ATV

Category: Lajme

  • “Karriga ku ulej nana mbeti e zbrazët” Shaqir Totaj me postim prekës për vdekjen e nënës së tij

    “Karriga ku ulej nana mbeti e zbrazët” Shaqir Totaj me postim prekës për vdekjen e nënës së tij

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e nënës së tij dhe ngushëlluan atë dhe familjen e tij gjatë këtyre tri ditëve.

    Ai ka thënë se jeta vazhdon, por kariga ku qëndronte nëna e tij mbeti e zbrazët.

    “Dua të falënderoj secilin që mori pjesë në varrim të nanës dhe që erdhi për ngushllime gjatë tri ditëve të kaluara. Té gjithë ju, familijarë, miq, shokë, kolegë e dashamirë na e keni lehtësuar përballjen me dhimbjen që shkaktoi humbja e nanës. Megjithate jeta vazhdon, por KARIGA ku ulej nana MBETI E ZBRAZET”, ka shkruar Totaj.

  • “Dëm i madh politik”, Haradinaj kritikon ashpër bllokimin që iu bë marrëveshjes për Bordin e Paqes

    “Dëm i madh politik”, Haradinaj kritikon ashpër bllokimin që iu bë marrëveshjes për Bordin e Paqes

    Meliza Haradinaj, këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj bllokimit nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes”, iniciativë kjo e ndërmarrë nga presidenti i ShBA-së Donald Trump.

    Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, tha se ajo çka ndodhi javën e kaluar, dhe ajo që u pa sot në Komisionin për Punë të Jashtme, sipas saj, e bën të qartë një gjë: në politikën e jashtme, vendimmarrja nga njerëz të paditur në pozita institucionale përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shtetin dhe interesat afatgjata.

    “Java e kaluar nuk ishte as keqkuptim dhe as gafë, por mungesë e thellë njohurie e dokumenteve bazë. ‘Ekspertët’ e Vetëvendosjes insistonin të ndryshonin nenin 2 të Projektligjit për Anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe t’i përcaktonin po atij Bordi zonat se ku do të angazhohet për zgjidhjen e konflikteve në botë. Për këtë madje edhe themeluan Grup Punues, ku çuditërisht pranoi të ishte edhe një ish-Ministër i Jashtëm”, deklaroi ajo.

    Haradinaj shtoi se Bordi i Paqes funksionon mbi një Kartë të miratuar tashmë nga shtetet themeluese, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

    “Ajo Kartë nuk interpretohet sipas dëshirës politike lokale dhe nuk rishkruhet në komisione parlamentare; ajo pranohet ose refuzohet. Çdo tentativë për të ndërhyrë në fushëveprimin e organizatës jashtë aktit themelues (Kartës), i cili përbën bazamentin juridik dhe normativ dhe përcakton mandatin e saj, është thjesht padituri. Si është e mundur të mos e dinin këtë disa deputetë në Komision të PJ?!”, u shpreh Haradinaj.

    Ish-këshilltarja e Presidentes Osmani, shtoi se pas gjithë insistimit, “ekspertët” sot u zmbrapsën dhe kaluan projektligjin e dërguar nga Presidentja qysh më 12 shkurt, pa asnjë ndryshim.

    “Por dëmi politik mbetet i plotë. Fqinjët armiq e lexuan menjëherë si sinjal distancimi nga ShBA dhe e shfrytëzuan kundër Kosovës”.

    “Pra kur vendimmarrja në politikën e jashtme u besohet njerëzve pa kompetencë profesionale dhe pa njohuri të rendit global, rreziku bëhet automatikisht shtetëror, i menjëhershëm, dhe i kushtueshëm për të ardhmen e vendit. Uroj që në seancën e radhës në Kuvend të gjitha partitë shqiptare dhe pakicat bashkëpunuese, të ratifikojnë Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes me votë unanime”, shtoi në këtë postim Meliza Haradinaj, që dikur ishte edhe kryediplomate e vendit.

    Ratifikimi i Projektligjit për anëtarësimin në Bordin e Paqes, thotë ajo, është akt me peshë të dyfishtë: ai riafirmon Kosovën si subjekt aktiv të së drejtës ndërkombëtare, dhe njëkohësisht e konfirmon qartë rreshtimin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

    “Çdo hezitim në këtë proces lexohet si paqartësi gjeopolitike, ndërsa votimi unanim është mesazh i qartë i unitetit shtetëror dhe i pozicionimit të fuqishëm të Kosovës në rendin ndërkombëtar. Shpresoj që kjo situatë të shërbejë si mësim profesional dhe shtetëror për të gjithë të përfshirët”, u shpreh ish-këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani.

