ATV

Category: Lajme

  • Ushtria izraelite dhe Hezbollahu akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit

    Ushtria izraelite dhe Hezbollahu akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit

    Në ditët që pasuan njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen trejavore të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, ushtria izraelite dhe Hezbollah kanë akuzuar disa herë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se shkelja e fundit ndodhi kur Hezbollah lëshoi dronë shpërthyes drejt ushtarëve në jug të Libanit.

    “Ky incident përbën një tjetër shkelje të hapur të marrëveshjes së armëpushimit,” thuhet në deklaratën e IDF-së, duke shtuar se nuk janë raportuar të lënduar.

    Hezbollah tha se kishte sulmuar ushtarët izraelitë dhe dronët pesë herë gjatë pasdites dhe mbrëmjes së së premtes, “si përgjigje” ndaj “shkeljes së armëpushimit” nga Izraeli.

  • Rasti Banjska, Kearns kërkon që tani të dënohen “drejtuesit kryesorë”: Janë brenda qeverisë së Serbisë

    Rasti Banjska, Kearns kërkon që tani të dënohen “drejtuesit kryesorë”: Janë brenda qeverisë së Serbisë

    Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq me burgim të përjetshëm për rastin në Banjskë, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim.

    Rreth këtij vendimi ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që tani të dënohen “drejtuesit kryesorë” të sulmit terrorist.

    “Tani, ju lutem, drejtuesit kryesorë. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, dhe të tjerë që po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë”, ka shkruar ajo.

  • IRIB: Pakistani mund të veprojë si ‘urë’ pasi Irani nuk planifikon të takohet me SHBA-në

    IRIB: Pakistani mund të veprojë si ‘urë’ pasi Irani nuk planifikon të takohet me SHBA-në

    Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka shkruar në Telegram se ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, nuk planifikon të takohet me SHBA-në në Pakistan.

    Sipas tij, Islamabadi mund të shërbejë si një “urë” për të “përcjellë qëndrimin e Iranit për përfundimin e konfliktit”.

    Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar më herët se po dërgonte të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Islamabad, pasi iranianët dëshironin të bisedonin “ballë për ballë”.

    Araghchi mbërriti në Pakistan të premten në mbrëmje – ambasada iraniane në Pakistan ka bërë të ditur se ai planifikon të “rishikojë çështjet dypalëshe” mes Iranit dhe Pakistanit.

    Duke cituar një zyrtar të lartë të qeverisë pakistaneze, ABC News raporton se delegacionet e SHBA-së dhe Iranit do të zhvillojnë takime të ndara me zyrtarët pakistanezë gjatë këtij fundjave.

    Më tej thuhet se, nëse këto takime shkojnë mirë, zyrtarët amerikanë dhe iranianë mund të takohen drejtpërdrejt të dielën.

  • Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

    Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

    Në një njoftim për media nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, bëhet me dije se të shtunën, nga ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare.

    Në rend dite janë 5 pika, si në vijim: Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë; Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.

  • Zhduket 59-vjeçari në Gjakovë – u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më, familja në ankth

    Zhduket 59-vjeçari në Gjakovë – u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më, familja në ankth

    Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Gjakovë, ku një burrë është larguar nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë gjurmë të tij, mëson Sinjali.

    Bëhet fjalë për Muharrem Pozhegun, rreth 59-vjeçar, i cili sipas burimeve të afërta me familjen është larguar më 20 prill 2026 rreth orës 13:00 nga banesa e tij në rrugën “14 Qershori”, duke marrë me vete disa gjëra personale.

    Që nga ai moment, ai nuk i është përgjigjur telefonatave të familjarëve, përfshirë djalin, vëllain dhe motrën, duke shtuar shqetësimin për fatin dhe gjendjen e tij.

    Familja ka raportuar rastin në Polici, ndërsa me udhëzim të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti si “Person i zhdukur”.

    Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij dhe apelon për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion.

  • Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

    Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

    Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë, ka postuar një status ku ka përcjellë mesazhin e ish-presidentit për qytetarët e Kosovës.

    ka bërë të ditur se ka pasur mundësinë të komunikojë drejtpërdrejt me Thaçin, duke e uruar personalisht për ditëlindje dhe duke e informuar për mijëra urimet e qytetarëve që janë shpërndarë në rrjetet sociale.

