ATV

Category: Lajme

  • Suharekë: Burri raporton se shtëpisë së tij i është vënë zjarri, dyshon te gruaja me të cilin ishin ndarë

    Suharekë: Burri raporton se shtëpisë së tij i është vënë zjarri, dyshon te gruaja me të cilin ishin ndarë

    Një burrë në Suharekë ka raportuar në Polici se shtëpia e tij kishte filluar t’i digjet.

    Ai dyshon se zjarrin mund ta ketë shkaktuara bashkëshortja e tij pasi ishin ndarë në një seancë gjyqësore, pasi kishin probleme mes vete.

    “ZJARRVËNJE- Suharekë 06.06.2023 – 14:46. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar.”

  • Vrasje në tentativë në Drenas, arrestohen tre persona

    Vrasje në tentativë në Drenas, arrestohen tre persona

    Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Drenas pasi dyshohen se i kanë therur me thikë dy persona.

    Policia ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.”, ka bërë të ditur Policia.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

  • Pediatri Merovci flet për ngërçet tek të porsalindurit dhe mënyrën e ushqyerjes

    Pediatri Merovci flet për ngërçet tek të porsalindurit dhe mënyrën e ushqyerjes

    Pediatri Rrahim Merovci, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm” në ATV ka folur për ngërçet, temperaturën tek fëmijët e shumëçka tjetër.

    Merovci derisa foli për javën prej kur fillojnë ngërçet tek foshnjat, ai tregoi se si duhet të veproj nënat në këto raste.

    “Prej moshës 2-javësh tek të porsalindur që zakonisht këto ngërçe fillojnë pasdite ose në mbrëmje fillon me qajtë dhe normalisht që nënat e reja brengosën shumë por që nuk duhet me u brengos shumë. Këtu ka shumë rëndësi pozicion gjatë kohës kur fëmija ushqehet
    Ne themi se majmuni dhe kanguri janë nënat më të mirat në botë sepse ajo metodë e mbajtjes së të porsalindurit është metodë shumë e mirë sepse ndihmon. Zakonisht nuk ndodhin komplikime dhe nëse zgjasin më shumë se dy muaj atëherë duhet të bëhen ekzaminime të tjera”, tha ai.

    Tutje ai foli edhe për mënyrën e të ushqyerit tek të porsalindurit.

    “Natyrisht se si ushqim te porsalindurit preferohet ushqyerja nga nëna pra, me gjidhënie e që preferohet deri në vitin e parë të jetës së të porsalindurit. Pastaj të vazhdohet me ushqime shtesë që preferohet pas muajit të 5-të apo 6-të . Disa ushqime që nuk preferohen assesi te fëmijët janë ato pikante, ushqimet me sasi të madhe të kripës, të yndyrshmet, ushqimet që treten me vështirësi, ato që ne i themi, të thata, etj”, shtoi ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot kryesisht me intervale të lehta me diell.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 12 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 21 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Mitrovicë me 22 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me kthjellime dhe me temperatura stabile. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 27 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Krasniqi: Ditën që dëgjojmë fjalën “sanksion” nga ShBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën

    Krasniqi: Ditën që dëgjojmë fjalën “sanksion” nga ShBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi s tregoi përshtypjet e tij pas takimit që pati me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe se a po hynë Kosova në një fazë të re të “sanksioneve”.

    Krasniqi tha se në ditën që do ta dëgjojmë fjalën “sanksion” nga SHBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën.

    Ditën që do ta dëgjojmë zyrtarisht fjalën “sanksion nga SHBA do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën dhe jo vetëm për Albin Kurtin. Por penalizimet dhe ndëshkimet tani më kanë filluar dhe janë bërë publike. Nuk ka pasur kurrë ndonjëherë më të rëndë sesa përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake në ballkan e cila udhëhiqet nga SHBA”, tha ai.

    Ai tutje tha se ka informacione edhe për nivelin e anulimit të vizitave dhe sipas tij është shqetësuese.

