodhi ujë.

  • “Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës

    “Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës

    “ Mos më prek” Arbwrie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetes së VV’së, Arbëria Nagavcit, dhe asaj të Aleancës, Albana Bytyqit.

    Mes tyre ka pasure dhe shtyrjes, teksa dëgjohet Nagavci që i thotë Bytyqit ‘‘Mos më prek. Hjeke dorën’’, përcjell Gazeta Express.

    Në situatë është përfshirë edhe deputeti i VV’së, Ardian Gola që i kërkon Bytyqit të ‘’qetësohet’’.

  • IPK fillon hetim për pretendimet e dhunës policore ndaj një qytetari në Zubin Potok

    IPK fillon hetim për pretendimet e dhunës policore ndaj një qytetari në Zubin Potok

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të datës 11 gusht 2026 lidhur me pretendimet nga qytetari me inicialet N.R. për tejkalim të autorizimeve policore ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    IPK thotë se ka filluar këtë hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me këtë rast respektivisht veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.

    “Duke mos paragjykuar rezultatin e hetimit, qëllimi i kësaj faze është mbledhja dhe vlerësimi i të gjitha informacioneve dhe provave të disponueshme në përputhje me mandatin ligjor të Inspektoratit”.

    “Inspektorati Policor i Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale brenda kompetencave, përfshirë bashkëpunimin me institucionet përkatëse, sigurimin e dokumentacionit dhe informacioneve zyrtare, intervistimin e personave që mund të kenë njohuri për incidentin etj”, tha IPK.

    Ky institucion tha se çdo ankesë apo informacion me lidhur me pretendimet që kanë të bëjnë me sjelljen e zyrtarëve policorë trajtohet nga IPK me seriozitetin më të lartë.