ATV

Category: Lajme

  • Fjalët përfundimtare për rastin ‘Banjska”, të akuzuarit dalin para gjykatës

    Fjalët përfundimtare për rastin ‘Banjska”, të akuzuarit dalin para gjykatës

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.

    Në këtë seancë ku do të jepen fjalët përfundimtare të mbrojtjes për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton Klankosova.tv.

    Të tre të akuzuarit përballen me akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Në seancën e kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

    Në fjalën e tij përfundimtare, ai kishte paraqitur një dokument prej 21 faqesh, si dhe pamje nga momenti i sulmit të ndodhur më 23 shtator 2023.

    Sipas prokurorit, është vërtetuar se të akuzuarit kishin dijeni për zhvillimin e sulmit dhe kishin rol në të, ndërsa qëllimi i tij, sipas tij, ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

  • Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpallet organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës

    Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpallet organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 11-Të, ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (Islamic Revolutionary Guard Corps -IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

    “Ky propozim-vendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës. IRGC është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, tha Kurti.

  • Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen tre persona për drogë

    Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen tre persona për drogë

    Policia e Kosovës ka zhvilluar dy aksione të ndara në Prizren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

    Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Petrit Bytyqi”, të dielën rreth orës 21:30, ku gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 56.44 gram marihuanë, një grinder dhe një pako rizlla.

    I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Ymer Çengaj”, rreth orës 23:00, ku gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 0.91 gram kokainë, 0.28 gram fara kanabisi, disa doza marihuanë me peshë 8.48 gram, foli alumini dhe një peshore elektronike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Hetimet lidhur me rastet janë duke vazhduar.

  • 6 raste të dhunës u raportuan ditëve të fundit në Kosovë

    6 raste të dhunës u raportuan ditëve të fundit në Kosovë

    Ditëve të fundit, në Kosovë u shënuan gjashtë raste të dhunës në familje.

    Si pasojë, pesë persona janë arrestuar.

    Prishtinë / 19.04.2026 – 20:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima pas intervistimit është kthyer në banesën e saj, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Pejë / 19.04.2026 – 19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. Rasti nën hetime.

    Gjakovë / 18.04.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Malishevë / 14.04.2026 – NN. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Rahovec / 19.04.2026 – 18:30. Pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Leposaviq / 19.04.2026 – 21:30. Me 20.04.2025 ora 00:50 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • 50 aksidente e mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    50 aksidente e mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 50 aksidente trafiku ku prej tyre 25 me të lënduar dhe 25 me dëme materiale.

    Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë shqiptuar 1759 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    23 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbatje, 4 në ndalim policor dhe 1 në vuatje të dënimit

  • Qeveria e Kosovës zgjat afatin e strehimit për refugjatët dhe kategoritë e mbrojtura

    Qeveria e Kosovës zgjat afatin e strehimit për refugjatët dhe kategoritë e mbrojtura

    Qeveria e Kosovës ka miratuar projektrregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve, e cila parasheh zgjatjen e afatit të strehimit elementar për kategoritë e mbrojtura ndërkombëtarisht.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ndryshimi është bërë për shkak të vështirësive të integrimit të këtyre personave edhe pas përfundimit të afatit aktual dyvjeçar.

    “Ky plotësim-ndryshim rregulloreje ka për qëllim mundësimin e zgjatjes së afatit të strehimit elementar për personat me status refugjati, personat me status të mbrojtjes plotësuese, si dhe personat me mbrojtje të përkohshme përtej periudhës dy-vjeçare. Sipas rregullores në fuqi, këtyre kategorive u sigurohet strehim elementar deri në dy vite. Megjithatë, praktika ka dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i këtyre personave, edhe pas përfundimit të këtij afati, nuk kanë arritur të integrohen plotësisht, çka ka krijuar nevojën e ndryshimit të kësaj dispozite dhe zgjatjen e afatit të strehimit”, tha ai.

  • Gjenden armë dhe rreth 400 fishekë në një shtëpi në Gjakovë

    Gjenden armë dhe rreth 400 fishekë në një shtëpi në Gjakovë

    Një person është arrestuar në fshatin Batushë të Gjakovës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë.

    Po ashtu, sipas policisë, është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, i cili ka deklaruar se armët janë të tij.

    “Tek i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë. Po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari tjetër kosovar i cili ka deklaruar se armët janë të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

  • Miratohet në mbledhjen e Qeverisë granti i BE-së prej 17.6 milionë euro për Termokosin

    Miratohet në mbledhjen e Qeverisë granti i BE-së prej 17.6 milionë euro për Termokosin

    Në mbledhje e Qeverisë së Kosovës janë miratuar në parim disa marrëveshje.

