ATV

Category: Lajme

  • Betimi i tre kryetarëve të rinj, Policia nuk pret incidente ndërsa EULEX “në gatishmëri”

    Betimi i tre kryetarëve të rinj, Policia nuk pret incidente ndërsa EULEX “në gatishmëri”

    Policia e Kosovës ka bërë një plan operativ me rastin e mbajtjes së ceremonive të betimit të kryetarëve të rinj të tri komunave të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përgatitur planin operativ dhe nuk pret asnjë incident, ndërsa EULEX-i ka thënë gjatë ditës së djeshme për mediat, se është në gatishmëri dhe shpreson që gjithçka të shkojë ashtu siç ka shkuar gjatë betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut.

    Aktualisht situata në veri raportohet të jetë e qetë.

    Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

  • Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

    Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

    Me këtë rast, ai e uroi Radomiroviq për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

    Ndërkaq, gjatë ditës, Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.

  • ​USAID vazhdon mbështetjen për Kosovën

    ​USAID vazhdon mbështetjen për Kosovën

    Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, ka thënë se USAID-i do të punojë me Kosovën në zhvillimin e shërbimeve të reja digjitale për qytetarët.

    Me rastin e prezantimi të aplikacionit “Diia” në Uashington, Power tha të martën se synojnë të ndërtojnë platforma inovative dhe të lehta për t’u përdorur, raporton KosovaPress.

    “Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë partnerët tanë të gjejnë mënyra për të përparuar në infrastrukturën publike digjitale. Jam e lumtur që USAID-i do të punojë me Kolumbinë, me Kosovën dhe me Zambinë, si fillim, për të eksploruar bashkëpunimet për çdo gjë, nga përmirësimi i sistemeve të tyre aktuale, te zhvillimi i shërbimeve të reja digjitale për qytetarët, te ndërtimi i platformave inovative dhe të lehta për t’u përdorur”, tha ajo.

    Diia është aplikacion i zhvilluar nga Ukraina që lidh 19 milionë ukrainas me më shumë se 120 shërbime qeveritare, dhjetëra dokumente digjitale dhe e ka dalluar Ukrainën si një lider botëror në inovacionin e qeverisjes elektronike.

  • Një vajzë sulmohet nga babai i saj, mësuesja e raporton rastin në Polici

    Një vajzë sulmohet nga babai i saj, mësuesja e raporton rastin në Polici

    Një mësuese në Graçanicë dje ka raportuar në polici se një nxënëse e saj ishte sulmuar fizikisht nga babai i vet.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje.

    Tutje, raportohet se rasti ka ndodhur më 23 maj të këtij viti.

  • Arrestohet një person për sulm seksual në Vushtrri

    Arrestohet një person për sulm seksual në Vushtrri

    Të mërkurën është arrestuar një person për sulm seksual në Vushtrri.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se sulmi është kryer më 22.05.2023.

    “Pas një hetimi intensiv në lidhje me rastin është raportuar se me 24.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Kurti: Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik

    Kurti: Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme.

    Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID, Kurti tha se Kosova është në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik.

    “Ky potencial do të shtojë benficione shtesë sa i përket zvogëlimit të kostos dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme. Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm”, tha Kurti.

    Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ky ankand paraqet një hap të rëndësishëm të Kosovës në integrimin në Bashkim Evropian.

    “Ky ankand paraqet edhe një hap të rëndësishëm në integrimin e Kosovës në BE. Përfshirja e sektorit privat është jetike për arritjen e qëllimeve për dekabornizim. Kosova është në pozitë të mirë rajonale, por kalimi energji të ripërtrishme do të kërkojë investime edhe nga sektori privat”, tha Hovenier.

  • Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

    Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

    Një person i kërkuar është arrestuar dje në Ferizaj.

    Policia ka informuar se gjatë legjitimit dhe kontrollimit, të dyshuarit i është gjetur një thikë, ndërsa pas verifikimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.

    “Dje, rreth orës 16:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën ‘’Zenun Beqa” në Ferizaj kanë ndaluar personin SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor. Pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore”, është bërë e ditur në komunikatë.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

  • Parashikimi i motit me Erza Hotin

    Parashikimi i motit me Erza Hotin

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot kryesisht me reshje shiu.

    Temperaturën minimale do e mbajë Prizreni me 13 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 21 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë me kthjellime të herëpashershme. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prizren me 21 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me intervale të lehta me diell por në disa zona pritet të ketë edhe reshje shiu. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Shkodër me 28 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • 25 vjet nga masakra e Lybeniqit

    25 vjet nga masakra e Lybeniqit

    Sot mbushen 25 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.

    Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.

    Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka thënë kohë më parë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.

    Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq.

  • Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

    Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

    Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike. Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00 Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Ai në mbledhjen e qeverisë ka thënë se nuk është normale që tash e 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar, por edhe qytetarët pa shërbime komunale.

    Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.