ATV

Category: Lajme

  • Para nisjes së takimit me Vuçiqin, Kurti zhvillon takim me Escobarin

    Para nisjes së takimit me Vuçiqin, Kurti zhvillon takim me Escobarin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

    Kurti ndodhet në Bruksel për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe 18 marsit.

    Në takimin me Escobar, sipas një komunikate të zyrës së kryeministrit, është diskutuar edhe për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Kosovës në fazën e parë të aplikimit në Këshillin e Evropës.

    Kjo është komunikata e plotë për takimin:

    Në prag të takimit të sotëm të nivelit të lartë politik në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Ishte një takim miqësor e produktiv, të cilin kryeministri Kurti e filloi duke e falënderuar z. Escobar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e votimit në fazën e parë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar atë të arritur meritore të Republikës së Kosovës.

    U diskutua për takimin e sotëm, agjendën dhe pritjet, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është dakorduar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit.​

  • Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

    Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

    Në Bruksel ka filluar takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Takimi është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.

    Bashkimi Evropian gjatë ditës ka thënë se palët pritet “të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth projektit t të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

    Nga ana tjetër pritjet amerikane janë për një takim konstruktiv dhe që sjell përparim në bisedime, posaçërisht për formimin e Asociacionit.

    Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Një ditë më herët, ai foli edhe me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili shprehu pritjet e SHBA-së për një takim konstruktiv mes Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe për përparim në bisedime, sidomos për çështjen e Asociacionit.

  • Priten gjoba për ata që nuk e kanë paguar tatimin në pronë

    Priten gjoba për ata që nuk e kanë paguar tatimin në pronë

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se të gjithë ata që nuk e kanë paguar tatimin në pronë deri më datën 30 prill do të gjobiten nga Ministria e Financave.

    Në një intervistë në “Direkt”, në ATV, Ibrahimi ka thënë se do të ketë gjobë 10% dhe një rritje e kamatës për çdo muaj.

    Më poshtë mund ta ndiqni deklaratën e Sazan Ibrahimit:

  • Brnabiq e dëshpëruar: Prisnim që Bosnja e Hercegovina të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Brnabiq e dëshpëruar: Prisnim që Bosnja e Hercegovina të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot Serbia e vlerëson faktin që Bosnja dhe Hercegovina (BeH) nuk e ka njohur Kosovën, por është tha se nuk e ka të qartë se pse ky shtet nuk votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “E di që brenda BeH ka qëndrime të ndryshme. Duhet të pranoj se nuk e kam të qartë votën e BeH, pra abstenimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u tha Brnabiq gazetarëve në Mostar.

    Siç rapoton “Noava”, kryeministrja serbe ka thënë se ka pritur që Bosnja dhe Hercegovina të votojë kundër, sepse “nuk mund të abstenojë në çështjen e anëtarësimit të një shteti inekzistent në Këshillin e Evropës”, transmeton Telegrafi.

    Komiteti i Këshillit të Ministrave i Këshillit të Evropës më 24 prill të këtij viti ka shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe ka vendosur që t’i bartë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ka mandatin për të përgatitur opinionin dhe rekomandimin lidhur me kërkesën e Kosovës.

    Vendimin e sotëm për këtë akt e kanë mbështetur 33 vende anëtare të Këshillit të Evropës, 7 ishin kundër, ndërsa 5 vende kanë abstenuar në votim.

    Në mesin e shteteve që kanë votuar kundër ka qenë edhe Serbia, me çka edhe formalisht ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut më 27 shkurt, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

    Sipas procedurave të Këshillit të Evropës tash pritet që në një prej takimeve të radhës – ose në atë në qershor apo më vonë në vjedhtë, në tetor – të përgatitet raporti i Asamblesë parlamentare dhe të jepet rekomandimi për të pranuar Kosovën në në këtë organizatë.

    Më pas, prapë Këshilli Ministror merr vendimin për të pranuar apo jo Kosovën si vend anëtar.

  • Begaj do të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

    Begaj do të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, nisen të enjten për në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, që do të zhvillohen, më 5 dhe 6 maj.

    Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë të premten, do të marrin pjesë në pritjen e dhënë nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për Krerët e Shteteve pjesëmarrës në ceremoni.

    “Ndërsa, ditën e shtunë, më 6 maj 2023, presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të ndjekin ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit dhe të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster. Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh”, thuhet në njoftim.

