ATV

Category: Lajme

  • OVL-UÇK reagon ndaj zhvillimeve në Kuvend, kërkon respektim të rendit kushtetues

    OVL-UÇK reagon ndaj zhvillimeve në Kuvend, kërkon respektim të rendit kushtetues

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke shprehur shqetësim dhe duke bërë thirrje për respektim të rendit kushtetues.

    Në reagimin e saj publik, OVL-UÇK thekson se funksionimi demokratik i institucioneve dhe respektimi i Kushtetutës janë themel i shtetit të Kosova. Sipas organizatës, çdo proces apo veprim që ngjall dyshime për tejkalim të kompetencave apo cenim të Kushtetutës duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale dhe në përputhje me ligjin.

    OVL-UÇK vë theksin te roli i shumicës parlamentare, duke kërkuar prej saj maturi dhe përgjegjësi në vendimmarrje. Organizata apelon që proceset në Kuvend të jenë të rregullta dhe gjithëpërfshirëse, duke shmangur veprimet e njëanshme që mund të dëmtojnë bashkëpunimin institucional.

    Në reagim paralajmërohet se çdo veprim që cenon frymën e bashkëpunimit politik rrezikon stabilitetin demokratik dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

  • Haxhiu i “obligon” deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancë, u jep afat deri në orën 14:00

    Haxhiu i “obligon” deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancë, u jep afat deri në orën 14:00

    Deputetët e pushtetit janë mbledhur sot sërish në Kuvend për rundin e dytë të votimit për President, pavarësisht se nuk ishin 80 deputetë në sallë dhe pavarësisht se kjo procedurë që nisi mbrëmë, u konsiderua si cenim i rendit kushtetues të vendit nga njohës të Kushtetutës dhe organizata joqeveritare.

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ftoi deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj, ata janë të obliguar të votojnë, duke e mundësuar zgjedhjen e Presidentit.

    “Për t’i dhënë atyre mundësinë që të jenë të pranishëm në këtë seancë […] po e vazhdojmë këtë seancë në orën 2. Pra, shihemi në orën 2”, tha ajo.

    Haxhiu e interpreton ndryshe një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, kur e kishte pyetur më herët për këtë çështje.

    Në fund të marsit, kur Gjykata Kushtetuese vendosi që deputetët të kenë edhe një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, meqenëse Kuvendi nuk i kishte pasur në dispozicion 60 ditët prej kur duhej të fillonte procedura e deri në ditën kur duhej të përfundonte (30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual), tha se deputetët s’mund të detyrohen dhe se është “tërësisht në vullnetin” e tyre se çfarë ata konsiderojnë se është “në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”.

    “Së dyti dhe në lidhje mandatin dhe ushtrimin e funksionit të deputetit, Gjykata rikujton që Kushtetuta në nenin 70 [Mandati i Deputetëve] përcakton që deputetët si përfaqësues të zgjedhur të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, si dhe ka përcaktuar në mënyrë specifike bazat për përfundimin apo humbjen e statusit të deputetit. Po ashtu, bazuar në nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës, deputetët marrin përgjegjësinë që mandatin përfaqësues ta ushtrojnë në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në përputhje me kërkesat formale të përcaktuara në Kushtetutë, ligje dhe rregulloren e Kuvendit (shih, rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 130 dhe 190). Sipas Gjykatës, se çka konsiderojnë deputetët se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në aspekt politik dhe në aspekt të politikave publike, është tërësisht në vullnetin dhe vendimin e deputetëve të Kuvendit. Përderisa respektohet Kushtetuta, çdo zgjedhje e të zgjedhurve dhe njëkohësisht përfaqësuesve të popullit, duhet respektuar dhe Kushtetuta përcakton qartë, që deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues (shih, rastin KO72/20, cituar më lart, paragrafi 357 dhe rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 181)”, thuhet në pikën 175 të aktgjykimit.

  • Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!

    Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin për qasjen e tyre në zgjedhjen e presidentit.

    “Kur nuk i kanë numrat, duan t’i ndryshojnë rregullat.

    Sot, gjendja e LVV flet qartë: panik politik, arrogancë pushteti dhe etje për kontroll absolut.

    Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia” shkruan Musliu-Shoshi në reagim.

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Në mesin e tensioneve dhe mungesës së kuorumit prej 80 deputetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për postin e Presidentit. Njëra nga kandidaturat është Feride Rushiti, një figurë emblematike e shoqërisë civile, e cila në votimin e mbrëmshëm mori mbështetjen e 63 deputetëve nga 64 sa ishin të pranishëm në sallë.

    Ndonëse procesi po përcillet me debate të ashpra politike, vetë Rushiti ka zgjedhur të qëndrojë e matur.

    Megjithatë, mbështetja nuk ka munguar nga familjarët.

    I afërmi i saj, Ylber Rushiti, ka shpërndarë një fotografi krah kandidates me mbishkrimin: “Krenar me ty motër”.

  • Skenari i VV-së për presidentin – Kelmendi dyshon për ndërhyrje nga jashtë

    Skenari i VV-së për presidentin – Kelmendi dyshon për ndërhyrje nga jashtë

    Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi tha sot se tentimi për zgjedhjen e presidentit me pjesëmarrjen e më pak se 80 deputetëve, synon ta paraqesë Kosovën si “shtet të dështuar”.

    Kelmendi, në një shkrim në rrjetin social Facebook të martën, tha se dyshon që ky skenar ka origjinën nga jashtë vendit.

    “Ky është investimi më i madh i paspavarësisë për ta paraqitur Kosovën si shtet të dështuar”, tha ai. “I kujt është ky skenar? Nuk po duket të frymojë shqip!”.

    Sipas Kelmendit, shkelja me vetëdije e Kushtetutës “është e barabartë me tradhëti kombëtare”.

    “Nëse paska mundësi me 64 deputetë të votohet për President, atëherë pse nuk u votua edhe për President në seancën kur Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare e Kuvendit, ose kur Albin Kurti u votua kryeministër?!”, shkroi Kelmendi.

    Seanca për zgjedhjen e presidentit, me kandidaturat e Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës, e nisur të hënën në mbrëmje, pritet të vazhdojë sot.

  • FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin kushtetues, Republika nuk mbahet vetëm me numra

    FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin kushtetues, Republika nuk mbahet vetëm me numra

    Lëvizja FOL përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mënyrën se si është proceduar me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. Në një rend kushtetues parlamentar, zgjedhja e Presidentit nuk është një veprim i rëndomtë politik, por procedurë e veçantë kushtetuese, e cila duhet të zhvillohet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me standardet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

    “Ajo që ndodhi vonë mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku u tentua të zgjidhej Presidenti përmes një procedure të kontestueshme te ashtuquajtur nga vetë eksponentët e shumicës si proces “karate”, përbën rrezik serioz për funksionimin normal të institucioneve dhe për vetë rendin kushtetues.

    Republika nuk mbahet vetëm me numra. Presidenti nuk është pronë e një shumice të përkohshme. Presidenti është institucion i unitetit të popullit. Për këtë arsye, procesi i zgjedhjes së tij nuk mund të shndërrohet në ‘ushtrim force’, në kalkulim partiak apo në lojë procedurale. Kushtetuta nuk është instrument për t’u përdorur kur i shërben pushtetit dhe për t’u anashkaluar kur e kufizon atë.

    Shkelja me paramendim dhe me qëllim e Kushtetutës përbën akt shumë të rrezikshëm dhe të paprecedent në historinë e re të Republikës. Një veprim i tillë nuk është vetëm gabim procedural; është goditje ndaj parimit se pushteti buron nga Kushtetuta dhe ushtrohet vetëm brenda kufijve të saj. Sepse ajo krijon bindjen se institucionet mund të deformohen nga brenda, se rregullat mund të lakohen sipas nevojës politike dhe se shteti mund të trajtohet si pronë e atyre që përkohësisht e qeverisin. Kjo është pikërisht arsyeja pse situata është kaq e rrezikshme: sepse normalizon idenë se Kushtetuta mund të anashkalohet kur nuk i përshtatet shumicës së momentit”, thuhet në komunikatë.

    Sipas FOL,  fillimi apo vazhdimi i votimit pa praninë e së paku 80 deputetëve në sallë nuk mund të konsiderohet thjesht si çështje procedurale e brendshme e Kuvendit. Një veprim i tillë prek drejtpërdrejt rendin kushtetues, sepse synon të prodhojë pasoja juridike në mungesë të kushteve themelore që Kushtetuta kërkon për këtë proces.

    Në këtë kuptim, shumica parlamentare dhe udhëheqja e Kuvendit kanë përgjegjësi të veçantë që të mos e trajtojnë Kushtetutën si pengesë teknike. Çdo procedim pa kuorumin e nevojshëm krijon precedent të rrezikshëm, dobëson parimin se pushteti ushtrohet vetëm brenda kufijve të përcaktuar me Kushtetutë dhe e fut vendin në një zonë të pasigurt institucionale.

    Lëvizja FOL rikujton se demokracia nuk matet vetëm me numrin e votave që një shumicë mund t’i sigurojë në një moment të caktuar. Ajo matet edhe me gatishmërinë e asaj shumice për t’u ndalur kur Kushtetuta e kërkon këtë. Respektimi i kufijve kushtetues është kusht për legjitimitetin e çdo vendimi institucional.

    Për këtë arsye, i bëjmë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës, udhëheqjes së tij dhe të gjithë deputetëve që procesi i zgjedhjes së Presidentit të zhvillohet vetëm në përputhje të plotë me nenin 86 të Kushtetutës dhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Çdo shmangie nga këto standarde nuk e zgjidh krizën institucionale; përkundrazi, e thellon atë, e dobëson besimin në institucione dhe e vendos vendin përballë një kontestimi të ri kushtetues.

    Kosova ka nevojë për President të zgjedhur në mënyrë të rregullt, me proces të pastër dhe me legjitimitet të pakontestueshëm. Çdo rrugë tjetër është e dëmshme për institucionet, për rendin kushtetues dhe për besimin e qytetarëve në shtet.

  • Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, procedura që ka hyrë në fuqi nga ky muaj

    Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, procedura që ka hyrë në fuqi nga ky muaj

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për disa përditësime në procedurat e udhëtimit, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli 2026, duke synuar lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të fluturimeve.

    Sipas njoftimit zyrtar, udhëtarët këshillohen të përdorin check-in online dhe të mbajnë kartën e imbarkimit në celular ose të printuar, ndërsa pasagjerët pa bagazh të regjistruar mund të shkojnë direkt në portën e nisjes.

    Po ashtu, është theksuar se pasagjerët duhet të jenë në aeroport shumë më herët se zakonisht, duke filluar nga tri orë para orës së nisjes së fluturimit, për shkak të procedurave të imbarkimit dhe mbylljes së check-in-it.

    “Aeroporti u bën thirrje të gjithë pasagjerëve që të jenë në aeroport më herët dhe të respektojnë oraret e përcaktuara sipas politikave të linjave ajrore”, thuhet në njoftim.

  • Trump ‘nuk e pëlqen’ propozimin e fundit të paqes me Iranin

    Trump ‘nuk e pëlqen’ propozimin e fundit të paqes me Iranin

    Reagimet e para kanë ardhur për një propozim të raportuar iranian, i cili ofron një marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit, duke anashkaluar çështjet e vështira mbi pasurimin bërthamor.

    Një zyrtar amerikan tha të hënën se presidenti Donald Trump është i pakënaqur me propozimin sepse nuk trajton rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilat ShBA-të duan t’i heqin.

    “Ai nuk e pëlqen propozimin”, tha burimi për Reuters, shkruan Sky News.

    Trump e kishte diskutuar propozimin me ndihmësit e tij kryesorë të sigurisë kombëtare më herët gjatë ditës.

    Axios kishte dhënë lajmin për propozimin e ri iranian dje pasi të dyja palët nuk arritën të bien dakord për bisedimet e paqes.

  • Ryanair mbyll bazën në Berlin, shkak rritja e tarifave

    Ryanair mbyll bazën në Berlin, shkak rritja e tarifave

    Kompania ajrore “low cost” Ryanair ka njoftuar mbylljen e bazës së saj në Berlin, duke argumentuar se vendimi vjen si pasojë e rritjes së tarifave aeroportuale.

    Sipas kompanisë, shtatë avionë Boeing 737 do të largohen nga kryeqyteti gjerman dhe do të zhvendosen në tregje të tjera më konkurruese në Evropë, përfshirë Suedinë dhe Shqipërinë.

    Vendimi ka surprizuar operatorin e aeroportit të Berlinit, i cili ka mohuar çdo rritje tarifash. Në një reagim të shkurtër, kompania menaxhuese bëri të ditur se është në negociata me linjat ajrore dhe se nuk ka në plan rritje të çmimeve aeroportuale.

    Ryanair pretendon se tarifat në Berlin janë rritur me 50% që nga viti 2019 dhe ka konfirmuar se baza do të mbyllet më 24 tetor. Pilotët dhe stafi i kabinës janë njoftuar për vendimin, ndërsa punonjësve u është ofruar mundësia për t’u transferuar në baza të tjera të kompanisë.

    Sipas vlerësimeve të kompanisë, ky hap do të përgjysmojë numrin e fluturimeve nga Berlin, duke reduktuar lidhjet ajrore me destinacione të afërta. Në muajt e fundit, edhe kompani të tjera si easyJet kanë shkurtuar operacionet e tyre në qytet.

    Ryanair paralajmëron se vendimi do të sjellë humbjen e mbi 2 milionë vendeve në vit dhe një rënie të trafikut nga 4.5 milionë pasagjerë aktualë në rreth 2.2 milionë deri në vitin 2027.

    Kompania thekson se, në mungesë të reformave për uljen e kostove në Gjermani, do të vazhdojë të zhvendosë avionët drejt tregjeve më konkurruese në Evropë.

  • Zgjedhja e Presidentit: Pasi provuan veç vet, Bahtiri sot e fton opozitën në seancë

    Zgjedhja e Presidentit: Pasi provuan veç vet, Bahtiri sot e fton opozitën në seancë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë ku do të votohet presidenti.

    Kjo thirrje e Bahtirit vjen pas seancën së mbrëmshme kur Lëvizja Vetëvendosje provoi të votonte pa pjesëmarrjen e opozitës.

    “Edhe sot i bëjmë thirrje opozitës: EJANI NË SALLË PLENARE, mos rrini në zyre të grupeve parlamentare. Prej kujt po frikësoheni që s’po zbritni poshtë? Propozoni kandidatin tuaj. Edhe njëherë e keni mundësinë. EJANI poshtë e votoni, mos e lini vendin të shkojë në zgjedhje, edhe ashtu po dihet se e keni kuptuar se shkaktar kryesor të cilët do t’i dënoj populli jeni ju”, ka shkruar Bahtiri.

    Mbrëmë, VV-ja tentoi që ta bënte zgjedhjen e presidentit pa qenë 80 deputetë në sallë ashtu siç kërkohet me Kushtetutë.