ATV

Category: Lajme

  • Vodhi produkte ushqimore në Çagllavicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Vodhi produkte ushqimore në Çagllavicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një person dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.04.2026 rreth orës 20:44 në Çagllavicë.

    Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Çagllavicë / 18.04.2026 – 20:44. Me 19.04.2026 është raportuar i dyshuari ka vjedhur disa produkte ushqimore. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në raport.

  • Rrahu një person dhe ofendoi zyrtatin policor në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Rrahu një person dhe ofendoi zyrtatin policor në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar edhe një zyrtar policor.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    “Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë / 19.04.2026 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar verbalisht viktimën si edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Kurti thotë se Byroja i jep fund parullës “rroga e vogël fitimi i madh”

    Kurti thotë se Byroja i jep fund parullës “rroga e vogël fitimi i madh”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët e Kuvendi i Kosovës për miratimin në shqyrtim të parë të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Megjithatë, Kurti ka kërkuar që projektligji të miratohet edhe në shqyrtimin e dytë, duke theksuar rëndësinë e tij për luftimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

    “E dimë që emri i ligjit ka trazuar shumëkënd, prandaj kundërshtimet kanë qenë të mëdha, madje edhe të mbështjellura si ankesa në Gjykatën Kushtetuese, por ne nuk mund dhe nuk do të ndalemi. Do ta jetësojmë këtë zotim. Byroja do të jetësohet, sepse me të përfundimisht do të marrë fund ajo parullë që kurrë nuk do të duhej të na përsëritej në të ardhmen: ‘rroga e vogël, fitimi i madh’”, tha Kurti.

    Sipas tij, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nuk është as private dhe as legjitime.

    “Sepse ajo kurrë nuk është fituar”, u shpreh ai.

  • “Shkuarja në zgjedhje s’është opsion”, Kurti: Jemi të hapur për zgjidhje!

    “Shkuarja në zgjedhje s’është opsion”, Kurti: Jemi të hapur për zgjidhje!

    Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion.

    Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kurti theksoi se zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit.

    “Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë që i fiton 80 e më shumë deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicione të zhvillohen diskutime të sinqerta e të arsyeshme në interesin më të mirë të vendit tonë. Ne jemi të hapur për zgjidhje e cila i përgjigjet vullnetit qytetar”, tha shefi i qeverisë.

  • S’ka kuorum, dështon për herë të tretë mbledhja e KGJK-së

    S’ka kuorum, dështon për herë të tretë mbledhja e KGJK-së

    Ka dështuar për herë të tretë mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), e cila ishte paraparë të mbahej nga ora 09:00.

    Shkak për mosmbajtjen e saj është mungesa e kuorumit, pasi gjyqtari Besnik Bislimaj ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë për arsye shëndetësoe.

    Për këtë javë nuk ka mbledhje të Këshillit.

  • Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë

    Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e Stefan Radulloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ndodhur në shtator të vitit 2023.

    Duke folur në mbledhjen e 11-të të Qeverisë Kurti III, ai e cilësoi këtë arrestim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për këtë rast.

    “Mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq, i lidhur me sulmin terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë dhe ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara, por drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtorët dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq, së bashku me grupin e tij, vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.

  • Kurti lavdëron aksionet anti-bixhoz dhe anti-drogë në Kosovë, aty ku u raportua se u arrestua edhe vëllai i Faruk Mujkës

    Kurti lavdëron aksionet anti-bixhoz dhe anti-drogë në Kosovë, aty ku u raportua se u arrestua edhe vëllai i Faruk Mujkës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar aksionet anti-bixhoz dhe anti-drogë në Kosovë.

    “Me vendosmëri e sakrificë, në qeverisjen tonë edhe në këto ditë të mandatit të tretë kemi shpartalluar bandat kriminale paraushatarake që shërbenin si struktura në veri. Se luftimi i krimit të organizuar është pakompromis dëshmojnë edhe aksionet e suksesshme anti-drogë në Pejë, e ato anti-bixhoz në disa qytete të vendit tonë”, tha ai.

    Dje u raportua se Fahredin Mujka, vëllai i Faruk Mujka, është në mesin e 21 personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të madh kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale.

    Mujka është kryeshefi i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”, njëherësh ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicë.

    Aksioni është zhvilluar në disa qytete, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë, Prishtinën dhe Istogun, në koordinim mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

  • Miratohen në Qeveri tri protokollet e CEFTA-s

    Miratohen në Qeveri tri protokollet e CEFTA-s

    Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për ratifikimin e tri protokolleve shtesë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), përfshirë Protokollin Shtesë 6 për tregtinë në shërbime, Protokollin Shtesë 5 për aderimin dhe amendamentimin e marrëveshjes, si dhe Protokollin Shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se miratimi i këtyre protokolleve përbën një arritje të rëndësishme për vendin, duke nënvizuar se për herë të parë ato do të miratohen në Kuvendin e Kosovës pa përfshirjen e UNMIK.

    “Kjo është një arritje shumë e madhe e Republikës së Kosovës, është hera e parë që protokollet e CEFTA-s do të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si Republikë e Kosovës, pa UNMIK-un. Kjo është bërë falë një pune intensive edhe të qeverisë Kurti 2, edhe të paraardhëses sime zonjës Rozeta Hajdari, e gjithashtu tashmë kemi arritur në fazën ku protokollet 5, 6 dhe 7, si protokoll shtesë për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, kanë trajtimin e barabartë në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s. Ministria në fushën e bashkimit ndërkombëtar, në fushën e tregtisë, ka zhvilluar nismat për negocimin e këtyre tre protokolleve”, tha ajo.

  • Tragjedia në Luiziana: Babai vret shtatë fëmijët e tij

    Tragjedia në Luiziana: Babai vret shtatë fëmijët e tij

    Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shreveport në shtetin amerikan të Luizianës, ku një baba dyshohet se ka vrarë shtatë nga fëmijët e tij dhe një fëmijë tjetër në një sulm me armë zjarri, që policia e ka cilësuar si një “incident të natyrës familjare”.

    Sipas raportimeve, viktimat ishin të moshave nga 1 deri në 14 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, kur i dyshuari qëlloi mbi 10 persona para se të arratisej me një makinë të vjedhur, bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Shreveport, Chris Bordelon, shkruan BBC.

    Pas një ndjekjeje nga forcat e rendit, autori u qëllua për vdekje nga policia.

    Dy gra të rritura, mes tyre edhe nëna e fëmijëve, ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor intensiv.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie të rëndë, e cila ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë.

  • PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillimet politike

    PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillimet politike

    Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së hënë do të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues.

    Sipas njoftimit zyrtar të partisë, në këtë mbledhje do të diskutohet për zhvillimet politike dhe çështje të tjera me rëndësi.

    Në njoftim thuhet se mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00.