  • ​Prokuroria Speciale ngrit akrtakuzën e parë në mungesë për dhunim gjatë luftës

    ​Prokuroria Speciale ngrit akrtakuzën e parë në mungesë për dhunim gjatë luftës

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzën e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. për dhunim gjatë lutës në Kosovë.

    Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se, si pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë, e cila pësoj lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

    “Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

  • “Të rinjtë deri në 27 vjet s’arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet, 6 vjet u duhen të gjejnë punë pas diplomimit”

    “Të rinjtë deri në 27 vjet s’arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet, 6 vjet u duhen të gjejnë punë pas diplomimit”

    Agjencia e Statistikave të Kosovës, UNFPA dhe Instituti Riinvest kanë mbajtur diskutimin me temën “Analiza e Parë e Llogarive Kombëtare të Transferimit (NTA) në Kosovë: Publikimi dhe Diskutim”, raporton EO.

    Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave, Ilir Berisha, tha se NTA ndihmon në politikbërjen dhe i’u mundëson që të kuptojnë më mirë sfidat. Ai tha se bashkëpunimet janë të nevojshme në mënyrë që të ketë efekte.

    “Në mbështetej të UNFPA për herë të parë në Kosovës është bërë analiza e e Llogarive Kombëtare të Transferimit (NTA). Bashkëpunimi me UNFPA dhe Riinvest është i veçantë dhe tregim i suksesit që me bashkëpunim të arrihen efekte. Sepse kur bashkohemi arrijmë diçka. Unë i përgëzoj ekspertët për këtë analizë dhe besoj që në të ardhmen do të kemi analiza të tilla më shumë”, tha ai.

    Udhëheqësja e Zyrës se UNFPA në Kosovë Visare Mujko-Nimani, tha se kjo është analiza e parë e këtij lloji që është bërë në Kosovë. Ajo shtoi se shpreson që këto të dhëna të i’u ndihmojnë institucioneve të vendit që të krijojnë politika të reja.

    “Në bashkëpunimi me ASK e kemi që nga viti 1999 dhe vazhdoj edhe sot e kësaj dite. Shpresojë që këto analiza në Kosovë në të ardhëm do të jenë të rregullat dhe do t’i ndihmojnë institucionet në analizimin e këtyre të dhënave si dhe të krijojnë politika të reja në bazë të këtyre të dhënave”.

    Visar Vokrri, nga Instituti Riinvest, foli për gjetjet e analizës, duke sqaruar se janë përdorur të dhënat e ATK-së të vitit 2017.

    Sipas tij, në bazë të kësja analize del që kosovarët deri në moshën 27 vjeçare nuk kanë mundësi që t’i mbulojnë shpenzimet e tyre.

    Ai tha se edhe ata që janë mbi moshën 60 vjeçare nuk arrijnë që t’i mbulojnë shpenzimet e tyre, e që sipas tij kjo nuk ndodhë në vendet e tjetra.

    “Ato ndahen në tri grupe kryesore, cikli jetësor ekonomik, dy grupe të rëndësishme janë edhe alokimet dhe grupi i tretë janë rishpërndarjet publike. Pilotimi është realizuar duke përdorur vitin 2017. E para janë të hyrat nga puna, në vitin 2017 kanë qenë 1,55 miliardë të hyra totale bruto këto të dhëna janë marr nga ATK-ja. Te konsumi i kategorive familjare jemi fokusuar në sektor të ndryshëm, shpenzimet që lidhen në shpenzimet privat në arsim, po e shohim se pas shkollës fillore ka shpenzime më të mëdha, këto shpenzime nuk e kalojnë moshën 30 vjeçare”.

    “Konsumi privat në shëndetësi, nuk ka shpenzimet janë më të mëdha nga mosha 40 vjeçare. Te shpenzimet publike shëndetësore, rreth 100 euro për kokë banori janë shpenzimet që bëhen për foshnjat, nga mosha 70 janë shpenzimet më të mëdha. Te deficiti i ciklit jetësorë, ky deficit zakonisht është pozitiv në fillim dhe në fund. Deri në moshën 26-27 vjeç kosovarët nuk arrin që t’i mbulojnë shpenzimet e veta, kjo nuk është karakteristik e vendeve të zhvilluara, e shohim që para pensionimit prapë fillojnë që mos t’i mbërrijnë shpenzimet e veta. Edhe një prej elementeve që janë rishpërndarjet publike në mesë moshave, është se të hyrat janë shumë të vogla dhe e gjithë rishpërndarje në ekonomit familjarë bëhet përmes kursimeve publike”, tha ai.

