ATV

Category: Lajme

  • Përfundon votimi në Turqi, Erdogan iu bën thirrje mbështetësve “t’i mbrojnë kutitë”

    Përfundon votimi në Turqi, Erdogan iu bën thirrje mbështetësve “t’i mbrojnë kutitë”

    Votimi është mbyllur zyrtarisht në Turqi, por për shkak të radhëve të gjata të votuesve, njerëzit që po presin në radhë po lejohen ta hedhin votën e tyre.

    Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi pritet të dalin brenda tre ditësh, raporton Al Jazeera.

    “Këto tre ditë duken si një jetë pasi kombi është në teh të thikës” thotë reporteri i Al Jazeeras, Sami Zeidan, duke theksuar rëndësinë vendimtare të këtyre zgjedhjeve.

    Erdogan iu bën thirrje mbështetësve “t’i mbrojnë kutitë e votimit”.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u është drejtuar mbështetësve të tij përmes Twitterit pas përfundimit të votimit.

    “Procesi i votimit ka përfunduar në të gjithë vendin në një mënyrë që i përshtatet demokracisë sonë”.

    “Tani, si gjithmonë, është koha për t’i mbrojtur fort kutitë e votimit. Derisa të finalizohen rezultatet, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë vullnetin e popullit tonë”, shkroi Erdogan.

  • Pësoi vdekje klinike, 56-vjeçari kthehet në jetë

    Pësoi vdekje klinike, 56-vjeçari kthehet në jetë

    Një 56-vjeçar nga fshati Remnik i Vitisë, kishte pësuar vdekje klinike, por falë intervenimit të ekipit të emergjencës në Spitalin e Gjilanit, I.S është kthyer në jetë.

    Lidhur me rastin detaje ka dhënë drejtori i Spitalit Arsim Emini.

    Emini tha se pacienti në fjalë kishte pasur dhimbje në gjoks.

    “Është sjell me autoambulancë nga QKMF-ja në Viti. Ekipi i internistëve dhe kardiologëve ka intervenuar dhe është bërë defibrilimi. Pas analizave është konstatuar se ka pasur infarkt. Ai ka pasur vdekjes klinike, pra zemra nuk ka funksionuar si pompë gjaku”, tha Emini.

    Ai theksoi se më pas është dërguar në QKUK.

    “Atje sipas informatave që kemi është bërë kateterizimi dhe më pas edhe stentimi. Gjendja e tij po përcillet nga mjekët e Klinikës së Kardiologjisë Invazive të QKUK-së”, tha ai.

  • Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në hollin e Hotel Grand në Prishtinë

    Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në hollin e Hotel Grand në Prishtinë

    Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur në hollin e Hotel Grand në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë se 30-vjeçari është gjetur i vdekur në hollin e hotelin ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.

    “Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.” – ka thënë Ahmeti.

  • Presidentja Osmani uron Fanajn që u zgjodh ministre kantonale në Zvicër

    Presidentja Osmani uron Fanajn që u zgjodh ministre kantonale në Zvicër

    Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni është zgjedhur sot ministre e parë në qeverinë e kantonit të Lucernit në Zvicër.

    Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Fanajn për detyrën dhe është shprehur se ajo është frymëzim për gratë e vajzat dhe dëshmi se me punë dhe përkushtim gjithçka është e arritshme.

    “Ajo është ndër përfaqësueset më të denja të mërgatës sonë, e cila është pjesë vitale e shtetit të Kosovës. E nderuar Ylfete, të prifshin sukseset dhe qofsh urë e fortë lidhëse e Republikës së Kosovës me Zvicrën!”, është bërë e ditur në deklaratën e Osmanit.

    Ylfete Fanaj është gruaja e parë kosovare, së cilës i besohet një detyrë ekzekutive.

