ATV

Category: Lajme

  • Shqipëria, ndër zgjedhjet e para të turistëve italianë

    Shqipëria, ndër zgjedhjet e para të turistëve italianë

    Bukuritë natyrore, vlerat arkeologjike e kulturore, investimet në infrastrukturë dhe promovimi që i është bërë Shqipërisë në mediat ndërkombëtare, kanë nisur turizmin e vitit 2023 me rekorde të reja, për sa i përket numrit të vizitorëve të huaj që po udhëtojë drejt bregdetit shqiptar.

    Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shën Gjini, Durrës, Vlorë,
    Rivierë, Sarandë dhe Ksamil, është mase i frekuentuar.

    Këto qytete ofrojnë një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke përmbushur kështu pritshmëritë e sektorit për sa i përket shifrave këtë vit.

    Për këtë sezon veror, ajo që bie në sy është se për herë të dytë në pak ditë, revista italiane ka renditur Shqipërinë në krye te destinacioneve të kësaj vere.

    Sipas netëve të qëndrimit, sipas shtetësisë, rezulton se turistët italianë janë ata që kanë pushime më “të gjata” në Shqipëri.

    Kështu mesatarisht italianët kanë 6.8 ditë qëndrimi dhe 64 për qind e shtetasve që kanë hyrë në territorin shqiptar kanë cituar si arsye pushimet.

    Ata kanë edhe shpenzimet më të larta ditore me 81-euro për person.

    Avantazhi kryesor që ofron Shqipëria për italianët është afërsia e saj gjeografike, afërsia kulturore, por mbi të gjitha njohja e gjerë e gjuhës.

    Për më tepër, ekziston një burokraci e thjeshtë dhe një barrë tatimore prej rreth 15%.

    Në Shqipëri me pak para mund të gjesh akomodim të mirë, kushton më pak për blerje dhe shërbimet janë më të lira.

    Deti i Shqipërisë, ku plazhet dhe klubet mahnitëse alternohen me ambiente ku mund të relaksohen dhe të kalojnë një pushim të qetë, janë arsyeja pse gjithnjë e më shumë italianë e zgjedhin atë si një destinacion për të bërë pushimet përtej Adriatikut.

    Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri njofton se numri i vizitorëve të huaj në shkurt 2023 është rritur me 54 për qind krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022.

    Ndërkaq viti 2022 ishte më i suksesshmi sa i përket numrit të vizitorëve të huaj, duke arritur shifrën e 7,5 milionë turistëve. /atvlive.tv

  • Haradinaj kujton Fadil Vokrrin: Ai mbetet frymëzim i sportistëve përgjithmonë

    Haradinaj kujton Fadil Vokrrin: Ai mbetet frymëzim i sportistëve përgjithmonë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot Fadil Vokrrin në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta.

    Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Vokrri dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun.

    “Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun.

    Sportin tonë sot bota e njeh përmes punës së palodhshme të Fadil Vokrrit. Jemi në FIFA e UEFA, falë tij. Fadil Vokrri është frymëzimi i sportistëve sot, i atyre nesër e i secilës gjeneratë.

    Mirënjohës përjetë kontributit të tij për sportin dhe për Kosovën përgjithësisht!

  • ​KFOR: Në protestat në veri kishte grupe kriminale që tentonin të sulmonin ushtarët

    ​KFOR: Në protestat në veri kishte grupe kriminale që tentonin të sulmonin ushtarët

    Zëdhënësi i shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit duke theksuar se nuk kanë afat se sa do të qëndrojnë në komunat veriore.

    Sipas tij, derisa të ketë situatë të tillë në veri, do të jenë të pranishëm trupat e KFOR-it.

    Në një konferencë për media, i pyetur nëse KFOR-i do të marrë nën kontroll veriun ai ka mohuar një gjë të tillë.

    Ai ka theksuar se më 29 maj ushtarët e KFOR-it janë përfshirë në një protestë dhunshme dje sipas tij ishte e qartë se aty kishte grupe kriminale që tentonin t’i sulmonin trupat paqeruajtëse.