    Avni Kastrati nga ASK-ja tha se kanë pasur shumë sfida, sipas tij, në këtë analizë ka dal që të rinjtë në Kosovë pasi ta kryejnë fakultetin i’u duhet deri në gjashtë vjet që të fillojnë punën.

    “Në fillim na ka dukur e lehtë, por pastaj ka pasur sfida, edhe burimet që i kemi pasur të disponieshem. Në Kosova po sa ta kryejnë fakultet nuk hyjnë në punë, i nevojiten edhe pesë gjashtë vite që të fillojnë punën. Edhe unë kam mësuar shumë nga ky hulumtim nga kjo analizë. Sepse ndryshimet e mëdha demografike që po ndodhin në Kosovë, në demografi themi se Kosova ka hyrë në mundësit e reja. Edhe Kosova e ka kaluar fazën e zvogëlimit edhe shkalla e fertilitetit jemi në rënie”, tha ai.

    Llogaritë Kombëtare të Transferimit (NTA) janë një sistem i kontabilitetit kombëtar që gjurmon shpërndarjen e burimeve ekonomike midis grupmoshave të ndryshme brenda një vendi. Në mënyrë të veçantë, NTA-të ndjekin fluksin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe burimet financiare, ndërmjet grupmoshave të ndryshme, si fëmijët, të rriturit në moshë pune dhe individët e moshuar.

    Duke gjurmuar shpërndarjen e burimeve midis grupmoshave të ndryshme, NTA mund të ndihmojnë politikëbërësit të kuptojnë më mirë sfidat ekonomike dhe mundësitë që lidhen me plakjen e popullsisë.

    NTA-të zakonisht përdoren për të analizuar modelet e transfertave ndër breza, të cilat i referohen rrjedhës së burimeve midis brezave të ndryshëm. Kjo përfshin transferimet nga prindërit te fëmijët, nga fëmijët te prindërit e moshuar dhe nga popullsia në moshë pune te pensionistët.

    Në përgjithësi, NTA-të ofrojnë një mjet të dobishëm për politikëbërësit për të kuptuar më mirë implikimet ekonomike të plakjes së popullsisë dhe për të zhvilluar politika që mund të ndihmojnë në promovimin e rritjes ekonomike dhe mirëqenies në grupmosha të ndryshme.

  • Haxhiu: Duhet përkushtim për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb

    Haxhiu: Duhet përkushtim për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në 24-vjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, tha se drejtësisë i duhur përkushtim që të bëj gjithçka për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.

    “Përkushtim i palëkundur i duhet drejtësisë që të bëjë gjithçka për të sjellë drejtësinë për të gjitha viktimat e gjenocidit serb”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Në Studime të Vushtrrisë më 2 maj 1999 u vranë e masakruan 116 civilë.
    Kolonë e gjatë civilësh po largoheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre, me tmerrin që po shkaktonte ushtria serbe duke masakruar gjithandej Kosovës civilë të pafajshëm, në pranverën e vitit 1999.

    Mijëra familje mbetën pa më të dashurit e tyre, e për kriminelët serb ky ishte veç një episod tjetër nga seria e masakrave që po shkaktonin ndaj popullit shqiptarë.
    Përkushtim i palëkundur i duhet drejtësisë që të bëjë gjithçka për të sjellë drejtësinë për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.

    Lavdi të gjithë të rënëve të luftës për liri!

  • ​Osmani: Kosova duhet të ketë draftin e vet për Asociacionin

    ​Osmani: Kosova duhet të ketë draftin e vet për Asociacionin

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca janë deklaruar të martën për takimin e sotëm në Bruksel. E para e vendit tha se pret që sonte Kosova të ketë draftin e saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi siç tha ajo, draft-statuti i ekipit menaxhues mbetet i papranueshëm për ë.

    Osmani para mediave tha se që drafti i një të ashtu-quajturi ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit nuk mund të bëhet bazë e negociatave.

    “I ashtuquajturi ekip menaxhues do të prezantojë një draft. Pritjet e mija si presidente janë që Republika e Kosovës të ketë draftin e saj sepse ne nuk guxojmë të lejojmë që drafti i një të ashtu-quajturi ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vucicit të bëhet bazë e negociatave. Pra, ta kemi draftin tonë i cili në një është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, nën dy është përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, është po ashtu në përputhje me qendrimin e ShBA dhe siguron qe nuk preket as sovraniteti as integriteti territorial e as parimi i unitaritetit qe nënkupton një shtet komplet funksional… këto janë pritjet r mija që drafti i Kosovës te jetë ajo që do të shndërrohet në bazën kryesore të këtij procesi e jo drafti i një ekipi menaxhues që udhëheqet dhe kontrollohet nga Vuciqi”, tha Osmani.

