ATV

Category: Lajme

  • Ambasadori Whitaker shkon në KFOR, me Komandantin Ulutaş flasin për situatën e sigurisë

    Ambasadori Whitaker shkon në KFOR, me Komandantin Ulutaş flasin për situatën e sigurisë

    Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

    Në njoftimin e KFOR’it, bëhet e ditur se, takimi ka ofruar mundësi që Ulutas të paraqes situatën e sigurisë në rajon,  dhe, ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    ‘’Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO’’, thuhet në njoftim.

    Postimi:

    Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, mirëpriti Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësues i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara në NATO, në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

    Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

    KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

  • Trump thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Iranin

    Trump thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Iranin

    Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë CNBC-së në një intervistë të martën se nuk donte të zgjaste armëpushimin me Iranin, duke shtuar se SHBA-ja është në një pozicion të fortë negociues dhe do të përfundonte me atë që ai e ka quajtur një marrëveshje të shkëlqyer.

    “Nuk dua ta bëj këtë. Nuk kemi shumë kohë”, ka thënë Trumpi kur është pyetur për mundësinë e zgjatjes së armëpushimit.

    Uashingtoni ka shprehur besim se bisedimet me Iranin do të vazhdojnë në Pakistan dhe një zyrtar i lartë iranian ka thënë se Teherani po shqyrtonte mundësinë e bashkimit.

  • Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

    Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

    Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi.

    Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave janë dy vëllezër nga Rozhaja Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27).

    Raportohet se krimi nuk është i lidhur me goditjen ndaj grupeve kriminale.

    Policia është në kërkim të Vehid Muriq nga Rozhaja, gjithashtu , i cili dyshohet se ka kryer krimin e trefishtë, dhe besohet se krimi është kryer në apartamentin me qira gjatë natës.

  • Haxhiu pasdite pret ambasadorin amerikan në NATO që po viziton Kosovën

    Haxhiu pasdite pret ambasadorin amerikan në NATO që po viziton Kosovën

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot do të presë në takim ambasadorin amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker.

    Presidenca tha se takimi do të nisë nga ora 16:30 dhe se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

  • Gjendja e punëtorit që ra nga vinçi është stabile, QKUK jep detaje

    Gjendja e punëtorit që ra nga vinçi është stabile, QKUK jep detaje

    Sot gjatë ditës ka ndodhur incidenti i radhës, ku një person është lënduar në vendin e punës, në një punishte në lagjen “Dragodan” të Prishtinës.

    Teksa ishte duke punuar, vinçi është rrëzuar në punishte, duke lënë të lënduar një punëtorë.

    E punëtori i lënduar është dërguar për trajtim në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Dafina Basholli, mjeke në Kliniken Emergjente ka thënë për Indeksonline se gjendja e punëtorit të lënduar është stabile.

    Ajo tha se pas ekzaminimeve që i janë bërë në Kliniken Emergjente, i lënduari do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Ortopedisë.

    “ Gjendja e tij është stabile. Pas trajtimit në dhomën e reanimacionit dhe ekzaminimeve radiologjike, pacienti do të vazhdojë trajtimin ne Klinikën e Ortopedise”, tha ajo për Indeksonline

  • Arrestohet e dyshuara që vodhi afër 200 mijë euro në Pejë

    Arrestohet e dyshuara që vodhi afër 200 mijë euro në Pejë

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datёn 26.01.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes sё rёndё.

    Ankuesi i cili ёshtё me banim tё pёrkohshёm në SHBA, ka deklaruar se nё shtёpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 (njёqind e shtatёdhjetё e gjashtёmijë e nёntqind) dollarë amerikanë dhe 3750 ( tremijё e shtatёqind e pesёdhjetё) euro, tё cilat i janë vjedhur.

    Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, me datёn 21.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura.

    Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

  • Oda e Avokatëve për Provimin e Jurisprudencës: Mos e politizoni procesin, mos dëmtoni kandidatët

    Oda e Avokatëve për Provimin e Jurisprudencës: Mos e politizoni procesin, mos dëmtoni kandidatët

    Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për Provimin e Jurisprudencës, duke kërkuar që procesi të mos politizohet dhe të ruhet standardi profesional.

    Ngjarja ka ndodhur pasi debatet institucionale për organizimin dhe funksionimin e provimit kanë marrë vëmendje të shtuar ditëve të fundit.

    Në reagimin e saj, OAK ka bërë të ditur se po i ndjek me shqetësim këto zhvillime, por pa u rreshtuar në asnjë anë të debatit.

    Sipas Odës, Provimi i Jurisprudencës nuk është thjesht çështje e një institucioni apo një komisioni, por një hallkë e rëndësishme që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjithë sistemit të drejtësisë.

    OAK ka bërë thirrje të qartë që kandidatët të mos bëhen viktimë e mosmarrëveshjeve institucionale dhe që standardet profesionale të mos ulen në asnjë rrethanë.

    Po ashtu është theksuar se procesi i vlerësimit duhet të mbetet i lirë nga çdo ndërhyrje, ndërsa çdo vendimmarrje duhet të jetë transparente dhe në përputhje me kompetencat ligjore.

    Oda ka paralajmëruar se çdo cenim i këtyre parimeve nuk dëmton vetëm një proces të caktuar, por godet besimin e qytetarëve në drejtësi dhe në vetë vlerat demokratike të shtetit.

    Në fund, OAK u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me maturi dhe përgjegjësi, duke garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm.

  • Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep detaje

    Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep detaje

    E Ngarkuara me Punë në Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Ambasadë Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

    Në takimin në ambasadë u diskutuan interesat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi në çështjet rajonale dhe globale të sigurisë.

    Sipas njoftimit, u theksua edhe roli i Kosovës në mbështetjen e prioriteteve të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

    “E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, Ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë. Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së”, thuhet në njoftim.

  • Avokati i familjes Ademaj: Gjykata foli, do ta apelojmë dënimin prej 30 vjetësh për Kokallën

    Avokati i familjes Ademaj: Gjykata foli, do ta apelojmë dënimin prej 30 vjetësh për Kokallën

    Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla ka thënë se drejtësia kosovare e ka dhënë fjalën e saj me rastin e dënimit me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën.

    Ndërsa, ai ka thënë se dënimin prej 30 vjetësh ndaj Kushtrim Kokallës do ta apelojnë në Apel.

    “Burgimi prej 30 vjetësh do ta apelojmë në Apel. Sido që të jetë ka qenë një proces i ngarkuar. Duhet të jemi të matur dhe t’i respektojmë vendimet e gjykatës ne do ti ushtrojmë mjetet ligjore që kemi në dispozicion. Falënderojmë të gjithë për mbështetjen. Sot edhe familjes ju ka lehtësua dhimbja”, ka thënë avokati./eo

  • Babai i Liridona Ademajt: Populli i ka dënuar ata, e kam pritur këtë ditë me padurim

    Babai i Liridona Ademajt: Populli i ka dënuar ata, e kam pritur këtë ditë me padurim

    Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.

    Pas vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, ka reaguar duke thënë se drejtësia është vendosur dhe se të akuzuarit tashmë janë dënuar edhe nga opinioni publik

    “Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha ai.