    “KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës dhe më 29 maj u shfaq një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në një protestë të dhunshme. Gjatë protestës, shumë ushtarë të KFOR-it u plagosën nga gurët, mjetet shpërthyese të improvizuara dhe armët. Ishte e qartë se ku njerëzit përpiqeshin të manifestoheshin dhe të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka thënë ai.

    Në një konferencë për media ai ka thënë se ushtarët e lënduar nuk janë në rrezik për jetë.

    “Shumë ushtarë të kontingjentit italian-hungarez u plagosën. Në fillim ishin 11 nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Në ditët në vijim u shfaqën më shumë me lëndime të lehta. Këto lëndime nuk ishin kërcënim për jetën dhe pasi ata u rikuperuan tani ata janë eksportuar përsëri në vendet e tyre për të marrë trajtimin mjekësor”, ka shtuar ai./KP

  • Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Një vit i përpjekjeve heroike dhe vullnetarëve të përkushtuar

    Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Një vit i përpjekjeve heroike dhe vullnetarëve të përkushtuar

    Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim është e themeluar prej shumë klubeve që kanë profesione të ndryshëm që nevojiten për kërkim shpëtim. Kjo shoqatë është themeluar para një viti dhe aktivitetet i bënë në tërë territorin e Kosovës aty ku është e nevojshme.

    Në një intervistë në emisionin ALARM në ATV, nënkryetari i Shoqatës e Kosovës për Kërkim Shpëtim, Mentor Maloku, tregoi se shoqata përfshinë disa sektorë të ndryshme, siç është ai i alpinizmit, zhytjes, skijimit, motoristëve, dronëve si dhe sektorin e kuajve.

    Ai tha se shoqata kryen punë vullnetare pa pagesë.

    “Nga ana e shtetit ose nga ana e bizneseve ose nga ana e personave që ia duan të mirën shoqatës, por më e rëndësishmja është popullatës, ka mundësi dhe do të ishte e mirëseardhur”, tha Maloku.

    Ai tha se që nga themelimi i shoqatës, kanë pasur shumë raste të kërkim shpëtimit, duke përfshirë edhe angazhimin në Turqi me rastin e tërmetit.

    Në Kosovë, vetëm muajin maj, kjo shoqatë i ka pasur tri raste, të cilat kanë qenë mjaft të rënda.

    Këtë muaj kemi pasur shumë raste Dy muajt e fundit kemi pasur shumë raste të kërkim shpëtimit në Kosovë.

    “Në muajin maj kemi pasur tri raste, një rast e kemi pasur një qytetar nga lagjja Vranjevc i Prishtinës, rasti i dytë ka qenë një qytetar nga Shtërpca dhe rasti që na ka prekur shumë, ka qenë rasti i 4-vjeçarit na Vushtrri që ka humbur jetën në Iber Lepenc. Pjesa e kërkimit për 4-vjeçarit nga Vushtrria, ka qenë e jashtëzakonshme në atë kuptimin që kemi qenë të motivuar për gjetjen të gjallë të djaloshit. Fatkeqësisht nuk kemi arritur me e gjetë të gjallë për shkak të kushteve dhe rrethanave që kanë qenë në Iber Lepenc”, tha Maloku. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Gjermania konfirmon se e ka pranuar draftin e Ramës për Asociacionin

    Gjermania konfirmon se e ka pranuar draftin e Ramës për Asociacionin

    Zyra e Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, ka konfirmuar pranimin e draft-statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin te Scholzi dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dërgoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Mund të konfirmojmë pranimin e një dokumenti të tillë në Kancelari.

    Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, për shkak se nuk mundemi të komentojmë në përmbajtjen konfidenciale (të dokumentit)”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane për Klan Kosova.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama, përmes një konference për media, njoftoi se një ekip ekspertësh amerikanë e evropianë kanë hartuar një propozim për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    ​Rama i dorëzon presidentit francez dhe kancelarit gjerman një draft të Asociacionit

  • Vrasje në tentativë në Ferizaj

    Vrasje në tentativë në Ferizaj

    Policia ka informuar se një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në komunën e Ferizajt.

