ATV

Category: Lajme

  • Papa Leo i kundërpërgjigjet Trumpit pas akuzës se po i “rrezikon katolikët”

    Papa Leo i kundërpërgjigjet Trumpit pas akuzës se po i “rrezikon katolikët”

    Papa Leoni i është kundërpërgjigjur Donald Trumpit lidhur me pretendimin e tij se po “rrezikon katolikët” duke mbështetur programin bërthamor të Iranit.

    Në sulmin e tij më të fundit ndaj Papës, presidenti i SHBA-së deklaroi gjatë fundjavës se Papa “mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore”, pa ofruar prova.

    Duke folur jashtë rezidencës papnore në Castel Gandolfo, Papa nuk iu përgjigj drejtpërdrejt Trumpit me emër, por tha se Kisha Katolike ka qenë gjithmonë kundër armëve bërthamore.

    “Misioni i Kishës është të shpallë Ungjillin, të predikojë paqen,” tha ai. “Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e Ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetën.

    “Prej vitesh, Kisha ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore, kështu që nuk ka asnjë dyshim për këtë pikë”, ka thënë Papa Leoni.

  • Beqa viziton Veselin në Hagë: Dola i frymëzuar – çlirimtarët po kthehen fuqishëm

    Beqa viziton Veselin në Hagë: Dola i frymëzuar – çlirimtarët po kthehen fuqishëm

    Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka udhëtuar drejt Hagës për ta vizituar Kadri Veselin.

    Këtë e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku thotë se nga takimi me Veselin doli i frymëzuar dhe i bindur se çlirimtarët tanë po kthehen fuqishëm në shtetin që vetë e themeluan.

    “Pavarësisht rrethanave, ata sot sikurse edhe më parë shfaqin forcë, vendosmëri dhe unitet, duke e ruajtur dinjitetin e rrugës së tyre historike”, ka shkruar Beqa.

    Ndër të tjera, ai tha se çlirimtarët kanë shprehur falënderim për mbështetjen nga qytetarët e Kosovës.

    “Të gjithë qytetarëve të Kosovës, çlirimtarët u janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm që u keni dhënë në çdo kohë”.

  • Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

    Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

    Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

    Arkëmorti mbërriti në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

    Homazhet në nder të figurës së njohur publike kanë nisur tashmë, ndërsa në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet shtetërore.

    Në orën 12:30 është parashikuar ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, e cila do të zhvillohet me protokoll shtetëror.

  • Kërcënon Vuçiq: Tani do të kishim me çfarë të luftonim, por duam paqe në Kosovë

    Kërcënon Vuçiq: Tani do të kishim me çfarë të luftonim, por duam paqe në Kosovë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia sot është shumëfish më e fortë se para 15 vitesh dhe vlerësoi se vendi tani do të kishte kapacitete mbrojtëse dukshëm më të mëdha sesa në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë në vitin 1999.

    “Sot jemi shumë më të fortë dhe prandaj askush nuk do të na sulmojë, por duhet të vazhdojmë të forcohemi”, tha ai.

    Duke folur për Kosovën, udhëheqësi serb theksoi se kjo çështje është rikthyer në tryezën e negociatave, duke nënvizuar se Serbia nuk do të përfshihet në luftë dhe se mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe zhvillimit të mëtejshëm, shkruan index.hr.

    “Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë, sepse u kam premtuar qytetarëve paqe”, deklaroi ai, duke shtuar se Serbia vazhdon bashkëpunimin me partnerë të ndryshëm, përfshirë Iranin dhe Izraelin.

    Ai shtoi se forca e Ushtrisë së Serbisë është rezultat i rritjes ekonomike dhe investimeve në sektorin e mbrojtjes, duke theksuar se vendi disponon sasi të konsiderueshme armatimi dhe pajisjesh ushtarake.

    Ndërkohë, së fundmi Serbia ka blerë armatim sulmues nga Izraeli.

  • Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

    Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

    Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar katër raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara.

    Një rast thuhet se ka ndodhur në Podujevë ku pa shenja jetë është gjetur një burrë.

    “Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Një burrë është gjetur i vdekur edhe në Mitrovicë.

    “Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor

    Një rast ka ndodhur në Leposaviq.

    “ Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

    Ndërkohë që një tjetër rast ka ndodhur në Zveçan.

    “Pasi është raportuar për një person pa shenja jete në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

    Me vendime të prokurorëve në të gjitha rastet trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Ambasada amerikane reagon pasi Agjencia e Akreditimit të Kosovës pranohet në Këshillin për Akreditim i Arsimit të Lartë të SHBA-së
    Read more
    Ad

  • Nis seanca në rastin “Capa-Sekiraqa”

    Nis seanca në rastin “Capa-Sekiraqa”

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur sot seanca e radhës në procesin gjyqësor të njohur si rasti “Capa-Sekiraqa”.

    Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të akuzuarit, mbrojtja e tyre dhe trupi gjykues, ndërsa pritet që gjatë ditës të dëgjohen dëshmi të reja ose të administrohen prova që lidhen me aktakuzën.

    Forca të shtuara të policisë janë parë në hyrje të objektit dhe brenda sallës ku po zhvillohet procesi.

    Në shkurt të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër nëntë personave të dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

    Më 1 shtator të vitit 2024 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë mes grupeve të njohura si Sekiraqa dhe Capat.

    Në njoftim thuhet se “sipas hetimeve, motivi i këtij sulmi lidhet me një konflikt të mëhershëm të datës 04.03.2024, të ndodhur ndërmjet SH.S. (djalit të të pandehurit S.S) dhe P.G. (vëllait të tani të ndjerit P.G.), konflikt i cili ka përshkallëzuar armiqësinë ndërmjet dy grupeve”./Insajderi

  • Në Mitrovicë të Jugut gjenden eshtrat e dy personave, dyshohet se i përkasin të zhdukurve gjatë luftës

    Në Mitrovicë të Jugut gjenden eshtrat e dy personave, dyshohet se i përkasin të zhdukurve gjatë luftës

    Në Mitrovicë të Jugut janë zbuluar eshtrat e të paktën dy personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

    Policia bën të ditur në raportin 24-orësh se gërmimet janë kryer me urdhër të gjykatës, ndërsa dyshohet se mbetjet mortore u përkasin personave të listës kombëtare të të zhdukurve me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999.

    “Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në IML për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së”, thuhet më tej në njoftimin e policisë .

  • Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë

    Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë

    Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së martës në Podujevë.

    Policia ka njoftuar se lidhur me rastin kanë filluar hetimet, ndërsa me trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

  • Bastisje tek Agjencia Kadastrale

    Bastisje tek Agjencia Kadastrale

    Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e Agjencisë Kadastrale në Prishtinë.

    Bastisja është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

    Shala ka thënë se për detaje do të njoftojnë më vonë.

  • Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

    Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B.,M.I.,S.S. dhe S.K për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.

    Ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 civilë.