ATV

Category: Lajme

  • Tahiri: Pasiguria sociale dhe ekonomike po e thellon varfërinë, Kurti ka harruar interesin qytetar për dialogun

    Tahiri: Pasiguria sociale dhe ekonomike po e thellon varfërinë, Kurti ka harruar interesin qytetar për dialogun

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri të shtunën ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë, siç ka thënë ai për eksperimentet që po bënë me vendin.

    Sipas tij, në këtë fazë në secilin sektor të jetës pasiguria është e madhe dhe se kryeministri po merret me dialogun më shumë se me çdo gjë tjetër.

    Tahiri thotë se asnjë kryeministër nuk është marrë më shumë se Albin Kurti me dialogun me Serbinë, edhe pse këtë çështje pati thënë se nuk e ka prioritet.

    Ai i ka quajtur të pakuptimta thirrjet e kryeministrit që diaspora të investojë në Kosovë, kur çdo rrugë regjionale është pothuajse e pakalueshme.

    “Do të adresojmë disa çështje, Qeveria duke eksperimentuar me dialogun, duke mos pasur qëndrime të shkak ajo është mbyllur dhe e vetëkënaqur me takimet që i ka dhe ka harrura interesin qytetar. Si AAK e themi se pasiguria në secilin sektorë dhe pore te jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe. Nuk mbahet mend të ketë më shumë pasiguri dhe nuk ka aspak shpresë”, tha shefi grupit parlamentar i AAK-së.

    “Gjithçka është rritur në 40%. Kurti thotë po punojmë me pru mërgatën në Kosovë, qysh pret dikush me investuar që Qeveria nuk ka bë asnjë veprim. Kjo politikë e ka qasjen për me i hedh sy hi popullit. Nuk jon kon në gjendje as një kaci me asfalt me hedh. Me Ligjin për zyrtarët publik, që e shohin si diçka afat gjate, por tash është prek kjo çështje. Mosinvestimet, nuk janë vetëm rrugët, por s’ka investim hiç”, tha ai.

    Sipas Tahirit, asnjë kryeministër nuk u marrë me dialog më shumë se Kurti.

  • Jakov Milatoviq betohet si president i Malit të Zi: Prioritet do të jetë përshpejtimi i rrugës drejt BE-së

    Jakov Milatoviq betohet si president i Malit të Zi: Prioritet do të jetë përshpejtimi i rrugës drejt BE-së

    Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka bërë betimin sot në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë dhe ka marrë detyrën e kreut të shtetit malazez.

    “Betohem se do t’i kryej detyrat e presidentit me përgjegjësi, nder, ndërgjegje, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha ai.

    Në ceremoni morën pjesë një numër i madh zyrtarësh të huaj, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjithashtu ishte edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar si dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

    Pas betimit, Milatoviq tha se është i nderuar që është president i Malit të Zi, vendi ku ka lindur dhe të cilin e do pa masë, raporton rtcg.

    “Unë do të jem me të vërtetë president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare dhe fetare”, tha ai.

    Presidenti i ri deklaroi se së bashku me vendimmarrësit e tjerë kanë përpara detyra të mëdha, të cilat do t’i kryejnë në një mjedis më të lirë.

    “Eliminimi i ndarjeve të brendshme, ndërtimi i institucioneve të forta dhe të pavarura, afirmimi i të drejtave të njeriut, shpërndarja e paanshme e drejtësisë, një shoqëri me mundësi të barabarta, si dhe krijimi i një modeli të qëndrueshëm ekonomik do të kërkojë angazhimin e plotë të vendimmarrësve dhe atyre që t’i zbatojnë ato vendime”, tha 36-vjeçari.

    Milatoviq nënvizoi se prioritet i të gjitha prioriteteve do të jetë përshpejtimi i rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

    Ai është presidenti i tretë që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi më 21 maj të vitit 2006.

    Para tij ishte Filip Vujanoviq në tre mandate, me faktin se ai u zgjodh për herë të parë pas themelimit të Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Mali i Zi. Vujanoviq u zëvendësua në postin presidencial në vitin 2008 nga Milo Gjukanoviq.

    Presidenti i Malit të Zi zgjidhet për një periudhë pesëvjeçare, me zgjedhje të drejtpërdrejta.

  • Presidenti i ri malazez pritet ta japë betimin, të pranishëm Vjosa Osmani, Begaj, Vuçiq…

    Presidenti i ri malazez pritet ta japë betimin, të pranishëm Vjosa Osmani, Begaj, Vuçiq…

    Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka mbërritur në kuvendin malazez ku pritet që për pak minuta ta japë betimin.