  • Kurti citon Bankën Botërore: Kosova uli shkallën e varfërisë për 35%, krahasuar me 10 vite më parë

    Kurti citon Bankën Botërore: Kosova uli shkallën e varfërisë për 35%, krahasuar me 10 vite më parë

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të dielën se Kosova ka pranuar lavdërime të larta prej Bankës Botërore, për javën që po lëmë pas.

    Shefi i qeverisë deklaroi se sipas kësaj banke, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, krahasuar me 10 vjet më parë.

    “Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, “duke tejkaluar vendet e ngjashme me të ardhura të ngjashme për frymë””, shkroi Kurti në Twitter.

  • Ylfete Fanaj, e para me prejardhje nga Kosova që zgjedhet ministre kantonale në Zvicër

    Ylfete Fanaj, e para me prejardhje nga Kosova që zgjedhet ministre kantonale në Zvicër

    Me politikanen që ka prejardhje nga Kosova, Ylfete Fanaj, Partia Socialdemokrate është rikthyer në qeverinë e Lucernit pas tetë vitesh.

    Fanaj është bërë ministrja e parë kantonale në Zvicër me origjinë nga Kosova. Ajo u zgjodh në qeverinë e kantonit të Luzernit.

    PS-ja arriti të rikthehej në qeverinë e Lucernit me Ylfete Fanaj të dielën – pas një mungese tetëvjeçare. U zgjodh gjithashtu kandidati për SVP Armin Hartmann.

    Kështu, ekzekutivi është i kompletuar dhe dukshëm me më shumë gra se sa në tetë vitet e fundit. Armin Hartmann nga SVP mori më shumë vota (51,078), raporton Nau.ch, transmeton Paparaci.

    Ylfete Fanaj ka marrë 45.053 vota. Claudia Huser (GLP) mori 39,674 vota dhe humbi hyrjen në qeverinë kantonale të Lucernit.

  • KQZ-ja përditëson të dhënat: Pjesëmarrja në votime deri në ora 14:00

    KQZ-ja përditëson të dhënat: Pjesëmarrja në votime deri në ora 14:00

    Deri në orën 14:00 kanë votuar 26,64 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2630 qendra votimi nga 5211 në total.

    Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 503783 nga 1890788 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

    Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim./euronews.al

  • Vuçiq: Serbët kanë dorëzuar rreth mbi 13 mijë armë, granata, bomba, mortaja, snajperë

    Vuçiq: Serbët kanë dorëzuar rreth mbi 13 mijë armë, granata, bomba, mortaja, snajperë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri në mëngjesin e sotëm janë grumbulluar rreth 13.500 armë të ndryshme dhe lëndë plasëse nga minat dhe shtoi se deri më 8 qershor serbët do të mund t’i dorëzojnë armët e tyre pa asnjë pasojë apo përgjegjësi, ndërsa pas afatit dënimet do të jenë më të mëdha sepse ka plan për ndryshimin e Kodit Penal.

    Vuçiq, pasi tregoi armët e paregjistruara të dorëzuara në stacionet e policisë, tha se gjysma e numrit të përgjithshëm ishin armë legale dhe gjysma pa leje, duke theksuar se armët pa leje janë të shumta në Serbi.

    Siç tha ai, janë dorëzuar rreth 1750 granata dore, bomba dhe mortaja, si dhe pushkë snajper…

    Ai kërkoi që serbët “të jenë të përgjegjshëm” dhe t’i dorëzojnë armët.

    “Vetëm le t’i sjellin armët deri më 8 qershor dhe nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi, nuk do të ketë asnjë shënim dhe asnjë gjurmë”, tha Vuçiq.

    Ky vendim u mor pas tragjedisë në një shkollë fillore në Beograd, ku një nxënës i vrau 9 persona dhe i plagosi dhjetëra të tjerë.

  • Kurti: Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen

    Kurti: Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar se para 24 viteve, forcat e armatosura të Serbisë vranë mbi 120 shqiptarë civilë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan.