    Sipas Osmanit qeverisjet e kaluara duhet të përgjigjen se pse janë emëruar këta persona që aktualisht janë pjesë e ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se apriori e dinë që drafti i propozuar nga ekipi menaxhunes do të jetë totalisht i papranueshëm nga institucionet e Kosovës.

    “Apriori ne e dimë që do të jetë draft totalisht i papranuar nga ana e institucioneve të Kosovës”, theksoi ajo.

    Sa i takon marrëveshjes për të pagjeturit, presidentja Osmani shprehu besimin që do të nënshkruhet sot, por thekson se ka dyshime nëse serbia do ta zbatoj atë apo jo.

    Ndërsa, theksoi po ashtu se kjo deklaratë do ta detyrojë shtetin serb t’i hap arkivat.

    “Kjo është një hap i rëndësishëm në dialogun me Serbinë sepse do ta detyrojë Serbinë që të hap arkivat aty ku gjinden dëshmitë për mbi 1600 të zhdukur me dhunë të luftës në Kosovë. Natyrisht që kemi dyshime në atë që do të zbatojë Serbia, megjithatë shpresojmë që pas nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët e cila nëse nuk bllokohet nga ana serbe do të përfundojë sot që partnerët tanë ndërkombëtarë të sigurohen që çdo hap i cili premtohet edhe të zbatohet”, tha ajo.

    Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh që nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pret të arrihet ndonjë marrëveshje as për draftin e asociacionit por as për personat e zhdukur.

    “Unë mendoj që është vështirë të arrihet një marrëveshje për arsye se Serbia e dëshiron Kosovën si pjesë të saj ne e kemi çliruar Kosovën me shumë sakrifica dhe çmim shumë të lartë dhe këto janë qëndrime të papajtueshme. Unë nuk pres që Serbia do të ndryshojë shpejt dhe që do ta kemi një Serbi demokratike e cila e pranon popullin e Kosovës si subjekt sovran edhe Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj, ne duhet ta vazhdojmë drejtimin tonë e kjo është mbrojtja e interesave tona vitale kombëtare, shtetërore”, theksoi Konjufca.

    Shefja e shtetit e pyetur se a do t’i vizitojë krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë tha se beson që drejtësia sërish do të triumfojë dhe do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

    Ajo tha se si shtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të dëshmuar pastërtinë e luftës çlirimtare.

    “Në besojmë qe drejtësia sërish do të triumfojë ashtu siç ka triumfuar edhe më parë në të gjitha instancat tjera të drejtësisë dhe besojmë që vendimi final do ta ridëshmojë për të satën herë më radhë që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë… Ne bëjmë gjithçka që është në duart tona që t’i mbështesim krerët e UÇK-së jemi në kontakt të vazhdueshëm përbrenda institucioneve edhe me avokatët në mënyrë që çdo veprim i yni të jetë hap i cili i ndihmon drejtësisë dhe jo hap i cili mundet pastaj të keqpërdoret apo të interpretohet si ndërhyrje që do t’i dëmtonte krerët e UÇK përgjatë këtij procesi. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithcka si shtet që të gjithë së bashku ta dëshmojnë pastërtinë e UÇK-së”, tha ajo.

    Presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca këto komente i bënë pas homazheve dhe pjesëmarrjes në akademinë përkujtimore në përkujtim të 24-vjetorit të masakrës së Studimet, ku nga forcat serbe u vranë 116 shqiptarë. /KP

  • Lajcak: As ne nuk e dimë çfarë ka në draft-statutin e asociacionit

    Lajcak: As ne nuk e dimë çfarë ka në draft-statutin e asociacionit

    Ndërkohë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, përpara takimit të sotëm të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, tha se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është paralajmëruar se do të prezantohet sot, duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

    Lajçak në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina, tha se Ekipi menaxhues do të prezantojë sot draft-statutin, por ka shtuar se as ai nuk e di se çfarë ka në të.

    “Ekipi menaxhues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por ky duhet të jetë fillimi i procesit. Në fund të fundit, ne duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçaku.