Po presin edhe për të akuzuarin e tretë që nga burgu i Dubravës u soll për në sallën e gjykimit këtu në Gjykatën e Pejës.
Halil Mehmetaj bashkë me dy djemtë e tij, Kastriot e Kreshnik Mehmetaj po akuzohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, në nëntor të vitit 2021.
Por për rastin që e kishte tronditur vendin, gjykimi nuk nisi siç ishte planifikuar brenda dy javëve që nga ngritja e aktakuzës.
Gjykata ia fali besimin mbrojtjes, kur tha se nuk i ka të gjitha provat e Prokurorisë, që sipas procedurave do të hapte rrugën për leximin e aktakuzës.
Avokatët e vëllezërve Mehmetaj kërkuan ndryshimin e masës së paraburgimit, por kjo u kundërshtua nga prokurorja e rastit, e cila tha se të akuzuarit edhe nga burgu kanë tentuar të frikësojnë dëshmitarët.
Familjarët e dy nxënësve të vrarë nuk duan që procesi të zvarritet.
Por, ndryshe mendon Malsor Mehmetaj, ndaj të cilët pushuan hetimet në mungesë të provave.
ATV-ja mëson se motivi i vrasjes së trefishtë dhe një nga arsyet kryesore të mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve është hakmarrja.
Gjykimi për vrasjen, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës, derisa po ktheheshin me autobus nga shkolla, si dhe shoferi i autobusit, nga një sulm me armë zjarri, pritet të fillojë më 6 qershor. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon ë poshtë:
Më 23 Prill u zgjodhën kryetarë komunash, por Ilir Peci, Lulzim Hetemi dhe Izmir Zeqiri ceremonitë e betimit do t’i kryejnë në fshatrat prej nga vijnë.
Ky improvizim është bërë në pamundësi që, për shkaqe sigurie, këto solemnitete t’i kryejnë në kuvendet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Ndërtesat zyrtare të tri komunave me shumicë serbe, në të cilat kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit janë shqiptarë, që nga Nëntori nuk kontrollohen nga institucionet të Republikës së Kosovës.
Për të shkuar – nga qyteza e Leposaviqit – në tri fshatrat me popullsi shqiptare në këtë komunë Cerajë, Bistricë ose Koshtovë, duhet kaluar së paku gjashtë fshatra të banuara nga komuniteti serb.
Bistrica gjendet rreth 35 kilometra nga pika kufitare në Jarinjë.
Sikur Peci e Hetemi, edhe kryetari i zgjedhur në komunën e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, do ta mbajë ceremoninë e betimit në fshatin e tij Çabër, në një zyrë komunale. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon ë poshtë:
Në mesin e 38 komunave në vend, Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar Skenderajn me 92 pikë për transparencës në qeverisjen komunale, për vitin 2022.
“Ju falënderojmë për bashkëpunimin, ky është një motivim shtesë që ne me vazhdu edhe më tutje. Falënderoj stafin që kanë punua shpeshherë edhe natën. Këtë çmim, këtë trofe, do të doja t’ua dedikoja themeluesve të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi”, tha kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
E në vendin e dytë u radhit edhe komuna e Lipjanit, në të cilën, sipas të parit të saj, transparenca është vlerë e demokracisë.
“Transparenca është ndër vlerat kryesore të demokracisë dhe mostransparenca. Do të kemi probleme si shoqëri. Duhet akoma shumë punë pushteteve lokale për të rritë kapacitetet në të gjitha fushat”, tha kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Në përgjithësi, sipas përfaqësuesve të KDI-së komunat kanë rritur transparencën për qytetarët në 2022-ën për 12 për qind në krahasim me vitin 2021.
“Transparenca e përgjithshme në këta 87 indikatorë dhe 8 shtylla të politikave të qeverisjes lokale, në vitin 2022, është 68 për qind. Kemi 12 për qind mesatarisht rritje prej matjeve të vitit 2021, që nënkupton një vullnet të mirë për komunat për të rritur transparencën dhe llogaridhënien kundrejt qytetarëve të tyre. Shohim se kemi një rritje prej 20 për qind në sektorin e prokurimit publik, vetëm 2 për qind rritje në shtyllën e transparencës buxhetore”, Diana Metushi nga KDI.