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar të mërkurën Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Pas votimit në mënyrë unanime, iu hap rruga kësaj marrëveshje për miratim në Kuvend, derisa u tha se e njëjta do të miratohet para datës 28 prill, kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit dhe rreziku për zgjedhjet e reja.

  • Tragjedi në Zvicër, humb jetën një qytetar nga Kosova

    Tragjedi në Zvicër, humb jetën një qytetar nga Kosova

    Një shtetas nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht sot në Zvicër, si pasojë e një aksidenti.

    Viktima është Lekë (Pashk) Dodaj, me prejardhje nga fshati Krushevë e Madhe, komuna e Klinës.

    Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në Zvicër, ndërsa data dhe ora e saktë do të bëhen të ditura më vonë.

    Në një njoftim, familja Dodaj ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe mirëkuptimin në këto momente të vështira.

    “Në këto momente të rënda për familjen tonë, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj. Ngushëllimet do të mbahen edhe në Kosovë, për çka do t’ju lajmërojmë me kohë për vendin dhe orarin. Me pikëllim të thellë, Familja DODAJ, Krushevë e Madhe – Klinë”, thuhet në njoftim. /Albinfo.ch

  • Faton Klinaku: Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari

    Faton Klinaku: Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari

    Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetit të Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Me një foto me Thaçin, të publikuar në profilin e tij, Klinaku i ka akuzuar rëndë ata që e ofendojnë ish-presidentin.

    “Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari”.

    Një ditë më parë, Geci në Kuvend tha se Thaçi do të përballet me të njëjtin fat si Naim Murseli, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

    Nga kjo deklaratë u distancuan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

  • Pozita e Haxhiut në ofertat e Kurtit për opozitën, Mustafa: Më vjen keq që kryeparlamentarja trajtohet kështu

    Pozita e Haxhiut në ofertat e Kurtit për opozitën, Mustafa: Më vjen keq që kryeparlamentarja trajtohet kështu

    Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ofertat për partitë opozitare.

    Mustafa shprehu pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet pozita e Kryetares së Kuvendit, duke theksuar se është shqetësuese që një person i zgjedhur së fundmi në këtë funksion mund të zëvendësohet lehtësisht.

    Sipas tij, kjo qasje tregon mungesë serioziteti ndaj institucioneve shtetërore.

    “Mua më vjen keq që Kryetarja e Kuvendit të shtetit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, trajtohet në këtë mënyrë nga z.Kurti. Me zgjedh dikë para një muaji Kryetare të Kuvendit dhe me thënë aq lehtë që e heqi atë e bëj nënkryetare, kjo flet për rëndësinë që ia jep pozitave të ndryshme në shtet”.

    “Albin Kurti dëshiron që vetëm ai të jetë personi i rëndësishëm në shtet, për të Kryetari i Kuvendit, Presidenti, duken si pozicione periferike të cilat kanë ndonjë rol ndihmës ndaj kryeministrit”, tha ai në Klan Kosova.

  • Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë përgjigje akoma

    Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë përgjigje akoma

    Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delphit në një bisedë me kryeredaktorin e Kathimerini, Alexis Papahelas, foli edhe për çështjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe proceset e lidhura me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

    Rama u shpreh se ai ja ka ngritur këtë çështje edhe presidentit amerikan Donald Trump, duke kërkuar vëmendje ndaj asaj që ai e cilësoi si një proces të bazuar në një raport fantazish.

    “Pata privilegjin të isha me presidentin Donal Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që mbështet një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krimet e UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore.

    Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore.

    I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka kthyer përgjigje akoma”, tha Rama.

  • Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim juridik në çështjet penale

    Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim juridik në çështjet penale

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gervalla ka njoftuar se bashkë me ministren e Drejtësisë së Mbretërisë së Belgjikës, Annelies Verlinden kanë nënshkruar Marrëveshjen dypalëshe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

    Sipas saj, kjo marrëveshje synon të rrisë efikasitetin në luftimin e krimit transnacional dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

    “Marrëveshja mes dy vendeve tona mike pritet ndër të tjera të rrisë ndjeshëm efikasitetin në luftimin e krimit transnacional, dhe njëkohësisht krijon bazën ligjore për themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore”, ka shkruar Gervalla.

    Ajo ka bërë të ditur se marrëveshja përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dhe për shkëmbimin e provave dhe informatave ndërmjet institucioneve.

    “Përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, shkëmbimin e provave dhe informatave, si dhe marrjen e dëshmive përmes videokonferencës, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

    Tutje, ajo theksoi se marrëveshja përcakton qartë mekanizmat e ndihmës juridike në çështjet penale, përfshirë kushtet, procedurat dhe bazat për refuzim të kërkesave.

    “Përcaktohen qartë format dhe mekanizmat e ndihmës juridike në çështjet penale, duke përfshirë kushtet për ofrimin e ndihmës, bazat për refuzim, legjislacionin e zbatueshëm dhe procedurat që ndiqen”, ka theksuar ajo.

