ATV

Category: Lajme

  • Ministri i ardhshëm i Hungarisë bëhet viral pas fitores, feston duke vallëzuar

    Ministri i ardhshëm i Hungarisë bëhet viral pas fitores, feston duke vallëzuar

    Mijëra qytetarë hungarezë kanë dalë në rrugë për të festuar humbjen e Viktor Orbán dhe fitoren e Péter Magyar në zgjedhjet e së dielës.

    Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale të gazetarës së RTL hungareze, Noemi Zalavari, një ndër momentet që mori më shumë vëmendje ishte videoja e Zsolt Hegedus, e cila u bë virale gjatë festimeve.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Noémi Zalavári (@noemizalavari)

    Në përshkrimin e videos, gazetarja thekson se Hegedus, emri i të cilit po përmendet si kandidat i mundshëm për postin e Ministrit të Shëndetësisë.

  • Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesim Trumpin për vendosjen e bllokadës detare

    Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesim Trumpin për vendosjen e bllokadës detare

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se Izraeli e mbështet vendimin e Donald Trump-it për të vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit dhe se Tel Avivi po koordinohet me Wshingtonin për situatën, raporton AFP.

    “Irani ka shkelur rregullat (e bisedimeve të paqes në Pakistan), presidenti Trump mori vendim për të vendos një bllokadë detare,” tha Netanyahu në një mbledhje qeveritare, sipas një deklarate video të publikuar nga zyra e tij.

    “Ne, sigurisht, e mbështesim këtë qëndrim të fortë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

    Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) tha se do të fillojë një bllokadë të të gjitha porteve iraniane në Gjirin Persik dhe zonave bregdetare të hënën në orën 10:00 ET (17:30 në Iran dhe 14:00 GMT), duke marrë efektivisht kontrollin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

  • Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime, udhëtarët këshillohen të përdorin check-in online

    Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime, udhëtarët këshillohen të përdorin check-in online

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për disa përditësime në procedurat e udhëtimit, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli 2026, duke synuar lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të fluturimeve.

    Sipas njoftimit zyrtar, udhëtarët këshillohen të përdorin check-in online dhe të mbajnë kartën e imbarkimit në celular ose të printuar, ndërsa pasagjerët pa bagazh të regjistruar mund të shkojnë direkt në portën e nisjes.

    Po ashtu, është theksuar se pasagjerët duhet të jenë në aeroport shumë më herët se zakonisht, duke filluar nga tri orë para orës së nisjes së fluturimit, për shkak të procedurave të imbarkimit dhe mbylljes së check-in-it.

  • Gucati: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri më 19 maj, procesi është stërzgjatur

    Gucati: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri më 19 maj, procesi është stërzgjatur

    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për FrontOnline ka folur për afatin e 19 majit si datë e fundit për vendimin e Gjykatës Speciale në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur pritshmëri të forta për një aktgjykim lirues.

    Ai ka theksuar se beson fuqishëm që të akuzuarit do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa ka shtuar se edhe vendi ka nevojë për ta.

    “Unë besoj dhe fuqishëm se ata me 19 maj të lirohen të pafajshëm dhe kështu besojnë gjithë shqiptarët që ata me ardhë në gjirin familjar dhe të dashamirëve dhe ka nevojë edhe Kosova për ta. Nuk e besoj se shtyhet afati, por asaj gjykate nuk i besohet asgjë dhe ky proces është stërzgjatur. Uroj të mos zgjatet tutje dhe uroj të jetë vendim i drejt e në anën tonë dhe ne kemi luftuar për vendin tonë dhe besoj fuqishëm që ata të lirohen me 19 maj”, ka deklaruar Gucati për FrontOnline.

  • Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

    Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

    Transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur menjëherë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një bllokadë ndaj porteve iraniane që do të hyjë në fuqi në orën 14:00 GMT të hënën, tha një raport i inteligjencës detare me bazë në Londër.

    Trafiku, i cili tashmë kishte funksionuar në nivele të reduktuara, papritmas u ndal plotësisht ndërsa anijet filluan të ndryshonin kursin në Ngushticën e Hormuzit, tha Lloyd’s List, citon Anadolu.

    Kjo ndodhi ndërsa SHBA-të përshkallëzuan operacionet e pastrimit të minave dhe akuzuan Iranin se nuk arriti të përmbushë angazhimin e tij për të rihapur rrugën ujore ndërkombëtare.

    Njoftimi i bllokadës detare amerikane erdhi pasi Uashingtoni dhe Teherani zhvilluan bisedime të rralla të drejtpërdrejta në kryeqytetin pakistanez Islamabad të shtunën për t’i dhënë fund luftës që filloi më 28 shkurt, ndërsa bisedimet dështuan të prodhonin një marrëveshje.

    Bisedimet u zhvilluan në mes të një armëpushimi dyjavor të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili u njoftua të martën.

  • Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

    Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

    Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, paralajmëroi të hënën se qasjet ushtarake për të siguruar korridoret kryesore globale detare do të ishin shumë komplekse dhe i bëri thirrje diplomacisë të sigurojë tregti detare të pandërprerë përmes Ngushticës së Hormuzit, një pikë kritike energjetike.

    Hakan Fidan foli në programin e Redaktorit të organizuar nga Anadolu në Ankara, ku ai paraqiti qëndrimet e Turqisë mbi disa pika të nxehta rajonale.