Kristína Kroková nga Transparency International – Slovakia tha se për dallim nga Kosova në 100 komunat e Sllovakisë, që nga 2010 nuk kanë pasur progres të madh në transparencë.
“Synimi ynë është që ta zvogëlojmë korrupsionin, duke e rritur transparencën në përfshirjen e qytetarëve dhe duke fuqizuar proceset dhe zvogëlimin e burokracive të shumta. Që nga viti 2010, për çdo dy vjet publikojmë renditjen e 100 komunave më të mëdha në Sllovaki dhe këtë e bëjmë duke vlerësuar në më shumë se 109 indikatorë. Transparenca që nga fillimi e deri më tani është rritur për 23 për qind”, theksoi ajo.
Ndërkaq, komunat veriore, si Leposaviqi, Mitrovica e Veriut, Zubin-Potoku dhe Zveçani, në këtë prezantim u listuan në fund me vetëm nga 9 pikë. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon ë poshtë:
Fjalimin hyrës në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti e kishte rezervuar për betimin e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës.
“Nesër, në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit. Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbetën pa kryetarë. Dy prej tyre edhe pa kuvende. E banorët atje, pa shërbime komunale. Kjo nuk është normale”, tha Kurti.
Pastaj, kabineti qeveritar para vetes pati mbi 15 pika për shqyrtim. Njëra nga pikat që u miratua ishte Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore, që i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetjake për komunat.
“Ne kemi pasë takim me Kurtin javën e kaluar dhe jemi dakorduar që kryetarët bëjnë kërkesë për propozim-ndryshimin e amendamentit të kërkuar nga LDK-ja për Ligjin për Buxhet. Kemi pranuar një kërkesë dhe është në proces e sipër. Është diçka që do të shihet shumë shpejt në Kuvend, sipas kërkesave të kryetarëve të komunës”, tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasinqi.
Në mbledhjen e 143 të Qeverisë, u ndanë 25.8 milionë euro në mbështetje për sistemin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Sigurisë.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, 7.8 milionë euro janë për Ministrinë e Brendshme dhe 18 milionë të tjera për Ministrin e Mbrojtjes.
Qeveria, gjithashtu, miratoi Draftin e Strategjisë së Mbrojtjes që sipas ministrit Armend Mehaj, ka për bazë interesat shtetërore.
“Në këtë dokument përcaktohen objektivat kryesore për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve ushtarake, zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, anëtarësimin në organizata dhe pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare, si dhe avancimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe mekanizmat e saj në Republikën e Kosovës”, tha ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në mbledhjen e së mërkurës, ekzekutivi ndau edhe 17 mijë euro për të financuar vizitën e një grupi prej 10 vetash nga Lugina e Preshevës në Parlamentin Evropian. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon ë poshtë:
Në ditën kur Qeveria hoqi gjendjen e emergjencës shtetërore ndaj pandemisë Covid-19, një person vdiq pikërisht pas infektimit me këtë virus.
Ani pse Ministria e Shëndetësisë propozoi këtë vendim me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ishte vetë IKSHPK-ja që njoftoi për një vdekje nga Covidi, në javën e fundit.
“MSH-ja e propozoi këtë vendim pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe deklaratës së OBSH-së, të datës 5 maj të këtij viti, se ‘COVID-19 nuk paraqet më tej emergjencë globale shëndetësore’. Këto 1 mijë e 164 ditë të emergjencës së shëndetit u tejkaluan me shumë sakrifica e mbi të gjitha me vetëmohim nga shumëkush”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Por rreziku në tërësi nga virusi nuk është se ka kaluar, pasi masat e mbikëqyrjes nga institucionet e shëndetësisë do të vazhdojnë edhe më tej, për aq sa të jetë e nevojshme.
Sidoqoftë i pari i shëndetësisë nuk la pa falënderuar edhe qytetarët për bashkëpunimin e tyre me institucionet, duke thënë se falë kësaj Kosova ka arritur të evitojë shumë vdekje.
“Duke marrë parasysh fragjilitetin e sistemit tonë shëndetësor, në atë kohë edhe mungesën e mjeteve bazike siç janë alkooli, dorezat dhe maskat, kjo ka qenë për ne shumë shqetësuese. Ne kemi qenë në kontakt me mekanizmat botërorë, vazhdimisht si me OBSh-në, dhe i kemi përshtatur konform situatës që ka qenë në Kosovë… Sinqerisht, bashkëpunimi i qytetarëve dhe vetëdija e tyre, unë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time, s’kemi parë asnjëherë një sfidë të tillë si pandemia COVID-19, dhe falë tyre është respektuar në mënyrë të tillë që mendoj se janë parandaluar shumë infeksione, të cilat kishin qenë potencialisht edhe me përfundim fatal”, tha Vitia.
Qe nga fillimi i pandemisë, 3.217 qytetarë kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus, derisa rreth 274 mijë qytetarë kanë qenë të infektuar. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon ë poshtë:
Në Ditën Ndërkombëtare të Presidentëve, Kosova numëron pesë presidentë që udhëhoqën shtetin më të ri, nga përfundimi i luftës në vitin 1999.
Dy prej tyre, përfshirë Vjosa Osmanin, e cila është aktualisht në krye të shtetit, janë gra.
I pari që njihet edhe si president historik është Ibrahim Rugova, i cili ishte thuajse në gjithë karrierën e tij politike udhëheqës shteti. Edhe pas çlirimit kur Kosova u vu nën mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe nuk e kishte të definuar statusin në vitin 2004, Rugova kishte arritur të zgjidhej president.
Pas vdekjes së tij, ai u pasua nga Fatmir Sejdiu.
Në gjysmën e mandatit të tij, Sejdiu u detyrua të japë dorëheqje, pasi Gjykata dha vendimin se ai po e shkelte Kushtetutën, duke e mbajtur pozitën e Presidentit, por edhe të kreut të LDK-së, e si shkak i kësaj vendi pak kohë më vonë u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme.
Në fund të vitit 2011, shteti i Kosovës shkoi në zgjedhje të reja. Si partner koalicioni Partia Demokratike e Kosovës kishte zgjedhur Aleancën për Kosovën e Re, marrëveshje kjo e cila kërkonte që Behgjet Pacolli të zgjidhej President.
Pacolli mori 62 vota për, katër kundër dhe një abstenim, numër ky i mjaftueshëm për t’u zgjedhur president i Kosovës.
Por, atij mandati i Presidentit i zgjati vetëm një muaj.
Gjykata Kushtetuese gjeti që zgjedhja e tij ishte antikushtetuese, pasi që në proces të zgjedhjeve, kishte vetëm një kandidat për President dhe se gjatë votimit, nuk kishin marrë pjesë 80 deputetë, sa është numri minimal për t’u bërë kuorumi.
Pas Pacollit, për herë të parë në Kosovë, në vitin 2011, kandidate për presidente ishte një grua, e cila në atë kohë kishte pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Me 80 vota, Atifete Jahjaga, kandidate e tri partive të marrëveshjes politike mes PDK-së, LDK-së e AKR-së, u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës.
Por, pas përfundimit të mandatin të Jahjagës, u arrit një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së, që Hashim Thaçi të garonte për president.
Thaçi ia doli të bëhej president vetëm me një seancë të zakonshme. Procesi 9-orësh i zgjedhjes së presidentit, përveç se ishte përcjellë me gaz lotsjellës në sallën plenare, jashtë Kuvendit kishte filluar përleshja mes Policisë e protestuesve që e kundërshtonin zgjedhjen e tij për udhëheqës të shtetit.
Mandatin si president, ai nuk e çoi deri në fund, pasi 6 muaj para përfundimit të mandatit, Thaçi u detyrua të japë dorëheqje për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Speciale.
Disa muaj më pas, me 71 vota për, Kuvendi më 4 prill 2021, zgjodhi Vjosa Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar. Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani pritet të përfundojë në vitin 2026. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon ë poshtë:
Valdete Dobra, 43 vjeçare, nёnё e dy fёmijёve para njё viti e gjysёm ёshtё diagnostifikuar me kancer ovarian.