    Një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, një person (mashkull kosovar) e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

    Sipas raportit policor, viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

    “Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.”, ka informuar Policia.

    Rasti është nën hetime.

  • Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet një burrë në kryeqytet

    Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet një burrë në kryeqytet

    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale.”, ka informuar Policia.

    I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Kryetari i Shtimes njofton se dislokimi i Entit Special do të nisë brenda këtij viti

    Kryetari i Shtimes njofton se dislokimi i Entit Special do të nisë brenda këtij viti

    Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, në rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi për projektet që janë duke u zhvilluar në komunë, që sipas tij, realizimi i tyre është një lajm i mirë jo vetëm për komunën e Shtimes por për gjithë Republikën e Kosovës.

    Ai tha se projekti më i madh që do të realizohet, punime e të cilit pritet të nisin brenda këtij viti, është dislokimi i entit special.

    “Projekti më i madh dhe më ambicioz për të cilin jemi zotu dhe që jam i kënaqur dhe krenar që kemi edhe mirëkuptimin e qeverisë se sepse është institucion shëndetësor terciar që i përket nivelit qendror, është dislokimi i entit special. Është një lajm i mirë jo vetëm për komunën e Shtimes por për gjithë republikën. Kështu që jemi duke përgatitur hapat dhe procedurat që të fillohet këtë vit, për tu shpërngulë nga vendi ku është”, tha Aliu.

    Ai përmendi edhe projekte të tjera të mëdha që janë duke u zhvilluar në këtë komunë, të cilat përfshijnë, rregullimi i unazave të qytetit, ndërtimi i QKMF-së së re të komunës, observatoriumi, biblioteka, arkiva etj.

    “Projekte të tjera të mëdha kemi ato që i quajmë unaza të qytetit, që e bëjnë më të lehtë komunikacionin. Tjetër projekt që pritet të ndodh është edhe objekti i ri i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, QKMF-ja e re, në komunën tonë sepse ne e kemi një objekt që është jashtë pamasave për të qenë i tillë. Pastaj është observatoriumi që është duke ndodhur, pastaj biblioteka dhe arkiva që është në fazën e fundit. Është tregu i gjelbër për bujqit që tashmë e ka marrë formën e vet. Një projekt të cilin po e presim me shumë dëshirë sepse vërtetë gjendja nuk është e mirë, është rinovimi ose rindërtimi i tranzitit të Komunës së Shtimes që po i penalizon makineritë e rënda dhe ndërtuesit”, tregoi kryetari Aliu. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Kishte vjedhur në një shtëpi në Gjakovë, arrestohet 48-vjeçari

    Kishte vjedhur në një shtëpi në Gjakovë, arrestohet 48-vjeçari

    Policia në Gjakovë njoftoi se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 48-vjeçar me inicialet Xh. Th., i cili dyshohet se me datë 22.05.2023 kishte depërtuar brenda një shtëpie duke vjedhur nga aty dy kasaforta me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal dhe disa stoli të arit.

    Policia njofton se deri te identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit kishte ardhur pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime nga lokacione të ndryshme dhe janë analizuar shumë prova.

    Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

    I dyshuari është ndalur në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”’.

  • Qytetari gjen kuletën me 600 euro në Pejë, e dorëzon në Polici

    Qytetari gjen kuletën me 600 euro në Pejë, e dorëzon në Polici

    Një qytetar ka gjetur një kuletë e cila brenda kishte 600 euro, dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Pejë.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur po ashtu se kuleta me të hollat i është kthyer pronarit.

    “Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se gjatё ditёs i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumën prej gjashtëqind (600) euro. Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka dorëzuar nё Polici. Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë i janë kthyer qytetarit (vikimёs)”, thuhet në raport.

    Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Derisa apelon tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.