    Krasniqi tha se është i sigurt se vetëm kryeministri Kurti i di detajet dhe paralajmërimet.

    Ai tha se kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët tanë strategjikë është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk ia vlen.

    “Secili qytetarë i Kosovës sot duhet të ia shtroj një pyetje vetvetes se çka ia vlen koston e humbjes së mbështetjes amerikane për Kosovën. Nuk ia vlen asnjë veprim pavarësisht a është aq i drejt dhe legal si kërkesa për t’i dërguar katër kryetar në katër ndërtesa të braktisura nga zyrtarët sepse përkundër që është veprim legal, i drejt dhe legjitim, kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët strategjikë është jashtëzakonisht më e madhe dhe nuk ia vlen“, ka thënë Krasniqi.

  • Dy persona të vrarë si pasojë e të shtënave në një ceremoni diplomimi në Virxhinia

    Dy persona të vrarë si pasojë e të shtënave në një ceremoni diplomimi në Virxhinia

    Dy njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Riçmond të Virxhinias.

    Të shtënat i kanë detyruar nxënësit e shkollës së mesme që të ikin – me rroba të diplomimit – në kërkim të sigurisë, kanë raportuar mediat amerikane.

    Zyrtarë të shkollës kanë thënë se të shtëna kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme Huguenot High.

    Një ceremoni tjetër diplomimi, e planifikuar për të martën, është shtyrë, derisa mësimi nuk do të mbahet në atë shkollë të mërkurën.

    Viktimat që janë vrarë në sulm kanë qenë një 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit që do të diplomonte, dhe babai i tij 36-vjeçar.

    I dyshuari 19-vjeçar, është dërguar në mbajtje, sipas autoriteteve.

    Sipas tyre, i dyshuari e ka njohur të paktën një prej viktimave.

    Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive.

    Këto shifrat janë më të lartat, për këtë pjesë të vitit, prej vitit 2016./REL/

  • Rishpallet konkursi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

    Rishpallet konkursi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit sot do të bëjë rishpalljen e konkursit për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

    Hera e fundit kur u propozua shpallja e konkursit për anëtarë ishte në shkurt të këtij viti.

    Asnjë nga kandidatët e propozuar për këtë pozitë nuk mori votat e mjaftueshme për t’u përzgjedhur.

    69 deputetë morën pjesë në votimin e fundit për këtë pikë, 36 prej tyre që bënë vota të pavlefshme, 26 që votuan për Besnik Bislimajn dhe 7 për Alban Ajvazin.

    Kësi soji, u shpall edhe i pavlefshëm ky konkurs.

  • Qeveria mban mbledhjen e radhës

    Qeveria mban mbledhjen e radhës

    Të enjten e shtatë qershorit, ministrat e kabinetit qeveritar do të mblidhen për ta mbajtur mbledhjen e radhës.

    Mbledhja e Qeverisë pritet të nisë në orën 11:00.

    Gjatë kësaj mbledhjeje në rend të ditës do të jenë 20 pika.

    Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

    Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Fondin Sovran të Kosovës.

  • Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

    Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

    Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illionis, Dan Montgomery.

    Stacioni i tij i parë do të jetë qyteti i Ferizajt ku nga ora 10:00 do të nisë një takim me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun.

    Më vonë ai me ftesën e SBAShK-ut do të takohet me anëtarët e Komisionit për Arsim.

    Montgomerynë në takim më pas do ta presë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Ndërkaq, ai do ta mbajë edhe një konferencë për media në ora 15:00, pas takimit final që do ta ketë me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut.

  • Kuvendi mban seancë, në rend dite 28 pika

    Kuvendi mban seancë, në rend dite 28 pika

    Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, e cila do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara të dy seancave paraprake.

    Në rend të ditës janë 28 pika nga seanca që nuk përfunduan në shkurt, prill dhe maj.

    Seanca e Kuvendit pritet të fillojë në ora 12:00.

    Paraprakisht do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Në këtë mbledhje do të bëhet rishpallja e konkursit për anëtarë më Këshillin Gjyqësor të Kosovës.