ATV

Category: Lajme

  • Tragjedi në Bosnjë: Dyshohet se babai vrau vajzën 2-vjeçare, më pas edhe veten

    Tragjedi në Bosnjë: Dyshohet se babai vrau vajzën 2-vjeçare, më pas edhe veten

    Një tragjedi raportohet se ka ndodhur sot në Bosnjë e Hercegovinë.

    Dyshohet se një burrë 49 vjeçar e ka vrarë vajzën e tij 2 vjeçare dhe më pas e ka vrarë vetën.

    Prokuroria Publike e Qarkut të Sarajevës Lindore, ka bërë të ditur se është urdhëruar autopsia e trupave të babait e fëmijës, që u gjetën të vdekur në fshatin Kabernik, pranë Vishegradit.

    “Prokurori kujdestar ka drejtuar hetimet në vendngjarje dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik. Është urdhëruar autopsia për të përcaktuar saktësisht kohën dhe shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruajnë mediat.

    Bazuar në rezultatet e para të hetimet dyshohet se E.D, nga Gorazhde ka vrarë fëmijën e tij dyvjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

    Sipas mediave lokale, ai ishte i ndarë nga bashkëshortja, i kishte lënë familjes një letër lamtumire, të cilën ata e kanë raportuar në polici, të cilët kanë dalë në terren dhe në fshatin Kabernik kanë gjetur trupat e babait dhe fëmijë

  • Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizneset dhe qytetarët

    Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizneset dhe qytetarët

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka njoftuar se është pezulluar tarifa prej 234 euro për kyçje në ujë, pas konsultimeve me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

    Sipas njoftimit, ky vendim vjen si rezultat i bashkëpunimit me Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës dhe dialogut institucional me autoritetet përkatëse.

    “Pas një serie konsultimesh dhe angazhimesh intensive me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, është arritur që të pezullohet vendimi për rritjen e tarifave të ujit”, thuhet në njoftim.

    Në mënyrë të veçantë, bëhet e ditur se është pezulluar tarifa e kyçjes në vlerë prej 234 euro, duke bërë që tarifat të mbeten të pandryshuara dhe të vazhdojnë të aplikohen sipas nivelit ekzistues.

    “Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv institucional, është siguruar një lehtësim i menjëhershëm për komunitetin e biznesit dhe qytetarët, duke shmangur barrën shtesë financiare në këtë periudhë sfiduese ekonomike”, theksohet më tej.

    Ky zhvillim, sipas tyre, përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të sektorit privat dhe konsumatorëve.

    “Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të sektorit privat dhe të konsumatorëve, si dhe dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të adresuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit”, thuhet në njoftim.

  • “Mjaftë me spekulime”, Fatos Geci i reagon Gani Gecit dhe të tjerëve: Vetë e kam shkruar fjalimin në mënyrë spontane

    “Mjaftë me spekulime”, Fatos Geci i reagon Gani Gecit dhe të tjerëve: Vetë e kam shkruar fjalimin në mënyrë spontane

    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka reaguar pasi Gani Geci deklaroi se “dikush nga LVV ia ka dhënë fjalimin atij”. Po ashtu, gjatë ditës në opinion qarkulloi se “Geci nuk e ka shkruar vetë fjalimin”.

    Geci tha se vetë ai e ka shkruar fjalimin në mënyrë spontane.

    Tutje deputeti Fatos Geci tha që duhet të iu jepen fund këtyre lojërave.

    “Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci.

    Geci komenton deklaratën e nipit të tij, thotë se një deputet i VV-së ia shkroi fjalimin

  • Kenan Gashi dhe Agim Aliu mbjellin lule me ushtarët e KFOR-it për Ditën e Tokës

    Kenan Gashi dhe Agim Aliu mbjellin lule me ushtarët e KFOR-it për Ditën e Tokës

    Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, drejtori i AVONET-it, Kenan Gashi, ka ndarë me publikun një aktivitet të përbashkët të realizuar në bashkëpunim me kryetarin e komunës, Agim Aliu, si dhe me ushtarët e Ushtrisë Amerikane në kuadër të KFOR-it.

    Përmes një postimi, Gashi bëri të ditur se gjatë kësaj dite janë mbjellë lule dhe drunj dekorativ, duke theksuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe angazhimit të përbashkët për një të ardhme më të gjelbër.

    “Sot, së bashku me kryetarin Agim Aliu dhe me ushtarët e Ushtrisë Amerikane në kuadër të KFOR-it, mbollëm lule e drunj dekorativ në nder të Ditës së Tokës. Së bashku për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbër!”, ka shkruar Gashi.

  • Tahiri: Institucionet e pavarura duhet të mbrohen nga kapja politike

    Tahiri: Institucionet e pavarura duhet të mbrohen nga kapja politike

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së institucioneve të pavarura, duke theksuar se rreziku ndaj shtetit nuk vjen vetëm nga faktorë të jashtëm.

    Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se institucionet kushtetuese duhet të ruhen nga çdo formë e ndikimit politik dhe partiak.

    “Shteti nuk rrezikohet vetëm nga armiqtë e përbetuar të Kosovës, por edhe atëherë kur synohet të preken institucionet kushtetuese”, ka shkruar ai.

    Ai ka theksuar se institucionet e pavarura janë thelbësore për funksionimin e shtetit dhe duhet të mbrohen me çdo kusht.

    “Këto janë institucionet e pavarura, të cilat duhet, me çdo kusht, të mbrohen nga kapja politike dhe ndikimi partiak, i kujtdo qoftë”, ka theksuar Tahiri.

    Tutje, ai ka bërë të ditur se këtë angazhim e konsideron prioritet në punën e tij në Kuvend.

    “Për mua, kjo detyrë është më e rëndësishmja dhe këtë e bëj çdo ditë në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit”, ka deklaruar Tahiri.

  • Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si porositës i vrasjes së gruas së tij

    Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si porositës i vrasjes së gruas së tij

    Një ndër gazetat më të mëdha në Suedi, “Dagens Nyheter”, ka raportuar për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

    Fakti pse mediat suedeze po raportojnë për këtë rast është se ish-çifti kanë pasur edhe shtetësi të këtij shteti.

    “Dagens Nyheter” thotë se Murseli është rritur në Bohuslan, ka qenë figurë që ka qenë i rrethuar me yje botërore, pamje të cilat thotë se i ka shpërndarë në rrjete sociale.

    Por, tani thotë se i njëjti u dënua me burgim të përjetshëm për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij.

    “Ky dënim nuk është vetëm për ne, por edhe për fëmijët e saj të cilët nuk do ta shohin më kurrë nënën e tyre”, citohet të ketë thënë vëllai i Liridonës, Leonardi.

    Media suedeze më tej sjell në vëmendje se si ndodhi rasti i kobshëm i nëntorit të vitit 2023 dhe se si u zbulua se kush ishte urdhërdhënësi, kush ishte dorasi dhe personi që i bëri bashkë dyshen.

    “Dagens Nyheter” thotë se Murseli është rritur në Bohuslan të Suedisë, dhe se para vrasjes, ai kishte ndarë kohën e tij mes Suedisë dhe Kosovës për disa vite.

    Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga media suedeze, thuhet se çifti kishte dorëzuar dokumentet për shkurorëzim më 2019 por kishin ndryshuar mendjen gjatë periudhës së rishqyrtimit. DN i referohet mediave të Kosovës mbi motivin, ku thuhet se ka qenë financiar – Liridona ka pasur sigurim jetësor në vlerë prej rreth 280 mijë eurosh.

    DN thotë se fëmijët janë vendosur nëpër shtëpi kujdestarie në Suedi.

  • Kurti emëron ambasadorin Agron Bajrami Kryenegociator të Kosovës në dialogun me Serbinë

    Kurti emëron ambasadorin Agron Bajrami Kryenegociator të Kosovës në dialogun me Serbinë

    Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, njofton ZKM.

    Në njoftimin e ZKM-së thuhet se “Kryeministri Kurti e uroi z. Bajrami për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

    Krahas pozitës së re, Bajrami është ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës.

  • Ofertat “gjeneroze” të Kurtit, Bajrami e akuzon se s’ka qenë serioz në ofertat për presidentin

    Ofertat “gjeneroze” të Kurtit, Bajrami e akuzon se s’ka qenë serioz në ofertat për presidentin

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ofertat që ai i ka cilësuar si “gjeneroze” për opozitën.

    Sipas Bajramit, qëndrimet e Kurtit, siç u shpreh, janë kundërthënëse dhe nuk përputhen me njëra-tjetrën.

    Në Klan Kosova, ajo theksoi se, në vlerësimin e saj, Kurti nuk ka qenë serioz në atë që ka ofruar.

    “Z.Kurti është shumë kundërthënës, z.Kurti demanton edhe veten, tregon se asnjëherë nuk ka qenë serioz në atë çka ka ofruar dhe në deklaratat e veta”, tha Bajrami.

  • Geci komenton deklaratën e nipit të tij, thotë se një deputet i VV-së ia shkroi fjalimin

    Geci komenton deklaratën e nipit të tij, thotë se një deputet i VV-së ia shkroi fjalimin

    Xhaxhai i deputetit Fatos Geci, Gani Geci ka komentuar deklaratën skandaloze të nipit të tij në Kuvendin e Kosovës.

    Në një lidhje direkte në Debat Plus, Geci ka thënë se në fjalimin e nipit të tij qëndron një deputeti i Vetëvendosjes dhe njeri i afërt i Glauk Konjufcës.

    Ai ka thënë se pikërisht ky njeri ia ka dhënë letrën Fatosit.

    “Dua të inkuadrohem për ata që u distancuan nga fjalimi i Fatos Gecit. E kam fjalën për të VV-së se prapa atij fjalimi qëndron një prej deputetëve të LVV-së, njeri i afërt i Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës… ia ka dhënë letrën njëri deputet i LVV-së”, ka thënë Geci.

  • Jashari propozon Arianit Shehun për President të Kosovës

    Jashari propozon Arianit Shehun për President të Kosovës

    Analisti Shemsi Jashari ka propozuar emrin e Arianit Shehu si kandidat potencial për President të Kosovës, duke theksuar nevojën për një figurë konsensuale dhe unifikuese në një periudhë të krizës institucionale dhe paqartësive politike në vend.

    Sipas Jasharit, Kosova po përballet me sfida të vazhdueshme politike dhe në procesin e integrimeve euroatlantike, duke e bërë të domosdoshëm, siç tha ai, një lidership të pjekur që tejkalon ndarjet partiake.

    Ai vlerëson se Shehu përfaqëson një profil me përvojë të gjatë në politikën ndërkombëtare, siguri dhe qeverisje, duke theksuar angazhimin e tij në bashkëpunim me administrata amerikane ndër vite, si dhe institucione ndërkombëtare.

    Në propozimin e tij, Jashari thekson edhe përvojën e Shehut në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe në fushën e sigurisë globale, duke e cilësuar si një figurë që mund të kontribuojë në forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e raportit me partnerët ndërkombëtarë.

    Ai thekso se Kosova ka nevojë për një President që nuk vjen nga polarizimi politik, por që shërben si faktor uniteti dhe stabiliteti institucional.

    “Debati për figura të tilla nuk është luks, por domosdoshmëri”, ka theksuar Jashari, duke i bërë thirrje spektrit politik që të tregojë vullnet për konsensus.