    Gervalla falënderoi homologen e saj belge për pritjen dhe bashkëpunimin.

    “Ministren Verlinden e falënderoj përzemërsisht për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën konstruktive e frytdhënëse, si dhe për angazhimin e përbashkët drejt thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit”, ka shkruar ajo.

  • Blerta Deliu reagon ashpër pas ofendimit ndaj Vlora Çitakut

    Blerta Deliu reagon ashpër pas ofendimit ndaj Vlora Çitakut

    pas deklaratave fyese të deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, drejtuar Vlora Çitaku lidhur me statusin e saj martesor.

    Përmes një postimi publik, Deliu theksoi se Vlora Çitaku nuk ka nevojë për mbrojtje, pasi sipas saj, ajo përfaqëson forcë, standard dhe dinjitet në vetvete.

    Ajo shtoi se Çitaku i ka tejkaluar prej kohësh paragjykimet dhe stereotipet, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për vajzat dhe gratë në Kosovë.

    Deputetja e PDK-së e cilësoi si të qëllimshme përpjekjen për të zhvendosur vëmendjen nga deklaratat, që sipas saj lidhen me kërkesat për dënimin e Hashim Thaçi, drejt debatit për seksizmin.

    “Nuk është reagim, është shmangie”, theksoi ajo, duke shtuar se problemi qëndron në një mendësi të përsëritur.

    Deliu kërkoi që Kuvendi i Kosovës të reagojë, të vendosë kufij për, siç i quajti ajo, “ofenduesit kronik” dhe të ndalë këtë mentalitet.

    Sipas saj, kjo nuk duhet bërë vetëm për Çitakun, por për të gjitha vajzat dhe gratë që përballen çdo ditë me forma të ndryshme të dhunës.

    Në reagimin e saj, ajo ngriti shqetësimin edhe për nivelin e debatit në Kuvend, duke theksuar se është e papranueshme që në këtë institucion të kërkohet dënim i përjetshëm për ata që, sipas saj, e kanë themeluar atë.

    Në fund, Deliu u bëri thirrje Kryetares së Kuvendit dhe deputetëve që të flasin zëshëm në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të atyre që kontribuan në ndërtimin e shtetit, duke kërkuar reagim, distancim dhe dënim ndaj deklaratave fyese.

  • Konjufca nga Forumi Ekonomik në Greqi i kërkon BE’së që t’ia japë shpejt Kosovës statusin e kandidatit

    Konjufca nga Forumi Ekonomik në Greqi i kërkon BE’së që t’ia japë shpejt Kosovës statusin e kandidatit

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian: Drejt integrimit të plotë” në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi.

    Në njoftimin e ministrisë thuhet se Konjufca “theksoi nivelin e lartë të përvetësimit për vlerat e BE-së që ka populli i Kosovës dhe progresin që e kemi bërë në rrugën drejt anëtarësimit”.

    “Ai kërkoi veprim më të shpejtë për sigurimin e statusit të kandidatit për Kosovën dhe theksoi se integrimi i rajonit është një investim strategjik për Evropën”, vijon njoftimi.

    Në fjalimin e tij tha se “Kosova është gati për hapa të mëtejshëm dhe Bashkimi Europian duhet të mbështesë këtë angazhim për të forcuar jo vetëm stabilitetin rajonal, por edhe të Evropës në përgjithësi”.

    “Lënia pas e Kosovës do të rrezikonte të kthente Ballkanin Perëndimor nga WB6 në WB5, duke dobësuar momentumin e rajonit drejt integrimit në BE”, thuhet në njoftim.

  • Pacolli përkrah vendimin e Qeverisë Kurti për Gardën e Natyrës

    Pacolli përkrah vendimin e Qeverisë Kurti për Gardën e Natyrës

    Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka përkrahur vendimin e qeverisë për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, duke thënë se, Kosova ka shumë nevojë për mbrojtjen e natyrës.

    Pacolli ka thënë edhe se, vendit i duhet më shumë pastërti, si dhe, ruajtje e maleve dhe vegjetacionit.

    Postimi:

    Një nga vendimet më të nevojshme dhe më të mira që ka marrë Qeveria Kurti është themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, si një aleancë me qytetarët për mbrojtjen e mjedisit tonë.

    Kosova ka shumë nevojë për mbrojtjen e natyrës, për më shumë pastërti, për pastrimin e lumenjve, si dhe për ruajtjen e maleve dhe vegjetacionit.

    Ne jemi vërtet të denjë vetëm atëherë kur sillemi me dinjitet edhe ndaj natyrës, këtij thesari që na e ka dhuruar Perëndia. Prandaj, duhet ta mirëpresim dhe ta mbështesim këtë nismë!