    Në kuadër të mbledhjes së 11-të, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se kanë përfituar një grant milionësh nga Bashkimi Evropian.

    Nga ky grant do të përfitojë komuna e Prishtinës, më saktësisht Termokosi.

    Sipas Kurtit, Bashkimi Evropian ka ndarë 17.6 milionë euro për ngrohjen qendrore, projekt ky që do të zgjasë për tri vite.

    Ky grant vjen si pjesë e programit IPA 202 të BE-së, dhe Kurti bëri të ditur se ky grant do të monitorohet që të realizohet në përpikëri.

  • Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Aleanca e qendrës së majtë e ish kreut të shtetit Radev ka marrë deri në 45 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, sipas rezultateve paraprake. Kritikët e Radev shohin afërsi me Putinin.

    Ish-presidenti, Radev i kryesonte prej javësh sondazhet.

    Sipas llogaritjeve paraprake, Rumen Radev dhe partia e tij e “Bullgarisë Progresive” janë fituesi të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Bullgari me rreth 45% të votave.

    Tetë zgjedhje të tilla u zhvilluan në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit. Sipas Radevit, nuk duhet të ketë së shpejti një tjetër: “Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar që të na duhet të mbajmë sërish zgjedhje. Kjo do të thoshte të kalonim nga një krizë në tjetrën, dhe ne duhet të punojmë shumë seriozisht për t’i kapërcyer këto kriza”.

    Ka kaluar shumë kohë që Bullgaria nuk ka pasur ketë një fitues kaq të qartë pas zgjedhjeve parlamentare.

    Radev është 62 vjeç dhe ish shef i Forcave Ajrore. Ai është politikani më i preferuar në vend, edhe pse kritikët prej kohësh e akuzojnë për afërsi me Rusinë.

    Kritikët shohin afërsi me Putinin

    Radev ka qenë skeptik në të kaluarën ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe kundër dërgesave të armëve për Ukrainën.

    Në të njëjtën kohë, partia e tij, Bullgaria Progresive, e ka përfshirë në programin zgjedhor një angazhim të qartë për Bashkimin Evropian dhe NATO n.

    Në finalen e fushatës zgjedhore të Radevit, në një videoklip u shfaqën pamje nga takime të përbashkëta mes tij dhe Vladimir Putinit.

    Politologu dhe gazetari Jawor Siderov analizon situatën politike në Bullgari për televizionin gjermanm, ARD.

    Ai është i mendimit se Radev “është një populist. Ka gjasa që ai ta drejtojë vendin në një drejtim të ngjashëm me Viktor Orbánin – më euroskeptik, më konservator në vlera – pa qenë realisht aq radikal sa Orbáni. Radev nuk është Orbán dhe as nuk e ka instinktin e tij”.

    Radev premtoi luftë kundër korrupsionit

    Për të pasur më në fund sërish një qeveri “normale”, Radev ka njoftuar se do të veprojë qartazi kundër korrupsionit në vend.

    Gishti zakonisht drejtohet ndaj partisë konservatore GERB me kryeministrin afatgjatë Bojko Borisov dhe ndaj DPS së, partisë së oligarkut me ndikim Deljan Peevski. Të dyja kanë pësuar humbje të ndjeshme në zgjedhje dhe, sipas rezultateve, në parlamentin e ri nuk arrijnë as 80 mandate.

    Fituesi i zgjedhjeve shpreson të krijojë qeveri të vetme

    Nëse Rumen Radev dhe partitë reformiste do të bashkëpunojnë si koalicion edhe përtej një reforme në drejtësi, si është shprehur edhe Radev, mbetet ende e paqartë.

    Të dyja palët kanë qenë të përçara gjatë fushatës zgjedhore dhe të dielën në mbrëmje thanë se do të presin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve përpara se të shprehen për një qeveri të mundshme.

    Rezultati paraprak i zgjedhjeve pritet të publikohet gjatë së hënës, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë i disponueshëm të mërkurën.

    Për Radevin, pritja mund të vlejë, sepse në varësi të numrit të partive që arrijnë të futen në parlament, aleanca e tij e qendrës së majtë mund të qeverisë edhe e vetme. /DW/

  • Qeveria zgjedh kryesuesin e bordit të Telekomit

    Qeveria zgjedh kryesuesin e bordit të Telekomit

    Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se kryesues i bordit është propozuar Shaban Neziri.

    “Për kryesues të këtij bordi propozohet Shaban Neziri”, tha shefi i qeverisë, propozim ky që mori votat e kabinetit qeveritar.