    Fidan theksoi rëndësinë e mbajtjes së hapur të rrugëve ndërkombëtare të transportit detar mes tensioneve në rritje në Gjirin Persik. “Ajo që dëshiron e gjithë bota është që tranziti ndërkombëtar të mbetet i lirë dhe të mos pengohet”, tha ai.

    Ai paralajmëroi se stabiliteti në rrugët ujore nuk mund të arrihet përmes masave të dhunshme. “Qëndrimi ynë është ta rihapim atë përmes paqes. Ka shumë vështirësi në ndërhyrjen këtu me një forcë ndërkombëtare të armatosur paqeje”, tha ai.

    Fidan tha gjithashtu se Uashingtoni dhe Teherani duken të një mendjeje për nevojën e uljes së tensioneve.

    “Të dyja palët (SHBA-ja, Irani) janë të sinqerta për një armëpushim dhe të vetëdijshme për nevojën”, tha ai.

    Ai komentoi më tej qëndrimin rajonal të Izraelit, duke thënë: “Ne shohim se Izraeli mund të kërkojë ta caktojë Turqinë si një kundërshtar të ri pas Iranit, pasi nuk mund ta mbajë veten pa një armik”.

    Duke iu referuar Sirisë, Fidan e përshkroi situatën si një shqetësim të madh sigurie për Turqinë. “Ne shohim një zonë problematike të madhe në Siri. Ky është një rrezik i madh për ne”, tha ai, duke iu referuar sulmeve të Izraelit.

    Ai shtoi se fokusi aktual i Izraelit në përballjen me Iranin mund të vonojë, por jo të përjashtojë, lëvizjet e tij të ardhshme në Siri.

  • Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Malit të Zi, Serbisë e Bosnjës nga nesër deri të premten

    Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Malit të Zi, Serbisë e Bosnjës nga nesër deri të premten

    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri ka bërë me dije se do të ketë një kufizim të përkohshëm në qarkullimin në disa pika doganore drejt Mali i Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Sipas njoftimit zyrtar, masa do të hyjë në fuqi nga data 14 deri më 16 prill dhe do të ketë si qëllim kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në këto drejtime.

    Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se do të ketë përjashtim vetëm për transportin e mjeteve që transportojnë kafshë të gjalla, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

  • Mustafa: Një qeveri e madhe në numra por e vogël në punë, është barrë e rëndë për buxhetin e shtetit

    Mustafa: Një qeveri e madhe në numra por e vogël në punë, është barrë e rëndë për buxhetin e shtetit

    Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend.

    Ai ka thënë se Kosova nuk ka hapësirë për një qeverisje që vuan nga plogështia dhe mungesa e vizionit kreativ.

    “Interesi shoqëror kërkon largimin e individëve pa kompetencë që mbajnë peng zhvillimin. Një qeveri e madhe në numra, por e vogël në punë, është barrë e rëndë për buxhetin e shtetit; është koha për një ekzekutiv kompakt, llogaridhënës dhe të dobishëm”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

  • Sulmet e presidentit Trump ndaj tij, reagon Papa Leo

    Sulmet e presidentit Trump ndaj tij, reagon Papa Leo

    Papa Leo XIV ka folur për gazetarët teksa ka deklaruar se nuk ka frikë nga administrata Trump dhe do të vazhdojë të flasë hapur pasi presidenti amerikan kritikoi komentet e tij mbi luftën me Iranin.

    “Nuk do të hyj në debat. Gjërat që them nuk kanë për qëllim të sulmojnë askënd”, u tha Papa Leo gazetarëve në aeroplan teksa po udhëton drejt Algjerisë.

    Ai tha se fton të gjithë njerëzit të kërkojnë mënyra për të ndërtuar ura paqeje dhe pajtimi. Ai shtoi se duhet të kërkojnë mënyra për të shmangur luftën sa herë që të jetë e mundur». Papa u zotua të vazhdojë me atë që beson se është misioni i Kishës në botën e sotme.

    “Nuk kam frikë nga administrata Trump apo nga të folurit me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit, të cilin besoj se jam këtu për të bërë, atë për të cilën është këtu kisha. Ne nuk jemi politikanë, nuk merremi me politikën e jashtme me të njëjtën perspektivë siç mund ta kuptojë ai. Por unë besoj në mesazhin e Ungjillit, si një paqebërës”, tha ai.

    Duke folur me gazetarët të dielën në mbrëmje, Trump tha se nuk ishte një fans i Papa Leos. Ai theksoi se nuk i pëlqen një papë që është në rregull të kesh një armë bërthamore.

    Trump akuzoi Papën se i shërbente të majtës radikale. Sipas tij Papa është i dobët në frontin e kriminalitetit dhe shumë i keq në politikën e jashtme.

  • U fut për të vjedhur në Fier, hajni gjendet i vdekur brenda shtëpisë – i ngeci trupi në dritare

    U fut për të vjedhur në Fier, hajni gjendet i vdekur brenda shtëpisë – i ngeci trupi në dritare

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person dyshohet se ka humbur jetën gjatë tentativës për të vjedhur një banesë.

    Sipas informacioneve, i riu rreth të 40-ave dyshohet se ka mbetur i bllokuar në dritare gjatë përpjekjes për t’u futur në shtëpi.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërsa identiteti i tij ende nuk është konfirmuar.