    Ai ka thënë se krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen.

    “Para se të na gjuante, ai bërtiti: ‘Në emër të Serbisë’Menjëherë ushtarët e tjerë hapën zjarr në të gjithë dhomën. Pas kësaj, ata ia vunë flakën shtëpisë dhe u përgatitën të dilnin nga dhoma. U tërhoqa nga trupat e vdekur dhe kuptova se askush nga grupi im nuk ishte gjallë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook, duke e kujtuar dëshminë e Isa Gashit, i mbijetuar i masakrës së Qyshkut, dhënë për HLC.

    “Në mëngjesin e hershëm të 14 majit 1999, në mes të fushatës ajrore të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, forcat e armatosura të Serbisë, hynë në fshatin Qyshk. Ishin rreth 100 pjesëtarë të armatosur, me fytyra të mbuluara me ngjyrë të zezë ose maskë, dhe disa prej tyre kishin në kokë shalla të zinj dhe kapele të gjelbra të stilit kauboj. Mes tyre ishte edhe grupi i quajtur “Çakallët”. Ata dëbuan me dhunë banorët nga shtëpitë. I mblodhën në qendër të fshatit, u grabitën paratë dhe stolitë e arit. Ua grisën dhe dogjën dokumentet e identifikimit personal. Pastaj i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët. Burrat i dërguan në tri shtëpi, ku i pushkatuan dhe pastaj i dogjën”.

    Para 24 viteve, forcat e armatosura të Serbisë vranë mbi 120 shqiptarë civil në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan.

    Kurti ka treguar se për disa prej këtyre vrasjeve u iniciua gjykimi në Beograd.

    “Në vitin 2010 ishte ngritur aktakuzë për 11 persona. Pasi u dëgjuan 116 dëshmitarë, në shkurt të vitit 2014 me aktgjykim të shkallës së parë, 9 persona u dënuan. Në shkurt të vitit 2015, Gjykata e Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin dhe ktheu lëndën në rigjykim. Në tetor të 2022 dështoi vazhdimi i rigjykimit ndaj njësisë paraushtarake serbe ‘Çakallët’ në Beograd. Nuk ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar”.

    Tutje, Kurti shton se udhëheqësi i Çakallëve, Nebojsha Miniq, i njohur si “Komandanti i vdekjes”, u arrestua në Argjentinë në vitin 2005. Po atë vit, ai vdiq nga SIDA, gjatë procesit të ekstradimit.

    “Hetimet kishin filluar edhe ndaj gjeneralit Dragan Zhivanoviq, komandant i Brigadës 125 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, që kishte autoritet mbi Njësinë e 177 dhe Skuadrës së saj të ndërhyrjes. Më 24 prill 1999 Zhivanoviq kishte urdhëruar njësitë e brigadës së tij të vendosnin kontroll ushtarak mbi fshatrat Qyshk dhe Zahaq. Në 2014 Prokuroria serbe kishte argumentuar që Zhivanoviq ishte në dijeni të vrasjeve të civilëve nga këto njësi. Në vitin 2017, prokuroria i pushoi hetimet. Dëshmitarët e mbijetuar të masakrës së Qyshkut, në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë apeluan vendimin duke kërkuar të mos mbyllen hetimet. Në tetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e refuzoi apelin”.

    Sipas Kurtit, sistemi ynë i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre.

    “Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen. Proceset e rralla e të pakta gjyqësore në Serbi ishin tallje me viktimat dhe shpëlarje kriminelësh”.

  • Ambasadorja Kim iu drejtohet autoriteteve: Zbatoni ligjet në mënyrë të drejtë

    Ambasadorja Kim iu drejtohet autoriteteve: Zbatoni ligjet në mënyrë të drejtë

    Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje.

    Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

    “Shpresojmë që të gjithë qytetarët 🇦🇱 të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. 🇺🇸 Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, tha ajo në Instagram.