Trajtimin e deritanishёm (operacion dhe kimioterapi) e ka bёrё nё Turqi dhe Kosovё me mjete financiare tё vetat, tё familjes dhe miqve.
Meqenёse gjendja e saj shёndetёsore ёshtё pёrkeqёsuar shumё, atёherё ajo ёshtё detyruar qё tё shkoj nё njё klinikё onkologjike nё Gjermani, ku ёshtё e shtrirё nga data 27.02.2023. Trajtimi parashihet qё tё zgjas rreth katёr (4) muaj dhe kostoja totale ёshtё mbi 800,000 euro. Pёr tё vazhduar trajtimin, Klinika kёrkon qё menjёherё tё deponohen 535,160.85 euro.
Kjo shumё (mbi 800,000 euro) ёshtё e papёrballueshme pёr shumicёn e familjeve shqiptare, prandaj lusim njerёzit e vullnetit tё mirё qё tё kontribuojnё aq sa kanё mundёsi, nё mёnyrё qё kjo nёnё e dy fёmijёve, bashkёshorte, vajzё dhe motёr, tё mund tё shёrohet, nё mёnyrё qё tё kthehet pranё familjes sё saj.
Mё poshtё janё paraqitur tё dhёnat lidhur me mёnyrёn e donacionit:
Raiffeisen BANK, Prishtinё- Kosovё
Emri: Valdete Dobra
Adresa: Rr. Mulla Zekë Berdynaj- Prishtinë, Ndërtesa 3 Ll-3/36
Xhirollogaria: 1501001028189553
IBAN: XK051501001028189553
SWIFT code: RBKOXKPR
Tel.: +383 49 307 807 (WhatsApp)
Xhirollogaria pёr Gjermani:
Emri I bankes: Sparkasse Offenburg/Ortenau
IBAN: DE47664500501005369491
BIC: SOLADES1OFG
Emri dhe adresa e kontaktit nё Gjermani:
Redjep Redjepi (vëllau i Valdete Dobra)
Kapellenstr.27
77855 Achern, Germany
Tel.: +4917661221967 (Viber dhe WhatsApp)
Edhe një mbledhje tjetër e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere përfundoi pa ndonjë rezultat. As në këtë mbledhje, anëtarë të Komisionit nuk arritën të diskutonin rreth Projektligjit për pagën minimale, që ishte në rend të ditës, si pikë e gjashtë me radhë.
Në të sërish u diskutua për kërkesën e Qeverisë për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi. Pas gati 3 orë diskutimesh, anëtarët u detyruan ta lëshonin sallën, pasi në Kuvend kishte edhe seancë plenare.
Por, anëtarë të këtij komisioni nga partitë opozitare thanë se kjo po bëhet qëllimisht nga pushteti, duke mos i dhënë prioritet këtij ligji.
“Zakonisht e vendosin si pikë të fundit në rend të ditës, në mënyrë që assesi të mos trajtohet problematika. Është politikë e shumicës parlamentare që ta prolongojë sa më shumë këtë pikë të rendit të ditës”, tha anëtari i Komisionit për Buxhet, Ferat Shala.
Andaj, anëtarët kërkojnë që paga minimale të trajtohet ditën e premte, si pikë e veçantë.
“Nuk po i jepet prioritet kësaj pike. Kur kemi pika të rëndësishme, nëse është e pesta apo e gjashta, është shumë vështirë me gjetë kohë, sepse ne kemi edhe pika të tjera diskutabile si OSHP-ja”, tha anëtarja e Komisionit për Buxhet, Duda Balje.
Në qershor bëhet një vit prej kur është miratuar në lexim të parë në Kuvend Projektligji për pagën minimale. Me ligjin e ri të propozuar nga Qeveria, paga minimale parashihet të bëhet 264 euro bruto, apo 250 euro neto. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon ë poshtë:
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Kjo vizitë është zhvilluar në atë që njihet si dita e Presidentit.
“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”.