    Sipas Greiçevcit, shumë qytetarë kanë shprehur dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e fundit e Thaçit në ambientet e paraburgimit në Hagë.

    Në status thuhet se Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës për mbështetjen e treguar gjatë viteve të fundit dhe mezi pret t’i falënderojë personalisht për përkrahjen.

    Postimi është shoqëruar edhe me një fotografi nga viti 2017, kur Hashim Thaçit iu bë pritje me nderime ushtarake në akademinë britanike “Sandhurst”, në ditëlindjen e tij të 24 prillit.

  • Çitaku ashpër Kurtit: I paaftë, shihemi në zgjedhje – Populli i abuzuar politikisht nga ti do të flasë me votë

    Çitaku ashpër Kurtit: I paaftë, shihemi në zgjedhje – Populli i abuzuar politikisht nga ti do të flasë me votë

    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, pasi që ky fajësoi partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

    Çitaku, i ka kërkuar Kurtit që të ‘’qetësohet’’, dhe duke thënë se, Kosova ‘’fatmirësisht nuk është vetëm’’ e tij.

    Deputetja e PDK’së, i ka kërkuar Kurtit edhe që, të qeverisë, bashkëpunojë, ose që ta lëshojë rrugën e t’i lërë ankesat.

    Postimi:

    Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?

    Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve.

    Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë.

    Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!

  • Një nga familjarët e Afrim Bunjakut i ankohet Osmanit: Mos të ishe ti, gati na prishën edhe me miqtë

    Një nga familjarët e Afrim Bunjakut i ankohet Osmanit: Mos të ishe ti, gati na prishën edhe me miqtë

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot familjen e Afrim Bunjakut, policit të Kosovës që ra heroikisht në Banjskë.

    Kjo vizitë e Osmanit ka ndodhur pas vendimit që është marrë sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka dënuar me burgim të përjetshëm dy prej të akuzuarve për sulmin, dhe një të tretë me 30 vite burg.

    Në bisedë e sipër në familjen e Afrim Bunjakut, një prej familjarëve flet pak me Osmanin edhe për politikë.

    Ai ankohet se dikush ishte gati t’i prishte raportet e Kosovës me miqtë, por një gjë e tillë s’ndodhi falë Osmanit.

    “Edhe me miqtë tanë mos të ishte ti, gati na prishën vallahi. Po vallahi”, shprehet një nga familjarët në shtëpinë e Afrim Bunjakut gjatë bisedës me Osmanin.

  • Koci: Radojçiqi me 40 terroristët e tjerë s’mund të dalin më jashtë Serbisë

    Koci: Radojçiqi me 40 terroristët e tjerë s’mund të dalin më jashtë Serbisë

    Avokati kosovar, Arianit Koci, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e tre anëtarëve të grupit terrorist të Milan Radojcicit.

    Koci ka thënë se pjesëtarët tjerë të grupit të Radojçiqit s’mund të dalin jashtë Serbisë, meqë ata tashmë janë në kërkim ndërkombëtar.

  • Rukiqi i reagon Kurtit: E ka bë zanat me i fajësu tjerët kur s’din me i bo punët – Republika s’është që krejt pushtetet me i pas një parti

    Rukiqi i reagon Kurtit: E ka bë zanat me i fajësu tjerët kur s’din me i bo punët – Republika s’është që krejt pushtetet me i pas një parti

    Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi që ky i fundit fajësoi partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

    Rukiqi, në reagimin e tij, i ka kërkuar Kurtit që të mos e kërkojë fajin askund, nëse ai ‘’s’din me punu me tjerë dhe me qenë i gatshëm për marrëveshje’’.

    Postimi:

    Kryeministër

    Republika dhe aftësia me qeverisë nuk është matematikë e %.

    Edhe 51% me i pas, prapë s’po din me qeveris. Kjo s’osht punë numrash, po punë zotësie.

    Kur nuk din me i bo punët, ma lehtë osht me i fajsu tjerët. Këtë e ka ba zanat.

    Nuk është kjo Republikë për me i pas krejt pushtetet një parti.

    Kështu s’funksionon ky shtet

    Nëse s’din me punu me tjerë dhe me qenë i gatshëm për marrëveshje. mos e lyp fajin tjetërkund.