    Në kuvend ka mbërritur edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ndjekur nga homologu i saj kroat, Zoran Milanoviq, shkruan Vijesti.

    Ndërsa, seanca për betimin e presidentit të ri ka nisur me rreth 20 minuta vonesë, pasi e njëjta ishte paraparë që të nisë në ora 12:00.

  • Konjufca: Kuvendi është shtëpia juaj, çdo e arritur e ka në themel kontributin e diasporën

    Konjufca: Kuvendi është shtëpia juaj, çdo e arritur e ka në themel kontributin e diasporën

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, morri pjesë në Konferencën “Diaspora Flet 2023”, që u mbajt në Kuvendin e Kosovës të shtunën.

    Me këtë rast Konjufca tha se Kosova dhe Kuvendi është shtëpia e diasporës. Madje sipas tij, gjithçka që ka arritur populli i Kosovës e ka në themel diasporën.

    “Kosova është shtëpia juaj, Kuvendi është shtëpia juaj, gjithçka që kemi arritur si popull e ka në themel kontributin e diasporës”.

  • “Defender Europe 23”, pajisjet e FSK-së ekspozohen nesër për qytetarë

    “Defender Europe 23”, pajisjet e FSK-së ekspozohen nesër për qytetarë

    Qytetarët e Kosovës nesër do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

    Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

    Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Ejup Maqedonci, oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin “Defender 23”, tregon për KosovaPress se nga 13:40 do të hapet për qytetarë.

    Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “(Nesër) Do të jetë dita kur Forca e sigurisë së Kosovës do të prezantojë një pjesë të njësive të saj, pajisjeve dhe automjeteve në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës aty do të jenë edhe njësitë partnere që marrin pjesë në Kosovë kështu që do të kenë mundësi të shihen edhe njësitë pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme, që do të jenë pjesë e ‘Defender Europe 23’…”, thotë ai.

  • Peci: Respektimi i ligjit s’është proces me korrespondencë, nevojat me grurë i plotësojmë 80%

    Peci: Respektimi i ligjit s’është proces me korrespondencë, nevojat me grurë i plotësojmë 80%

    Ministri i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se ligjshmëria duhet që të respektohen në çdo institucion.

    Ai pohoi se respektimi rendit e ligjit nuk duhet që të shihet si proces me korrespondencë, por duhet të jetë proces krejt normal.

    Duke komentuar aksionet e fundit bashkë më AUV-in, Peci tha se veprimet që i merr njëherë nuk i merr për të mosi përsëritur, por që janë pjesë e angazhimit të tij të përditshëm.

    “Gjitha veprimet që unë i ndërmarrë nuk i ndërmarrë njëherë për t’u mos u përsëritur më. E kam thënë shumë herë që procesi i respektimit të ligjshmërisë, nuk është proces që duhet parë me korrespodencë. Ligjshmëria duhet të implemtohet në çdo institucion dhe në këtë drejtim si AUV që funksion në Ministri i kemi ndërmarrë këto veprime, me iniciativën time për shkak edhe të alarmimit të qytetarëve për veprimtaritë ilegale që e rrezikojnë shëndetin publik. Kështuqë në funksion të kësaj do të vazhdojmë edhe më tutje”.

    Peci thotë se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket të të mbjellave, duke shtuar se për herë të parë 66 mijë hektarë janë mbjella me grurë.

    Ai shprehet i bindur se bazuar në konsumin vjetor këtë vit Kosova do t’i përmbushë rreth 80% të nevojave me grurë.

    Peci thotë se gjithë këto rezultatet kanë ardhur për faktin se po vërehet efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit.

    “Efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe rritja substanciale e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve e granteve tashmë vetëm se ka dhënë rezultatet e saj, dhe viti 2023 është viti rekord i të mbjellave. Në bazë të parashikimeve preliminare që i kemi për herë të parë ne e kemi 66 mijë hektarë me grurë, dhe nëse e marrim konsumi vjetor del diku që mund ta tejkalojmë në masë 80% nevojëne tregut për furnim me grurë”.

    “Ne kemi bashkëpunim me Prokurorinë me Policinë e Kosovës edhe nuk ka një rast të vetëm qëështë evidentuar në mandati tim që keqpërdorim në kategorinë e subvencioneve, ka disa raste që disa fermerë nuk e kanë raportimin si duhet, raportohen e futen në listë të zezë, por nuk ka raste kur ka marrje e dhënie të ryshfetit për marrje të subvencioneve”.

