ATV

Category: Lajme

  • Nis protesta e sektorit privat, Azemi: Edhe ne duam të festojmë, por nuk po na lë Qeveria dhe kompanitë

    Nis protesta e sektorit privat, Azemi: Edhe ne duam të festojmë, por nuk po na lë Qeveria dhe kompanitë

    Ka nisur protesta në Prishtinë, organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat (SPSPK), raporton atvlive.tv.

    Kjo protestë u organizua pasi kjo sindikatë po kërkon rritje të pagave në sektorin privat.

    Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, tha se sot është dashur të jetë ditë feste edhe për sektorin privat, por që nuk po i lënë ta bëjnë një gjë të tillë Qeveria dhe kompanitë.

    “Edhe ne kishim dashur të festojmë sot për 1 maj, por nuk po na lënë Qeveria dhe kompanitë”, tha Azemi.

    ATV-ja raporton se në këtë protestë përveç qytetarëve nga Prishtina, po marrin pjesë edhe qytetarë nga qytete të tjera, si Gjakova, Gjilani, Vushtrria, etj. /atvlive.tv

  • ASK: Mbi tre mijë biznese u hapen për tre muajt e parë të këtij viti

    ASK: Mbi tre mijë biznese u hapen për tre muajt e parë të këtij viti

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përmes raportit mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, ka treguar se janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese në tre mujorin e parë të vitit 2023.

    Siç ka raportuar ASK-ja kjo është një rritje 17.7 për qind, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022.

    E kur krahasohet me tremujorin e parë të vitit 2022, rezulton që trejmuori i parë i këtij viti ka një rritje të hapjes së bizneseve për 9 për qind.

    Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 762 ndërmarrje të regjistruara (24.7 për qind ); Prodhimi me 353 ndërmarrje të regjistruara (11.4 për qind ); Ndërtimtaria me 325 ndërmarrje të regjistruara (10.5 për qind ); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 309 ndërmarrje të regjistruara (10.0 për qind ); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 271 ndërmarrje të regjistruara (8.8 për qind ) etj.

    Ndërkaq, sipas kategorisë së të punësuarve në ndërmarrjet e regjistruara në këtë tremujor, ishin: në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 988 ndërmarrje të regjistruara (96.8 për qind ); në kategorinë me 5 deri 9 të punësuar janë 69 sosh (2.2 për qind ); në kategorinë me 10 deri në 19 të punësuar janë 19 ndërmarrje të regjistruara (0.6 për qind ); me 20 deri 249 të punësuar janë 9 ndërmarrje të regjistruara (0.3 për qind ); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është vetëm 1 ndërmarrje e regjistruar.

    Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave prin komuna e Prishtinës me 862 ndërmarrje të regjistruara (27.9për qind ); Ferizaj me 267 ndërmarrje të regjistruara (8.6për qind ); Prizreni me 261 ndërmarrje të regjistruara (8.4për qind ); Gjilani me 172 ndërmarrje të regjistruara (5.6 për qind ); Peja me 160 ndërmarrje të regjistruara (5.2 për qind ); dhe Fushë Kosova me 124 ndërmarrje të regjistruara (4.0 për qind ). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

    Për këtë çështje të shtunën kishte shkruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke e cilësuar këtë si sukses qeveritare në ofrimin e kushteve të të bërit biznes.

  • Fillon dëshmia e dëshmitarit të 10-të kundër Pjetër Shalës

    Fillon dëshmia e dëshmitarit të 10-të kundër Pjetër Shalës

    Të hënën (1 maj) ka nisur dëgjimi i dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë kundër Pjetër Shalës.

    Për ta intervistuar dëshmitarin, Zyra e Prokurorisë së Specializuar i ka kërkuar 3 orë kohë.

    Kjo dëshmi do të dëgjohet në tri seanca me nga 1 orë e 30 minuta kohë.

    Një pjesë e dëshmisë do të dëgjohet në seancë të mbyllur.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • Haradinaj: Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit

    Haradinaj: Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit.

    “Dita Ndërkombëtare e Punës kësaj here Kosovën e gjen në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit. Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Sipas Haradinajt, kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar janë të fokusuar më shumë në grumbullimin e parave në thesarin e shtetit sesa në investime kapitale, aty ku, siç thotë ai, hapen vende të reja pune, rriten rrogat dhe zhvillohet shteti.

    “Fuqia punëtore po ikë çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. Kosova rrezikon me mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë”, ka shtuar ai.

    Ai tha se fton qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik, të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku, sipas tij, është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe të zhbllokojë buxhetin e shtetit.

    “Ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar”, ka përfunduar ai.

  • Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me intervale me diell, ndërsa në viset malore do të ketë reshje të dobëta të shiut.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 9 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 20 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me mot të kthjellët dhe me temperatura konstante.

    Temperaturën minimale do e mbajë Ferizaj me 10 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 18 gradë Celsius.

    Parashikimin e plotë të motit me Diellza Dakën në ALARM të ATV-së, mund ta gjeni në videon e më poshtme:

  • E rëndë: Një nënë në Rahovec e gjen të vdekur në shtëpi djalin e saj

    E rëndë: Një nënë në Rahovec e gjen të vdekur në shtëpi djalin e saj

    Një grua ka raportuar në Polici se e ka gjetur djalin e saj pa shenja jete, në shtëpi.

    Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, derisa në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Tutje, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion./atvlive.tv/

     

  • Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

    Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Njoftimin për këtë emërim e ka bërë zyra e kryeministrit.

    “Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

  • Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

    Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

    Në kohën kur në Hagë ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi ka kërkuar që avokati i tij David Young të mos e përfaqësoj më atë.

    Selimi ka kërkuar të ndërpresë kontratën më të. Ai ka kërkuar që Young të zëvendësohet nga avokati Geoffrey Roberts.

    “Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të z. David Young (‘MrYoung’) si avokat i z. Rexhep Selimi. (‘Zoti Selimi’). Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga z. Selimi ku kërkonte që z. Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe që është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga z. Selimi një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për z. Selimi bazuar në arsye të mira, dhe duke përshkruar arsyet për këtë”, thuhet në vendimin e Speciales.

    Më tej në vendim thuhet se “z.Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontraktuar me një kërkesë për të përfaqësuar z.Selimi dhe se ai do të pranonte emërimin. z.Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit të Direktivës për avokatin”.

    Aktakuza e parë kundër ish-krerevë të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

    Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

    Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

  • ​Rrahje për një parking, dy të lënduar

    ​Rrahje për një parking, dy të lënduar

    Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu janë rrahur mes veti dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    Sipas Policisë, tre të dyshuarit pasi intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

  • Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat mban protestë

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat mban protestë

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat do të mbajë protestë sot.

    Kjo protestë organizohet pasi kjo sindikatë po kërkon rritje të pagave në sektorin e tyre.

    Një protestë e ngjashme ishte paralajmëruar edhe në muajin nëntor, por që ishte vendosur që Qeverisë t’i jepet afat deri në realizimin e kërkesave.

    Protesta mbahet pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

    Protesta pritet të nis nga ora 11:00 dhe do të mbahet në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’.