ATV

Category: LAJME

  • Deliu-Kodra: Këto dy vite sa ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë, të vështira për PDK-në

    Deliu-Kodra: Këto dy vite sa ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë, të vështira për PDK-në

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “A23” në ATV, derisa foli lidhur me marshin që pritet të mbahet nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhën në paraburgim në Hagë që nga 2020-ta, ajo tha se këto dy vite ishin të vështira për PDK-në.

    “Ka dy vite e gjysmë që liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë dhe për këtë kohë, ne kemi qenë të rezervuar qoftë që organizojmë diçka apo edhe të mbështesim iniciativa për ta ruajtur një proces që po ndodhë në Hagë. Ju e dini që atje po gjykohen dy prej kryetarëve të PDK-së dhe këto dy vite e gjysmë ka qenë tejet të vështira për partinë por konsiderojë që kanë qenë të vështira edhe për Kosovën, duke u përballur me një proces që duke të jetë më i vështirë dhe urojë që të mos jetë i gjatë dhe që sa më parë të kemi një vendim me atë proces që po ndodhë atje”, deklaroi Deliu-Kodra./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Chollet takohet me Gjuriqin, flasin për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

    Chollet takohet me Gjuriqin, flasin për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

    Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet është takuar me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

    Në këtë takim, Chollet e Gjuriq kanë diskutuar për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi në Ohër dhe për avancimin e ambicieve të Serbisë.

    Ai i ka shprehur falënderime Serbisë për mbështetjen e Ukrainës.

    Gjithashtu ka thënë se e mirëpret Gjuriqin në vjeshtë për programin e ndërlidhjes.

  • Ambasadorët shohin progres në dialog, thonë se do të ketë pasoja nëse marrëveshjet nuk zbatohen

    Ambasadorët shohin progres në dialog, thonë se do të ketë pasoja nëse marrëveshjet nuk zbatohen

    Ambasadori i Francës në Kosovë dhe ai i Gjermanisë janë shprehur optimist për dialogun Kosovë-Serbi dhe dakordimet e arritura në mes të palëve muajin e kaluar dhe këtë muaj, raporton Ekonomia Online.

    Në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë, ambasadori francez në Prishtinë, Oliver Guerot, ka thënë se Kosova duhet të fillojë krijimin e Asociacionit, e se kjo është e qartë edhe në tekstin e Aneksit të Implementimit.

    Guerot ka thënë se pas një periudhe të gjatë, ky dialog ka marrë një kahje positive, e se nuk duhet të humbasë ky “momentum”.

    Ai ka folur edhe për dakordimin e palëve në Bruksel më 27 shkurt për Planin evropian si dhe aneksin e zbatimit për të cilin palët u dakorduan në Ohër më 18 mars.

    “Të dy marrëveshjet janë një arritje e madhe dhe udhëheqësit ishin të suksesshme, pavarësisht se nuk u nënshkrua, marrëveshja është obliguese dhe detyruese për Kosovën e Serbinë dhe presim nga dy vendet që t’i zbatojnë ato. Do të ketë pasoja nëse nuk zbatohen dhe nuk përmbushet dinamika e përcaktuar”, është shprehur Guerot.

    “Do të ketë pasoja nëse nuk zbatohen dhe nuk përmbushet dinamika e përcaktuar, prandaj do të përpiqemi t’iu themi se çfarë pasoja. Do të thosha se presim nga Qeveria që ta lëshojnë vendimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ky është hapi i parë”.

    “Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim nga Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova të fillojë negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të ofrojë garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të Asociacionit”.

    “Dhe unë s’e kam lirinë që t’i zbuloj sekretet këtu”, ka thënë Guerot.

    E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i përmbushë obligimet e saja duke bërë hapa që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    “E kuptoj skepticizmin, por natyrisht ne jemi optimistë. Jam optimist sepse ka shumë presion politik. Alternativa tjetër është që rruga e mbyllur për BE për të dyja vendet. Të rinjtë po largohen dhe ne duhet të ndryshojmë këtë – e kjo bëhet nga vullneti politik për të ndryshuar”.

    “Kosova duhet t’i përmbush obligimet duke bërë hapa që ta themelojë asociacionin. Serbia duhet të pajtohet që Kosova është një fqinj që ka perspektive evropiane”.

  • Abbott e quan të “papranueshëm” aktin e djegies së veturave në veri, kërkon hetime të shpejta

    Abbott e quan të “papranueshëm” aktin e djegies së veturave në veri, kërkon hetime të shpejta

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott e ka quajtur të papranueshëm aktin e djegies së veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

    Përmes një postimi në Twitter, ambasadori britanik ka kërkuar këto akte dhune të dënohen nga akterët politikë seriozë.

    Sipas tij pas këtyre incidenteve duhen hetime të shpejta të cilat siç është shprehur ai duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet.

    “Djegia e veturave pas ri-regjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë akt krimi janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, ka shkruar Abbott.

  • ​Osmani: Në Pastasellë e Malishevë u bë masakër, kërkojmë drejtësi për viktimat

    ​Osmani: Në Pastasellë e Malishevë u bë masakër, kërkojmë drejtësi për viktimat

    Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

    “Sot kujtojmë masakrën e kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, me ç‘ rast u vranë dhe u masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civil. Dhembja vazhdon të jetë po kaq e madhe sikur në ditën e vrasjes së tyre, ndërsa kujtimi për ta i përhershëm. Drejtësia për viktimat e regjimit serb dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë kërkesa të përhershme tonat, nga të cilat ne nuk heqim dorë”, ka shkruar Osmani.

  • Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

    Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

    Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Samitin e dytë për Demokraci, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin me temën “Zgjedhje të lira dhe të drejta – Roli i Kongresit në promovimin e politikave të shëndosha zgjedhore dhe pjesëmarrjen e votuesve”.

    Në fjalimin e tij, kryetari Konjufca foli për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në organizimin e të gjitha cikleve zgjedhore deri më tani, duke shtuar se progresi i arritur në këtë fushë ka kontribuar në zhvillimin demokratik të Kosovës.

    “Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë dhe se të gjitha proceset elektorale viteve të fundit, sipas raporteve vendore e ndërkombëtare, janë organizuar duke përmbushur standaret më të larta demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta duke dëshmuar kështu pjekuri dhe kulturë të lartë politike dhe qytetare”, theksoi kryetari Konjufca.

    Kryetari i Kuvendit potencoi gjithashtu rolin e Kuvendit të Kosovës në këtë process, duke theksuar faktin që pas një përpjekjeje disa vjeçare, tashmë grupet politike parlamentare janë në prag të përmbylljes së punës për reformën zgjedhore, për të mundësuar adresimin e mangësive të shpërfaqura gjatë proceseve të kaluara zgjedhore dhe së shpejti ato ndryshime do të miratohen në Kuvend.

    “Pavarësisht sfidave dhe punës që na pret, të arriturat e deritanishme dëshmojnë maturinë tonë politike dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti demokratik të qëndrueshëm”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

  • ​Tre të arrestuar për prostitucion, ofruan edhe lokalin

    ​Tre të arrestuar për prostitucion, ofruan edhe lokalin

    Një mashkull dhe dy femra janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.

    Sipas Policisë, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, 80 euro para, një pistoletë me 4 copë fishekë.

    Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuara tjetër është liruar.

  • Përplaset helikopteri i ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur

    Përplaset helikopteri i ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur

    Një numër i konsiderueshëm besohet se kanë mbëtur të vdekur pas përplasjes së helikopterit amerikan në Kentucky.

    Guvernatori Andy Beshear ka thënë se ky është një lajm tronditës dhe sipas raportimeve të para pritet që të ketë të vdekur, raporton BBC.

    Sipas mediave lokale incideti ka ndodhur rreth orës 21:35 dhe besohet se numri i viktimave është nëntë.

    Ushtria amerikane ka konfirmuar se helikopterët e tyre janë të përfshirë në këtë aksident. Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se aksidenti ndodhi gjatë një misioni rutinor stërvitor.

    “Gjendja e stafit të helikopterit ende është e paqartë”, tha ai ndër të tjera.

  • ZRrE-ja sot vendos për shtrenjtimin e rrymës

    ZRrE-ja sot vendos për shtrenjtimin e rrymës

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në mbledhjen e cila është paraparë të mbahet sot në orën 15:00, pritet të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike.

    Bazuar në vendimin që ZRRE-ja e ka marr një javë më parë, me të cilin ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë eurosh, tarifat e energjisë elektrike, nga muaji prill, pritet të rriten rreth 15 për qind.

    Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fajzullahu, javën që shkoj ka theksuar se rritja e tarifave do të shpërndahet te të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    Në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, Qeveria ka propozuar që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

    Ndërsa Presidenca ka rekomanduar që të mos rriten tarifat dhe ka propozuar që kostoja shtesë e operatorëve, e diktuar nga importi, të mbulohet përmes pakos prej 75 milionë eurosh, të ndara nga Bashkimi Evropian.

    Javën që shkoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në pritje të vendimit të ZRRE-së për tarifat e energjisë elektrike.

    Ai ka deklaruar se për momentin nuk mund të flasin nëse do të subvencionojnë rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe se pas dorëzimit të komenteve të tyre janë në pritje të vendimit.

    Gjatë procesit të shqyrtimit të tarifave, ZRRE-ja ka propozuar që çmimi i rrymës të rritet për 14 për qind. Ky propozim ka ardhur pas kërkesës së KESCO-s që çmimi të rritet për 50 për qind.

    Edhe KEK-u ka kërkuar që të rritet çmimi i megavatit të energjisë që ai ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro.

    Rendi i ditës i mbledhjes së ZRRE-së që do të mbahet të enjten.

    Miratimi i Rendit të Ditës;

    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

    Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit, Operimin e Sistemit dhe Operimin e Tregut (OST/OT) për vitin relevant tarifor 2023;

    Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSh) për vitin relevant tarifor 2023;

    Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023;

    Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2022;

    Të tjera.

  • Lajçak ia tregon deputetit sllovak detajet e Marrëveshjes së Ohrit

    Lajçak ia tregon deputetit sllovak detajet e Marrëveshjes së Ohrit

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi sonte se ka pasur një takim me deputetin sllovak të Parlamentit Evropian, Vladimir Bilcik.

    Me anë të një cicërime në Twitter, diplomati sllovak tregoi se me Bilcikun kanë folur për zhvillimet e fundit në dialog.

    Pjesë e diskutimeve ishin edhe detajet e marrëveshjes së fundit e që u arrit në Ohër të Maqedonisë Veriore, të shtunën e kaluar.

    “Ne folëm për zhvillimet e fundit në Dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit Evropian”, shkroi Lajçak.