  • Osmani sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi

    Osmani sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të merr pjesë sot në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

    Osmani, me ftesë të autoriteteve malazeze, pas betimit që pritet ta japë Milatoviq, krahas homologëve të rajonit, do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

    “Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

  • Chollet për Ballkanin Perëndimor: Një Evropë e lirë dhe në paqe, në interesin tonë të sigurisë kombëtare

    Chollet për Ballkanin Perëndimor: Një Evropë e lirë dhe në paqe, në interesin tonë të sigurisë kombëtare

    Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur për raportimin në senat për situatën në Ballkanin Perëndimor.

    Chollet, përmes një postimi në Twitter, tha se politika e ShBA-së në Ballkan bazohet në parimin për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe.

    “Një nder të paraqitem para SFRC dje me përfaqësuesin special Gabriel Escobar mbi politikën e administratës për Ballkanin Perëndimor. Politika e ShBA-së në rajon bazohet në një parim të thjeshtë: Një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin tonë të sigurisë kombëtare”.

    Kujtojmë se të enjten Chollet dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raportuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

    Escobar deklaroi se ShBA-ja nuk e përkrah një asociacion që e dëmton sovranitetin e Kosovës.

  • Dy iranianë tentojnë të futen në Kosovë duke mashtruar, mësohet qëllimi i tyre

    Dy iranianë tentojnë të futen në Kosovë duke mashtruar, mësohet qëllimi i tyre

    Dy iranianë kanë tentuar të hyjnë në Kosovë, njëri duke prezantuar pasaportë të Portugalisë e tjetri të Kanadasë, por që të dyja të keqpërdorura.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit kishin edhe pasaportat e tyre iraniane, por qëllimi i paraqitjes së pasaportave të huaja ishte marrja e azilit në Kosovë.

    Policia ua ka konfiskuar pasaportat të dyve dhe i ka gjobitur.

    “Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.

    Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur.  I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”, thuhet në raport.

  • Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndalojnë metalet ruse, përfshirë diamantet

    Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndalojnë metalet ruse, përfshirë diamantet

    Britania tha se do të ndalonte importet e diamanteve ruse, bakrit, aluminit dhe nikelit të premten dhe njoftoi një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke vënë në shënjestër kompanitë e lidhura me vjedhjen e dyshuar të grurit ukrainas.

    Por ndalimi do të ketë një ndikim të vogël pasi eksportet ruse të këtyre mallrave në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë rënë pas vendosjes së tarifave.

    Marsin e kaluar qeveria britanike vendosi një tarifë shtesë prej 35% mbi importet e bakrit rus, plumbit dhe aluminit.

    “Ne do të miratojmë një ligj gjatë këtë viti për të ndaluar importet e diamanteve ruse dhe do t’i japim fund të gjitha importeve të bakrit, aluminit dhe nikelit me origjinë ruse”, tha në një deklaratë kryeministri britanik Rishi Sunak.

    Mbretëria e Bashkuar tashmë ka sanksionuar 1,500 individë dhe subjekte, duke ngrirë më shumë se 22.7 miliardë dollarë asete në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka sanksionuar tregtinë e mallrave mes Britanisë dhe Rusisë në vlerë prej mbi 20 miliardë paund, thuhet në deklaratë.

    Të dhënat tregojnë se Britania ka importuar vetëm një pjesë të vogël të aluminit, nikelit dhe diamanteve të saj nga Rusia. Vitin e kaluar nuk importoi fare bakër nga Rusia.

    Rusia është një prodhues i madh i aluminit, nikelit dhe diamanteve. Planet e ndalimit të importit të Britanisë vijnë pasi udhëheqësit e vendeve të G7-ës po diskutojnë se si të gjurmojnë tregtinë e diamanteve të Rusisë me qëllimin e vendosjes së kufizimeve në një fazë të mëvonshme.

    “Tregu global nuk është statik, është i pasur me destinacione alternative”, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet për kufizimet e mundshme të diamantit në Bashkimin Evropian.

    ‘ENTITETET E DYSHIMTA’

    Britania ka vendosur të sanksionojë edhe 86 individë dhe entitete si pjesë e një goditjeje të re ndaj atyre që i quajti “individë dhe subjekte të dyshimta” të lidhura me vjedhjen dhe rishitjen e grurit ukrainas, një akuzë që Rusia e ka mohuar.

    Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të grurit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

    “Ky drith dhe mallra të tjera bujqësore thuhet se janë vjedhur nga magazinat dhe fushat në territoret e pushtuara në Ukrainë”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

    Britania e Madhe sanksionoi gjithashtu kompaninë “Sun Ship Management”, për të cilin tha se ishte një ent i lidhur me “Sovcomflot”, kompaninë më të madhe shtetërore ruse të transportit.